Kthehu   Kreu > Vargmal > Komentar
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 14.6.2008, 07:30   #1
kodmors
bukėpjekės
 
kodmors
 
Anėtarėsuar: 6.2007

Shkrim i cituar Zgjedhjet nė IRJM dhe fasada e Marrėveshjes sė Ohrit - nga S.Abazi


Citim:
Zgjedhjet qe sollen ne skene nacionalizmin
E Shtune, 14 Qershor 2008 / Dr. Sulejman Abazi (Neshaj)

Zgjedhjet per pushtetin qendror ne Maqedoni u bene objekt i kritikave te faktorit nderkombetar, duke shenuar incidente te renda dhe perseritjen e votimit ne 181 qendra. Analiza e situates na con ne nje perfundim te karakterit psikologjik. Ne zgjedhjet e radhes ne Maqedoni, ngriti koke nacionalizmi perballe kushteve dhe kerkesave per integrim. Atehere, ta fillojme me shqiptaret, pse ata jane te percare ne Maqedoni. Tendenca drejt unitetit te partive parlamentare shqiptare ne Maqedoni deshtoi. Tentativa acaroi me tej marredheniet, duke shfaqur qendrimin e hapur te mosfunksionimit te skemave politike qe synojne bashkepunimin shqiptar drejt faktorit politik te unifikuar. Akuzat e ndersjella nuk sjellin ndonje gje te re ne jeten politike, vec rivendosjen e shqiptareve ne qender te cilkonit politiko-elektoral. Ideja dhe synimi drejt kesaj marreveshjeje ne fakt eshte interesante edhe pas shume vitesh te (mos)funksionimit te Marreveshjes se Ohrit. Pas kesaj tentative, zoti Ahmeti akuzoi atehere iniciatorin e kesaj levizjeje se "po keqperdor zyrtaret ne Tirane dhe ne Prishtine per qellime politike". Pra, edhe konsulenca me politiken zyrtare te Tiranes dhe te Prishtines paska probleme(!). Le te mbetet edhe keshtu per Aliun, por shkaku mbeti kalimi i PDI-se ne opozite ne zgjedhjet e parafundit parlamentare. BDI-ja, si nje parti me tendenca qytetare, ne zgjedhjet e fundit mori shumicen e deputeteve shqiptare. Leshimet qe iu bene pales maqedone nuk kaluan pa pasoja. Humbja e aleates se Gruevskit, per Ahmetin, pavaresisht rezultateve zgjedhore ne zonen shqiptare, ka krijuar precedent dhe reagimin e forte te BDI-se.

Krahu politik maqedonas qe fitoi shumicen njihet si nje krah nacionalist i perfaqesuar nga VMRO-DPME. Partia Demokratike Shqiptare njihet si nje parti e spektrit te djathte, e dominuar ne programin e saj nga fryma nacionaliste, duke dhene here-here ne opinion mbeshtetjen e ceshtjes shqiptare dhe me tej. Deri ketu nuk ka ndonje gje te re. E reja pas ketyre zgjedhjeve qendron ne faktin e funksionimit te nje koalicioni te cuditshem kunder programor, kur dy forca politike, nje shqiptare dhe nje maqedonase, te cilat jane te rreshtuara ne krahet nacionaliste, arrijne te bejne koalicion dhe te pranojne qeverisjen e Maqedonise(!) Nese mund te pranohet se kjo ka nje ose disa argumente dhe justifikime, kjo ndodh gjithmone ne politike, por rikthimi ne pushtet ne kushtet kur ne ceshtjen kombetare jane ulur ne krah te njera-tjetres dy parti kundershtare, kjo ja vlen te dikutohet per qendrimin e pales shqiptare. Ajo qe eshte bere tashme nuk zhbehet, por permbushja e detyrimeve programore nuk justifikon faktorin politik shqiptar. Pse jane te percara partite politike shqiptare ne Maqedoni? Carja tjeter dhe mosfunksionimi i idese per nje union te perbashket politik shqiptar lidhet me interesat e pushtetit. Ne ekranet televizive te Tiranes shpesh kemi degjuar intervista te lidereve shqiptare te Maqedonise. Perpara opinionit ata e zbusin gjuhen dhe kamuflohen per mrekulli pas termave te moderuara, tipike per politiken shqiptare kudo.

