Kthehu   Kreu > Dega e ideologjisė > Botėkuptim
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Ēėshtja u mbyll
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 11.4.2008, 13:14   #1
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Shkrim i cituar Disiplina gjuhėsore e shtetit


Citim:
Disiplina gjuhėsore e shtetit
Emil Lafe


Liberalizmi gjuhėsor

Gjendja e sotme e kulturės gjuhėsore nė veprimtarinė e institucioneve publike dhe nė ligjėrimin e njerėzve publikė mund tė cilėsohet si liberalizėm gjuhėsor, d.m.th. njė gjendje ku gjithkush i lejon vetes tė shkruajė e tė flasė si tė mundet dhe jo ashtu siē duhet e siē ka mėsuar nė shkollė. Ndėrgjegjėsimi i inteligjencies pėr zbatimin e asaj qė quhet normė letrare (d.m.th. tėrėsia e rregullave tė pėrdorimit tė drejtė tė gjuhės) ėshtė i cekėt, njohja e kėsaj norme ėshtė e pamjaftueshme.

Ky liberalizėm gjuhėsor dėshmon se nė shoqėrinė dhe nė administratėn shtetėrore shqiptare nuk ka qenė ngulitur ndonjėherė (as para e as pas luftės) ajo qė mund ta quanim disiplina gjuhėsore e shtetit. Megjithėse lėnda e gjuhės ka zėnė gjithmonė njė vend qendror nė programet shkollore, megjithėse kėshillimet e udhėzimet pėr ta pėrdorur drejt shqipen letrare nuk kanė munguar, komunikimi gjuhėsor me gojė e me shkrim te ne nuk u kthye dot nė njė emėrues tė pėrbashkėt, nuk u ngulit dot njė normė a njė standard gjuhėsor i detyrueshėm moralisht e shtetėrisht si nė vende tė tjera.

Njė intelektual shqiptar nuk ėshtė mėsuar tė jetė kėrkues ndaj vetes pėr nivelin e zotėrimit tė gjuhės letrare. Jo rrallė, madje edhe nė raste kur bartin detyra shtetėrore a shoqėrore me pėrgjegjėsi, intelektualėt pėrdorin njė ligjėrim tė rrafshit bisedor-familjar. Nė ballafaqimin e sotėm kulturor me vendet e zhvilluara kjo pamjaftueshmėri e formimit gjuhėsor tė inteligjencies shqiptare bėhet me e dukshme. Pėrveē kėsaj pėr ne (dhe jo vetėm pėr ne) gjuha letrare ėshtė element themelor i kulturės kombėtare.

Opinioni qytetar kundėrvepron ndaj shpėrdorimit tė gjuhės. Ndjenja e dashurisė pėr gjuhėn amtare dhe e mbrojtjes sė saj si shprehje e pėrqendruar e shqiptarisė ėshtė e rrėnjosur nė vetėdijen kombėtare. Kjo ndjenjė ushqen pėrpjekjet e gjuhėtarėve dhe tė dashamirėve tė kulturės gjuhėsore pėr tė kundėrshtuar kozmopolitizmin dhe snobizmin gjuhėsor tė disave, qė sjell varfėrimin dhe zbėrdhyljen e vlerave tė shenjta e tė paprekshme tė gjuhės amtare.


Gjuha standarde

Nė rrugėn e zhvillimit tė tyre kombet dhe shtetet janė kujdesur pėr tė krijuar njė formė sa mė tė njėsuar gjuhėsore, qė t’u shėrbejė gjithė anėtarėve tė shoqėrisė, tė lehtėsojė komunikimin ndėrmjet tyre dhe zhvillimin e kulturės kombėtare. Kjo formė e njėsuar gjuhėsore quhet gjuhė standarde.

