| | Ia ka marrė stafetėn Tirana nė 2005-ėn: Citim: Tirana nė pritje tė Janullatosit si "qytetar nderi"
Mehdi Hyseni
Propozimi i kryebashkiakut tė Tiranės, Edi Ramės dhe i grupit tė tij, qė Anastas Janullatos (kryepeshkop i Kishės Ortodokse nė Shqipėri), tė shpallet qytetar nderi i Tiranės, ėshtė shembulli mė konkret se nė ēfarė stadi tė lartė qenka zhvilluar ndjenja patriotike e kosmopolitizimit ndaj nderimit tė Tiranės shqiptare, me njeriun e saj tė parė tė nderit, Anastas Janullatos.
Njė propozim tė tillė tė arkitektit vizionar tė rrokaqiejve tė Tiranės, Edi Rama, mund ta ketė miratuar si tė pranueshėm vetėm politika dhe propaganda antishqiptare e Kishės Ortodokse Greke (KOG) dhe ajo e Kishės Ortodokse Serbe (KOS) e kursesi politika kombėtare shqiptare.
Kjo iniciativė propozuese, edhe nuk mund tė kualifikohet ndryshe veēse si akti mė i turpshėm dhe mė skandaloz i politikės miope tė bashkiakut tė Tiranės, Edi Rama, prapavija e tė cilit ėshtė aq provokuese, aq perfide, aq antishqiptare saqė nė detaje pasqyron kuentisencėn e politikės sė reformatorit demokrat tė kryeqytetit tė Tiranės.
(...)
Sigurisht se, Edi. Rama, para se tė dalė nė opinion me kėtė propozim skandaloz, ofendues dhe provokues pėr opnionin mbarė kombėtar shqiptar, ka mbajtur parasysh edhe kontributin e fundit tė Janullatosit, i cili nė qershor tė kėtij viti, i shoqėroi zyrtarėt e qeverisė sė Greqisė, me rastin e inaugurimit tė shkollės greke nė Korēė pėr nxėnėsit shqiptarė(!) Ja, kjo ėshtė gjithėmerita e kryepeshkopit grek, Anastas Janullatos nė mbarėvjatjen e ekumenizmit ndėrfetar dhe ndėrpolitik e demokratik jo vetėm nė Tiranė, por nė mbarė Shqipėrinė.
Ska dyshim se, edhe ky akt inicues i turpshėm antishqiptar i shpėrpalljes sė Janullatosit qytetar nderi i Tiranės nga miqtė e tij grekofilė, provon sheshit dhe, njėherit na apostrofon seriozisht se armiqtė e brendshėm tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė janė bėrė edhe mė tė rrezikshėm dhe, mė tė paparashikuar pėr interesin e pėrgjithshėm kombėtar dhe shtetėror tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė, sesa edhe vetė kryeagjenturat greko-serbe, tė cilat pėrveē veprimit tė tyre tė nėndheshėm, tani kanė filluar tė veprojnė edhe haptazi pėrmes miqve tė tyre tė instrumentalizuar tė Bashkisė sė Tiranės, siē ėshtė rasti konkret i kryebashkiakut tė saj Edi Rama, i cili benda natės gjeti mbėshtetjen e parezervė te bashkėmendimtarit tė tij Aleksandėr Biberaj (anėtar i Kryesisė sė PD-sė), duke nėnvizuar se :
"Partia Demokratike ka vlerėsuar dhe vlerėson lart kontributin jashtėzakonisht tė ēmuar tė hirėsisė sė tij zotit Anastas Janullatos (Kryepeshkop i Kishės Autoqefale Shqiptare), si dhe tė udhėheqėsve tė tjerė tė komuniteteve fetare nė ndėrtimin e infrastrukturės shpirtėrore tė kombit tonė si dhe tė mirėkuptimit tė shkėlqyer, harmonisė dhe tolerancės fetare".
Ai siguroi nė fund se "grupi i kėshilltarėve tė PD-sė, nė Bashkinė e Tiranės do tė mbėshtesė pa rezerva propozimin pėr dhėnien e "Qytetarisė sė nderit tė Tiranės" udhėheqėsve tė komuniteteve fetare nė Shqipėri".(Rilinjda Demokratike, 25.05.05).