Ngjarjet ne Maqedoni nuk kane perfunduar dhe problemi shqiptar atje mbetet i hapur. Ai po shkakton tensione midis shqiptaresh, kur nuk duhet te jete keshtu. Situata mbetet inkandeshente per shkak te rezervave qe shqiptaret kane ndaj moszbatimit te Marreveshjes se Ohrit. Leshimet e bera jane nen pergjegjesine e politikes shqiptare ne Maqedoni. Te dy partite e medha shqiptare i kane provuar perparesite e te qenit pjese e pushtetit qeverises. Luhatjet politike brenda faktorit shqiptar jane fokusuar brenda interesave te pushtetit dhe mungesa e nje opozite te unifikuar shqiptare, sjell ne vemendje dinakerine politike per perfitime partiake dhe utilitare. Mungesa e miratimit te ligjeve ne legjislativin e vendit ka lene pezull mjaft probleme qe lidhen me klimen shteterore te viteve 2000-2001. Kundershtimi maqedonas ka qene i pritshem kur vetem 6 per qind e kombesise maqedonase pranoi Marreveshjen e Ohrit. Ne ceshtjen nacionale politika maqedonase nuk ka leshuar pe.

Ne te kundert, faktori shqiptar nuk paraqitet me qendrim te unifikuar. Vlerat e luftes clirimtare qe sollen ne rend te dites nje marreveshje nderkombetare, nuk kane te bejne me ngjyrimet partiake, por me vullnetin politik per t'i sherbyer ne te gjitha planet ceshtjes shqiptare. Kritikat sot mund te drejtohen ndaj te dy partive me te medha shqiptare, por reagimi mbetet i pabesueshem. Kompromiset politike me faktorin maqedonas nuk kane justifikim, sepse ato nuk i sherbejne emancipimit te mjedisit te brendshem ne shtetin problematik. Deklaratat me nuanca politiko-diplomatike perballe qendrimit te faktorit nderkombetar, nuk justifikojne pasojat mbi mungesen e monitorimit te Marreveshjes se Ohrit, pasoja qe ndikuan ne situaten e fundit zgjedhore ne Maqedoni. Protestat nuk plotesojne kuadrin e kerkesave reale qe duhet te zgjidhen ne jeten politike maqedonase. Ky fenomen ka ndikuar dhe ndikon qe ne situata kulmore te nxjerre krye nacionalizmi duke zbehur ne maksimum perpjekjet qe behen per integrim.

Ajo qe pritej ndodhi. Shija e perplasjes ne fushaten zgjedhore, ku segmente te vecanta kriminale, krijuan incidente te renda me vrasje, plagosje, atentate dhe arrestime, jep mesazhe negative per te gjitha palet. Shkaqet ne palen shqiptare duhen kerkuar ne kompromiset dhe leshimet politike qe jane bere sistematikisht. Ndarjet administrative jane pranuar me lehtesi ne dem te shqiptareve. Si ka mundesi qe per nje deputet maqedonas votojne 3500-5000 zgjedhes dhe per nje deputet shqiptar duhet te votojne 10 mije deri ne 13 mije zgjedhes? Cfare dallimi ka vota e nje shqiptari dhe vota e nje maqedonasi ne nje shtet qe synon drejt standardeve demokratike dhe anetaresimit ne strukturat euroatlantike? Si mund te pretendohet per rritje te mirebesimit midis dy kombesive ne nje shtet te pranuar dykombesh? Pse duhet te kete dallime thelbesore midis dy kombesive? Garancite e Menduh Thacit ne emisionin "Shqip", te Rudina Xhunges, dhe kundershtimet e Ali Ahmetit ne ekranin e "Alsatit", nuk justifikojne situaten e rende ne zgjedhjet e fundit ne Maqedoni. Cfaredolloj shpjegimi qe mund te jepet nga lideret shqiptare, ato mbeten te njeanshme dhe jo bindese. Ceshtja shqiptare ne Luginen e Vardarit ka perparesite e saj ne ceshtjen tone kombetare dhe me kete nuk mund te luaje askush. Te renet ne lufte kane lene amanetin e tyre dhe ata nuk luftuan per karriget e shpifura te pushtetit, por per lirine e shqiptareve ne nje shtet demokratik.

