|
pretar
|
Te Ura e Rrzhanicës
Rizá Pasha del n' kalá:
<< 'Madhi Zot, se shka me pá!
'Fort ndjegull paska rá
N' at Rrzhanicë, nen Podgoricë.
S' ká me ngiatë e do t' bjerë shí:
Hazna e madhe per bulqí!>>
T' u ngjatët jeta! i thotë Myftija
S' ká rá ndjeglla kah Malcija,
Kah Rrzhanica e Podgorica;
Por asht çue tymi i barotit,
Djelmt e Grudës e Lekët e Hotit
Kah luftojn me Mal të Zí,
Qi ká dyndun top e ushtrí,
Me hi mbrenda ne Malcí:
Mark Milani na u ká pri.
Po; sod n' nadje kur ká ague
Mark Milani, 'i trim drangue,
Tue i hypë gjogut n' pulla shkrue,
Burizanan aj ká urdhnue:
Bje bujrís e t' dalë ushtriaja
Edhè t' niset kah Malcija.
Krisi lodra edhè bujrija,
Edhè m' kamë i a bani ushtrija,
E u rreshtue per fushë t' mejdanit
Para kalit t' Mark Milanit.
At herë Marku zu mbi kál:
<< Pa ndigionie, o djelm, nji fjalë:
Sod n' Malcí na kem' me dalë;
Pse e dau Rusja n' pleq t' Berlinës
Me ju lshue Knjazit t' Cetinës
Hot e Grudë Plavë e Gucí.
E na sod. qe. jem shtrengue
Këto male me i pushtue.
Por se shka? nji punë po e drue,
Se pa gjak nuk kan me u lshue.
Pra, t' gatohi me qindrue,
Pse kem luftë me trima rrfé,
T' cillt Atme edhe per Fé
E bajn deken si me lé.
Por, ne kjoshi, o djelmt e mí,
T' bijt e atyne qi n' Mal t' Zí
Kan ruejtë Fé, kan ruejte lirí,
Tue luftue si shqype t' leta
M' krepa t' onë per sa qindvjeta;
A ju mbrama n' Hot do t' mrrini.
Malcís mbrenda do t' i hini.
Do t' a ngulni n' Hot bajrakun,
Do t' zbardhni Karadakun.
Urra djelm, eh, u dhashtë e mara!
Perse fati na hecë para!
Kshtu tha Marku e rá bujrija
Edhè u nis per Hot ushtrija.
Ehi moj Zanë, tý t' kjosha true!
A thue din ti me m' kallzue,
Se sa ushtarë ká Mark Milani,
Se si i a quen Vojvodat zani?
Pse s' t' a njof asnji per bé:
Un Shqyptár, ata janë Shkijé:
Né na dán nji gjak e 'i fé:
N' mní t' sho' shoqit kemi lé:
Kem' ndrmjet nji qiell e 'i dhé!....
Njajo çeta. qi ka pri.
Tetqind pushkë, t' gjith djelm te rí,
Ata janë Ljubotinjanë,
T' dobë per t' páme sa t' duesh me thanë,
Porse trim t' fortë si Zana,
Qi kan lanë pa djelm sa nana,
Qi kan ba me kjá sa bulla,
Qi kan djegë saraje e kulla,
Qi e kan zbardhun Karadakun:
( Kiju inád, por foljau hakun ):
U ka pri 'i farë Ceroviqit
Derës bujare prej Nikshiqit.
Kaleshan musteqe--zí,
Thonë asht Ora e Malit t" Zí.
Njimí pushkë i çoi Cetina
Me njegush e me krahina,
Djelm te lehtë, si gjeraçina:
Vukotiqin kta kan t' parë,
Burrë i fórt e kuvendtár,
T' cillin thonë, se Knjazi i Malit
T' Zí s' e ndrron per sý të ballit.
Ndandqind pushkë ka qitë Nikshiqi;
Njaq sa thonë qi Matiniqi,
Vojvoda qi u ka pri,
I pat lypë me rá n' Malcí.
Matiniqi, bre, djalë i djalit,
Tuj kenë vete ti sokol malit,
po a njemend paske kujtue
Se Malcín ke per t' a shtrue
Me ndandqind e jo ma vetë?
Po a kujtove, more i shkretë,
Se Malcija ká dalë faret,
Se nuk bajn ma djelm Shqyptaret,
Veç se bajn do cuca t' kqija,
Sa per furka e enemija?