Ky konkluzion i Aleksandar Biberajt nė emėr tė PD-sė, ėshtė i pranueshėm vetėm interesat e ngushta dhe parciale tė partisė sė tij demokratike, por jo edhe pėr interesat vitale kombėtare dhe shtetėrore tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė. Mirėpo, sa ia vlen qė (orė e ēast, pėrditė dhe me vite), tua rikujtojmė interesat jetike tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve antikombėtarėve dhe antidemokratėve, kur vetė PD-ja me nė krye Sali Berishėn, qė vitet e 90-ta tė shekullit XX e patėn importuar nga Greqia nė krye tė Kishės Ortodoske Autoqefale Shqiptare peshkopin grek, Anastas Janullatos, i cili pėr demokratėt e PD-sė ėshtė simbol i shenjtė nė ndėrtimin e ekumenizimit dhe tė infrastrukturės shpirtėrore tė kombit tonė, siē ka deklaruar A.Biberaj?!
Ky deskripsion i profetit engjullor-demokrat grek i Anastas Janullatosit ėshtė i paqėndrueshėm dhe subjektiv, sepse nuk ka kurrfarė lidhmėrie as me infrastrukturėn, as me superstrukturėn e bazės shpirtėrore, as kulturore, as historike tė KOMBIT SHQIPTAR, por ka tė bėjė thjesht, vetėm me ideologjinė reaksionare antishqiptare tė helenizimit, i cili si i tillė pėrditė e mė shumė po gjen terren tė pėrshtatshėm jo vetėm te Omonia greke nė Shqipėri, por edhe nė infrastrukturėn dhe nė superstruktrurėn vėrtikale dhe hosrizontale tė institucioneve dhe organeve tė caktuara shtetėrore nė Shqipėri.
Fatkeqėsisht, kėtė penetrim tė helenizmit nė qarqet institucioanle shqiptare, e provon edhe propozimi i i theksuar i kryebashkiakut tė Tiranės, Edi Rama, se pėr merita tė veēanta (tė cilat, vetėm Bashkia e tij dhe, Partia Demokfratike e Sali Berishės, do tė duhej ti kenė ditur dhe ti kenė pasur tė qarta pėr hir tė ineteresit tė tyre, jo pėr hir tė interesit tė pėrgjithshėm kombėtar assesi), Anasras Janullatosi, duhet tė pėrshpallet Qytetar nderi i Tiranės!
(...)
...propozimi i inicuar i kryebashkiakut, Edi Rama dhe, i mbėshtetur nga PD-ja, qė me arsye tė shėndoshė dhe, objektivisht nė frymėn e mbrojtjes sė interesit tė pėrgjithshėm kombėtar dhe shtetėror tė Shqipėrisė (atypėraty), e ka hedhur poshtė zonja Nermin Basha (ska rėnbdėsi ėshtė apo jo anėtare e Kryesisė sė PD-sė), me ērast vuri nė dukje se partia e saj ishte Shqipėria, jo PD-ja e Sali Berishės, e cila pėrmes importimit dhe mbėshtetjes sė Anastas Janullatosit, e mbėshtet politikėn heleniste antishnqiptare tė Greqisė nė Shqipėri. Kėtė politikė tėrėsisht tė gabuar e provon edhe normalzimi i marrėdhėnieve shqiptare-greke (1990), me ērast u injorua zgjidhja e ēėshtjes sė Ēamėrisė dhe e ēamėve tė viktimizuar nga holokausti fashist grekomadh.
Meqė koha ėshtė duke punuar pėr interesin e helenizmit nė Shqipėri, nuk ėshtė aspak e ēuditshme qė kryebashkiakėt e Tiranės dhe demokratėt e PD-sė sė Sali Berishės, ta dekorojnė A. Janullatosin pėr merita tė jashtėzakonshme shpirtėrore e fetare, qė kėto, sipas tyre qenkanė infrastruktura shpirtėrore e kombit shqiptar, mirėpo, ato dekorata dhe shpėrblime tė miqve grekė si Janullatosi, ashtu edhe politika zyrtare greke, duhet ti kenė kuptuar vetėm si akte individuale tė vullnetit tė mirė tė Edi Ramės dhe tė partizanėve tė tij, qė po frikėsohen se mos do i humbin fijet tregtare, kulturore, ekumenike dhe ekonomike me miqtė e tyre grekė (kur dihet se sot ne Shqipėri veprojnė dhe operojnė mbi 350 firma tė ndryshme greke.