http://www.kohajone.com/html/artikull_26615.html
kodmors nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.6.2008, 07:31   #2
kodmors
bukėpjekės
 
kodmors
 
Anėtarėsuar: 6.2007
Citim:
Ne retrospektive duhet kujtuar se ngjarjet kane shoqeruar jeten social-politike te Maqedonise pas perfundimit te luftes. Me daten 1 shtator 2003, pas mbledhjes se Keshillit te Sigurimit ne Maqedoni, u vune ne levizje trupat ushtarake, mjetet e blinduara dhe helikopteret, per t'u derguar ne zonen e Kumanoves, e "per te lare hesapet" me "terroristet" shqiptare. Nje levizje ushtarake qe terrorizoje popullsine shqiptare, duke nxitur eksodin e tyre drejt Kosoves dhe Presheves. Ne nje territor te banuar krejtesisht nga shqiptaret, krijohet zona e pasigurt nen represionin e trupave ushtarako-policore. U vune ne levizje trupa te quajtura "tigra" e "luane", te cilet bllokuan rruge, zona, shpallen greva, kercenuan shtetin maqedonas dhe qeverine, duke shfaqur kerkesa te rrezikshme, kercenuese me fryme nacionaliste. Ngjarjet e 2003-shit ne fshatin e izoluar Tanushe, ne kufi me Kosoven, nxoren zbuluar politiken maqedonase. Imazhet luftarake te atyre koheve, sherbyen si nje paralajmerim i krizes qe do te mberthente vete shtetin fyromas, deri ne sakrifikimin e kreut te shtetit te tyre. Fillimi i vitit shkollor shenon nje tjeter ngjarje te rende ne Maqedoni. Nacionalizmi ekstrem dallon kete radhe ne dhunen e ushtruar nga te rinjte, te mbeshtetur nga policia, per te mos lejuar te rinjte shqiptare te vazhdojne arsimimin e tyre ne gjuhen amtare. Jo vetem kaq, por rrezikon te digjet tempulli i shkronjave te gjuhes shqipe ne Manastir. Ne vitin 2003, situata e rende ne Likove pasoi dy here me "rastin Kondove" dy vjet me vone, ku shqiptaret "rrezikuan" ekzistencen e shtetit maqedonas dhe u bene shkak per "destabilizimin" e rajonit. Kaq vlen per te kuptuar, se realiteti ne Maqedoni nuk eshte roze, por i mbingarkuar me frymen nacionaliste. Amplifikimi i ngjarjeve te tilla, i ka sherbyer interesave maqedonase dhe fryma e nacionalizmit prej tyre ka marre permasa me te medha, duke fajesuar shqiptaret. Shqiptaret nuk duhet te bien pre e krizave politike qe perjetojne subjektet politike maqedonase. Shteti fqinj, i dominuar nga nacionalizmi ekstrem, ka kohe qe pas nderhyrjes nderkombetare per te ndalur rrokopujen, tani tregon dhembet dhe tanket, tenton te djege shkolla shqipe, nuk pranon dygjuhesine, dykombesine, perkedhel nje opozite vendese obskurantiste me fryme te theksuar antishqiptare, duke synuar qe krizen e vet te identitetit ta kaloje ne shpine te shqiptareve. Cfare ngjet me kete popull te pa emancipuar, pasoje dhe pasqyre e politikes qe ndjek. "Struga si San Marino e Monako"! Cdo gje ngjet ne kete Ballkan te trazuar.

Hapesirat shqiptare ne shtetin maqedonas ndodhen ende nen pasojat e luftes dhe popullsia shqiptare ndjen varferine, daren e shtrenguar dhe biznesi shqiptar roberine. Imazhet e luftes jane te fresketa dhe pasojat nuk mund te anashkalohen. Mbrojtja e te drejtave te shqiptareve te diskriminuar dhe te lene pas dore kur marreveshje me kolorit nderkombetar, eshte katandisur ne nivel te marredhenieve partiake, e pa monitoruar, shton dilemen ne opinionin shqiptar. Propagandohet se toleranca po fiton terren, por realiteti mbetet me ngjyre te erret. Te gjithe i quajne shqiptaret te paduruar, te nxituar, duke u ferkuar koken te perkedhelurve te politikes. Shqiptaret presin perballe shurdherise nacionaliste dhe vulgaritetit te nje shoqerie te pa emancipuar me mentalitete te vjetra, te bazuara ne diskriminimin sistematik te tyre mbi bazen e ndikimeve te thella te ideologjise se vjeter titiste.

