| | #1 | |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | |
| Disiplina gjuhėsore e shtetit Emil Lafe Liberalizmi gjuhėsor Gjendja e sotme e kulturės gjuhėsore nė veprimtarinė e institucioneve publike dhe nė ligjėrimin e njerėzve publikė mund tė cilėsohet si liberalizėm gjuhėsor, d.m.th. njė gjendje ku gjithkush i lejon vetes tė shkruajė e tė flasė si tė mundet dhe jo ashtu siē duhet e siē ka mėsuar nė shkollė. Ndėrgjegjėsimi i inteligjencies pėr zbatimin e asaj qė quhet normė letrare (d.m.th. tėrėsia e rregullave tė pėrdorimit tė drejtė tė gjuhės) ėshtė i cekėt, njohja e kėsaj norme ėshtė e pamjaftueshme. Ky liberalizėm gjuhėsor dėshmon se nė shoqėrinė dhe nė administratėn shtetėrore shqiptare nuk ka qenė ngulitur ndonjėherė (as para e as pas luftės) ajo qė mund ta quanim disiplina gjuhėsore e shtetit. Megjithėse lėnda e gjuhės ka zėnė gjithmonė njė vend qendror nė programet shkollore, megjithėse kėshillimet e udhėzimet pėr ta pėrdorur drejt shqipen letrare nuk kanė munguar, komunikimi gjuhėsor me gojė e me shkrim te ne nuk u kthye dot nė njė emėrues tė pėrbashkėt, nuk u ngulit dot njė normė a njė standard gjuhėsor i detyrueshėm moralisht e shtetėrisht si nė vende tė tjera. Njė intelektual shqiptar nuk ėshtė mėsuar tė jetė kėrkues ndaj vetes pėr nivelin e zotėrimit tė gjuhės letrare. Jo rrallė, madje edhe nė raste kur bartin detyra shtetėrore a shoqėrore me pėrgjegjėsi, intelektualėt pėrdorin njė ligjėrim tė rrafshit bisedor-familjar. Nė ballafaqimin e sotėm kulturor me vendet e zhvilluara kjo pamjaftueshmėri e formimit gjuhėsor tė inteligjencies shqiptare bėhet me e dukshme. Pėrveē kėsaj pėr ne (dhe jo vetėm pėr ne) gjuha letrare ėshtė element themelor i kulturės kombėtare. Opinioni qytetar kundėrvepron ndaj shpėrdorimit tė gjuhės. Ndjenja e dashurisė pėr gjuhėn amtare dhe e mbrojtjes sė saj si shprehje e pėrqendruar e shqiptarisė ėshtė e rrėnjosur nė vetėdijen kombėtare. Kjo ndjenjė ushqen pėrpjekjet e gjuhėtarėve dhe tė dashamirėve tė kulturės gjuhėsore pėr tė kundėrshtuar kozmopolitizmin dhe snobizmin gjuhėsor tė disave, qė sjell varfėrimin dhe zbėrdhyljen e vlerave tė shenjta e tė paprekshme tė gjuhės amtare. Gjuha standarde Nė rrugėn e zhvillimit tė tyre kombet dhe shtetet janė kujdesur pėr tė krijuar njė formė sa mė tė njėsuar gjuhėsore, qė tu shėrbejė gjithė anėtarėve tė shoqėrisė, tė lehtėsojė komunikimin ndėrmjet tyre dhe zhvillimin e kulturės kombėtare. Kjo formė e njėsuar gjuhėsore quhet gjuhė standarde. Standard nė kėtė rast do tė thotė qė fjala tė ketė njė mėnyrė tė vetme tė shkruari e tė shqiptuari, p.sh. vend, zemėr, mendje, shfaqje ky ėshtė standardi i drejtshkrimit dhe i drejtshqiptimit tė kėtyre fjalėve (megjithėse se shumėkush shqipton sipas sė folmes sė vet vėnt, zėmėr, mėndje, ēfaqje); standard do tė thotė gjithashtu qė fjala tė ketė forma gramatikore tė pėrcaktuara, p.sh. nga vargu i formave kam shkruar/ shkruajtur/ shkrojtur/ shkrue/ shkru, vetėm forma shkruar njihet si standard; standardi ka tė bėjė edhe me rregullat e lidhjes sė formave tė fjalėve nė fjali, p.sh. janė sipas standardit ndėrtime tė tilla si: shoku im, vendi ynė, u pėrgjigjemi pyetjeve, libra tė rinj (kurse ndėrtimet shoku tim/ tem/ jem/, vendi jonė, i pėrgjigjemi pyetjeve, libra tė reja shihen si gabime gramatikore). Pėrcaktimi i standardit ėshtė punė e gjuhėtarėve dhe e institucioneve tė specializuara pėr kėtė qėllim. Nė vendin tonė kėtė detyrė e kryen Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė me punonjėsit dhe bashkėpunėtorėt e