Kthehu   Kreu > Karantinė > Viruset > Asimilimi a/sh
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 27.11.2006, 17:45   #1
kodmors
bukėpjekės
 
kodmors
 
Anėtarėsuar: 6.2007

Shkrim i cituar Gr/ KOASH-i asimilon dhe tė vdekurit nė Pėrmet


Citim:
Skandali i zhvarrimeve nė kishėn e Kosinės
27/11/2006 - 15:21

Ndėrtimi i njė varreze-mauzeleum pėr ushtarėt grekė tė vrarė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore u kthye nė njė skandal qė vuri nė siklet autoritetet zyrtare tė dy shteteve. Vendi pėr ndėrtimin e kėsaj varreze u zgjodh nė Grykėn e Kėlcyrės, aty ku dikur kishte qenė njė kishė e vogėl kristiane e njohur me emrin "Shėn Koll".

Nė tė vėrtetė ndėrtimi i varrezės ku pretendohet se do tė vendosen eshtrat e 630 ushtarėve tė vrarė nė luftėn italo-greke nisi afro pesė vjetė mė parė pa u pėrmbushur asnjė procedurė e parashikuar nga ligji shqiptarė. Varreza-mauzeleum do tė jetė brenda rrethimit tė njė manastiri dhe njė kishe ortodokse qė do tė shėrbejė pėr kryerjen e riteve fetare nga besimtarėt. Gjatė ndėrtimit tė objektit manastirin e vizitoi dhe ish-presidenti grek Stefanopulos.

Mė 10 maj tė kėtij viti pritej qė varreza tė vizitohej nga ministrit grek i mbrojtjes Vangjelis Meimarakis dhe homologu i tij shqiptar Fatmir Mediu. Por vizita e ministrit grek u anullua nė ēastet e fundit, me pretendimin se pala shqiptare nuk kishte plotėsuar ende dokumentacionin pėr ndėrtimin e varrezės. Dy javė mė pas u publikua skandali i zhvarrimeve pranė kishės sė "Shėn Mėrisė" nė Kosinė, qė demaskoi pėrpjekjet pėr ndėrtimin nė mėnyrė tė dyshimtė tė kėsaj varreze.

Mė 27 maj prokuroria nisi hetimet pėr priftin e Pėrmetit Vasil Thomollari dhe drejtuesit e shoqatės sė ish-ushtarakėve minoritarė, tė cilėt kishin organizuar dhe financuar zhvarrimet. Ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet e mėvonshme provuan se tė zhvarrosurit s'ishin ushtarė grekė por fshatarė shqiptarė. Tashmė pritet vendimi i drejtėsisė pėr pėrgjegjėsit e kėtij skandali.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=1417
kodmors nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 18.3.2007, 18:54   #2
kodmors
bukėpjekės
 
kodmors
 
Anėtarėsuar: 6.2007
Citim:
Dosja Kosina, presioni i politikės mbylli hetimet
18/03/2007 - 10:53

Politika

Qysh nė fillimin e hetimeve tė kėtij skandali Qeveria Shqiptare dhe drejtuesit e lartė tė gati tė gjitha forcave politike nė vend u pėrpoqėn tė hiqeshin mėnjanė, apo ca mė keq ta anashkalonin kėtė histori sikur tė mos kishte ndodhur fare. Presioni i medias dhe shoqėrisė shqiptare tė skandalizuar nga fakti se pleqtė dhe minorenėt jo vetėm ishin nxjerrė mbi tokė, por do tė nderoheshin si heronj grekė tė rėnė nė Luftėn e Dytė Botėrore bėri qė njė pjesė e klasės politike tė reagonte qoftė dhe me gjysėm zėri.