Standard nė kėtė rast do tė thotė qė fjala tė ketė njė mėnyrė tė vetme tė shkruari e tė shqiptuari, p.sh. vend, zemėr, mendje, shfaqje – ky ėshtė standardi i drejtshkrimit dhe i drejtshqiptimit tė kėtyre fjalėve (megjithėse se shumėkush shqipton sipas sė folmes sė vet vėnt, zėmėr, mėndje, ēfaqje); standard do tė thotė gjithashtu qė fjala tė ketė forma gramatikore tė pėrcaktuara, p.sh. nga vargu i formave kam shkruar/ shkruajtur/ shkrojtur/ shkrue/ shkru, vetėm forma shkruar njihet si standard; standardi ka tė bėjė edhe me rregullat e lidhjes sė formave tė fjalėve nė fjali, p.sh. janė sipas standardit ndėrtime tė tilla si: shoku im, vendi ynė, u pėrgjigjemi pyetjeve, libra tė rinj (kurse ndėrtimet shoku tim/ tem/ jem/, vendi jonė, i pėrgjigjemi pyetjeve, libra tė reja shihen si gabime gramatikore).

Pėrcaktimi i standardit ėshtė punė e gjuhėtarėve dhe e institucioneve tė specializuara pėr kėtė qėllim. Nė vendin tonė kėtė detyrė e kryen Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė me punonjėsit dhe bashkėpunėtorėt e tij.


Legjislativi dhe ekzekutivi i gjuhės shqipe

Nė mėnyrė tė figurshme gjuhėsinė shqiptare dhe institucionet e saj mund t’i quanim legjislativi i gjuhės shqipe. Dihet se detyra e legjislativit ėshtė tė nxjerrė ligje sa mė tė arsyeshme e tė pėrshtatshme. Mund tė pohoj me bindje se gjuhėsia shqiptare ka bėrė dhe bėn njė punė tė kujdesshme, sistematike, kėmbėngulėse dhe me parime shkencore pėr tė krijuar njė “legjislacion tė plotė tė gjuhės shqipe”.

Kodet themelore tė kėtij legjislacioni janė veprat e njohura akademike pėr drejtshkrimin, gramatikėn, fjalorin dhe terminologjinė e gjuhės shqipe. Duke marrė parasysh zhvillimet e reja emancipuese nė hapėsirėn shqiptare dhe pėr tė pėrballuar me forca tė pėrbashkėta problemet komplekse tė zhvillimeve gjuhėsore nė shoqėrinė shqiptare Akademia e Shkencave e Shqipėrisė dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės vendosėn kohėt e fundit tė krijojnė Kėshillin Gjuhėsor Ndėrakademik.

Por ligjet, pasi hartohen, duhen zbatuar dhe kjo tashmė ėshtė detyrė e ekzekutivit. Cili ėshtė pushteti ekzekutiv nė kėtė rast? Hallka e parė dhe mė kryesorja ėshtė shkolla. Shkolla jep bazat e njohurive shkencore pėr gjuhėn dhe formon shprehitė praktike tė kulturės gjuhėsore. Mė tej gjithė administrata e shtetit, duke funksionuar sipas standardit gjuhėsor, mbėshtet dhe pėrforcon punėn e shkollės. Nė kohėn tonė fuqi tė madhe ndikuese nė kulturimin gjuhėsor tė njerėzve ka edhe media (e folur dhe e shkruar).

Ajo plotėson dhe zhvillon mė tej njohuritė dhe shprehitė gjuhėsore qė merren nė shkollė. Kultura gjuhėsore e medias ėshtė nė sytė dhe nė veshėt e tė gjithėve. Mund tė qėllojė qė njė vit tė tėrė tė mos lexosh njė libėr, por pėrditė nga mėngjesi deri nė mbrėmje je “i sulmuar” nga radiot e televizionet dhe nga faqet e gazetave e tė revistave. Nėpėrmjet tyre pėrcillen dhe ndiqen sidomos veprimtaritė politike, ku politikanėt mė nė zė shfaqin edhe “profilin e tyre gjuhėsor”, i cili i ka dhėnė shkas inxh. B. Koplikut pėr artikullin e pėrmendur mė sipėr.


