Analiza e ekspertėve tė Gazprom nuk ka lėnė pas dore as aspektin politik tė ēėshtjes duke deklaruar se: Moska mbėshtet aktivisht Beogradin nė lidhje me ēėshtjen e Kosovės dhe si rrjedhojė shoqėritė publike ruse mund tė mbėshteten nė mėnyrė reciproke tek Serbia. Serbia nė kėtė mėnyrė nuk do tė jetė thjesht njė aksioniere e rėndomtė por pretendon tė bėhet lider nė rajonin ballkanik dhe rajonal pėrsa i pėrket energjisė! Gjithashtu dhe Rusia do tė gjejė tek Serbia njė aleate shumė tė rėndėsishme e cila do tė kthehet nė njė plataformė strategjike pėr tė pėrhapur gjithmonė e mė shumė influencėn dhe monopolin e ofertės sė naftės ruse!
Por si arriti Rusia tė Rimėkėmbej?
Kur Boris Yelsin ishte nė pushtet, Rusia ndėrtoi njė shėrbim sekret ortodoks, qė nuk kishte fare tė bėnte me fenė, duke qenė njė shėrbim paralel qė kishte si qėllim kryesor atė tė vlerėsimit tė ligjit tė "disidentėve". Duke lėvizur nė mėnyrė tė padukshme, mblodhi me kohė tė dhėna, dosie e informacione, dallonin njė pre dhe e ndiqnin nė ēdo lėvizje tė tij pėr tė marrė material tė mjaftueshėm pėr tė pėrdorur nė rrėzimin e njė qeverie e krijimin e njė tjetre.
Filmonin politikanėt me minorenė, mblidhnin material kompromentues, hynin nė shtėpitė e tyre e linin para ose drogė, nė mėnyrė qė t'i fajėsonin pėr riqarkullim (pastrim parash tė pista), bėnin ēdo gjė e nuk kishin rregulla pasi qėndronin mbi ligjin dhe shtetin. Kjo makineri e shėrbimeve disidente pėrfshihet mė tej nė njė kontekst siē ėshtė ai i viteve 90 me luftėn nė Ballkan. Ajo qė shumė njerėz nuk dinė ėshtė se sistemi financiar e bankar i ish-Jugosllavisė ishte i organizuar nė njė mekanizėm kompensimesh tė ndėrsjellta.
Milosheviē nuk ishte vetėm Presidenti i ish-Jugoslavisė, por kishte qėnė nė tė kaluarėn President i Bankės Qėndrore Jugosllave, qė drejtonte transaksionet e mbarė federatės sė Shteteve duke ushtruar kompensime mes shkėmbimeve. Pėr strukturėn e saj politike, ish- Jugosllavia kishte ndėrkohė njė sistem shpėrndarės, ēdo strukturė qeveritare ishte decentralizuar e ishte bėrė e pavarur. Edhe para luftės, ishte njė shtet i ndarė, por njekohesisht nė aspektin financiar ishte i bashkuar dhe i mire drejtuar nga njė sistem i fuqishėm informatik e njė rreth bankar i mbyllur nė brendėsi tė Federatės.
Dhe jo rastėsisht, Rusia ka mbėshtetur gjithmonė Milosheviē, duke e mbėshtetur edhe gjatė proēesit nė Hagė! Madje vete gruaja e tij tani gjendet nė Rusi, ku Milosheviēit i kanė dedikuar edhe njė rrugė tė rėndėsishme pak ditė pas vdekjes sė tij. Putin, me inteligjencėn e diplomacinė e tij, e ka bėrė realitet kalimin e Rusisė nė kualitet, e pa pikė dyshimi ka bėrė interesin e vetvetes, duke bėrė ēmos pėr tė mbajtur njė regjim tė caktuar dhe tė pėrvetsuar nga strukturat shtetėrore nė njė kohė tė shkurtėr dhe perfekte. Federata Ruse ka dhėnė tashmė disponueshmėrinė e saj pėr t'u kolauduar me kėtė sistem, ndėrsa nacionalizimi i gazit ka shėrbyer pėr tė pėrfituar mjetin e nevojshėm pėr tė lidhur Europėn dhe pėr ta bllokuar pas vetes!

Pra politikat e naftės dhe e interesave energjitike po nxjerrin nė pah luftėn e heshtur tė korporatave dhe shteteve pėr tė patur kontrollin e Ballkanit jo pėr ta zhvilluar kėtė rajon, por pėr ta sunduar dhe kontrolluar ekonomiksht e politikisht pėr tė bllokuar ekonomitė e tyre pėrkatėse.
Shqipėria nė kėtė luftė "gjak-naftėpirėsash" ka humbur lirinė e saj ekonomike dhe politike prej 18 vjetėsh duke vazhduar zvarritjen e pėrjetshme nė varfėri totale. Gjatė kėtyre 18 vjetėve Shqipėria ėshtė vjedhur nė pasuritė e saja nga korporatat ndėrkombėtare, ėshtė gėnjyer nga politikanėt, ambasadorėt, mesazherėt e paqes fetare dhe burra shteti mė ane tė pakteve bilaterale qė svlejnė as dy qindarka pasi nė tė vėrtet nuk janė nė interes tė Shqipėrisė por tė tė tjereve!
Me duart tona kemi lejuar hyrjen e Baronėve Ndėrkombėtarė nė Shqipėri pėr tė na plaēkitur, pėr tė na kontrolluar e sunduar. Me mbėrritjen e tyre, para ēdo gjėje sahanlepirsat tanė kanė djegur arkivin e shtetit e kadastrėn, duke penguar nė mėnyrė tė pariparueshme rindėrtimin e kufijve e perimetrave tė tokave egzistuese nė atė kohė: kanė krijuar kaos e nga kjo kanė pėrfituar pėr tė rritur interesat e korporatave tė tyre
Komuniteti Europian dhe ShBA kanė vendosur ta kthejnė Shqipėrinė nė koshin e plehrave toksike dhe vendin e bizneseve tė pista dhe ilegale!