Padyshim zėrat mė tė ashpėr ishin ata tė deputetėve tė LSI-sė Pėllumb Xhufi e Sabit Brokaj, si dhe deputetit tė PS-sė pėr Pėrmetin Flamur Hoxha. Qėndrimi i politikanit Godo dhe i disa partive tė papėrfillshme nga e djathta, do tė ishte si njė pikė uji nė oqean. Qeveria Shqiptare u pėrpoq nė maksimum qė tė mos krijonte asnjėlloj konflikti qoftė dhe banal me priftin e Pėrmetit dhe bashkėpunėtorėt me kombėsi greke tė tij.

Diplomacia

Jo mė kot konsulli grek i Gjirokastrės Kristos Mandella, do ti hakėrrehej, madje deri dhe ta kėrcėnonte haptazi shefin e komisariatit tė Pėrmetit Petrit Halo, i cili s’po bėnte asgjė mė shumė vetėm se po kryente detyrėn e tij pėr tė zbatuar njė vendim tė gjykatės.

“Ju nuk mund tė zbatoni njė vendim qė prek ndjenjat e popullit grek. Kėto janė veprime tė patolerueshme. Mos guxoni tė hyni nė kishė dhe tė prekni me dorė priftin”, do ti thoshte gjithė tėrsllėm konsulli grek, nė pragun e kishės sė “Kryeėngjėjve” nė Kutal.

Menjėherė pas tij do tė reagonte Mitropolia e Shenjtė e Gjirokastrės, e cila do ta merrte nė mbrojtje priftin duke e justifikuar se po kryente thjeshtė njė rit fetar.

Disa ditė mė vonė kryeministri grek Kostas Karamanlis do tė priste nė zyrėn e tij kryepeshkopin e Shqipėrisė, Anastasios Janullatos nė lidhje me kėtė problem. Ēuditėrisht krypeshkopi i Janullatos nė vend qė tė shkonte tė kėrkonte zgjidhje tė ēėshtjes te kryeministri i Shqipėrisė, gjeti si zgjidhje kryeministrin e vendit fqinj. Po atė ditė ministrja e Jashtme e Greqisė, Dora Bakojani do tė priste kreun e Omonia-s nė Shqipėri, Jani Jani.

Media greke fillimisht i qėndroi larg publikimit tė skandalit por mė pas mori nė mbrojtje Kryepeshkopin Janullatos dhe qeverinė Berisha. “Kryeministri shqiptar Sali Berisha dėshiron qė tė ketė marrėdhėnie tė mira me Greqinė, por Prokurori i Pėrgjithshėm dhe anėtarė tė partisė sė tij e minojnė kėtė pėrpjekje pėr tė pėrfituar nga pėrēarjet partiake.

Burimet qeveritare greke, thonė se nė prapaskenėn politike janė bėrė pėrpjekje dhe ėshtė ushtruar presion mbi qeverinė shqiptare qė tė kontrollojė gjėndjen e krijuar. Ndėrkaq kėto presione kanė rėnė nė boshllėk”, do tė shkruante gazeta mė e madhe greke “Ta Nea” 13 ditė pas publikimit tė skandalit nė Shqipėri.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=9028
kodmors nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.6.2008, 07:55   #3
kodmors
bukėpjekės
 
kodmors
 
Anėtarėsuar: 6.2007

Shkrim i cituar Gr/ KOASH-i asimilon dhe tė vdekurit nė Pėrmet


Citim:
Janullatos bekoi nė ndėrtimin e mauzoleumit tė ushtarėve grekė
13/06/2008 - 09:35 / Artan Hoxha

