| | #1 | |
| bukėpjekės Anėtarėsuar: 6.2007 | |
| Zgjedhjet qe sollen ne skene nacionalizmin E Shtune, 14 Qershor 2008 / Dr. Sulejman Abazi (Neshaj) Zgjedhjet per pushtetin qendror ne Maqedoni u bene objekt i kritikave te faktorit nderkombetar, duke shenuar incidente te renda dhe perseritjen e votimit ne 181 qendra. Analiza e situates na con ne nje perfundim te karakterit psikologjik. Ne zgjedhjet e radhes ne Maqedoni, ngriti koke nacionalizmi perballe kushteve dhe kerkesave per integrim. Atehere, ta fillojme me shqiptaret, pse ata jane te percare ne Maqedoni. Tendenca drejt unitetit te partive parlamentare shqiptare ne Maqedoni deshtoi. Tentativa acaroi me tej marredheniet, duke shfaqur qendrimin e hapur te mosfunksionimit te skemave politike qe synojne bashkepunimin shqiptar drejt faktorit politik te unifikuar. Akuzat e ndersjella nuk sjellin ndonje gje te re ne jeten politike, vec rivendosjen e shqiptareve ne qender te cilkonit politiko-elektoral. Ideja dhe synimi drejt kesaj marreveshjeje ne fakt eshte interesante edhe pas shume vitesh te (mos)funksionimit te Marreveshjes se Ohrit. Pas kesaj tentative, zoti Ahmeti akuzoi atehere iniciatorin e kesaj levizjeje se "po keqperdor zyrtaret ne Tirane dhe ne Prishtine per qellime politike". Pra, edhe konsulenca me politiken zyrtare te Tiranes dhe te Prishtines paska probleme(!). Le te mbetet edhe keshtu per Aliun, por shkaku mbeti kalimi i PDI-se ne opozite ne zgjedhjet e parafundit parlamentare. BDI-ja, si nje parti me tendenca qytetare, ne zgjedhjet e fundit mori shumicen e deputeteve shqiptare. Leshimet qe iu bene pales maqedone nuk kaluan pa pasoja. Humbja e aleates se Gruevskit, per Ahmetin, pavaresisht rezultateve zgjedhore ne zonen shqiptare, ka krijuar precedent dhe reagimin e forte te BDI-se. Krahu politik maqedonas qe fitoi shumicen njihet si nje krah nacionalist i perfaqesuar nga VMRO-DPME. Partia Demokratike Shqiptare njihet si nje parti e spektrit te djathte, e dominuar ne programin e saj nga fryma nacionaliste, duke dhene here-here ne opinion mbeshtetjen e ceshtjes shqiptare dhe me tej. Deri ketu nuk ka ndonje gje te re. E reja pas ketyre zgjedhjeve qendron ne faktin e funksionimit te nje koalicioni te cuditshem kunder programor, kur dy forca politike, nje shqiptare dhe nje maqedonase, te cilat jane te rreshtuara ne krahet nacionaliste, arrijne te bejne koalicion dhe te pranojne qeverisjen e Maqedonise(!) Nese mund te pranohet se kjo ka nje ose disa argumente dhe justifikime, kjo ndodh gjithmone ne politike, por rikthimi ne pushtet ne kushtet kur ne ceshtjen kombetare jane ulur ne krah te njera-tjetres dy parti kundershtare, kjo ja vlen te dikutohet per qendrimin e pales shqiptare. Ajo qe eshte bere tashme nuk zhbehet, por permbushja e detyrimeve programore nuk justifikon faktorin politik shqiptar. Pse jane te percara partite politike shqiptare ne Maqedoni? Carja tjeter dhe mosfunksionimi i idese per nje union te perbashket politik shqiptar lidhet me interesat e pushtetit. Ne ekranet televizive te Tiranes shpesh kemi degjuar intervista te lidereve shqiptare te Maqedonise. Perpara opinionit ata e zbusin gjuhen dhe kamuflohen per mrekulli pas termave te moderuara, tipike per politiken shqiptare kudo. Ngjarjet ne Maqedoni nuk kane perfunduar dhe problemi shqiptar atje mbetet i hapur. Ai po shkakton tensione midis shqiptaresh, kur nuk duhet te jete keshtu. Situata mbetet inkandeshente per shkak te rezervave qe shqiptaret kane ndaj moszbatimit te