Kushtetuta pėr gjuhėn shqipe

Me nismėn e gjuhėtarėve ėshtė pėrfshirė nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė edhe njė dispozitė pėr mbrojtjen e gjuhės shqipe. Pikėrisht nė nenin 59 (shkronja g) tė Kushtetutės thuhet: "Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve qė disponon, si dhe nė plotėsim tė nismės dhe tė pėrgjegjėsisė private, synon: … mbrojtjen e trashėgimisė kombėtare kulturore dhe kujdesin e veēantė pėr gjuhėn shqipe."

Pėr ta vėnė nė jetė kėtė dispozitė tė Kushtetutės, Akademia e Shkencave, duke u mbėshtetur edhe nė pėrvojėn e vendeve tė tjera, ka pėrgatitur me kohė projektin e njė ligji pėr gjuhėn shqipe, qė ka pėrshkuar tashmė rrugėn me shumė dredha tė procedurės juridike dhe pritet tė shkojė pėr miratim nė Kuvendin e Shqipėrisė. Le tė shpresojmė se deputetėve tė kėsaj legjislature do t’u takojė nderi tė miratojnė kėtė ligj. Nė bazė tė tij do tė dalin edhe akte nėnligjore, qė do t'i pėrforcojnė “pushtetin ekzekutiv” pėr vendosjen e disiplinės gjuhėsore nė fushat e ndryshme tė veprimtarisė shtetėrore e publike.

Nė kėtė fushė kemi tashmė njė pėrvojė me vlerė. Kėshilli i Ministrave pas botimit tė “Drejtshkrimit tė gjuhės shqipe” (1973), pati nxjerrė njė vendim tė posaēėm pėr zbatimin e tij nė gjithė veprimtarinė shtetėrore dhe pėr kualifikimin gjuhėsor tė punonjėsve tė administratės. Atėherė u zhvillua njė aksion i madh nė shkallė vendi me kurse tė posaēme pėr shpjegimin e rregullave tė drejtshkrimit. Nė Radiotelevizionin shqiptar u organizuan kurse me folėsit dhe redaktorėt, u zhvilluan forma kontrolli dhe u dhanė dėshmi kualifikimi.

Nė mbledhjen e Asamblesė sė Akademisė sė Shkencave nė shkurt 1979 Eqrem Ēabej kėrkoi tė ngrihej njė komision shtetėror pėr t’u kujdesur pėr gjuhėn shqipe. Pas dy muajsh Kėshilli i Ministrave vendosi krijimin e Komisionit tė pėrhershėm pėr organizimin e punės pėr pastrimin dhe pasurimin e mėtejshėm tė gjuhės letrare shqipe. Komisioni veproi deri nė fillimet e periudhės sė transicionit dhe frytet e punės sė tij janė edhe sot tė ndjeshme.


Shtrėngimi i ligjit dhe pėrgjegjėsia qytetare

Qė tė zbatohet me sukses njė ligj, duhet qė njerėzit tė kenė pėrgjegjėsi qytetare dhe aftėsinė e nevojshme pėr ta zbatuar. Pėrgjegjėsia qytetare vjen nga bindja, nga kultura, nga qytetėrimi. Ajo kėrkohet sidomos nga personat me pushtet dhe me kompetenca.

Nė qoftė se njė ministėr, njė kryetar gjykate, njė drejtor institucioni do t’i kthente mbrapsht materialet qė i paraqiten me tė meta gjuhėsore, atėherė vartėsit e tij do tė detyroheshin tė mbajnė nė tryezė nga njė fjalor shpjegues ose fjalor drejtshkrimor tė gjuhės shqipe dhe ta hapin herė pas here derisa tė mėsojnė mirė p.sh. qė fjala rresht shkruhet me rr, kurse fjala radhė me r, qė fjala e diel shkruhet pa ė nė fund, qė fjala procesverbal shkruhet pa vizė lidhėse nė mes, qė emėrtimi Sheshi Flamurit, i skalitur nė mermer nga Bashkia e Tiranės nė rrugėn “Punėtorėt e Rilindjes” ėshtė njė gabim trashanik, qė mund ta bėjė kush nuk ka haber fare nga gramatika.