Ndėrhyrja e fortė politikės dhe interferenca diplomatike e vendit fqinj, Greqisė, ēoi drejt njė fundi tė paralajmėruar dosjen hetimore pėr "skandalin e zhvarrimeve" nė Kosinė tė Pėrmetit. Intesiteti me tė cilin nisėn hetimet dhe hartimi nė kohė rekord i raportit pėrfundimtar tė mjekėsisė-ligjore dha shpresė se kėsaj radhe personat e implikuar nė njė ngjarje tė padėgjuar si ajo e Kosinės, do tė dilnin sėpaku nė bankėn e tė akuzuarėve. Pavarsisht faktit se autorėt e kėtij skandali mbanin veshur rrason e priftit dhe kishin shpatullat e ngrohta nga pėrtej kufirit, vepra penale pėr tė cilin akuzoheshin u konsumua sheshazi, ditėn pėr diell, nė prani tė dhjetėra dėshmitarėve. Por deklarimet e varrmihėsve, banorėve tė Kosinės, familjarėve qė u ishin zhvarrosur tė afėrmit, apo dhe prova shkencore e ekspertėve mė tė mirė tė mjekėsisė-ligjore, rezultuan tė kota. Jo mė kot prifti Ikonom Vasil Thomollari, qė deri nė fillimin e viteve '90 mbante emrin Agron, do ti bėnte karshillėk qysh nė fillim policisė dhe prokurorisė.

Autorėt

Mbyllja e hetimeve njė vit pasi kishin filluar dhe arkivimi i dosjes me numėr 32, pa asnjė fajtor apo person pėrgjegjės, dėshmon se organizatorėt, financuesit dhe autorėt e kėtij krimi kishin marrė garanci tė plotė, se askush nuk do tė guxonte t'u prekte qoftė dhe njė fije floku.

Prifti i Pėrmetit, Ikonom Vasil Thomollari ishte njeriu qė i sfidoi haptazi strukturat hetimore dhe ligjzbatuese tė shtetit shqiptar pasi mbante veshur rrason e njė prifti ortodoks dhe ishte nėn varėsinė direkte tė Kryepeshkopit Janullatos (nė mungesė tė mitropolitit peshkopata komandohet direkt nga kryepeshkopi). Pushimi i hetimeve pa asnjė fajtor, a thua se tė vdekurit u ngritėn vet nga varret ka bėrė qė tė riciklohen tentativat e njėpasnjėshme zyrtare, diplomatike apo nė rrugė tė tjera, tė bėra nga vendi fqinj Greqia, pėr inagurimin e manastirit-mauzeleum nė Grykėn e Kėlcyrės dy vjet pas skandalit tė publikuar nga media. Tė gjitha kėto ngjarje dėshmojnė se prifti Thomollari dhe personat qė ishin pas tij, nuk punuan me kokė tė vet pėr ti hapur ato varre, pasi njė gjė tė tillė mund ta kishin bėrė dhe mė parė, por misioni i vėrtetė i tyre ishte tė mbushnin plotė qivuret e hapura tė varrezės-mauzeleum ku pritet tė vendosen martirėt e Ushtrisė Greke.

Manastiri

"Duhet tė falenderojmė perėndinė sepse ngadalė ngadalė, ēdo ditė e mė tepėr, kisha jonė po rritet kėtu nė Shqipėri. Sigurisht ngelet rrugė pėr tė ecur". Me kėto fjalė u ėshtė drejtuar mė 10 maj 2006, Kryepeshkopi Janullatos, besimtarėve ortodoksė qė kishin udhėtuar nga Pėrmeti e Kėlcyra pėr tė marrė pjesė nė takimin qė do tė zhvillohej nė manastirin e Shėn Kollit, ku sapo ishte ndėrtuar varreza-mauzeleum e ushtarėve grekė tė vrarė nė Luftėn e Dytė Botėrore. Kreu i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Kryepeshkopi Janullatos udhėtoi me helikopter nga kryeqyteti nė drejtim tė Grykės sė Kėlcyrės. Besimtarėt ortodoks nė Pėrmet e Kėlcyrė ishin njoftuar nėpėrmjet afisheve tė vendosura nė vende publike se mė datė 10 maj, nė Manastirin e Grykės sė Kėlcyrės do tė zhvillohej njė takim ku do tė merrte pjesė dhe Kryepeshkopi Janullatos. Madje pėr besimtarėt qė nuk dispononin mjete ishin vėnė nė dispozicion autobuzė falas, tė cilėt do tė niseshin nga sheshi qėndror i Pėrmetit. Pavarsisht kohės sė keqe dhe kushteve tė vėshtira atmosferike pilotėt e helikopterit qė transportoi Kryepeshkopin Janullatos, ia dolėn mbanė ta ulnin mjetin fluturues nė Grykėn e Kėlcyrės pa patur asnjė problem. Policia e Pėrmetit kishte marra masa tė forta sigurie duke stacionuar pranė Manastirit qė ndodhet nė vendin e quajtur Shėn Koll, dy furgona me grupet e gatėshme dhe dy mjete tė tjera tė policisė kriminale dhe asaj tė qarkullimit. Kreu i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare u prit pothuaj nga tė gjithė klerikėt drejtues tė komunitetit ortodoksė nė Gjirokastėr e Pėrmet, si dhe nga njė grup prej 50 besimtarėsh.