Kjo statistikė dėshmon se nė ēfarė rruge tė zhvillimit dhe tė prosperitet, me orientim perėndimor ėshtė nisur Shqipėria, kur dihet se Greqia nuk i pėrket kulturės dhe civilizimit tė Evropės Perėndimore), e jo kursesi si dekorata a shpėrblime me karakter shtetėror nė emėr tė qeverisė sė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve, jo se jo. Gazeta "Monitor", gusht 2005 | Citim: Kėshilli bashkiak i Tiranės shpall pa votim "qytetar nderi" Anastas Janullatosin
Tiranė - Ditėn e premte, datė 16 shtator 2005, ora 18.00, Kėshilli Bashkiak i Tiranės mbajti nė fshehtėsi tė plotė e larg pranisė sė mediave, mbledhjen e radhės, pėr ēėshtjet me problematikė e tė mprehtė tė periudhės.
Mbas diskutimeve pėr buxhetin dhe pėr ndėrtimin e trotuarit tė Bulevardit kryesor tė Tiranės, ēėshtja mė e rėndėsishme ishte ajo e dhėnies sė titullit "Qytetar Nderi tė Tiranės" katėr klerikėve tė lartė: Hafiz Sabri Koēit (pas vdekjes), imzot Rrok Mirditės, baba Reshat Bardhit dhe episkopit Anastas Janullatos.
Propozimi i anėtarit tė Kėshillit Bashkiak tė PLL, z.Murat Basha, ishte qė tė jepet titulli pėr secilin veē e veē, pas njė votimi tė pėrgjithshėm. Ky propozim nuk u pranua nga kryesia e kėshillit bashkiak dhe u kėmbėngul qė votimi tė bėhej nė grup, pėr tė gjithė klerikėt bashkė. Duke parė qė do tė votohej nė grup, z.Basha i bėri njė rezyme tė shkurtėr veprimtarisė antishqiptare tė "Fort tė Lumturit" Cac Janullatosit, duke nxjerrė dokumente e foto tė tij me eksponentėt mė tė lartė tė shtetit grek, si edhe me kryetarin e Organizatės Vorio-Epiriote, Harallambis Karathanos.
Nisur nga ky fakt, meqenėse edhe emėrimi i Janullatosit nė krye tė Kishės Ortodokse ėshtė njė shkelje e hapur e statutit tė saj, propozimi i dytė i N/kryetarit tė PLL-sė Basha, ishte qė nė vend tė Janullatosit, tė vihej emri i imzot Fan Nolit, Visarion Xhuvanit ose Kristofor Kisit, duke shpėrfaqur vlerat atdhetare e morale tė legalistėve, qė kur vjen puna pėr interesat e Shqipėrisė e shqiptarizmės, dinė tė dalin jashtė kornizave tė interesave tė ngushta partiake.
"Unė si zogist i thekur po propozoj antizogistin e flaktė Fan Noli, e besoj qė edhe ju fanolistėt do ta mbėshtesni idhullin tuaj politik" -tha Basha.
Por Kryesia e kėshillit bashkiak nuk e pranoi edhe kėtė propozim, gjė qė e shtyu legalistin Murat Basha tė hidhte nė tavolinė propozimin e tretė:
"Ta shtyjmė dhėnien e titullit ndaj Janullatosit nė njė kohė tė ardhme dhe ju nė emėr kėshillit bashkiak, t'i kėrkoni kryetares sė Bashkisė sė Athinės Dora Bakojanis qė nė bazė tė marėdhėnieve reciproke, t'i japė titullin qyetar nderi tė Athinės njerės prej figurave tė shquara shqiptare qė udhėhoqėn luftėn pėr Pavarėsinė e Greqisė, apo qoftė Papa Kristo Negovanit ose Petro Nini Luarasit. Nėse bėhet ky veprim, atėherė edhe unė jam dakord qė t'i jepet Janullatosit titulli qytetar nderi i Tiranės".
