| | #1 | |
| bukėpjekės Anėtarėsuar: 6.2007 | |
|
Pak pasi gjurmet e Tiranes se vjeter u zbuluan edhe per syte e qytetareve, kushdo mund te shkelte mbi ato mure. E ne pak dite u shnderrua ne udhekalim i lakmuar per ata qe shkojne asaj ane per te shuar edhe kureshtjen e ketij "zbulimi te bujshem". Tani rrenojat ne vijim te kalase ekzistuese se Tiranes jane rrethuar, ndersa pakez me tej, punohet per asfaltimin e rruges, e cila prej kohesh eshte e bllokuar. Tabela "Ketu po kryhen germime arkeologjike per Kalane e Tiranes", e vendosur ne rrethimin e kalase, bashkejeton me zhurmen e mjeteve te shtrimit te rruges per te lehtesuar pakez ate ishull trafiku. Mirepo c'po ndodh aktualisht?! Asnje punonjes i arkeologjise a monumenteve nuk gjendet aty. Kjo per faktin e thjeshte, sipas drejtorit te Institutit te Monumenteve, Lorenc Bejko: "Kemi nderprere germimet arkeologjike, pasi jemi ende ne pritje te studimit dhe vendimit te eksperteve gjermane te urbanistikes per rregullimin e trafikut te kesaj zone". Vendim i cili ndonese prej me se 2 muajsh perflitet, duket se do edhe shume kohe te merret, pasi nga zyra e shtypit te Bashkise se Tiranes, mesohet se s'ka ende informacion te sakte per afatin e perfundimit te ketij studimi. Ne muret e kalase, ka tuba te ujit te pijshem Qytetaret e Tiranes u perballen vetem ne vitin 2008 me rrenojat e vijimit te mureve te kalase se qytetit te tyre, ne nje kohe kur arkeologet, apo specialistet e monumenteve pohojne se kane pasur heret dijeni per ekzistencen e tyre. Shpesh eshte shtruar pyetja se si ka mundesi qe jane vetem disa pellembe dhe qe i kane mbuluar keto rrenoja dhe s'jane zbuluar me pare. Mirepo, fakti qe mes gureve te medhenj te mureve te kalase, gjenden jo pak tuba uji, qe kane furnizuar banesat prane per dekada te tera. Cka do te thote se rrenojat e kesaj kalaje jane risi vetem per qytetaret. http://www.kohajone.com/html/artikull_26230.html |
| | #2 |
| bukėpjekės Anėtarėsuar: 6.2007 | Njė shkrefje totale. As qė i hy njeriu nė xhep kjo punė. |
| | |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Gati ekspedita pėr kėshtjellėn e Tetovės nga mesdimr nė danėn "Tė reja arkeologjike" Ndotja ajrore dhe zanore e Tiranės nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" |