Ceremonia

"Me befasuat pak qė ndodheni kėtu, se unė erdha thjeshtė tė bėja njė inspektim tė punimeve nė manastir", u ėshtė drejtuar Janullatos tė pranishmėve nga foltorja e kishės sė ndėrtuar nė brendėsi tė manastirit. Kryepeshkopi ka komunikuar me besimtarėt e pranishėm nė gjuhėn greke, ndėrkohė qė njė pėrkthyes i ka shqipėruar fjalėt e tij. Ka rėnė nė sy fakti se gjatė gjithė kohės organizatorėt e kėsaj vizite janė pėrpjekur tė mos lejojnė kamerat tė filmojnė aktivitetin, madje u kanė kėrkuar gazetarėve tė pranishėm qė tė largohen. Klerikėt e pranishėm iu shmangėn pyetjes pse nuk erdhėn nė kėtė takim dy ministrat e mbrojtjes, tė cilėt kishin paralajmėruar praninė e tyre qysh mė parė. Janullatos dhe klerikėt qė e shoqėronin inspektuan mė pas varrezėn-mauzeleum, ku do tė vendosen eshtrat e ushtarėve grekė tė vrarė nė Luftėn e Dytė Botėrore.

Dėshmitari

Vetėm dy javė mė vonė nga kjo ceremoni e dėshtuar nė media u publikuan prova dhe dėshmi tė forta pėr skandalin e zhvarrimeve pranė Kishės sė Shėn Mėrisė nė Kosinė tė Pėrmetit. Njėri prej varrmihėsve tė pajtuar me pagesė prej priftit Ikonom Vasil Thomollari dhe njė ish-ushtaraku shqiptar me kombėsi greke Alqiviadh Kosta, drejtues i shoqatės sė ushtarakėve nė lirim tė minoritetit grek, pranoi tė fliste publikisht pėr skandalin. Kaq mjaftoi qė lajmi tė merrte dhenė. Nuk bėhej fjalė pėr hapjen e njė, dy apo tre varreve, por pėr zhvarrimin e paligjshėm tė dhjetėra varreve qė ndodheshin pranė kishės bizantine tė Kosinės. Pas mė shumė se njė dekade organizatorėt e kėtij krimi makabėr tė padėgjuar mė parė nė pėrmasa kaq tė mėdha, u kapėn me presh nė dorė. Pse po kryheshin pikėrisht nė atė kohė zhvarrimet masive nė zonėn pėrreth Manastirit-Mauzeleum tė Grykės sė Kėlcyrės? Ku do tė vendoseshin eshtrat e tė ashtuquajturve Martirė tė Ushtrisė Greke qė po nxirreshin nga dheu ditėn pėr diell nė Kosinė? Pse varreza-mauzeleum ishte ngritur brenda territorit tė njė manastiri madhėshtor qė do tė shėrbente si vend peligrinazhi pėr besimtarėt ortodoksė?

