| | #1 | |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | |
|
04/06/2008 / BLERINA GOCE Tė pamjaftueshme e quan pėrkrahjen financiare nga ana e shtetit nė fushėn e gėrmimeve arkeologjike, drejtoresha e Institutit tė Arkeologjisė, Prof. Dr. Shpresa Gjongecaj. Duke ēelur zyrtarisht fushatėn e kėtyre gėrmimeve pėr vitin 2008, Gjongecaj u ka bėrė thirrje instancave shtetėrore prej tė cilave arkeologjia "varet institucionalisht", pėr mė shumė ndihmė nė kėtė drejtim. Duke i kėrkuar njė ndihmė tė posaēme, ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, Gjongecaj kėrkon njė mbėshtetje tė veēantė financiare edhe pėr botimin e dy revistave shkencore periodike tė Institutit tė Arkeologjisė, "Iliria" dhe "Candavia", "tė cilat paraqesin rezultatet mė tė arrira tė arkeologjisė shqiptare". "Pėr arsye financiare, botimi i tyre ėshtė ndėrprerė pas vitit 2005 dhe kjo pėrbėn njė merak tė madh tonin". Ndėrsa foli pėr gėrmimet arkeologjike nė Shqipėri, Gjongecaj i vuri njė theks tė veēantė gjeografisė sė gėrmimeve tė IA-sė, duke synuar qė gėrmimet gjatė 2008-s tė shtrihen mė tepėr nė zonėn e verilindjes dhe nė juglindje tė vendit. "Faktikisht, fushata e gėrmimeve ka filluar me ekspeditėn e Bylisit, e cila po ashtu realizohet nė kuadrin e bashkėpunimit shqiptaro-francez tė filluar prej disa vitesh. Gjeografia e gėrmimeve qė pėrballon Instituti i Arkeologjisė ėshtė e gjerė, por ne synojmė ta zgjerojmė edhe mė shumė nė tė ardhmen, kryesisht nė drejtim tė verilindjes dhe juglindjes, pėr tė ndjekur mė mirė vazhdimėsinė e jetės nė kėto zona nga prehistoria nė Mesjetė", vijoi Gjongecaj, ndėrsa shtoi se kėtij synimi i shėrbejnė edhe dy marrėveshje pėr kėrkime tė pėrbashkėta arkeologjike, tė arritura me Muzeun e Kosovės dhe me Ministrinė e Kulturės sė Maqedonisė, me tė cilėn ėshtė nėnshkruar nė maj tė kėtij viti njė memorandum bashkėpunimi dypalėsh. "Me Muzeun e Kosovės, bashkėpunimi kėtė vit do tė konsistojė nė vijimin e gėrmimeve nė dy qendra arkeologjike tė periudhės mesjetare shqiptare, nė atė tė Grabocit dhe nė varrezėn arbėrore tė Banjės Malishevė. Ndėrsa me Ministrinė e Kulturės tė Maqedonisė, bashkėpunimi do tė ketė si objekt gėrmimet nė Kalanė e Tetovės, tė cilat, sipas marrėveshjes, do tė vazhdojnė deri nė vitin 2012". Gėrmimet arkeologjike tė parashikuara pėr vitin 2008 Nė fushėn e prehistorisė: Projekti i Lofkendit nė rrethin e Fierit, projekt i pėrbashkėt i IA-sė me Universitetin e Los Anxhelosit, SHBA. Objekti i kėtij projekti pėr kėtė vit do tė jetė studimi dhe pėrgatitja pėr botim e njė materiali shumė tė pasur tė dalė gjatė gėrmimeve tė viteve 2004-07 nė njė tumė, ku janė zbuluar rreth 100 varre, qė u takojnė shekujve XI-VI p.e.s. Projekti i Sovjanit nė rrethin e Korēės, projekt i pėrbashkėt i IA-sė me Universitetin Paris I, Francė. Edhe ky projekt ka pėr objekt studimin dhe pėrgatitjen pėr botim tė materialeve tė zbuluara gjatė disa viteve gėrmimi nė kėtė qendėr prehistorike unikale pėr Ballkanin. Ky studim do tė shoqėrohet edhe me disa sondazhe qė autorėt i shohin tė nevojshme pėr tė ndriēuar disa probleme lidhur me botimin pėrfundimtar tė materialit. Projekti i Burimit nė rrethin e Dibrės, projekt i IA-sė. Pėr vetė interesin e veēantė qė paraqet kjo qendėr prehistorike pėr historinė e trevės verilindore tė Shqipėrisė, do tė kryhen gėrmime tė reja, nė vazhdim tė atyre tė ndėrmarra vite mė parė. Nė fushėn e Antikitetit Nė Apoloni: Qendra