Por nė radhė tė parė duhet zbatuar alfabeti i gjuhės shqipe, d.m.th. duhet tė shkunden nga pėrtacia mendore ata dhe ato qė nuk marrin mundimin tė aktivizojnė shkronjat ė dhe ē nė tastierat e kompjuterėve dhe qė shpėrfytyrojnė jo vetėm fjalėt, po edhe emrat e pėrveēėm tė njerėzve e tė vendeve, siē ndodh p.sh. nė Numėratorin telefonik tė Albtelekomit, qė dėshmon se kultura gjuhėsore dhe profesionale e hartuesve tė tij ėshtė pėr tė vėnė duart nė kokė!

Alfabeti ynė ka vetėm kėto dy shkronja tė veēanta ose tė modifikuara, kurse nė sistemet e shkrimit tė gjuhėve tė tjera si frėngjishtja, italishtja, gjermanishtja, polonishtja, ēekishtja, rumanishtja, kroatishtja, suedishtja, danishtja etj. etj. ka shumė mė tepėr shkronja tė tilla tė pajisura me shenja tė posaēme, po askujt nuk i ka shkuar ndėr mend tė bėjė “reforma” tė alfabetit, kur fare lehtė mund tė vendoset alfabeti pėrkatės nė tastierėn e kompjuterit. Le tė kujtojmė se nė tė gjitha makinat e shkrimit qė porositeshin pėr Shqipėrinė para e pas luftės, tastiera pėrmbante shkronjat ė dhe ē.

Prandaj para ardhjes sė kompjuterit nuk i kishte shkuar ndokujt ndėr mend tė nxirrte “bidate” tė tilla, qė ė-ja tė shkruhet me dy e dhe ē-ja me cs! Kush do ta merrte seriozisht, po tė bėhej ndonjė propozim qė zanoret me theksa tė ndryshėm tė frėngjishtes e tė italishtes (ā, é, č, ņ), shkronjat ä, ö, ü tė gjermanishtes, shkronjat ų, å, ę tė gjuhėve nordike, shkronja ı (i pa pikė) e turqishtes, shkronjat ă, ā, ş, ţ tė rumanishtes tė mėnjanoheshin nga alfabetet e kėtyre gjuhėve dhe tė zėvendėsoheshin sipas recetės sė mėsipėrme? Prandaj zgjidhja nuk mund tė kėrkohet nė eksperimente foshnjarake me alfabete tashmė tė ngulitur! Ėshtė shumė mė lehtė tė shfrytėzojmė mundėsitė e kompjuterit dhe tė pėrshtatim tastierėn sipas gjuhės nė tė cilėn shkruajmė!


"Panorama", 24-25 janar 2005
mesdimr nuk ėshtė nė linjė  
I vjetėr 31.5.2008, 18:34   #2
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Njė pjesė nga Arbėn Xhaferri mbi pėrdorimin e standardit nė Verior:

Citim:
Hė pėr hė pėr shqiptarėt i vetmi ind koheziv kombėtar ka mbetur gjuha standarde shqipe. Mirėpo, kohėt e fundit edhe ajo po sulmohet nga njerėz jokompetentė, tė pavetėdijshėm pėr pasojat e veprimeve tė tyre. Siē thotė gjuhėtari dr.Ferid Rustemi gjuha e standardizuar shqipe ka mbet pa zot, veēmas nė Kosovė. Pas ēlirimit tė Kosovės, pas ekzaltimit tė natyrshėm me idenė e pavarėsisė sė Kosovės janė shtuar zėrat pėr kodifikimin e njė gjuhe tė re, qė do tė ishte bazė pėr krijimin e identitetit tė ri kombėtar, ashtu si ndodhi kryesisht me sllavėt. Pjesa dėrmuese e mediave elektronike kosovare tolerojnė tė folmet lokale nė dėm gjuhės standarde. Ėshtė e habitshme sesi gazetarėt i japin rėndėsi gjuhės standarde angleze dhe sa pak respekt tregojnė ndaj gjuhės standarde shqipe. Ky ėshtė fenomen i ri, qė nuk pėrputhet as me interesin as me pėrcaktimet kombėtare mė tė hershme ose tė sotme tė elitės politike dhe intelektuale kosovare.

Nė kėtė betejė tė rrėnimit tė indit tė vetėm koheziv kombėtar, tė gjuhės standarde shqipe mė tė zėshėm janė sidomos ata qė nuk kanė kompetenca shkencore gjuhėsore, as kapacitete politike vendimmarrėse. Kjo kategori e njerėzve tradicionalisht kanė vuajtur nga sėmundja e egzoglosisė. Pėr ta gjuha shqipe nuk ka qenė asnjėherė e mjaftueshme pėr t’i shprehur mendimet apo mesazhet e tyre “tė thella”. Nė kohėn e Jugosllavisė ata shpeshherė pėrdornin gjuhėn serbe pėr t’i shprehur opinionet e tyre, ndėrkaq sot shėrbehen me anglishten. Argumenti kryesor i tyre kundėr gjuhės standarde ėshtė konstatimi se kjo gjuhė ėshtė imponuar nga sfera e politikės duke mos ditur faktin elementar se ēdo gjuhė standarde dhe e kodifikuar ėshtė projekt politik qė quhet planifikim gjuhėsor. Ēdo popull modern nė botė pėr ta rritur kohezionin e brendshėm dhe pėr ta lehtėsuar komunikimin e ndėrsjellė e standardizon gjuhėn, nė pėrputhje me interesin kombėtar dhe pėrmes vendimmarrjes politike.

Popujt mė modernė tė botės kanė arritur t’i standardizojnė gjuhėt e tyre duke filluar nga anglishtja, gjermanishtja, italishtja, frėngjishtja, spanjishtja, pėrfunduar me greqishten dhe hebraishten. Kėta popuj, ndonėse jetojnė nė katėr anėt e botės, ndonėse kanė tė folme tė ndryshme, dallime tė mėdha kulturore, megjithatė kanė arritur qė ta imponojnė pėrdorimin e gjuhės standarde nė administratė, nė mediume dhe nė sfera tė tjera publike.

Nė kėtė mėnyrė kėto kultura kanė krijuar njė strumbullar tė pėrbashkėt, qė e forcon identitetin e tyre kombėtar.

Refuzimi i respektimit tė gjuhės standarde ėshtė nė fakt mbulimi i injorancės gjuhėsore si dhe projekt me elemente antikombėtare.

Popujt modernė, anglezėt, francezėt, gjermanėt, hungarezėt etj, kanė krijuar komisione shtetėrore, qė kontrollojnė procesin e planifikimit gjuhėsor, procesin e depėrtimit tė huazimeve dhe tė zhvillimit gjuhėsor nė pėrgjithėsi.

Nga ky pėrcaktim bėn pėrjashtim vetėm bota sllave, e cila nė funksion tė ekspansionizmit ka zbatuar procesin e disperzionit gjuhėsor, krijimin e kombeve me veēori artificiale gjuhėsore, saqė janė krijuar konteste tė ndryshme, siē ėshtė rasti ndėrmjet bullgarishtes dhe maqedonishtes.