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=38345
kodmors nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.6.2008, 08:18   #4
kodmors
bukėpjekės
 
kodmors
 
Anėtarėsuar: 6.2007

Gr/ Shtetas grekė pas skandalit tė zhvarrimeve nė Kosinė, Pėrmet


Citim:
Persona tė panjohur tė prezantuar si shtetasgrekė apo qė flisnin greqisht janė identifikuar si pėrgjegjėsit kryesorė pėr skandalin e zhvarrimeve nė kishėn e Shėn Mėrisė nė Kosinė tė Pėrmetit. Ky ėshtė i vetmi konkluzion qė del nga vendimi i pushimit tė prokurorisė sė Pėrmetit pėr personat e akuzuar si autorė tė zhvarrimeve. Organi i akuzės nuk ka bėrė asnjė pėrpjekje tė zbulojė se kush janė kėta persona tė huaj qė guxojnė ditėn pėr diell tė nxjerrin nga varret eshtrat e grave, pleqve dhe fėmijėve tė njė fshati tė tėrė. Nėse ky justifikim ėshtė nxjerrė pėr tė shpėtuar nga ndėshkimi priftin e Pėrmetit Vasil Thomollari dhe ish-ushtarakun me kombėsi greke Alqi Kosta, atėherė pėrgjegjėsia e prokurorisė bėhet mė e madhe. Nė tė vėrtetė qysh kur nisi hetimi u pa se autoritetet shqiptare nuk ishin tė interesuara pėr ti shkuar nė fund kėsaj ēėshtje, madje u detyruan tė hapnin procedurat ligjore vetėm pėr shkak tė presionit tė madh tė medias. Prokuroria e njė rrethi tė vogėl si Pėrmeti dukej sheshazi se nuk kishte kėllqe tė hetonte njė prift qė mbrohej nga kreu i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Janullatos, nga Konsullata e Greke e Gjirokastrės dhe diplomatėt e ambasadės sė shtetit fqinj nė Tiranė. Prokuroria e Pėrgjithshme fillimisht nisi dy prokurorė tė saj pėr tė mbėshtetur hetimet, por mė pas hoqi dorė duke ia lėnė gjithė barrėn prokurores sė Pėrmetit. Nė kėto kushte, e ndodhur para njė presioni tė madh politik e diplomatik, prokurorisė sė Pėrmetit nuk i mbeti gjė tjetėr veēse ta pushonte ēėshtjen. Dy vjet pas skandalit tė zhvarrimeve nė Kosinė, prifti i Pėrmetit, Ikonom Vasil Thomollari vazhdon tė shėtisė i lirė rrugėve tė qytetit tė luleve dhe tė mbajė meshat e rastit ku herė pas here ndezin qirinj dhe personat qė duhej ta hetonin. Tė vetmit fajtorė duket se janė tė zhvarrosurit, a thua se ata u ngritėn vet nga varri.

