| | |
| |||||||
| Vega: mjedis |
![]() |
| | Pėrdorimi i ēėshtjes | Paraqitja |
| | #1 | |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | |
| Kafshėt e rralla nė Shqipėri janė tė rrezikuara tė pakėsohen Sipas specialistėve tė mjedisit Kafshėt e rralla nė vendin tonė prej disa vitesh janė rrezikuar tė pakėsohen si pasojė e dėmtimit dhe ndryshimeve tė habitateve tė tyre, shprehen pėr ATSH-nė specialistė tė mjedisit. Shqetėsimin e tyre ata e lidhin me situatėn qė prej vitesh ka pėrfshirė botėn shtazore nė vendin tonė, e cila gjatė kėtyre viteve tė fundit po pėrballet me probleme tė shumta dhe po gjen shumė pak mbrojtje. Specialistėt shprehin domosdoshmėrinė e organizimit tė fushatave sensibilizuese. Kafshė tė rralla si ariu i murrmė, derri i egėr, lepuri i egėr, pelikani dalmat, gjeli i egėr, kaprolli, lopa e egėr, si dhe gjallesat e detit si karkaleci i detit, korali i kuq, por edhe lloje tė ndryshme peshqish, molusqesh, amfibėsh dhe reptilėsh, rrezikojnė nga dita nė ditė tė zhduken pėrfundimisht nga ekosistemi i vendit tonė. Ritmi i humbjeve tė biodiversitetit nė Shqipėri dhe numri i llojeve tė njohur qė rezultojnė tė zhdukur gjatė kėtyre 50 viteve tė fundit mendohet tė jetė nga mė tė lartėt nė Evropė. 4 lloje gjitarėsh janė zhdukur plotėsisht, ndėrsa 17 lloje shpendėsh nuk folezojnė mė nė territorin e vendit tonė. Prishja e habitateve ka ndikuar direkt nė jetėn dhe riprodhimin e kolonive tė veēanta. Shqiponjat e detit, vite mė parė kanė qenė njė lloj i pėrhershėm si dhe me shumė vende folėnizimi nė zonėn bregdetare si Velipojė, Lezhė, Karavasta, tashmė po shihet vetėm si dimėrues. Ndėrkohė qė kafshė tė tjera po largohen nga habitatet e tyre nė vendin tonė, si karabullaku i vogėl, i cili ėshtė zhdukur plotėsisht nga ligatinat shqiptare pas shqetėsimit dhe prishjes sė habitatit tė ushqimit. Humbja dhe copėzimi i habitateve, gjuetia e pakontrolluar dhe pa kritere, nė mėnyrė tė veēantė gjatė dimrit, varfėrimi dhe degradimi i ekosistemeve, prishja dhe erozioni gjenetik, shpyllėzimi, zhvillimi i bujqėsisė, janė faktorėt kryesorė tė zhdukjes sė llojeve tė kafshėve ose kėrcėnim pėr zhdukjen e tyre. Ēdo shqetėsim apo formė gjuetie e ushtruar gjatė periudhės sė riprodhimit sjell braktisjen e foleve dhe strofullave, braktisjen e tė vegjėlve, madje edhe ndėrprerjen e riprodhimit. Tipet kryesore tė ekosistemeve dhe habitateve mė tė rrezikuara nė vendin tonė janė detare, bregdetare (dunat ranore, grykėderdhjet e lumenjve, pyjet aluviane, lagunat dhe liqenet bregdetare), livadhet dhe kullotat alpine, liqenet kontinentale e ata akullnajorė, etj. Sipas specialistėve tė mjedisit, nė Shqipėri rreth 122 lloje rruazorėsh (27 gjitarė, 89 shpendė, 6 peshq) dhe 4 lloje bimėsh nė kėto 25 vitet e fundit mendohet se kanė humbur mbi 50 pėr qind tė popullatės sė tyre, tendencė qė ėshtė nė rritje. ATSH |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Ndryshon regjistrimi i adresave nė Shqipėrinė Perėndimore nga VNf nė danėn "Aktualitet" Austria jep 25 milionė euro pėr projektet me Shqipėrinė Perėndimore nga VNf nė danėn "Aktualitet" Kroacia sė shpejti lehtėsim i regjimit tė vizave me Shqipėrinė Perėndimore nga VNf nė danėn "Aktualitet" Greqia fshesė emigrantėve - forcim kufijve me Shqipėrinė Perėndimore nga VNf nė danėn "Aktualitet" Ndotja nė Shqipėrinė Perėndimore 3 herė mė e lartė se nė BE nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" |