Edhe pas kėtij propozimi pėr kompromis, pėrsėri kryesia e kėshillit nuk e pranoi propozimin dhe ia dha titullin qytetar nderi i Tiranės, Janullatosit, nė njė mėnyrė aspak demokratike. Thjesht, pa votim fare. "Ky ėshtė njė skandal, ky ėshtė njė turp"- mbylli fjalėn e tij z.Basha. Tė nesėrmen asnjė nga mediat nuk e dha lajmin e dekorimit tė Janullatosit si "qytetar nderi" tė Tiranės. Siē duket tradhtia e ndėrgjegjshme pati efekt paralizues gjithandej. Tashmė tė gjithė tiranasit duhet ta ndiejnė veten mė keq se mė parė, sepse konsiderohen "bashkėqytetarė" me njė prej antishqiptarėve mė tė mėdhenj qė ka njohur historia, pra Anastas Janullatosin. "Atdheu", 18 shtator 2005 | Citim: Turpi i njė dekorimi (rasti Janullatos)
Murat Basha
Dekorimi nga Kėshilli bashkiak i kryeqytetit, i Anastas Janullatos-it grek me titullin e lartė "Qytetar Nderi" i Tiranės, pa votim dhe me procedurė tė pėrshpejtuar alla-janullatiste, ishte poshtėrimi mė i skajshėm qė iu bė kryeqytetit tė atdheut tonė.
Dhe kur sjell ndėrmend mungesėn jo tė rastėsishme tė mediave, sipas njė skenari tė paramenduar, dhe miratimin pa asnjė votė tė propozimit tė janullatistėve shqiptarė, nė pėrmbushje tė premtimit dhėnė "Fortlumturisė sė Tij", arrij tė kuptoj se interesi pėr kėtė akt skandaloz ėshtė i ndėrsjelltė: janullatistėt nderojnė "nė emėr tė popullit tė Tiranės" shqiptare, antishqiptarin e deklaruar si uzurpator tė KOASH-it dhe mik pėr kokė i Harallamb Karathanosit tė Rinisė Vorio-epirore, ndėrsa Janullatos dhe greqizma shugurojnė shėrbėtorė tė rinj, qofshin kėta edhe pėrfaqėsues tė zgjedhur tė popullit tė Tiranės.
Akoma nuk arrij ta kuptoj sesi depėrtoi nė rendet e ditės tė Kėshillit bashkiak tė Tiranės, Janullatosi, i cili nuk ka kurrfarė kontributi pėr Tiranėn tonė tė shtrenjtė, pėrveē belbėzimeve nė greqisht nė meshat e besimtarėve tanė, nė kundėrshtim tė hapur me kėrkesat e ligjit dhe Statutin e KOASH-it.
Por besoj se nuk ia vlen tė kėrkosh arsyen e mosarsyes sė janullatizimit tė Kėshillit bashkiak tė kryeqytetit. Mjafton tė risjellėsh nė kujtesė rrugėn qė ka pėrshkuar ky misionar i greqizmės deri mė tash, nėpėr honet e politikės dhe zhvillimeve paspluraliste, pėr tė kuptuar sesi ai arriti tė depėrtojė edhe axhendat dhe vendim-marrjet e Kėshillit bashkiak tė Tiranės.
Faktet thonė se Janullatos ka ardhur nė Shqipėri mė 16 korrik 1991, pas njė kompromisi qė u arrit midis ministrave tė Jashtėm tė Shqipėrisė dhe Greqisė nė Korfuz, nė lidhje me statusin qė ai do tė kishte gjatė shėrbimit nė Shqipėri.
Fillimisht zotėria nė fjalė deklaroi se vinte nė krye tė njė misioni tė pėrkohshėm, dhe mė 1992 u vetėshpall kryepeshkop i KOASH-it, duke treguar se ky kishte qenė qėllimi i tij i vėrtetė.
Si klerik duhej tė kishte ndjenjėn e turpit, tė paktėn pėr kėtė gėnjeshtėr tė madhe dhe publike, tė pranonte se nuk ka pėrkohshmėri 14-vjeēare.
Qenia e tij nė krye tė KOASH-it, ka qenė gjithnjė e paligjshme pėr shumė arsye. Veē tė tjerave, Statuti i vitit 1929 e ndalon qė njė i huaj tė jetė nė krye tė KOASH-it.
Por edhe statuti i 1950-ės, qė zoti Janunullatos ka dėshirė ta pėrmendė, kėrkon si kusht shtetėsinė e kryepeshkopit, tė cilėn zotėria e tij nuk e ka pasur dhe nuk e ka.
Problemi i Janullatosit ka edhe njė kontekst logjik dhe historik. Vazhdimisht Kisha Ortodokse Greke ka synuar tė zhdukė pavarėsinė e Kishės Ortodokse Shqiptare pėr tė cilėn kontribuan Fan Noli, Visarion Xhuvani, Kristofor Kisi, etj..