Ah, kadalë! sod ká me u pá
N' urë t' Rrzhanicës kur ké per t' rá,
Se n' Malcí nuk léjn veç grá;
Kur t' i ndiejsh shkinat tue kjá:
N' kjoftë, madje, per tý gjikue,
Veshë e krye prap n' shpí me i çue:
Kur t' i ndiejsh tue kjá ti shkinat,
Kur t' i ndiejsh tue namë martinat
Qi u a lanë sa nuse t' veja,
Qi u lanë pa marrë sa reja,
Kah gjimojshin porsi rrfeja!
Vjen ushtria e malit t' Zí
Porsi reja e zezë me shí
Per me shkrepun n' at Malcí.
Kah Rrzhanica na i ká pri
Mark Milani Kapidani,
T' cillit n' krajla i vojti zani,
Si kah pupla e kah tagani.
Por nuk dij, se ç' ká me ba
N' Urë t' Rrzhanicës kur ká me rá?
Ura ngusht e Marku m' Kál,
Fort po drue se s' mund do t' dalë.
Deh, o Zot, qi nalt prej qiellit
Punët e njerzve i njef mirfillit;
Qi e ndertove, kur krijove,
Qiellen t' naltë e token t' gjanë
T' bijt e robit sa me i zanë,
Pa nevojë me ndeshë m' shoshojn,
Kur per s' tepirt t' mos lakmojn;
S' dij Shqypnija se shka bani,
Qi e ka msý sod Mark Milani,
E me topa e me novica
Po rreh dromin kah Rrzhanica?...
Ti, qi t' Ligshtit i a njet doren,
Per mjedis qi kputë mizoren
Shpatë ngadhnyese n' grusht t' tradhtarit,
Njita doren sod Shqyptarit;
Edhè anmikun shtroja para,
Qi perbluen kshtu punë t' pamara.
Kur n' Rrzhanicë na vojt ushtrija,
Atý krisi prap burija,
Edhè u ndalen me pushue.
Mark Milani, trim drangue,
Merr turbín, del me shikjue:
"Madhi Zot! se shka do t' jetë,
N' at báll ure, n' at perpjetë?
A janë orrla, ja sokola?...
Nuk janë orrla, as s' janë sokola,
Shka n' per sý po shef t' turbís;
Porse janë Lekët e malcís:
Halil Haka e Palokë Gjoka
Me 'izet djelm qi s' t i ká toka;
Ktu Çun Mula edhè 'i ká çue
Pushken sod me t' a fillue.
Palokë Gjoka, i forti djalë,
Po çon doren. ban kryq n' ballë:
" Madhi Zot! tý t'kjofsha falë,
Se shum shkjau na paska dalë:
Krushqit e knjazit t' Malit t' Zí
Per me marrë << vashen >> Malcí.
Por s' dij shej' n kuej i a ká çue...
Pasha armët, s' kem' me ja lshue!
S' mund e vem na sod kanú
Me i dhanë vashat pa i fejue...
Pra, t' shterngoh' i n' armë, o burra!
T' a bajm vorrin nder kta curra,
E t' i a nisin Knjazit pushken...
T' i a kthejm krushqit me gjith krushken.
P' r 'i grusht eshtna, pashi Zotin!
Mos t' korisim Gjergj Kastrjotin,
Mos t' korisim na sod Hotin,
Marre vedit mos t' i lam.
Marë Europa asht çue në kamë,
Krajl e Mbret kan dalë me pá,
Si luftojn Shqyptár e shkjá.
Ma mirë dekë nen dhé m'u kjá
Se per t' ligshtë né me na shá!
Se per t' gjallë me ndejë nen Shkjá!
Nenè fjalë s' pat krye Paloka,
Krisi pushka gjimoi toka.
Aferim! tha Palokë Gjoka!
Po kush qiti n' trí taborre?
Marka Kola rrfé mizore.
Marka Kola i pari qiti,
E ku qiti atý i a njiti:
Vrau n' martine të Sulltanit
Burizanen Mark Milanit!
M' Markun fíll aj kje shterngue,
Por me e marrë s' isht' kenë gjikue.
Dekun n' tokë rá burizana,
Kur qe krisne 'izet shejshana,
Njizet huta rán batare:
Njaq rrëfeja n' dorë shqyptare.
