Kthehu   Kreu > Vargmal > Komentar
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 6.6.2008, 07:12   #1
Blin
bukėpjekės
 
Blin
 
Anėtarėsuar: 6.2007

Shkrim i cituar Gruevski i mposhti shqiptarėt - nga K.Mehmeti


Citim:
Gruevski i mposhti shqiptarėt
Kim Mehmeti

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nė Maqedoni i fitoi Gruevski. Edhe atė, jo vetėm nė bllokun politik maqedonas, por duke i mposhtur bindshėm e turpshėm edhe shqiptarėt e Maqedonisė. Kuptohet, atė e arriti i ndihmuar nga PDSH-ja, e cila mbase edhe e ka ditur se pėr Gruevskin, shqiptar i mirė ėshtė vetėm ai qė e dhunon shqiptarin. Edhe atė, pėr kohė dhe afat tė caktuar. Duke qenė i tillė, Gruevski i lejoi asaj tė bėjė ē‘tė dojė me votuesin shqiptar gjatė fushatės parazgjedhore. Kėtė ia lejoi kėsaj partie edhe ditėn e zgjedhjeve, sepse Gruevski e dinte se ē‘ka do qė tė bėnte PDSH-ja me shqiptarėt, ajo do tė realizonte vetėm konceptin e tij politik: do tė shpaloste vetveten si parti dhunuese e votuesit shqiptar, si parti qė njollos popullin e vet si tė dhunshėm e tė pacivilizuar, e nga ana tjetėr, do ta dobėsonte BDI-nė, e cila nuk kishte ndihmėn institucionale qė t‘i kundėrvihej kėsaj dhune. Pra, Gruevski kishte qėllim mė tė lartė se qė mund ta kuptonin partitė shqiptare: donte rezultat tė plotė nė bllokun politik maqedonas dhe mposhtje sa mė pėrbuzėse pėr shqiptarėt e kėtushėm.

Pėr ta arritur kėtė fitore, Gruevski i filloi parapėrgatitjet qysh nė vitin 2006, kur shkeli mbi vullnetin shumicė tė shqiptarėve tė kėtushėm dhe mbolli grindjen brendashqiptare. E qė pastaj, tė arrinte kėtė qė ka sot pėrballė vetes: dy parti shqiptare nė dukje thuajse njėsoj tė dobėta. Dhe tė vazhdojė tė bėjė atė qė ėshtė duke bėrė kėto ditė: tė burgosė sa mė shumė aktivistė edhe tė PDSH-sė edhe tė BDI-sė. Me qėllim qė t‘i barazojė nė fajėsi qė tė dyja partitė dhe tė shfajėsojė vetveten. Me qėllim pra qė t‘u dėshmojė tė huajve se sa rėndė e ka me kėto dy parti shqiptare. Pra, ai tani e zhvillon betejėn e fundit drejt triumfit tė tij tė plotė: ua plotėson dėshirėn tė dyja partive shqiptare, tė cilat kėrkojnė ndihmėn e tij, qė tė burgosė sa mė shumė aktivistė tė kundėrshtarit politik. Dhe tani, ai u pėrgjigjet kėrkesave tė tyre: i burgos radhazi edhe ata qė deri dje ishin tė "pakapshėm" pėr policinė e tij, a nė tė vėrtetė qėndronin pranė krerėve tė PDSH-sė, sa herė qė ata bėnin fotografitė grupore parazgjedhore, pėr ta bindur popullin se ku mbėshtetej forca dhe arroganca e tyre. Ai tani i mbush burgjet me aktivistė partiakė shqiptarė, qė tė mbulojė lėshimet e strukturave shtetėrore qė kishin pėr obligim tė siguronin zgjedhje tė lira e tė qeta edhe pėr shqiptarėt e kėtushėm. Ai tani e shpall fajtor tėrė njė popull pėr atė qė ndodhi edhe nė regji tė disa strukturave shtetėrore.

