Kthehu   Kreu > Vargmal > Shqipėri
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Vega: ,

Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 26.5.2008, 19:53   #1
vlug
6.000
 
vlug
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Shkrim i cituar Kujtimet nga malet - Hajredin Tremishti


Kujtime tė Mihal Gramenos, nga Mendimi Politik e Shoqėror i Rilindjes Kombėtare Shqiptare.

Citim:
S’munt tė haronj kurrė nė jetė time kėtė trim, kėtė dėshmor tė kombit shqipėtar! Zėr’i tij i fundit mė degjohet e mė ndjek kėmba-kėmbės, kudo qė vete, duke bėrtitur: Rroftė mėmėdheu!

Dua ta zugrafis1 sa meritote, po ē’t’i kėndoj mė parė: trimėrinė, bukurinė, kombėsinė ose virtytet?!

Djal’i ri 18-19 vjeē, i hollė si selvia, mustaqja sa kishte zėnė t’i dėrsinjė, leshrat sterrė tė zeza edhe fytyrėn tė zeshkėt qė i epte njė bukuri tė veēantė. Ritur pranė prindėrve nė fshat tė tij, nė Tremisht tė Pėrmetit, njė fshat fort i bukurė rethuarė me pyllė tė veshurė edhe ujiturė nga gjith’anėt me vija qė rithnin nga mburime. Megjithėqė nuku kishte vajtur nė shkollė, jemi habitur me tė zgjuarit e tij, kur jemi hasur.

Ishte mė 10 tė shent Andreut, kur njė mik nga Hotova, i cili na kish mbajtur nė shtėpi tė tij, na shpuri ne i ndyeri Haredin. Pas njė nate udhėtimi nėpėr male, brigje edhe pėrrenj tė pashkuarė, harimė kur zuri tė xbardhullote dita nė shtėpi tė Haredinit, ku gjetmė t’anė, t’ėmėn edhe njė tė vėllanė, tė cilėt na pritne fort mirė. Prindėt ishin bujqėr edhe jo tė pasur, por siē ėshtė shqiptari – qė pėr miknė djek shtėpinė – na gostitnė si njė shtėpi prej pashallarėsh. Pas ca ore ardhi, Haredini edhe, mė tė hasur, na u ngjit ky djalė kaqė shumė, sa cilido prej shokėt desh ta fitonte pėr vehte. Po dashuria na u shtua mė shumė, kur e dėgjuam tė kėndojė me njė zė tė bukur kėngėn tė tė ndyerit trim Riza be Vilēishtit2. Tė madhėngjyer gjithė dėgjonim kėtė kėngė, qė na bėri tė derdhim lotė, pastaj Ēerēizi e pyeti: - A e njojte Riza benė, o Haredin? – Pėr fat tė keq e njojta edhe pėr kėtė do tė mos mė tretnjė dheu, tha duke psherėtur Haredini! Kam kėrkuar e gjyrmuar mė tė gjith’anėtė, po nuku kam mėsuarė vrasėsin, po zoti ėsht’i math edhe, nė ma shtėntė nė dorė, atėherė do tė di qysh t’i mar hakėn burrit Riza beut!

- Edhe nevej pėr tė kemi dalė, i thotė Ēerēizi, e perėndia na ndiftė.

- Atėherė do tė vinj edhe unė me juve, thotė Haredini, meqėnėqė kėtė dėshėronja qė tė munt tė shėrbenj mėmėdhenė.

Si i dha uratėn i ati edhe e ėma, mori armėt edhe tė nesėrmet shkuam bashkė nė Shqehrė3, pėr kėrkim tė Riza beut.

Si shėtitmė shumė kohė, u hothmė nė Labėri, ku vendosmė vrasjen e bimbashit tė Gjirokastrės, nė tė cilėn Hajredini kishte rol mė tė math. Si mbaruam kėtė vrasje u hothmė nė malet e Kardhiqit, po menjanė ushtėrija qė vinte nga Janina, mė tjatėr anė koh’e ligė nga shirat e nga bora, na bėri tė ndahemi, pėr siguri, e kėshtu Abdul Mersini nga Kardhiqi me katėr shokė muar tjatėr drejtim, e neve tė gjashtė.

Uria, shiu e dbora si edhe duhani na bėnė tė kthehemi nė Mashkullorė, ku u pėrpoqmė me ushtėrinė, edhe atje ishte shkruar tė humbasėm Haredinė! Pėrpara meje ra trimi duke bėrtitur: Roftė Mėmėdheu!

Si u dha lirija4, vamė 60 shokė nėnė kryesi tė kapedan Bajos e Ēerēiz Topullit pėr mi var tė tij, ku i dhamė nderet qė meritonte, duke xbrazur armė e duke vėnė nga njė gur reth ati varri tė dėshmorit kombit, tė cilin qeveria e vjetėr e kish hedhur si nonjė qėn, mė mos lėnė asnjė hoēė t’i kėndojė!

________________________
1. Ta vizatoj
2. Riza Vilēishti ishte njė nga luftėtarėt e ēetave tė amatosura, tė cilat luftonin pėr ēlirimin kombėtar dhe qė u vra nė vitin 1907.
3. Krahinė nė rrethin e Pėrmetit.
4. Pas 24 korrikut 1908, kur u vendos kushtetuta nė Turqi.
vlug nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Jakup Ferri mor ku je? - thrrasin malet me piskam'... nga Cjapi nė danėn "Metali shqiptar"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 15:01.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,06425S / 10KR