Kthehu   Kreu > Dega e pasurisė natyrore > Tė reja
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 17.6.2007, 11:00   #1
 
Anėtarėsuar: 5.2008

Vė re! Gjuetia e paligjshme


Citim:
“Do marr ēiften, por... nuk ka gjah”

Dikur Shqipėria cilėsohej si njė prej rezervateve mė tė mėdhenj pėr gjueti nė Ballkan. Sot gjėndja ėshtė e mjerueshme.

Nga kėnga e famshme popullore tashme ka mbetur vetėm titulli. Sot gjithmonė e mė shumė nga sporti i bukur i gjuetisė mund tė marrėsh vetėm kėnaqsinė e tė praktikuarit pasi rrallėherė arrin tė qėllosh mbi ndonjė kafshė. Pyjet shqiptare, pėrveē drurėve, po humbasin edhe kafshėt, dhe po u vazhdua me kėto ritme ndoshta do tė humbasin edhe emėrtimin.

Shoqata e gjuetarėve profesionistė ka kohė qė ka ngritur kėtė problem. “Shqipėria nuk ka asnjė rezervat gjuetie nga dhjetėra qė ka pasur vite mė parė”, thotė Themi Perri, kryetari i kėsaj shoqate.

Gjuetia e paligjshme pa sezon dhe armėt luftarake qė pėrdoren janė disa nga shkaqet e realitetit tė mjeruar tė kafshėve nė pyjet tona. Problemeve tė cilat ne ia shkatojmė vetes u shtohen edhe gjuetia pa sezon qė tė huajt bėjnė nė pyjet tona, tė cilėt jo rrallė herė fshihen pas lejeve turistike, qė ata pėrfitojnė nėpėr zyrat shumė lehtė tė korruptueshme tė shtetit shqiptar.


Rezervatet e shkatėrruara

Bogova (Skrapar)

Dikur ka qėnė njė prej rezerveteve mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė. Deri nė fillim tė viteve 90 aty numėroheshin me qindra lloje kafshėsh ku spikasin kaprolli, derri i egėr dhia e egėr. Gjuetia e paligjshme dhe pa sezon si dhe indiferenca e shtetit pėr t’i ruajtur kėto rezervate nga shkatrrimi e kanė kthyer Bogovėn nė njė rezervat kryesisht “pemėsh”. Sipas banorėve nė kėtė zonė tani mund tė hasėsh me shumicė vetėm ujqėr.


Salaria , Dhėmblanė,Nivica(Tepelenė)

Sipas shoqatės sė Gjuetarėve Profesionistė tė Shqipėrisė rrethi i Tepelenės dikur ka qenė njė prej zonave me tė pasura tė Shqipėrisė. Me njė lartėsi mesatare 800 metra mbi nivelin e detit, kjo zonė shquhej kryesisht pėr koloninė mė tė madhė nė vendin tonė tė Thėllėzave tė Malit dhe Lepurit tė Malit. Zonat pėrreth fshatrave tė Salarisė ,Nivicės dhe Dhėmblanit kanė qėnė pjesa mė e pasur me kėto kafshė. Qė prej fillimit tė viteve 90, ky rezervat me vlera turistike dhe ekonomike pa shkon drejt shkatėrrimit tė plotė. Sipas banorėve tė zonės gjuetia e paligjshme dhe me armė luftarake i kanė shkaktuar kėtij ishrezervati njė dėm tė pallogaritshėm.

Sipas shoqatės sė gjuetarėve njė tjetėr fakt shqetėsues ėshtė edhe ardhja e gjuetarėve tė huaj kryesisht italianė. Sipas banorėve ata po kryejnė njė masakėr tė vėrtetė mbi kafshėt, duke i gjuajtur ato nė ēdo muaj tė vitit dhe mos u dhėnė mundėsi kafshėve tė shumohen.