Nga aspekti gjuhėsor, ēdo dialekt, ēdo e folur mund tė kodifikohet dhe tė standardizohet. Kjo varet nga pėrcaktimet politike dhe kombėtare. Nė Kosovė ekzistojnė tendenca tė ndrojtura pėr njė aventurė tė kėtillė qė nuk pėrkon me traditėn, interesat dhe pėrcaktimet e shumicės sė qytetarėve tė Kosovės. Fatmirėsisht, nė Maqedoni ku shqiptarėt janė tė liruar nga idetė, projektet shtetformuese, tendenca tė kėtilla nuk ekzistojnė. Nė kushtetutėn e Maqedonisė shqiptarėt janė tė kategorizuar si pjesė e popullit shqiptar, kėshtu qė ata vazhdojnė ta ndjekin me fanatizėm rrugėn e kombformimit. Nė mediumet elektronike shqiptare nė Maqedoni nuk vėrehen fare tendencat pėr mosrespektim tė gjuhės standarde shqipe. Madje, ėshtė arritur qė nė Maqedoni zyrtarisht tė festohen datat historike tė rėndėsishme pėr shqiptarėt, siē ėshtė 22 Nėntori dita e miratimit tė alfabetit tė sotėm tė gjuhės shqipe.

Procesi i shtetformėsisė nė Kosovė duhet tė ketė njė limit tė caktuar qė parandalon dėmtimin e mėtejshėm tė vlerave kombformuese.

Ka ardhur koha qė pėrdorimi i gjuhės unike, standarde shqipe tė mbrohet me ligj, tė formohen komisione shtetėrore qė do ta mbikėqyrin zbatimin e tij. Ėshtė momenti i fundit qė Kuvendi i Kosovės, ai i Shqipėrisė t’i dalin zot gjuhės standarde shqipe, indit tė vetėm koheziv kombėtar. Kėtė gjithsesi do ta bėjė edhe Sobrania e Maqedonisė...

http://www.shekulli.com.al/news/44/A...008-05-31.html
mesdimr nuk ėshtė nė linjė  
I vjetėr 8.12.2008, 22:20   #3
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Shkrim i cituar Prishtinė: Mbahet tryeza shkencore "Gjuha shqipe dhe standardi"


Njė tryezė shkencore me temėn "Gjuha shqipe nė vitin e pėrvjetorėve tė mėdhenj" ėshtė mbajtur tė shtunėn nė mjediset e Fakultetit tė Filologjisė tė Prishtinės. Ky takim ka bashkuar studiues tė gjuhės shqipe, mėsues, punonjės tė kulturės e tė shkencės, botues gazetash e revistash e intelektualė tė
tjerė.

Kjo tryezė, e shtruar nga Shoqata e Gjuhės Shqipe nė Shqipėri tė Veriut, ka trajtuar nevojėn e njė ligji pėr mbrojtjen e shqipes standarde; ka hedhur nė diskutim raportet mes gjuhės dhe letėrsisė shqipe, domosdoshmėrinė e organizimit tė seminareve e ligjėrata dhe kėshillimeve pėr shqipen nė komunitetin e mėsuesve; Instituti Albanologjik i Prishtinės dhe degėt e Gjuhės Shqipe nė fakultete tė Shqipėrisė sė Veriut, tė inkuadrohen nė njė lėvizje tė
domosdoshme, pėr tė ngritur shkallėn e mėsimit, tė zotėrimit dhe tė zbatimit tė shqipes standarde nė shkollė.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=54969
VNf nuk ėshtė nė linjė  
I vjetėr 5.9.2009, 18:38   #4
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Zhvillohet konferenca shkencore “Gjendja dhe zhvillimi i terminologjisė shqipe, probleme e detyra”

Konferenca e parėn llojin e saj mbi kėtė temė u organizua nė mjediset e Akademisė sė Shkencave nė Tiranė. Nė kėtė konferencė, tė organizuar nga Akademitė e Shkencave tė Shqipėrisė dhe Kosovės dhe Qendrės sė Studimeve Albanologjike, u theksua se terminologjia mbetet problem parėsor nė botėn e globalizmit.