Grekėt

"Gjatė kryrjes sė kėtyre punimeve ka qenė i pranishėm edhe prifti i kishės ku janė kryer kėto gėrmime Vasil Thomollari, i cili i pyetur rreth prezencės sė tij gjatė kėtyre zhvarrimeve ka deklaruar se: ishte thėrritur nga disa shtetas grekė, tė panjohur pėr tė, pėr tė kryer procesin fetar tė trisajisė (pėrshpirtjes) gjatė nxjerrjes sė kėtyre eshtrave", thuhet nė vendimin e prokurorisė. Ēuditėrisht prifti i Pėrmetit nuk e ka "vrarė" shumė mėndjen se kush ishin tė huajtė qė po ia kėrkonin kėtė shėrbim, por thjeshtė ka shkuar tė pėrmbushė njė "mision tė shenjtė", duke mbledhur nė thasė me procesverbal nė gjuhė greke eshtrat e tė zhvarrosurve tė Kosinės. Si ka mundėsi qė kėta tė huaj tė panjohur i kishin dhėnė priftit tė njėjta arka metalike inoksi si ato qė pėrdor ushtria greke pėr tė martirėt e saj tė rėnė nė luftė? Si ka mundėsi qė arkat metalike ku janė vendosur tė zhvarrosurit e Kosinės kanė tė njėjtat pėrmasa me qivuret e bėra gati nė manastirin-mauzeleum tė Grykės sė Kėlcyrės? Pse njė prift shqiptar duhej tė merrte pjesė nė zhvarrimin e ushtarėve grekė tė rėnė nė Luftėn e Dytė Botėrore, njė aktivitet qė duhej tė kryhej nė bazė tė marrėveshjeve shtetėrore dypalėshe? Cili ishte shkaku qė ky prift njoftoi menjėherė Konsullatėn Greke nė Gjirokastėr dhe pse refuzoi vendimin e gjykatės pėr tu paraqitur nė prokurori, madje pengoi haptazi hetimet e organeve kompetente? Kėtyre dhe shumė pyetjeve tė tjera me rėndėsi thelbėsore mbi hetimin e ēėshtjes prokuroria nuk ka denjuar tu japė pėrgjigje, madje mbase nuk do tė marrim kurrė njė pėrgjigje.

Ushtaraku

"I pyetur nė organin e prokurorisė, shtetasi Alqiviadh Kosta, i cili ishte njė nga drejtuesit e kėtyre zhvarrimeve, deklaron se ai nuk ishte nė rolin e drejtuesit tė kėtyre zhvarrimeve, por ishte thjesht njė pėrkthyes i disa tė afėrmve (shtetas grekė), qė interesoheshin pėr eshtrat e tė parėve tė tyre tė rėnė si ushtarė gjatė luftės italo-greke, tė cilėt ishin varrosur nė fshatin Kosinė. Po ashtu, shtetasi Alqiviadh Kosta, deklaron se shtetasit grekė kishin siguruar tė dhėna se pėrreth kishės sė fshatit Kosinė kishte ende trupa tė ushtarėve grekė tė rėnė nė kėtė luftė, fakt ky i cili lidhet dhe me gėrmimet qė u kryen pėrreth territorit tė kėsaj kishe". Shpjegimi qė jepet nė vendimin e prokurorisė duket aq i pabesueshėm, sa edhe vet Alqi do tė jetė shkrirė se qeshuri me tė kur i ka rėnė nė dorė vendimi i pushimit. Hetimi nuk jep shpjegim kush janė kėta grekėt e panjohur qė duhej tu shėrbente si pėrkthyes Alqi? Pse ai nuk i tregon emrat e tyre? Kush e kishte financuar Alqi Kostėn me paratė qė ai paguante varrmihėsit e Kosinės dhe shpenzimet e tjera operative? Vetėm rihapja e ēėshtjes dhe hetimi serioz i kėtij skandali do tė bėnte qė tė ndėshkoheshin sipas ligjit autorėt e kėtij krimi makabėr, qė tashmė i njeh gjithė vendi, jo vetėm me emėr por dhe me fytyrė. Vetėm nė kėtė mėnyrė tė zhvarrosurit e Kosinės, qė nuk i lanė rehat as nė varr, do tė prehen mė tė qetė.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=38292
kodmors nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.6.2008, 08:26   #5
kodmors
bukėpjekės
 
kodmors
 
Anėtarėsuar: 6.2007

Gr/ Administrata shqiptare bashkėpunėtore e KOASH-it nė asimilimin e shqiptarėve


Citim:
Vendimi qė shpėtoi nga burgu priftin e Pėrmetit

Dy vjet pas publikimit tė skandalit tė zhvarrimeve nė fshatin Kosinė tė Pėrmetit, nuk ėshtė ndėshkuar asnjė prej autorėve, organizatorėve dhe ideatorėve tė atij krimi makabėr.