Kisha greke ka shėrbyer gjithnjė si motivuese e urrejtjes greke mbi shqiptarėt. Nuk mund tė harrohen peshkopėt grekė qė bėnin pjesė nė qeverinė e Zografosit, ata qė bekonin andartėt grekė tė thernin fėmijėt e gratė e Hormovės, qė helmonin Petro Nini Luarasin, qė vrisnin e plaēkisnin Ēamėrinė martire dhe qė vazhdimisht ndillnin urrejtje mbi shqiptarėt.
Synimi i zotit Janullatos nė kėto vite tė qėndrimit nė Shqipėri, ka qenė tė zhdukė pavarėsinė e kėsaj kishe, tė paraqesė ortodoksėt shqiptarė si grekė dhe tė shėrbejė si bazė e elementėve qė vijnė nga organizatat terroriste vorioepirote. Zoti Janullatos duhet tė pėrgjigjigjet publikisht:
-A ka pasur, ose jo, kontakte me drejtues tė organizatave vorioepirote terroriste nė Greqi?
-A kanė financuar kėto organizata ndėrtimin e kishave ortodokse me stil grek nė Shqipėri dhe ku i gjen financimet ai dhe kisha e tij, pėrderisa ėshtė klerik dhe nuk merret me aktivitete private? Sa pėr shembull, mund tė na tregojė se kush i ka financuar kishat e Dardhės, Alikos dhe Livadhjasė, tė cilat i ka reklamuar si financime tė saj, gazeta e organizatės terroriste vorioepirote e SFEVA-s nė Greqi.
-Pse zoti Janullatos shoqėron personalitete politike greke sa herė qė kėta vijnė pėr vizitė nė Shqipėri, pėrderisa ai pėrfaqėson "de jure" KOASH-n. I shoqėron me cilėsinė e kryepeshkopit apo me atė tė grekut?!
Nė fillim tė vitit 1999, Janullatos sė bashku me politikanė tė lartė grekė dhe eksponentin e lartė tė ENVI-it (Bashkimit tė Luftėtarėve tė Rinisė Vorio Epirote me qendėr nė Selanik), Harallamb Karathano, kanė bėrė njė vizitė nė jugun e Shqipėrissė, ku kanė bėrė thirrje tė hapura kundėr Shqipėrisė.
Mė e fundit qė mund t'i kujtojmė zotit Janullatosit, se me ēfarė cilėsie shoqėroi zotin Stefanopullos nė jug tė Shqipėrisė nė tetor 2004, dhe pse duhej tė mbante meshė pėr ushtarėt grekė tė vrarė si pushtues nė vitet 1940 - 1941 nė jugun e Shqipėrisė?
Kėto eshtra shteti grek nuk i merr qė t'i varrosė nė vendin e tyre tė lindjes, por i lė nė Shqipėri pėr tė treguar se "ranė pėr Vorio - Epirin".
Midis Shqipėrisė dhe Greqisė ekziston njė gjendje lufte pėr shkak tė Greqisė. Kėtė gjendje e mban nė fuqi Greqia, pėr arsye se shfrytėzon pronat e shqiptarėve nė Greqi (jo vetėm tė popullsisė ēame), duke siguruar ndėr tė tjera edhe pėrfitime tė mėdha ekonomike. Por, nėse do tė ekzistonte koncepti klasik pėr "gjendjen e luftės", sipas ligjeve tė saj, Janullatos duhej shpallur "rob lufte"! Pėr titullin "Qytetar Nderi" as qė do tė bėhej fjalė.
Rasti mė i fundit flagrant qė u vu re nė veprimtarinė sistematike antishqiptare tė zotit Janullatos, ishte pjesėmarrja e tij nė ceremoninė e zhvilluar nė Korēė pėr hapjen e njė shkolle nė gjuhėn greke, nė njė kohė qė nė kėtė trevė, nuk ka pasur dhe nuk ka asnjė banor grek, por qė propaganda greke, ka mėtuar gjithmonė pėr ekzistencėn e njė minoriteti, duke quajtur tė tillė ortodoksėt e kėsaj treve.
Ajo qė kėrkojnė sot shqiptarėt ėshtė e thjeshtė. Pėrderisa nė krye tė kishės greke ėshtė njė grek, tė asaj rumune njė rumun, tė asaj serbe serbe njė serb, pse tė mos jetė njė shqiptar nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare! "Atdheu", 18 shtator 2005 | |