Ardian Marashi drejtor i Qendrės sė Studimeve Albanologjike, theksoi nė kumtesėn e tij nė kėtė konferencė se roli i terminologjisė ėshtė parėsor.

“Roli i terminologjisė ėshtė parėsor, pasi terminologjia shėrben edhe si kapital i tė gjitha mjeshtėrive dhe dijeve qė huazohen nga bota”, pohoi Marashi.

Mė tej nė fjalėn e tij ai vijoi tė tregonte se nė botė janė marrė masa tė shumta pėr tė ruajtur terminologjinė e ēdo gjuhe, ku ai pėrmendi Francėn dhe Kanadanė.

“Nė Francė, nė ēdo ministri apo institucion shtetėror funksionon dhe njė sektor, i cili rregullon dhe pastron terminologjinė,po ashtu dhe nė Kanada ekziston njė fjalor me mė tepėr se tre milion fjalė me terma dhe veprimtari tė ndryshme; Organizata e Kombeve tė Bashkuara ka nė shėrbim tė saj dhe njė sistem tė referencės dhe terminologjisė, etj”, tregoi Marashi.

Ndėrsa drejtori i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė Gudar Beqiraj theksoi nė fjalė e tij rėndėsinė e kėsaj konference, pasi ajo u shėrben tė gjithė shqiptarėve.

“Ėshtė njė konferencė shumė e rėndėsishme nė fushėn e gjuhėsisė, por kjo na shėrben tė gjithėve. Unė kam qenė njė nga kontribuesit pėr projektin qė ne kemi sė bahsku me Akademinė e Shkencave tė Kosovės, por jo nė pozicionin qė kam sot, por si matematikan, pėr tė realizuar kėtė fjalor qė ėshtė i domosdoshėm qė ne tė mos kemi terma me shumicė tė huaj. Nga kėto kumtesa qė u mbajtėn aty unė megjithėse nuk jam i fushės i dėgjova me vėmendje dhe kėnaqėsi”, tha drejtori Beqiraj.

Nė kumtesėn e tij zėvendėsministri i Arsimit dhe Shkencės, Halit Shamata, theksoi se: "Megjithėse ndėr vite, qė prej rilindėsve e nė vijim, janė marrė masa pėr ruajtjen e terminologjisė, sot nė Shqipėri kjo fushė ka ende probleme”.

Por pjesė e rėndėsishme e kėsaj konference ishin dhe kritikat nga gjuhėtarėt. Duke kritikuar terminologjinė e pėrdorur nė media nga politikanėt dhe biznesmenėt, prof. Hėna Pasho theksoi se: “Dėmtimi i terminologjisė vjen dhe nga keqpėrdorimi i gjuhės”.

Si tipar mė tė dukshėm tė kėtij dėmtimi, prof. Pasho cilėsoi huazimin e fjalėve nga gjuhėt e huaja, tė cilat e kanė dhe nė gjuhėn tonė njė term tė barazvlefshėm.

Prof. Agron Duro nga Instituti i Gjuhėsisė tregon se problemi themelor ėshtė dėmtimi i terminologjisė shqipe nga ato tė huaja.

“Sigurisht qė kjo ėshtė konferenca e parė qė bėhet pėr terminologjinė dhe ėshtė njė bilanc qė nga Rilindja, qė nga punėt qė janė bėrė pėr terminologjinė nė atė kohė. Problemi themelor ka qenė ndėrtimi i terminologjisė sa mė shqip, dhe ne sot jemi nė kėto hulli punėsh qė bėhen pėr shqipėrimin e terminologjisė. Shqipėrimi i terminologjisė ėshtė njėra anė e problemit dhe ana tjetėr me sistemimin e terminologjisė, qė ka tė bėjė me hartimin e fjalorėve treminologjikė dhe sidomos pasqyrimi i terminologjisė, jo vetėm nė fjalorėt terminologjikė, por dhe nė fjalorėt gjuhėsorė.