Sido qė tė jetė, jeta do tė vazhdojė edhe pas kėtyre zgjedhjeve skandaloze e tragjike tė parakohshme parlamentare nė Maqedoni. Jeta nuk do ketė mė asnjėfarė kuptimi vetėm pėr tė riun e vrarė nė fshatin Haraēin, nė afėrsi tė Shkupit. Jeta do tė ketė krejt kuptim dhe rrjedhė tjetėr pėr familjarėt e kėtij tė riu, si edhe pėr dhjetėra entuziastė tė rinj partiakė qė shijuan plumbin, apo tani shijojnė terrin e burgut. Jeta do ndryshojė pėr ata qė u flijuan vetėm qė tė vazhdonte mė tej jeta e parlamentarėve dhe ministrave tė ardhshėm shqiptarė, tė cilėve mbase edhe nuk do t‘u rikujtohet gjithaq shpesh se ulėset e tyre janė tė njollosura me gjakun e tė riut tė vrarė nga Haraēina dhe me gjakun e dhjetėra tė plagosurve tė tjerė. Apo do t‘u kujtohet aq sa u rikujtohet politikanėve tė sotėm gjaku i tė riut Fatmir Jakupi nga fshati Kondovė nė afėrsi tė Shkupit, tė vrarė nė vendvotim gjatė zgjedhjeve lokale tė vitit 2000. Vrasje e cila dėshmon se shkupjanėt, shumė mė herėt kanė ngrėnė plumba pėr shkak tė demokracisė "alla shqiptarēe", tė ushqyer e tė nxitur edhe nga strukturat shtetėrore.

Pas tė gjithave qė ndodhėn nė vendbanimet shqiptare gjatė kėtyre zgjedhjeve parlamentare tė parakohshme nė Maqedoni, u bė e dukshme ajo qė disa e pėrsėrisnin vite me radhė: se qarqet antishqiptare nėpėr institucionet e kėtij shteti, u lejojnė partive tė kėtushme shqiptare tė "banditizohen", ta kriminalizojnė shoqėrinė shqiptare, por vetėm me njė kusht: nėse i mbajnė duart larg vendbanimeve tė etnitetit maqedonas. Para se tė fillonte fushata parazgjedhore, shumė njohės tė rrethanave tė kėtushme politike, pėrsėrisnin se nė kėto zgjedhje BDI-ja nuk do ketė pėrballė vetes vetėm aktivistėt e PDSH-sė, por edhe njė pjesė tė strukturave shtetėrore, tė cilat do t‘i barazojnė shqiptarėt njėsoj si fajtorė pėr atė qė ua kurdisi shtetit. Por, kėto vlerėsime ishin tė pavlefshme edhe pėr disa politikanė tė "moderuar" tė BDI-sė, tė cilėt mė me rėndėsi e kishin sa herė do paraqiten nė ekranet televizive dhe a do bėhen zėvendėskryeministra, se sa a do ta nxjerrin popullin nga kjo rrugė drejt vėllavrasjes. Thėniet se BDI-ja kėsaj radhe duhet me vendosmėri tė demaskojė strukturat shtetėrore qė ndihmojnė kriminalizimin e shoqėrisė shqiptare, nuk kishin vlerė pėr disa partiakė tė lartė tė strukturave tė BDI-sė, tė cilėt e dinin saktėsisht kur ėshtė Dita e Evropės, por nuk dinin asgjė pėr netėt pėrplot trishtim tė atyre qė duhet tė votonin pėr ata.

Cilatdo qofshin ambiciet e aktivistėve tė partive tė kėtushme shqiptare, mbetet e vėrteta se shqiptarėt e Maqedonisė janė humbėsit mė tragjikė tė kėtyre zgjedhjeve parlamentare. Dhe qė humbja tė jetė mė e plotė, kryetari i PDSH-sė, atė e emėroi si "fitore mė tė lezetshmen" qė e ka shijuar gjatė karrierės sė vet. Shqiptarėt e Maqedonisė edhe kanė mundė tė habiten e tė pyesin veten pėr cilėn fitore flet kryetari i PDSH-sė, por vetėm nėse kanė harruar se ai me kohė, edhe atė publikisht, i paralajmėroi se nuk e interesonte ardhmėria e partisė sė tij, por rritja e popullaritetit tė VMRO-DPMNE-sė. Kėshtu qė nuk kishte si mos ta ndjente kėtė fitore tė VMRO-DPMNE-sė si "mė tė lezetshme" dhe si sukses personal. Dhe kėshtu e poshtėroi Tetovėn, duke kremtuar kėtė "fitore mė tė lezetshme" tė vetėn.

Sa i pėrket kremtimit tė sė dielės mbrėma tė aktivistėve tė PDSH-sė dhe tė VMRO-DPMNE-sė nė Tetovė, nuk ka dyshim se ai manifestim, shqiptarėve tė kėtushėm, ua rikujtoi ato qė bėheshin nė Beogradin e viteve tė nėntėdhjeta, kur nė Kosovė vriteshin tė rinj shqiptarė, e Millosheviqi kremtonte nė Beograd "fitoret" e arritura nė Kosovė. Pra, nė njėfarė mėnyre, asaj nate, Tetova i ngjante Beogradit tė dikurshėm. Dhe nė kėtė qytet, disa shqiptarė tė PDSH-sė dhe maqedonas tė VMRO-DPMNE-sė, tė vėllazėruar, kremtuan fitoren e Gruevskit mbi shqiptarėt, fitoren e paguar me njė tė vrarė, me dhjetėra tė plagosur, me mė se tridhjetė tė burgosur. Fitore e cila mbase paralajmėron njė ardhmėri tė pasigurt pėr Maqedoninė. Ardhmėri e cila do mund t‘i ēojė shqiptarėt e kėtushėm njė ditė tė thonė - ju faleminderit, por Maqedonia e Gruevskit neve nuk na nevojitet.