arkaike, projekt i pėrbashkėt i IA-sė me Universitetin Grenoble II, Francė. Do tė vazhdojė gėrmimi pėr zbulimin e qendrės arkaike tė qytetit, qė lidhet edhe me kohėn e themelimit tė tij. Teatri, projekt i pėrbashkėt i IA-sė me Shkollėn Arkeologjike gjermane tė Romės. Do tė vazhdojė gėrmimi pėr zbulimin e teatrit, njė nga monumentet mė tė rėndėsishme tė qytetit. Tempulli i Bonjakėve, projekt i pėrbashkėt i Institutit dhe Universitetit tė Sinsinatit. Do tė vazhdojė gėrmimi pėr zbulimin e plotė tė monumentit. Nė Durrės: Amfiteatri, projekt i pėrbashkėt i Institutit dhe Universitetit tė Parmės. Kora antike e Durrėsit (tempulli i Bisht Pallės dhe siti arkeologjik pėrreth), projekt i pėrbashkėt i Institutit dhe qendrės Packard. Projekti Lissus (Lezha), projekt i pėrbashkėt i IA-sė me Institutin Arkeologjik gjerman nė Berlin. Do tė vazhdojė gėrmimi nė qytetin e lashtė tė Lezhės, pėr tė ndjekur transformimin e tij nga periudha helenistike deri nė Antikitetin e vonė. Projekti i Orikumit, projekt i pėrbashkėt i IA-sė me Universitetin e Zyrihut, Zvicėr. Pas njė ekspedite pėrnjohėse tė bėrė vitin e kaluar, kėtė vit do tė fillojnė gėrmimet sistematike nė kėtė qytet, port shumė i rėndėsishėm nė Antikitet. Projekti i Foinikes (Finiqit), projekt i pėrbashkėt i IA-sė me Universitetin e Bolonjės, Itali. Do tė vazhdojnė gėrmimet nė kėtė qytet, kryeqendėr e Epirit, pėr zbulimin e teatrit tė qytetit si dhe varrezave antike tė tij. Projekti i Antigonesė, projekt i IA-sė me Eforinė e Janinės, Greqi. Do tė vazhdojnė gėrmimet nė kėtė qytet tė lashtė tė themeluar nga Pirroja i Epirit, pjesėmarrės nė shumė ngjarje tė rėndėsishme politike tė kohės. Nė fushėn e Antikitetit tė vonė dhe tė Mesjetės: Projekti i Butrintit, projekt i IA-sė me fondacionin Packard dhe parkun kombėtar tė Butrintit. Do tė vazhdojė gėrmimi nė fushėn e Vrinės, si dhe do tė pėrgatiten pėr botim gėrmimet e kryera prej shumė vitesh nė Trikonkėn ose Pallatin Episkopal dhe nė Forumin e kėsaj qendre shumė tė rėndėsishme arkeologjike dhe turistike. Projekti i dy qendrave Lissus-Koman, projekte tė IA-sė dhe Shkollės arkeologjike franceze tė Romės. Do tė vazhdojė gėrmimi nė nekropolet pėrkatėse, banesat dhe kishat e dy qendrave mesjetare pėr tė ndjekur proceset e zhvillimit nga periudha romake nė atė mesjetare. Projekti i Bylisit, projekt i pėrbashkėt i IA-sė me Shkollėn franceze tė Athinės. Do tė vazhdojnė gėrmimet e ndėrmarra qė prej disa vitesh nė qytetin e Antikitetit tė vonė (kompleksi peshkopal, bazilika E, monumenti i Tenecianit). Projekti Monumentet e Kultit nė Shqipėri, projekt i IA-sė. Do tė vazhdojė gėrmimi nė disa kisha tė Shqipėrisė jugore, si nė 40 Shenjtorėt e Mesopotam. Projekti i Grazhdanit, projekt i IA-sė. Do tė vazhdojnė gėrmimet nė kėtė pikė tė rėndėsishme tė arkeologjisė mesjetare, nė zonėn verilindore tė Shqipėrisė dhe synohet kthimi i saj nė njė zonė arkeologjike-turistike. http://www.gazetametropol.com/tekst.php?idt=51879 |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm | ||||
| Ēėshtja | ||||
| Prishtinė: Hapet panairi i librit "Prishtina 2008" nga VNf nė danėn "Aktualitet" Prishtinė: Anulohet marshi paqėsor "Tė gjithė pėr Ramushin" nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" Konkurs i shpallur nga Agjencia Gjermane pėr Energji "Energy Efficiency Award 2008" nga vlug nė danėn "Veprim" Rreth etimologjisė sė emrave "Albania" dhe "Macedonia"? nga evisar nė danėn "Punishte" | ||||