Kune Vaini (Lezhė) Velipoja , Karavastaja, etj

Lagunat mė tė pasura tė Shqipėrisė rrezikohen tė mbeten pa larminė e kafshėve pėr tė cilat janė shquar. Shpendėt sa po vijnė dhe rrallohen nė rezervatet qė dikur lakmoheshin edhe nga tė huaj. Ashtu si edhe nė rezervatet e tjera tė vendit, problemet kryesore kanė tė bėjnė kryesisht me mbrojten qė shteti u ofron kėtyre zonave qė nga specialistėt cilėsohen si rezervate me njė pėrfitim ekonomik, nė qoftė sė do tė menaxhohen nė mėnyrė mė tė mirė. Gjithashtu, gjuetia e paligjshme, qė po bėhet nė kėtė zonė
pa respektuar asnjė kriter dhe sezon gjuetie, po i shkatėrron vlerat e kėtyre lagunave.


Janė zhdukur plotėsisht kėto kafshė:

Thėllėza e fushės: Vlorė, Fier, Shkodėr, Lushnje, Korēė, Malėsi e Madhe.
Fazani :Vlorė, Fier, Lushnje, Shkodėr, Elbasan, Korēė
Kaprolli: Vlorė, Has Kukės, Dibėr, Pukė, Tropojė, Librazhd, Gjirokstėr
Derri i Egėr: Has, Kukės, Tropojė, Vlorė, Pukė
Dhia e egėr: Tropojė, Dibėr, Malėsi e Madhe, Pėrmet, Ersekė
Lepuri i fushės: Vlorė
Pata e egėr:
Gjeli i egėr:

Janė nė rrezik zhdukje

Thėllėza e malit
Lepuri i egėr

Zonat qė rrezikohen
Has , Kukės, Dibėr, Tepelenė, Gjirokastėr,Mat, Bulqizė , Korēė, Librazhd


MJEDISI SOT NR. 103 | 7 | shtator 2005
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.11.2009, 13:06   #2
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Gjueti pa leje, ndėshkohen katėr italianė

Penalitetit tė gjuetisė sė paligjshme nuk i kanė shpėtuar katėr shtetas italianė. Ka qenė "goditja" e njė aksioni tė shtrirė gjatė kėsaj jave qė ka mundur tė penalizojė brenda vetėm njė dite nėntė persona, mes tė cilėve katėr italianė.

Me dyndjen e gjuetarėve, policia pyjore e Fierit nė kuadėr tė zbatimit tė ligjshmėrisė dhe rregulloreve pėr gjuetinė nė Republikėn e Shqipėrisė, ka shumėfishuar kontrollet e saj rutinė, kryesisht nė zonat mė tė preferuara prej gjuetarėve qė janė zonat e bregdetit dhe kryesisht nė "Godullėn e Ushtarit" (qė ėshtė edhe zonė e ndaluar pėr gjueti) dhe nė bregdetin e Semanit.

"Nga kėto kontrolle janė konstatuar njė sėrė parregullsish pėr sa i pėrket gjuetisė me mjete tė paligjshme dhe jashtė kritereve. Ėshtė bėrė e mundur kapja dhe penalizimi i pesė anėtarėve tė shoqatave tė gjuetarėve dhe peshkatarėve sportivė nga rrethi i Fierit dhe katėr shtetas italianė, mbi tė cilėt ėshtė zbatuar konform ligjit dhe rregullores sekuestrimi i materialeve tė paligjshme, si edhe ndėshkimi nga ana e policisė me gjobat pėrkatėse", thuhet nė njė deklaratė zyrtare pėr shtyp tė Drejtorisė sė Shėrbimit Pyjor Fier.

Mėsohet se shtetasit italianė janė kapur jo vetėm duke pėrdorur imitues, por edhe pa asnjė autorizim tė nevojshėm pėr gjueti nė territorin shqiptar. Duke qenė se kontrolli i fundit ka pėrkuar me ditėt e fundjavės, pritet qė dita e hėnė tė mbledhė komisionin pėr penalitete nė vlerė monetare pėr tė gjithė shkelėsit. Nga informacionet e marra, gjobat variojnė nga 5 mijė nė 100 mijė lekė tė rinj.

