Kthehu   Kreu > Vargmal > Shqipėri > Lidhja II e Prizrenit
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 30.4.2008, 10:38   #1
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Lidhja e Dytė e Prizrenit, njė moment historik qė meriton vėmendje


Citim:
Ago Basha

Megjithėse mbi tė ka rėnė disi mjegulla harresės dhe deri diku edhe keqinformimi, Lidhja e Dytė e Prizrenit ėshtė njė moment historik qė meriton njė vėmendje mjaft tė madhe pėr vetė rėndėsinė qė ka. Lidhja e Dytė e Prizrenit ėshtė njė moment qė sqaron pėr ne shqiptarėt por edhe pėr botėn mbarė disa pika delikate qė me tė cilat ėshtė spekuluar shumė.

Nė ditėt e fundit tė Italisė fashiste pėr nacionalistėt e vėrtetė shqiptarė erdhi momenti pėr tė treguar se e donin Shqipėrinė tė pa ndarė dhe tė bashkuar. Kalimi i qeverisjes lokale nga autoritetet italiane nė ato vendase solli nė Kosovė njė autonomi qė u shfrytėzua menjėherė nga ajka e nacionalizmit shqiptar.

Shkėndijėn e parė e dha Kryeministri i Mbretėrisė Shqiptare, Ekrem Libohova. Ai iu drejtua Kombit Shqiptar me njė thirrje nė datėn 9 shtator tė vitit 1943. Zoti Libohova theksoi se qeveritė shqiptare ishin pėrpjekur pėr tė nxjerrė popullin shqiptar tė parrėnuar ekonomikisht dhe tė padėmtuar nga njė luftė civile, nga ky konflikt i pėrbotshėm. Ai tha gjithashtu se ishte pėrpjekur pėr tė vendosur rregull dhe bashkim tė brendshėm tė shqiptarėve.

Pak ditė mė vonė, nė datėn 11 shtator Nėnkryeministri dhe Ministri Punėve Botore, zoti Iliaz Agushi shpalli "Pamvarsinė e Shqiperisė me kufinjtė qė i cakton gjuha dhe gjaku". Nė tė njėjtėn kohė nė Prizren, juristi Asllan Boletini qė ishte edhe Prefekti i Prizrenit fillon pėrgatitjet pėr tė mbajtur nė Prizren Lidhjen e Dytė.

Sė bashku me Asllan Boletinin pėr pėrgatitjet e Lidhjes sė Prizrenit punonin edhe Xhafer Deva, Musa Sheh Zade, Sheh Hasani, Tahir Zajmi, Lukė S. Mjeda e Pjetėr Vuēaj. Me ta u bashkua edhe Qazim Bllaca i cili sapo kishte dalė nga burgjet fashiste sė bashku me Rexhep Mitrovicėn e Muhamet Frashėrin.

Zhvillimet e ngjarjeve nė Shqipėri dhe rajon bėnė qė pėrgatitjet pėr mbajtjen e Lidhjes tė bėheshin me shpejtėsi. Nė Tiranė nė datėn 14 shtator u ngrit Qeveria e Pėrkohshme, e cila i vuri detyrė vetes tė thėrriste Kuvendin Kombėtar Shqiptar me pjesėmarrje nga tė gjitha trevat shqiptare. Kėshtu grupi nismėtar i Lidhjes sė Prizrenit nė datėn 16 shtator tė vitit 1943 shpalli nė Prizren Lidhjen e Dytė. Gazeta "Kombi" shkruante se “Patriotė tė njohur kosovarė muerėn inisiativėn pėr tė mbledhur nji (Kongres tė) Kosovės, Dibrės e tė Strugės ku tė ēfaqej vullneti i pėrgjithshėm i banorėve tė kėtyne krahinave pėr bashkimin e pėrhershėm me Nanėn Shqipni, dhe pėr sigurimin e kėtyre krahinave prej ēdo sulmi armik". Nė mėngjesin e 16 shtatorit nėn njė atmosfere festive, ku i gjithė populli kishte dalė nė sheshe tė pėrshėndeste kėtė Kongres nė shkollėn e qytetit me emrin "Bajram Curri" filloi punimet Lidhja e Dytė e Prizrenit.

Disa nga qėllimet kryesore qė kjo Lidhje i vuri vetes ishin bashkimi i trojeve shqiptare tė Kosovės, Malit tė Zi dhe Maqedonisė me kufijtė e Shqipėrisė, mbrojtjen e kėtyre tokave nga popullsitė sllave si dhe sigurimin nė rrugė historike dhe diplomatike tė qenies sė shqiptarėve nė kėto toka.