Agjensitė ligjzbatuese tė Shqipėrisė dėshmuan dhe njėherė tjetėr se janė tė pafuqishme pėr tė zbatuar ligjin ndaj personave tė akuzuar qė mbajnė mbi supe veladon fetar tė Kishės Ortodokse apo kanė mbėshtetje nga qarqe diplomatike tė vendit fqinj, Greqisė. Dhunimi i varreve tė banorėve tė Kosinės ishte vetėm kulmimi i njė vargu incidentesh nė zonėn e jugut tė vendit, sepse para dhe pas saj ka patur tė tjera ngjarje qė autoritetet shqiptare janė pėrpjekur ti kalojnė nė heshtje duke u fshehur pas tė ashtuquajturės "politikė e fqinjėsisė sė mirė".

Fillimi i hetimeve pėr organizatorėt e skandalit tė Kosinės nė fundmajin 2006 dha shpresė se kėtė radhė kupa ishte mbushur dhe se drejtėsia do tė vepronte. Heshtja e kryeministrit Berisha dhe autoriteteve shtetėrore nė lidhje me kėtė ēėshtje ishte njė ogur i keq se autorėt e kėtij krimi makabėr nuk do tė ndėshkoheshin. Raporti i ekspertėve tė mjekėsisė-ligjore ishte njė provė e pakundėrshtueshme pėr atė qė kishte ndodhur dhe i krijoi kushtet prokurorisė qė tė ēonte drejt gjykatės personat e pandehur. Por prokuroria e ndikuar nga ndėrhyrjet e fuqishme politike brenda vendit dhe interferimi diplomatik nga fqinji jugor Greqia, nuk bėri gjė tjetėr veēse e zvarriti hetimin deri sa ai u harrua dhe mė pas e pushoi. Njė vit pas publikimit tė skandalit, prokuroria nxori tė pafajshėm tė gjithė personazhet qė ishin ndėshkuar moralisht prej shqiptarėve brenda e jashtė vendit. Aq e pamundur ka qenė justifikimi i organizatorėve tė kėtij krimi sa edhe prokuroria e ka patur tė vėshtirė tė hartojė njė vendim tė besueshėm pėr ti nxjerrė ata tė pafajshėm. Mė poshtė po botojmė tė plotė vendimin e pushimit pėr skandalin e zhvarrimeve nė Kosinė tė Pėrmetit.

Vendim pėr pushimin e ēėshtjes nr.32, data 27.05.2006

Nė Pėrmet, viti 2007, muaji shkurt, data 26, prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Pėrmet, pasi studiova fashikullin e procedimit penal nr.32, nė ngarkim tė tė pandehurve Alqiviadh Kosta e Vasil Thomollari tė akuzuar pėr veprėn penale tė parashikuar nga neni 118-25 i K.Penal,

Konstatova:

Mbi bazėn e materialit tė ardhur nga Komisariati i Policisė Pėrmet nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Pėrmet mė datė 27.05.2006, ėshtė rregjistruar procedimi penal nr.32, ku rezulton se:

Nė pasditen e datė 26.05.2006, organi i Prokurorisė Pėrmet, njoftohet se nė fshatin Kosinė, tė rrethit tė Pėrmetit, ishin dhunuar varrezat e tė parėve tė kėtij fshati, nėpėrmjet gėrmimeve qė ishin kryer nga disa banorė tė kėtij fshati tė punėsuar nga shtetas tė panjohur. Menjėherė nga ana jonė nė bashkėpunim dhe me oficerėt e policisė gjyqėsore tė Komisariatit tė Policisė Pėrmet, u ngrit grupi hetimor dhe u shkua nė vendin e ngjarjes, i cili ndodhej pėrreth Kishės sė Shėn Mėrisė, njė kishė kjo e shekullit tė 13-tė, ku rezulton se ishin kryer gėrmime nė anėn jugore dhe lindore tė saj, punime tė cilat ishin kryer nga shtetasit Altin Ballabani, Agim e Kastriot Aliu dhe Shpėtim Beqiri, banorė tė fshatit Kosinė dhe qė drejtoheshin nga shtetasit, Alqiviadh Kosta banor i fshatit Jorgucat tė rrethit tė Gjirokastrės dhe prifti i fshatit, at Vasil Thomollari, me pretendimin se pėrreth kėsaj kishe ishin varrosur trupat e ushtarėve grekė tė rėnė gjatė luftės Italo-Greke, tė zhvilluar nė periudhėn tetor 1940-prill 1941.

