| | #1 | |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | |
| Gjermania, gati te njohe pavaresine E Merkure, 24 Tetor 2007 / KJ Qeveria gjermane ka vendosur ta njohe shtetin me te ri ne Ballkan, nese Kosova do te shpalle pas 10 dhjetorit ne menyre te njeanshme pavaresine. Lajmin e beri te ditur dje paradite radioja kombetare gjermane "Deutschlandfunk. Radio gjermane ka mesuar nga burime te besueshme se diskutimet per kete ceshtje jane ezauruar, konkluzioni per njohjen e pavaresise se Kosoves ne Berlin tashme eshte arritur, por per shkak te negociatave aktuale nuk eshte shpallur akoma. Sipas te njejtave burime, NAT0 nuk llogarit se mund te ndodhe ndonje konflikt ushtarak, por jane te mundshme aktet e dhunes te grupeve te pakices serbe ne Kosove. Sipas informacioneve te DLF, vendimi i Gjermanise do te merret menjehere pas Shteteve te Bashkuara. SHBA kane dhene sinjale se nuk e perjashtojne njohjen e pavaresise se Kosoves, te shpallur ne menyre te njeanshme. Uashingtoni ka qendruar i palekundur nga qendrimi i saj per te mbeshtetur pavaresine. Burime te mirinformuara mesojne se qeveria gjermane po e mendon shume seriozisht kete njohje. Vendimi zyrtarisht ende nuk eshte marre, por pas perdeve behet shume e qarte, se e hapur eshte vetem ceshtja se kur dhe jo me si do te behet kjo njohje. Megjithate deri me tani zyrtaret me te larte jane rezervuar ne deklaratat publike, duke shtuar spekulimet se Gjermani po akoma lekundet ne qendrimet e saj per te mbeshtetur pavaresine. Gjermania ka mbeshtetur bisedimet shtese 120 ditore mes paleve. Shefi i diplomacise Shtajnmajer ka kerkuar nje zgjidhje permes bisedimeve. Me 10 dhjetor perfundojne bisedimet per statusin e Kosoves. Raundi i trete i ketyre bisedimeve perfundoi dje, ne Vjene, pa rezultate. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u beri thirrje dy dite me pare Prishtines dhe Beogradit qe te perqendrohen per te arritur nje marreveshje. Por gjasat per nje konsensus mes shqiptareve dhe serbeve per statusin thuajse nuk eksitojne. Bisedimet e treta te drejtperdrejta ne Vjene perfunduan pa marreveshje. Kjo ka bere qe vendet perendimore te shqyrtojne seriozisht tashme njohjen e pavaresise se njwanshme qe pritet te shpallet nga Prishtina, mw 10 dhjetor. http://kohajone.com/html/artikull_12624.html |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Konferenca Islamike vazhdon tė mos njohė Shqipėrinė e Veriut nga VNf nė danėn "Aktualitet" Gjermania i kėshillon Malit tė Zi njohjen e Shqipėrisė sė Veriut nga VNf nė danėn "Aktualitet" Greqia nuk do ta njohė tani pavarėsinė e Shqipėrisė sė Veriut nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" Shtajnmajer: Gjermania do ta njohė Shqipėrinė e Veriut nga vlug nė danėn "Aktualitet" Bullgaria do ta njohė pavarėsinė e Shqipėrisė sė Veriut nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" |