tij. Legjislativi dhe ekzekutivi i gjuhės shqipe Nė mėnyrė tė figurshme gjuhėsinė shqiptare dhe institucionet e saj mund ti quanim legjislativi i gjuhės shqipe. Dihet se detyra e legjislativit ėshtė tė nxjerrė ligje sa mė tė arsyeshme e tė pėrshtatshme. Mund tė pohoj me bindje se gjuhėsia shqiptare ka bėrė dhe bėn njė punė tė kujdesshme, sistematike, kėmbėngulėse dhe me parime shkencore pėr tė krijuar njė legjislacion tė plotė tė gjuhės shqipe. Kodet themelore tė kėtij legjislacioni janė veprat e njohura akademike pėr drejtshkrimin, gramatikėn, fjalorin dhe terminologjinė e gjuhės shqipe. Duke marrė parasysh zhvillimet e reja emancipuese nė hapėsirėn shqiptare dhe pėr tė pėrballuar me forca tė pėrbashkėta problemet komplekse tė zhvillimeve gjuhėsore nė shoqėrinė shqiptare Akademia e Shkencave e Shqipėrisė dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovės vendosėn kohėt e fundit tė krijojnė Kėshillin Gjuhėsor Ndėrakademik. Por ligjet, pasi hartohen, duhen zbatuar dhe kjo tashmė ėshtė detyrė e ekzekutivit. Cili ėshtė pushteti ekzekutiv nė kėtė rast? Hallka e parė dhe mė kryesorja ėshtė shkolla. Shkolla jep bazat e njohurive shkencore pėr gjuhėn dhe formon shprehitė praktike tė kulturės gjuhėsore. Mė tej gjithė administrata e shtetit, duke funksionuar sipas standardit gjuhėsor, mbėshtet dhe pėrforcon punėn e shkollės. Nė kohėn tonė fuqi tė madhe ndikuese nė kulturimin gjuhėsor tė njerėzve ka edhe media (e folur dhe e shkruar). Ajo plotėson dhe zhvillon mė tej njohuritė dhe shprehitė gjuhėsore qė merren nė shkollė. Kultura gjuhėsore e medias ėshtė nė sytė dhe nė veshėt e tė gjithėve. Mund tė qėllojė qė njė vit tė tėrė tė mos lexosh njė libėr, por pėrditė nga mėngjesi deri nė mbrėmje je i sulmuar nga radiot e televizionet dhe nga faqet e gazetave e tė revistave. Nėpėrmjet tyre pėrcillen dhe ndiqen sidomos veprimtaritė politike, ku politikanėt mė nė zė shfaqin edhe profilin e tyre gjuhėsor, i cili i ka dhėnė shkas inxh. B. Koplikut pėr artikullin e pėrmendur mė sipėr. Kushtetuta pėr gjuhėn shqipe Me nismėn e gjuhėtarėve ėshtė pėrfshirė nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė edhe njė dispozitė pėr mbrojtjen e gjuhės shqipe. Pikėrisht nė nenin 59 (shkronja g) tė Kushtetutės thuhet: "Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve qė disponon, si dhe nė plotėsim tė nismės dhe tė pėrgjegjėsisė private, synon: mbrojtjen e trashėgimisė kombėtare kulturore dhe kujdesin e veēantė pėr gjuhėn shqipe." Pėr ta vėnė nė jetė kėtė dispozitė tė Kushtetutės, Akademia e Shkencave, duke u mbėshtetur edhe nė pėrvojėn e vendeve tė tjera, ka pėrgatitur me kohė projektin e njė ligji pėr gjuhėn shqipe, qė ka pėrshkuar tashmė rrugėn me shumė dredha tė procedurės juridike dhe pritet tė shkojė pėr miratim nė Kuvendin e Shqipėrisė. Le tė shpresojmė se deputetėve tė kėsaj legjislature do tu takojė nderi tė miratojnė kėtė ligj. Nė bazė tė tij do tė dalin edhe akte nėnligjore, qė do t'i pėrforcojnė pushtetin ekzekutiv pėr vendosjen e disiplinės gjuhėsore nė fushat e ndryshme tė veprimtarisė shtetėrore e publike. Nė kėtė fushė kemi tashmė njė pėrvojė me vlerė. Kėshilli i Ministrave pas botimit tė Drejtshkrimit tė gjuhės shqipe (1973), pati nxjerrė njė vendim tė posaēėm pėr zbatimin e tij nė gjithė veprimtarinė shtetėrore dhe pėr kualifikimin gjuhėsor tė punonjėsve tė administratės. Atėherė u zhvillua njė aksion i madh nė shkallė vendi me kurse tė posaēme pėr shpjegimin e rregullave tė drejtshkrimit. Nė Radiotelevizionin shqiptar u organizuan kurse