Ndėrkohė, nė komunikatėn e shtypit theksohet fakti se policia pyjore e Fierit do tė vijojė kontrollet me tė njėjtin intensitet nė ditėt nė vijim dhe do tė jetė strikte nė zbatimin e ligjit. Drejtoria e Shėrbimit Pyjor nė Fier ka kėrkuar nė mbyllje tė deklaratės jo vetėm nga shoqatat e ndryshme tė gjuetarėve dhe peshkatarėve tė Fierit, por edhe nga ēdo qytetar, pėr kapjen dhe ndėshkimin e tė gjithė shkelėsve tė ligjshmėrisė sė gjuetisė.

Kujtojmė se tri ditė mė parė ka qenė policia pyjore e Lushnjės ajo qė gjatė njė aksioni tė ndėrmarrė nė lagunėn e Karavastasė ndaloi dy gjuetarė italianė, tė cilėt jo vetėm qė i ndėshkoi me gjobė, por edhe i procedoi penalisht.

http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=74618
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 27.1.2010, 01:18   #3
 
Anėtarėsuar: 5.2008
Citim:
Gjuetia ilegale, kafshėt e egra drejt shfarosjes

POGRADEC - Grupe gjahtarėsh tė huaj nėn shoqėrinė e "korrierėve" vendas, prej kohėsh po masakrojnė kafshėt dhe shpendėt e egra nė Pogradec. Tė dielėn nė darkė, nė njė hotel buzė liqenit mbėrritėn disa xhipa me disa gjuetarė tė huaj, tė shoqėruar me vendas sė bashku me gjahun e ditės. Ata shkarkuan 10 lepuj tė vrarė, njė numėr tė madh thėllėzash mali e fushe si dhe disa shapka.

Burime pėr "Gazeta Shqiptare" konfirmojnė se ky ėshtė gjahu i njė dite tė vetme, ndėrkohė qė ky grup gjahtarėsh tė huaj do tė qėndrojė nė Pogradec pėr 10 ditė.

Paqėsor Gorellari, sekretari i shoqatės sė gjuetarėve, thotė se "ka mbi 15 vjet qė vijnė rregullisht nė Shqipėri gjuetarė tė huaj, sidomos nga Italia dhe Greqia, tė cilėt shoqėrohen nga tregtarė dhe matrapazė vendas, qė janė futur nė garė kush tė sjellė sa mė shumė gjuetarė tė huaj nė vendin tonė".

Sipas tij, ky fenomen po shkakton njė masakėr mbi kafshėt dhe shpendėt e egėr.

"Nė emėr tė futjes sa mė shumė tė biznesmenėve tė huaj dhe turistėve janė krijuar disa agjenci me gjuetarė tė huaj, tė cilėt jo vetėm qė gjuajnė edhe nė sezonin e ndaluar, por pėrdorin mjete ndjellėse tė ndaluara tė ushtrimit tė gjuetisė si, regjistratorė zėri tė kafshėve dhe tė shpendėve, tė cilat i ndjellin tek vendi i pritės. Pėrdorimi i prozhektorėve tė fuqishėm nga ana e gjahtarėve ilegalė ėshtė shfarosės", - shton ai.

Mėsojmė se mishi i kėtyre kafshėve dhe shpendėve tė egra qė gjuhen nė trevat tona, shkon pėr klientelėn e restoranteve tė njohura nė vendet fqinje.

Specialistėt thonė se nga kjo gjueti pa kriter janė zhdukur apo po shkojnė drejt zhdukjes dhe shumė kafshė apo shpendė tė rrallė.

Ndėr to specialistėt pėrmendin fazanin, thėllėzėn e fushės, kaprollin, derrin e egėr (ky drejt zhdukjes), thėllėzėn e malit etj.


http://bw.balkanweb.com/shqiperi/balkanweb-5484.html
VNf nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Tiranė: Aksion pėr pikat e paligjshme tė gazit nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Prerja e paligjshme e pyjeve nga VNf nė danėn "Tė reja"

Greqi: Ka nisur gjuetia kundėr tė huajve nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Kukės: Gjuetia pa kriter dėmton ekosistemin nga VNf nė danėn "Tė reja"

Gjuetia e luajve nga Kandhaon nė danėn "Aleksandri"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 07:46.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2010 SH

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.