<< M' kamni djelm!>> sa i punoi zani,
Atbotë krisi Mark Milani,
Pse na rá per Zo' n Malcija!>>
Trup në kamë i a bani ushtrija;
Krisi topi edhè novica,
Gjimoi Cemi, u dridh Rrzhanica.
Kuku! bani Zana e Malit,
Ke do t' m' jesë mue pika e djalit,
Pika e djalit, djelmt e Hotit:
Njata nipat e Kastriotit...
Ah! Çun Mula, kjosh i zí,
Ke na i bore djelmt e rí,
Tuj zanë pritat Malit t' Zí.
Heshtu. Zanë. m' at vetull malit!
Nuk po t' jet, jo, pika e djalit,
Pika e djalit, Lekët e Hotit:
Perse nipave t' Kastrjotit,
Kur t' jén lidhë me besë të Zotit,
S' ka shka u ban flake e barotit.
Por t' gajrisin me qindrue,
Pse, edhè n' kjoftë per ta gjikue
Me dhanë jeten tue luftue,
Ká me dalë kush me i pague:
Çuni ngiat u ka qillue.
Po, sa krisi te Rrzhanica
Kndej martina, andej novica,
N' Hot e n' Grudë u dha kushtrimi.
E, si dirgjet bjeshkës thellimi,
Tue vetue e tue gjimue,
Shí e breshen tue dikue:
Njashtu rá n' Rrzhanicë Malcija
N' at log Zanash, ku tradhtija
Do t' poshtnohej Malit t' Zí.
E si prrue, kur t' bjere shí,
Turbull bjeshkve tue shungllue
Landë e gur tue rrokullue,
Urat merr qi t' gjejë perpara
E then ledhet per nen ara
Bulkut t' ngratë zemren tue i thá;
Njashtu n' luftë Malcija rá.
Aman, Zot, se shka me pá!
Kerset topi pa i a dá;
Rreh martina si bumbullima,
Rreh novica, ushton Rrzhanica;
Çohet tymi. gja nuk shifet,
Per bri shoqi nuk mund t' njifet.
Ah! ju orla e korba t' zí,
Se shum puna ká m' u bi:
Qýsh se trimi m' trim ká rá,
Pa pasterm nuk kan m' u dá...
Ma se 'i nanë, po, ká me kjá,
Ma se 'i nuse e vejë do t' mbese,
Ma se 'i çikë pa dhanë do t' jese:
Ma se 'i çikë do t' jesë pa dhanë;
Perse djelmt, qi i paten zanë,
N' at Rrzhanicë se i cilli muer
Ka nji vashë e u ba dhanuer...
Muer ka 'i plume në krahnuer!
Por lum kush des per dhe t' t' parve,
Si asht tue dekë rodi i Shqyptarve.
Pra mos kjáj, moj nana e Colit,
Pse t' mbet djali, aj farë sokolit,
Pse t' mbet djali tue luftue!
Aj n' punë t' ligë nuk t' pat qillue,
Por qilloi me trima rrfé
Tue luftue per Atme e Fé:
Nuk ká dekun por ká lé!
Jo se, pak pa dhanun jeten,
Coli mirë na pagoi veten:
Vrau dy shkjé, dy djelm si Zana,
T' veshë e t' mbathë si kapidana:
Njani Krista e tjetri Rista.
Por t' kjajë shkina ke Cetina
Matiniqin t' cill' n e kputi
Gjeto Marku, zemer -- nguti.
Veç se shka, ma fort se Gjetja,
Ket qyqár, thom, e vrau vehtja;
Pse, ç' e pruni ke Rrzhanica
E me topa e me novica?
A dro token pat per t' dá,
Qi ja la ktij baba Shkjá?
Ç' po ban Zana n' mal tue kjá!
Mjera Tringa per njaq vllá,
Mjera Tringa per vllá t' vet,
Qi n' Rrzhanicë aj sod i mbet,
Pa pasë moter me i ndejë ngiet,
Pa pasë moter, qi m'e ankue,
Varrët e shtatit m' i a pajtue!
Po, Nikë Daka i Vat Cubakut,
Lule djalit prej zamakut,
Dý -- trí herë i rá mustakut;
E si arí qi vathës tue rá,
Kje varrue, por jo krejt vrá,
Vjen ma fort aj t' u terbue
E mberendë vathit s' jet pa u lshue;
Njashtu Nika, jurra djalë!