Situata e pas-referendumit dhe momenti i formimit te qeverise se re ne Maqedoni, sollen nje qendrim te ri provokues ndaj shqiptareve ne kete republike. Te gjithe mjaftohen me mendimin, se ka nje marreveshje dhe ajo duhet zbatuar. Ne fakt, e verteta e saj qendron krejt ndryshe. Askush nga palet, nuk mesohet dot me kushtet dhe prezencen e saj, sepse asnje nuk e do dhe nuk e respekton me ate. Ajo eshte bere nje bezdi per shqiptaret dhe per vete maqedonasit. Imponimi i saj prej faktorit nderkombetar, tregon per nje gabim trashanik me dashje, e cila e ka te veshtire sot te pranoje deshtimin e saj. Analiza duhet bere me thjeshte, qe shqiptaret te bindin veten, perse ka kaq shume kriza politike ne Maqedoni. Askush nuk kerkon, pse marreveshja ka deshtuar, pse eshte shmangur dhe pse nuk monitorohet. Ajo eshte kthyer ne nje kufome politike pa shpirt. Nuk mund te pritet ndonje qendrim tjeter prej maqedonasve per interesat e tyre. Pergjegjesia mbetet tek shqiptaret. Mosmarreveshjet brenda tyre jane qesharake dhe marrezi. A eshte punuar per te perfituar maksimalisht prej hapesirave te Marreveshjes se Ohrit? Maqedonasit duhet te pranojne dhe te mesohen me faktin, se shqiptaret nuk jane pakice, por perkundrazi, ata jane te barabarte. Referendumi ishte nje marrezi maqedonase dhe qendrimi shqiptar beri qe pergjegjesia te kalonte ne anen e nxitesve te tij. Prej rezultatit nacionalizmi ekstrem maqedonas mori nje goditje te forte, duke e ndjere veten ne minorance. Deshtimi ishte nje goditje morale per ata qe votuan ne favor te tij, duke u konsideruar si detashment konstant i nacionalizmit agresiv maqedonas. Do te duhet shume kohe te ndryshoje nje gjendje e tille. Ne kete hapesire, problem mbetet kontrolli i situates tek shqiptaret. Acarimet ne problemet e Kondoves nuk ben gje tjeter, vecse provokuan shqiptaret nepermjet dozave te nacionalizmit agresiv, duke i fryre me shume zjarrit te konfliktit te kerkuar ne Maqedoni.

Opinioni shqiptar ne Maqedoni nuk ka me besim te Marreveshja e Ohrit. Edhe per zgjedhjet vendore, ku u konkurrua per 84 komuna si dhe per bashkine e kryeqytetit, Shkup, natyra e zgjedhjeve nuk ndryshoi shume nga ajo e referendumit dhe e zgjedhjeve te fundit per pushtetin qendror. Ne 1.6 milione votues, rezultoi se ne 181 qendra votimi do te kete perseritje te tyre. Ne zgjedhjet e pushtetit lokal ne komunen e Dibres votimi nuk e kaloi shifren 4 per qind. Do te deshironim qe zgjedhjet te ishin pjese e reformimit te politikes vendase drejt aspiratave integruese te Maqedonise, por gjithsesi realiteti flet krejt ndryshe. Nuk ka rendesi se ku pretendojne te fitojne partite politike shqiptare, kur dihet se ne cilat zona popullsia shqiptare perben shumicen. Nga analiza e fakteve shikojme te dominoje nje problem qe ka te beje me gjendjen psikologjike te popullsise maqedonase ne teresi. Pjesemarrja ne votime nuk eshte vetem kundershti e kombesise shqiptare, por ne mase ajo eshte me teper e dallueshme ne votuesit e kombesise maqedonase, te cilet kane arsye politike te sillen keshtu. Shkak eshte bere Marreveshja e Ohrit. Duke pare pranine e faktorit shqiptar ne nivelin e dykombesise, maqedonasit e shohin te pamundur te ardhmen e Maqedonise sic e duan ata. Populli i thjeshte maqedonas, i gjendur nen nje krize te ashper ekonomike, po humbet ndjenjat nacionaliste dhe si rrugedalje te vetme sheh Greqine dhe Bullgarine, si anetare te BE-se dhe NATO-s. Nacionalizmi nxjerr krye ne "politiken larte" ne te dy krahet. Kjo psikologji ne kushte te caktuara mund te behet dominuese. Eshte nje problem i mprehte qe ka filluar ta ndjeje politika ne Shkup.