Edhe nė kėta fjalorė janė njė numėr i madh tremash. Sipas llogaritjeve vetėm fjalori i vitit 1980 ka rreth 10mijė terma tė pastra,qė do tė thotė qė janė tė identifikuara, por ka dhe probleme tė tjera qė lidhen me termat nė tekste, ku pėrplasen termi i huaj me atė shqip.

Kėtu nė radhė tė parė del si problem teknologjia e informatikės. Ne kėtė e quajmė terma dytėsorė, p.sh mouse, mi apo miush nė fjalorin e vitit 2006”, theksoi prof. Duro. Mė tej sipas tij termat nė gjuhėn angleze janė tė pashmangshėm nė gjuhėsh shqipe.

“Them se futja e anglishtizmave nė gjuhėn shqipe ėshtė njė dukuri e papėrballueshme dhe nuk ke se ē’ti bėsh se kėto terma futen nė sasi tė mėdha, dhe ka dy probleme. I pari ėshtė se ato mund tė jenė tė vetme dhe nuk gjejnė njė nė shqip, por kur ka tė tjera si p.sh. pasword mund ti thuash fjalėkalim, kėshtu qė nga ana e standardizimit tė terminologjisė dalin shumė probleme dhe mė themelori ėshtė se cilėt duhet tė zgjedhėsh. Problemi ėshtė qė me forcat e pėrbashkėta tė punohet nė fushėn e terminologjisė, pra gjuhėtari, terminolog dhe specialist, tė cilėt duhet tė jenė tė tre bashkė. Deri tani tė metat themelore nisen pikėrisht nga mos bashkėrendimi i punė sė kėtyre tre hallkave”, cilėsoi ndėr tė tjera gjuhėtari Duro.

Nga Akademia e Shkencave tė Kosovės prof. Latif Susuri thekson se: “Kjo ėshtė konferenca e parė e kėsaj natyre pėr terminologjinė shqipe. Gjuha shqipe nė Kosovė ėshtė nė nivel tė zhvillimit,por dhe ne kemi pasur shumė probleme pėr sa i pėrket ndikimit tė serbokroatishtes tė gjuhėn shqipe, qė flitet nė Kosovė. Kjo ėshtė hasur mė shumė nė pėrkthimet e ndryshme, por tani po shkon mirė pasi ka shumė fjalor terminologjikė dhe ka shumė punime shkencore. Ne me gjithė ato punime qė ne kemi bėrė me fjalorėt duhet tė ekzistojė njė bankė e tė dhėnave, ku tė grumbullohen, sistemohen dhe do tė ruhen qė mos tė humbi, dhe tė shkojė drejt standardizimit tė pėrdorimit tė termave. Pėrdorimi i tremave nga gjuha angleze nė atė shqipe shumė herė nuk kuptohet nga njerėzit”, theksoi prof. Susuri.

Ndėrkohė qė sipas tij, mbajtja e kėsaj konference do tė behet tashmė njė traditė dhe do tė vazhdojė dhe nė Kosovė.

http://www.sot.com.al/index.php?opti...ture&Itemid=59
VNf nuk ėshtė nė linjė  
Ēėshtja u mbyll


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Antiteizmi si mbrojtės i shtetit kombėtar shqiptar nga mesdimr nė danėn "Feja"

1923-26: Koncesionet ekonomike tė shtetit shqiptar nga mesdimr nė danėn "Shqipėri"

ShP: Rriten pagat pėr 13'000 efektivėt e Policisė sė Shtetit nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Mbahet Forumi Ekonomik mes shtetit Perėndimor dhe Malit tė Zi nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Bruksel: ISG-ja njeh konsolidimin e shtetit shqiptaroverior nga VNf nė danėn "Aktualitet"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 21:06.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.