Shqiptarėt e Maqedonisė humbėn, por edhe si humbės tragjikė, ata do tė kenė pėrfaqėsuesit e vetė nė Parlament, si edhe qeveritarė nė kabinetin e Gruevskit. Sepse kėshtu e do rendi demokratik i Gruevskit, rend qė ofron siguri institucionale pėr maqedonasit etnikė, e sa mė shumė trishtim pėr shqiptarėt. Dhe duke ndėrtuar demokraci dystandardėshe, Gruevski u bė i shurdhėr ndaj thirrjeve tė BDI-sė gjatė fushatės parazgjedhore qė tė frenonte strukturat policore qė dhunonin popullin. Gjatė fushatės parazgjedhore, ai nuk donte tė reagonte, sepse i trembej fitores bindėse tė BDI-sė. I trembej mundėsisė qė shqiptarėt tė kenė njė subjekt tė fortė politik. Dhe bėri ēmos qė kjo tė mos ndodhė.

Pėrndryshe, sa i pėrket Ali Ahmetit, ai thuajse e ka fat jetėsor qė tė mos ta shijojė kurrė tė lehtėn. Kėshtu qė sa mė shumė e pėrkrah populli, aq mė tė shumta bėhen qarqet antishqiptare qė duan ta asgjėsojnė. Se sa Ahmetit i beson dhe e pėrkrah populli, mė sė miri e dėshmoi mitingu madhėshtor parazgjedhor i BDI-sė, i mbajtur nė sheshin e Shkupit. E nė kėtė miting, shkupjanėt e pritėn dhe e pėrcollėn Ali Ahmetin me ovacione qė i ruajnė vetėm pėr njeriun tė cilit i besojnė. Nė kėtė miting, shkupjanėt i pėrcollėn me duartrokitje pėrplot entuziazėm edhe fjalimin e Teuta Arifit dhe Izet Mexhitit. Por, ata e pėrcollėn me fishkėllima Musa Xhaferin dhe me mospėrfillje zėdhėnėsen e kėsaj partie. Mbase duke dashur t‘ia pėrcjellin Ali Ahmetit porosinė se Shkupi ėshtė i gatshėm tė hajė edhe plumba pėr tė, por jo edhe pėr ata qė vlerė tė vetme kanė atė se "janė rritur me tė" dhe mendojnė se kjo mjafton qė tė kenė ardhmėri tė pakontestueshme politike.

Sa u pėrket shkupjanėve, ata janė barometri mė i saktė i asaj se si qėndrojnė partitė politike shqiptare nė Maqedoni. Edhe gjatė kėsaj fushate parazgjedhore, ata u treguan qartė BDI-sė edhe PDSH-sė se deri ku kanė arritur. Kėshtu qė pėr BDI-nė e mbushėn sheshin mė tė madh tė Shkupit, e pėr PDSH-nė e lanė zbrazur sallėn ku krerėt e kėsaj partie shpresonin se do tė realizonin paraqitje pompoze. Sallė tė cilėn krerėt e PDSH-sė e mbushėn me tetovarėt qė i shėtisnin nga njė vendbanim shqiptar nė tjetrin. Mbase kėsaj radhe krerėt e PDSH-sė me kohė e kishin kuptuar se Shkupi nuk gjunjėzohet aq lehtė. Apo kishin bėrė ēmos qė ta gjunjėzonin Tetovėn dhe t‘ia mundėsonin Gruevskit tė kremtojė fitore tė dyfishtė: atė qė e arriti nė bllokun etnik maqedonas dhe mposhtjen tragjike qė ua bėri shqiptarėve.

http://www.24-ore.com/analiza/1846.html
Blin nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Shqiptarėt nė Ēamėri (video) nga Blin nė danėn "Antropologji"

Shkup: Gruevski kėrcėnon palėn shqiptare me nxjerrje nga koalicioni nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Shqiptarėt dhe Patriarkana nga vlug nė danėn "Shqipėri"

Nurė Mehmeti e Rexhep Shabani nga Shqipe nė danėn "Shqipėri"

Shqiptarėt dhe historia nga Shqipe nė danėn "Komentar"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 17:04.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,07296S / 10KR