me folėsit dhe redaktorėt, u zhvilluan forma kontrolli dhe u dhanė dėshmi kualifikimi. Nė mbledhjen e Asamblesė sė Akademisė sė Shkencave nė shkurt 1979 Eqrem Ēabej kėrkoi tė ngrihej njė komision shtetėror pėr tu kujdesur pėr gjuhėn shqipe. Pas dy muajsh Kėshilli i Ministrave vendosi krijimin e Komisionit tė pėrhershėm pėr organizimin e punės pėr pastrimin dhe pasurimin e mėtejshėm tė gjuhės letrare shqipe. Komisioni veproi deri nė fillimet e periudhės sė transicionit dhe frytet e punės sė tij janė edhe sot tė ndjeshme. Shtrėngimi i ligjit dhe pėrgjegjėsia qytetare Qė tė zbatohet me sukses njė ligj, duhet qė njerėzit tė kenė pėrgjegjėsi qytetare dhe aftėsinė e nevojshme pėr ta zbatuar. Pėrgjegjėsia qytetare vjen nga bindja, nga kultura, nga qytetėrimi. Ajo kėrkohet sidomos nga personat me pushtet dhe me kompetenca. Nė qoftė se njė ministėr, njė kryetar gjykate, njė drejtor institucioni do ti kthente mbrapsht materialet qė i paraqiten me tė meta gjuhėsore, atėherė vartėsit e tij do tė detyroheshin tė mbajnė nė tryezė nga njė fjalor shpjegues ose fjalor drejtshkrimor tė gjuhės shqipe dhe ta hapin herė pas here derisa tė mėsojnė mirė p.sh. qė fjala rresht shkruhet me rr, kurse fjala radhė me r, qė fjala e diel shkruhet pa ė nė fund, qė fjala procesverbal shkruhet pa vizė lidhėse nė mes, qė emėrtimi Sheshi Flamurit, i skalitur nė mermer nga Bashkia e Tiranės nė rrugėn Punėtorėt e Rilindjes ėshtė njė gabim trashanik, qė mund ta bėjė kush nuk ka haber fare nga gramatika. Por nė radhė tė parė duhet zbatuar alfabeti i gjuhės shqipe, d.m.th. duhet tė shkunden nga pėrtacia mendore ata dhe ato qė nuk marrin mundimin tė aktivizojnė shkronjat ė dhe ē nė tastierat e kompjuterėve dhe qė shpėrfytyrojnė jo vetėm fjalėt, po edhe emrat e pėrveēėm tė njerėzve e tė vendeve, siē ndodh p.sh. nė Numėratorin telefonik tė Albtelekomit, qė dėshmon se kultura gjuhėsore dhe profesionale e hartuesve tė tij ėshtė pėr tė vėnė duart nė kokė! Alfabeti ynė ka vetėm kėto dy shkronja tė veēanta ose tė modifikuara, kurse nė sistemet e shkrimit tė gjuhėve tė tjera si frėngjishtja, italishtja, gjermanishtja, polonishtja, ēekishtja, rumanishtja, kroatishtja, suedishtja, danishtja etj. etj. ka shumė mė tepėr shkronja tė tilla tė pajisura me shenja tė posaēme, po askujt nuk i ka shkuar ndėr mend tė bėjė reforma tė alfabetit, kur fare lehtė mund tė vendoset alfabeti pėrkatės nė tastierėn e kompjuterit. Le tė kujtojmė se nė tė gjitha makinat e shkrimit qė porositeshin pėr Shqipėrinė para e pas luftės, tastiera pėrmbante shkronjat ė dhe ē. Prandaj para ardhjes sė kompjuterit nuk i kishte shkuar ndokujt ndėr mend tė nxirrte bidate tė tilla, qė ė-ja tė shkruhet me dy e dhe ē-ja me cs! Kush do ta merrte seriozisht, po tė bėhej ndonjė propozim qė zanoret me theksa tė ndryshėm tė frėngjishtes e tė italishtes (ā, é, č, ņ), shkronjat ä, ö, ü tė gjermanishtes, shkronjat ų, å, ę tė gjuhėve nordike, shkronja ı (i pa pikė) e turqishtes, shkronjat ă, ā, ş, ţ tė rumanishtes tė mėnjanoheshin nga alfabetet e kėtyre gjuhėve dhe tė zėvendėsoheshin sipas recetės sė mėsipėrme? Prandaj zgjidhja nuk mund tė kėrkohet nė eksperimente foshnjarake me alfabete tashmė tė ngulitur! Ėshtė shumė mė lehtė tė shfrytėzojmė mundėsitė e kompjuterit dhe tė pėrshtatim tastierėn sipas gjuhės nė tė cilėn shkruajmė! http://www.trepca.net/2006/01/060115..._e_shtetit.htm |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| SHBA-ja kritikon Shqipėrinė e Veriut pėr njohjet e pakta tė shtetit tė ri nga VNf nė danėn "Aktualitet" |