Kthehu   Kreu > Vargmal > Tė reja arkeologjike
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 8.6.2008, 12:14   #1
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Shkrim i cituar Gallap: Zbulohet vendbanim dardan dhe kėshtjella e Keqekollės


Citim:
Nė Keqekollė tė Gallapit zbulohet vendbanimi dardan i epokės sė bronzit dhe kėshtjella Kekola

Kėto ditė ekspedita e Institutit tė Monumenteve dhe Muzeu Rajonal tė Prishtinės, e kryesuar nga arkeologu Haxhi Mehmetaj, ku po marrin pjesė Dukagjin Dibra - skulptor, Mr. Arben Arifi, arkeolog dhe studentėt Bardhyl Mehmetaj dhe Ardian Veliu, nė malėsinė e Gallapit, nė fshatin Keqekollė rreth 22 km nė verilindje tė Prishtinės, ka zbuluar pėr herė tė parė njė vendbanimi parahistorik dardan, tė epokės sė bronzit dhe njė kėshtjellė tė antikitetit.
Projekti i gjurmimeve arkeologjike ėshtė mbėshtetur financiarisht nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sportit.

Vendbanimi parahistorik ngrihej mbi njė kodėr tė butė, kundruall kodrave tė tjera, nė anėn e majtė tė bregut tė pėrroit lagjes sė Kaqotėve, nė vendin e quajtur “ Rrezja”, rreth 300 m nė jug tė varrezės dardane tė gjurmuar gjatė viteve 2000 – 2005, po nga Instituti i Monumenteve dhe Muzeu Rajonal i Prishtinės.

Pėrfaqėsohet nga fragmente tė dyshemeve dhe suvasė sė kasolleve, nga fragmente tė enėve tė qeramikės tė pėrdorimit tė pėrditshėm, njė mulliri guri pėr bluarjen e drithėrave, njė sėpatė ekskluzive guri etj.

Vendbanimi dardan i takon epokės sė bronzit tė vonė (1300 – 1100 p. Kr.). Ai paraqet fenomen tė rrallė kulturor dhe shkencor pėr njohjen e kulturės dardane, ngase pėr herė tė parė nė Kosovė ndeshen shtresime tė qarta tė epokės sė bronzit tė vonė.

Kėshtjella e antikitetit ngrihej mbi njė kodėr me pozitė tė jashtėzakonshme strategjike, 864 m mbi nivelin e detit. Ajo nė tė gjitha anėt ėshtė fortifikuar me mure tė ngritura me gurė mesatar dhe tė vegjėl, tė lidhur mė llaē. Muret rrethuese tė trasha rreth 2m ruhen mire nė tė gjitha anėt. Ato ndjekin linjėn mė tė lartė tė izohipsės sė kodrės duke i dhėnė kėshtjellės trajtėn e drejtkėndėshit tė ērregullt.

Kėshtjella nė anėn veriore ėshtė pėrforcuar me dy kulla drejtkėndore, tė ngritura nė dy faza. Nė fazėn e parė kulla lidhet nė mėnyrė organike me muret rrethuese.

Kurse brenda kullės sė fazės sė parė, nė njė fazė tjetėr ndėrmjetėsimi, brenda kullės sė parė ngritėt edhe njė kullė tjetėr, fenomen ky i pa parė deri me tani nė kėshtjellat e Dardanisė.

Lartėsia e mureve te kullės ruhet deri ne lartėsinė prej 4.60 m.

Gjetjet arkeologjike dėshmojnė se kėshtjella ėshtė ngritur nė shek. IV p.e.s., ndėrsa ėshtė rindėrtuar gjatė shek. VI, sikurse edhe shekujve IX –XI, pa pėrjashtuar mundėsinė e pėrfaqėsimit tė fazave dardane te epokės parahistorike.

Kėshtjella mund tė identifikohet me kėshtjellėn Kekola, tė cilėn e pėrmend Prokopi i Cezaresė, historiani i oborrit mbretėror tė mbretit mė origjinė dardane Justinianit, nė veprėn “ Mbi ndėrtimet”, nė shek. VI p.e.s.


Haxhi MEHMETAJ, drejtor i Institutit tė Monumenteve dhe Muzeut Rajonal tė Prishtinės.

http://www.rtklive.com/?categoryId=1&newsId=22459
mesdimr ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Sa helm ndaj njėri-tjetrit dhe mjaltė ndaj sundimtarėve sllavė - nga D.Arbėri nga rritės derrash nė danėn "Komentar"

Zbulohet pėrkrenarja e rrallė ilire nga vlug nė danėn "Tė reja arkeologjike"

Zbulohet njė varrezė e periudhės sė mesjetės nga vlug nė danėn "Tė reja arkeologjike"

Kėshtjella e Prezės nga Aht nė danėn "Natyra"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 03:36.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,20799S / 10KR