Fjalėn e hapjes e mbajti Sheh Musa Shehzade i cili foli pėr rėndėsinė qė kishte mbajtja e kėsaj Lidhjeje nė njė kohė kur shovinizmi sllav dhe ai grek ishin rritur sė shumti. Ai gjithashtu theksoi se: “Tash qė kemi tė gjitha mundėsinat e njij organizimi tė pėrgjithshėm tė fuqinave kombėtare, duhet qė ta fitojmė, mbrenda njij kohe tė shkurtėn, gjithė periudhėn qi humbėm gjatė sė shkuemes sė afėrt (…). Duhet tė mendojmė, pra, masat dhe mėnyrat e mprojės s’onė pėr ēdo gjasė dhe pėr ēdo rrethanė. Qėllimi qė do tė frymėzojė pėrpjekjen t’onė, nji pėrpjekje jete a vdekje, do tė jetė nji i vetėm; Sigurimi i njisisė s’onė ethnike". Mė vonė folėn edhe Shefqet Shkupi, Tahir Zajmi dhe tė tjerė tė cilėt theksuan se bashkimi kombėtar ishte e vetmja mėnyrė pėr t'iu kundėrvėnė shovinizmit fqinj.

Nė kohėn qė nė Prizren mbaheshin punimet e Lidhjes, nga Tirana u nisėn tė deleguar nga Komiteti Ekzekutiv i Pėrgjithshėm. Ky delegacion pėrbėhej nga zotėrinjtė Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Rrok Maloku dhe Bedri Bej Pejani si dhe tė tjerė. Gjithashtu edhe disa publicistė si Xhelal Mitrovica dhe Mah'zar Sopoti.

Rexhep Mitrovica nė fjalėn e tij foli qartė se edhe Gjermania nuk e kishte tė largėt fundin e saj, por shqiptarėt duhet tė pėrfitojnė nga gjithēka pėr tė arritur Bashkimin Kombėtar. Ai tha se shqiptarėt duhet tė pėrgatiten pėr pasluftėn, pėr tė shtruar nė tryezėn e paqes tė drejtat e veta themelore.

Lidhja zgjodhi edhe Komitetin Qendror tė saj me vota tė fshehta sipas tė cilave:
Rexhep Mitrovica u zgjodh kryetar
Musa Shehu, Nėnkryetar
Kolė Margjini, Nėnkryetar
Sheh Hasani, Anėtar
Asllan Boletini, Anėtar
Tahir Zaimi, Anėtar
Qazim Bllaca, Anėtar
Numri i pėrfaqėsuesve nga krahina tė ndryshme arriti nė 42 vetė.

Me t'i dhėnė fund punimeve tė tij, nė datėn 21 shtator 1943, delegatėt e Kuvendit nėnshkruan nė selinė historike tė Lidhjes sė Parė tė Prizrenit, pėrpara popullit, vendimet e Lidhjes sė Dytė. Statuti i organizatės pėrbėhej prej 22 pikash dhe u njoh nga Kėshilli i Larte i Shtetit Shqiptar qė kryesohej nga Mehdi Frashėri.

Vendimet e Lidhjes sė Prizrenit nuk mbetėn tė shkruara nė letėr, por ato gjetėn zbatime nė realitet. Kudo u organizuan ēetat lokale, tė cilat filluan operacionet ushtarake nė mbrojtje tė tėrėsisė territoriale. Kėshtu, nė fund tė nėntorit tė 43-shit, ēetnikėt e Drazho Mihajlovocit shfarosen nga Ushtria e Lidhjes nė njė luftė qė zgjati plot 22 ditė dhe pak me vonė edhe ēetat e Pavlo Gjurrishtit dėrrmohen nga forcat shqiptare.

Gjithashtu forcat e Lidhjes mbrojnė Pazarin e Ri nga sulmet serbo-malazeze dhe mė vonė hidhen nė sulm tė komanduara nga kolonel Fuat Dibra. Radio londineze, BBC, nė transmetimet e lajmeve, nė datėn 27 shtator 1944, lajmėronte se shqiptarėt po luftojnė trimėrisht nė mbrojtjen e kufijve tė tyre kundėr forcave serbo-bullgare qė janė mė superiore nė armatime e njerėz.

Operacionet ushtarake vazhduan deri nė mbarim tė vitit 1944, kur ushtritė ruse arritėn nė Ballkan. Gjithashtu brigadat shqiptare tė komanduara prej Shefqet Peēit, filluan tė godisnin pas shpine forcat ushtarake kosovare.

Pas vendosjes sė autoritetit komunist, nė Shqipėri dhe nė Jugosllavi, u vranė nga partizanėt jugosllavė rreth 50.000 shqiptarė, midis tė cilėve mjaft nga drejtuesit e Lidhjes sė Prizrenit si Aqif Blata, Musa Shehu, Asllan Boletini, Qerim Begolli etj.

Si pėrfundim duhet tė themi se Lidhja e Dytė e Prizrenit ėshtė njė monument i gjallė i aspiratės sė popullit shqiptar qė jeton nė Kosovė pėr liri dhe bashkim me trungun amė.

http://www.edsh.org/histori/lidhjaedyteeprizrenit.htm

Ndryshuar sė fundmi nga mesdimr : 30.4.2008 nė 18:14. Arsyeja: drejtshkrim

vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 30.4.2008, 18:16   #2
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006
Paska nevojė pėr studim gjithė rrjedha e ngjarjeve.
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Statuti i Lidhjes sė II-tė tė Prizrenit nga vlug nė danėn "Lidhja II e Prizrenit"

Ligji pėr mėsimin e anglishtes qė nė klasėn e dytė fillore nga Shqipe nė danėn "Viruset"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 16:33.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,07323S / 10KR