Marreveshjes se Ohrit. Leshimet e bera jane nen pergjegjesine e politikes shqiptare ne Maqedoni. Te dy partite e medha shqiptare i kane provuar perparesite e te qenit pjese e pushtetit qeverises. Luhatjet politike brenda faktorit shqiptar jane fokusuar brenda interesave te pushtetit dhe mungesa e nje opozite te unifikuar shqiptare, sjell ne vemendje dinakerine politike per perfitime partiake dhe utilitare. Mungesa e miratimit te ligjeve ne legjislativin e vendit ka lene pezull mjaft probleme qe lidhen me klimen shteterore te viteve 2000-2001. Kundershtimi maqedonas ka qene i pritshem kur vetem 6 per qind e kombesise maqedonase pranoi Marreveshjen e Ohrit. Ne ceshtjen nacionale politika maqedonase nuk ka leshuar pe. Ne te kundert, faktori shqiptar nuk paraqitet me qendrim te unifikuar. Vlerat e luftes clirimtare qe sollen ne rend te dites nje marreveshje nderkombetare, nuk kane te bejne me ngjyrimet partiake, por me vullnetin politik per t'i sherbyer ne te gjitha planet ceshtjes shqiptare. Kritikat sot mund te drejtohen ndaj te dy partive me te medha shqiptare, por reagimi mbetet i pabesueshem. Kompromiset politike me faktorin maqedonas nuk kane justifikim, sepse ato nuk i sherbejne emancipimit te mjedisit te brendshem ne shtetin problematik. Deklaratat me nuanca politiko-diplomatike perballe qendrimit te faktorit nderkombetar, nuk justifikojne pasojat mbi mungesen e monitorimit te Marreveshjes se Ohrit, pasoja qe ndikuan ne situaten e fundit zgjedhore ne Maqedoni. Protestat nuk plotesojne kuadrin e kerkesave reale qe duhet te zgjidhen ne jeten politike maqedonase. Ky fenomen ka ndikuar dhe ndikon qe ne situata kulmore te nxjerre krye nacionalizmi duke zbehur ne maksimum perpjekjet qe behen per integrim. Ajo qe pritej ndodhi. Shija e perplasjes ne fushaten zgjedhore, ku segmente te vecanta kriminale, krijuan incidente te renda me vrasje, plagosje, atentate dhe arrestime, jep mesazhe negative per te gjitha palet. Shkaqet ne palen shqiptare duhen kerkuar ne kompromiset dhe leshimet politike qe jane bere sistematikisht. Ndarjet administrative jane pranuar me lehtesi ne dem te shqiptareve. Si ka mundesi qe per nje deputet maqedonas votojne 3500-5000 zgjedhes dhe per nje deputet shqiptar duhet te votojne 10 mije deri ne 13 mije zgjedhes? Cfare dallimi ka vota e nje shqiptari dhe vota e nje maqedonasi ne nje shtet qe synon drejt standardeve demokratike dhe anetaresimit ne strukturat euroatlantike? Si mund te pretendohet per rritje te mirebesimit midis dy kombesive ne nje shtet te pranuar dykombesh? Pse duhet te kete dallime thelbesore midis dy kombesive? Garancite e Menduh Thacit ne emisionin "Shqip", te Rudina Xhunges, dhe kundershtimet e Ali Ahmetit ne ekranin e "Alsatit", nuk justifikojne situaten e rende ne zgjedhjet e fundit ne Maqedoni. Cfaredolloj shpjegimi qe mund te jepet nga lideret shqiptare, ato mbeten te njeanshme dhe jo bindese. Ceshtja shqiptare ne Luginen e Vardarit ka perparesite e saj ne ceshtjen tone kombetare dhe me kete nuk mund te luaje askush. Te renet ne lufte kane lene amanetin e tyre dhe ata nuk luftuan per karriget e shpifura te pushtetit, por per lirine e shqiptareve ne nje shtet demokratik. http://www.kohajone.com/html/artikull_26615.html |
| | #2 | |
| bukėpjekės Anėtarėsuar: 6.2007 | Citim:
| |
| | |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Liqeni i Ohrit nga Shqipe nė danėn "Troje" Gjermania 5.5 milion pėr liqenin e Ohrit nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" |