Kriza politike brenda dy kombesive mbi mosfunksionimin e Marreveshjes se Ohrit, eshte e dukshme dhe ajo nuk mund te kaloje ne heshtje ne vleresimin e faktorit nderkombetar. Ende ka shume njerez ne Maqedoni, pa vecuar ketu as nivelin e larte te udheheqjes se shtetit maqedonas, qe mendojne se shteti i tyre eshte vetem i maqedonasve dhe nuk ka vend per shqiptaret. Le te vazhdojne te mendojne keshtu, kjo eshte puna e tyre. Kjo eshte nje teme shume interesante, e lakuar shume se fundi, me lloj-lloj nismash rajonale, brenda nje organizmi te vetem evropian, sic eshte nisma "Adriatik-3". Kjo nisem rajonale do te vazhdoje te kete vlera pozitive per te ardhmen, pavaresisht mohimit qe iu be Maqedonise ne Samitin e Bukureshtit. Lideret e shteteve ballkanike ne rrafshin diplomatik, takim pas takimi ne deklarimet e tyre kane qene te bindur se perballe "mashtrimit reciprok" vllazeror e te fqinjesise se mire, ata i bejne sistematikisht njeri - tjetrit karshillek pa menduar seriozisht, se sa qeshje e buzeqeshje hipokrite ka ne fytyrat e tyre. Kjo nuk eshte e re per psikologjine nacionaliste ballkanase. Shtete te diktatures, te cilet nuk e njohin tolerancen duhet te jene objekti i monitorimit te plote nderkombetar, qe te mund te flitet me vertetesi kundrejt situatave, analizave dhe fakteve dhe jo me preferencat dhe padrejtesite e hershme ne kurriz te kombeve dhe kombesive. Debati i nxehte qe ka mberthyer politikane e filozofe sot, eshte arsyeja qe tenton te dalloje vlerat dhe etiketimet mes terrorizmit dhe patriotizmit. Kushdo ka te drejte te mendoje keshtu, duke i meshuar me shume dilemes, duke mos e perjashtuar veten nga tronditja e pergjithshme psikologjike qe dominon njerezimin sot. Sipas kendveshtrimeve te shumta, shpesh jo vizionare per te ardhmen, te gjitha trajtesat e shkrimberesve, nuk bejne gje tjeter, vecse e shtojne me shume konfuzionin dhe anarkine ne mendimin progresist te se ardhmes. Dhe rastet nuk mungojne. Era e luftes, e mbarsur me virusin e nacionalizmit agresiv ende qendron mbi kokat e ballkanasve. Mund te thuhet madje, se nepermjet saj behet edhe percaktimi i zhvillimeve te nje vendi". Mire eshte edhe keshtu, sepse kur vjen koha per te vleresuar "leksionet e demokracise", atehere perseri vrapojne te dalin ne krye ata qe kane rrudhur vetullat dhe kane pare venger me fytyra te ngrysura, sepse u jane cenuar interesat dhe vlerat e leksioneve nga "cubat e malit". Sa keq eshte keshtu.

Mirekuptimi eshte pjese e sjelljes dhe veprimtarise ne politike, por pavaresia e mendimeve dhe argumentet per te qene bindes per ceshtjen qe mbron, nuk jane ne dore te te tjereve, por ne qendrimin e lidershipit, mbeshtetur ne analizen reale te ngjarjeve. Qendrimet e "moderuara" sot nuk justifikojne asgje nga e kaluara. Tere periudha e pasluftes ne Maqedoni, ka qene nje gracke e ngritur per faktorin politik shqiptar. Prononcimet vertetojne kete ngecje dhe deshtim ne politike. Pavaresisht gjuhes se perdorur problemet ne Maqedoni, nuk shkojne dhe aq mire sa mendohet. Marreveshja e Ohrit, aktualisht mbetet nje fasade nga te dy palet per te mbuluar dhe fshehur pabarazite etnike qe veprojne sot ne Maqedoni. Kjo dallon here pas here ne prirjet nacionaliste te Shkupit, ne ison e te ciles jane perfshire dhe lideret politike shqiptare.

http://www.kohajone.com/html/artikull_26615.html
kodmors nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Liqeni i Ohrit nga Shqipe nė danėn "Troje"

Gjermania 5.5 milion € pėr liqenin e Ohrit nga mesdimr nė danėn "Aktualitet"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 04:19.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,18198S / 10KR