Msýni uren per me dalé,
Per me dalë, me rá n' ushtrí,
Thue se gjallë don me i perpi.
Por e pri' n me dyýnovica,
Me dý plume per nen cica
E e banë dekun ke Rrzhanica.
Shka ká thanë njaj Halil Haka:
<< Bini, djelm, se mbet Nikë Daka!..
Bini Lekë, bini Malcorë!
Trima mbrendë! Me dorë! Me dorë!>>
Edhè asht çue në kamë Halili,
Zier taga' n. 'i rrfé prej qielli,
E jurish ká marrë i urë
Porsi bisha ne Kallnduer.
U dynd Gruda, s' cilles zani
Larg i vojt per kah tagani:
U dynd Hoti t' cillit Zoti
I ndihmon per kah agzoti:
E. si rreshmja s' naltit lshue
Bjen teposhtë tue shungullue,
Krepa e gur tue rrokullue,
Tue rrxue landë e tue rrxue shpija
Kahdo t' i kalojë duhija:
Njashtu n' Cem djelmnija rá,
Rá djelmnija n' luftë tuj ngá.
Djelmt e Grudës, ahi porsi Zana!
Djelmt e Hotit, si lum nana,
Si lum nana, qi po i ká!
Kush i urë e kush nper vá,
Njani zhyt e tjetri m' not,
T' gjith m' at anë. o i Madhi Zot!
Po, dý prroje prej dý kulmesh
Ndryshej nuk perpiqen shkulmesh,
Kúr t' kén hasun n' grykë t' ndo'i malit,
Per me u lshue mandej giatë zallit.
Neper ara e fusha t' gjana,
Turr dý ushtrít, ahi! me tagana
Si u perpoqen kah Rrzhanica.
Heshti huta edhè novica,
U perzien ksula e kapica,
Flakuruen kaptina e koka,
Shkumoi gjaku, bumbulloi toka.
Ah! moj Stoke, e zeza loke!
Del nji herë n' at vetull malit,
Per ne paç n' ushtri djalit:
Del, o e shkretë, nji herë me pá,
Pse po drue qi ngusht t' ka rá,
Ke, trullue prej Gospodarit,
U ndesh sod me ród Shqyptarit.
Kqyri Shkijét qi kan mbetë shyt:
A mos t' jét njaj djali i yt?
Njaj Jovani? ja Stojani?
Njaj Nikiqi? ja Radiqi?...
Njehi vetë, mori kercunë.
Veç se e ké. besa, do punë,
Pse pesdhetë kan mbetë pa hundë,
Njaq kan mbetun pa rradake...
Mjera nana karadake!
Por, ç' asht Cemi tue gjimue?
Por, ç"a sht mali tuj ushtue?
Por, ç' a fusha tue këcye?
Mark Milani thonë u thye!
Mark Milani, bre djali i djalit,
S' i ké njoftë ti Lekët e malit.
Pse kur rubla n' fushë t' mejdanit
S' u a topitë tefin taganit,
Atje kurr nji aster s' bani
As Nikolla, as Mark Milani...
Por, n' daç gjallë n' Cetinë me shkue,
Duen prehë kamët e me shpejtue,
Pse pat thanë nji mjekerr -- bardhë:
<< Kamët e leta e faqja e bardhë.>>
Hiku Marku. hiku ushtrija:
Urra! m' shpinë i u lshue Malcija,
Mjerë i mbrami, lum i pari,
Pse ke zu per vrap Shqyptari.
Kurr n' Mal t' Zí ma s' kthei qyqari.
Bre, nuk dij se ç' kje tu' ba,
T' kenke ditë, ofshe! edhe! ma;
Por rà nata e lufta u dà.
Hiku Shkjau sa mujt me ngà
E n' Rrzhanicë Malcija rà
Zuni pritat per gjith và;
Pse thonë Shkjau se besë nuk kà.
Ehi! moi Zanë. ty t' kjosha true,
A thue a 'imend, a m' duket mue,
Se ata ushtarët e Gjergj Kastriotit
Ndryshej n' luftë nuk bijshin motit,
Veç si bien Shqyptarët e sotit,
Kur t' jèn lidhë me besë të Zotit?
|