Gėrmimet pėr nxjerrjen e kėtyre eshtrave janė kryer nė njė interval kohor prej 7 ditėsh dhe gjatė kryerjes sė tyre janė zhvarrosur gjithsej 69 eshtra skeletike, tė cilat janė vendosur nėpėr qese prej bezeje me ngjyrė tė bardhė, tė shoqėruara dhe me sendet e gjetura nė to dhe mė pas janė transportuar nė Kishėn e Shėn Mihalit nė fshatin Kutal, ku janė futur nė kuti metalike. Punėtorėt paguheshin nė shumėn 1500 lekė, pėr ēdo eshtėr skeletike, pagesė e cila kryhej nga shtetasi Alqiviadh Kosta. Gjatė kryrjes sė kėtyre punimeve ka qenė i pranishėm edhe prifti i kishės ku janė kryer kėto gėrmime Vasil Thomollari, i cili i pyetur rreth prezencės sė tij gjatė kėtyre zhvarrimeve ka deklaruar se: ishte thėrritur nga disa shtetas grekė, tė panjohur pėr tė, pėr tė kryer procesin fetar tė trisajisė (pėrshpirtjes) gjatė nxjerrjes sė kėtyre eshtrave.

* * *

Gėrmimet kanė vijuar normalisht deri nė 26.05.2006, datė kur njėri prej punėtorėve, qė kishte marrė pjesė nė kėto gėrmime dhe konkretisht shtetasi Altin Ballabani, denoncoi faktin se gjatė kryerjes sė kėtyre gėrmimeve ishin zbuluar eshtra fėmijėsh dhe grash, denoncim i cili u bė pas pėrjashtimit tė tij nga puna pėr faktin se kishte kryer gėrmime jashtė orarit dhe fshehtas grupit tė punėtorėve dhe drejtuesit tė tyre Alqiviadh Kosta.

I pyetur nė organin e prokurorisė, shtetasi Alqiviadh Kosta, i cili ishte njė nga drejtuesit e kėtyre zhvarimeve, deklaron se ai nuk ishte nė rolin e drejtuesit tė kėtyre zhvarrimeve, por ishte thjesht njė pėrkthyes i disa tė afėrmve (shtetas grekė), qė interesoheshin pėr eshtrat e tė parėve tė tyre tė rėnė si ushtarė gjatė luftės italo-greke, tė cilėt ishin varrosur nė fshatin Kosinė. Po ashtu, shtetasi Alqiviadh Kosta, deklaron se shtetasit grekė kishin siguruar tė dhėna se pėrreth kishės sė fshatit Kosinė kishte ende trupa tė ushtarėve grekė tė rėnė nė kėtė luftė, fakt ky i cili lidhet dhe me gėrmimet qė u kryen pėrreth territorit tė kėsaj kishe.

* * *

Nga hetimet rezulton gjithashtu se: shtetasit grekė janė interesuar dhe tek kryetari i fshatit Kosinė, shtetasi Spiro Zhaka, i cili pas interesimit tė tij duke pyetur banorėt mė tė moshuar tė kėtij fshati, mori tė dhėna se pėrreth kėsaj kishe, kishte ende eshtra tė ushtarėve grekė tė rėnė nė luftėn Italo-Greke. Pas gjithė kėtyre verifikimeve, punėtorėt fillojnė gėrmimet nė territorin pėrreth kishės sė fshatit Kosinė, ku duhet shpjeguar kėtu se territori pėrreth kėsaj kishe kishte shėrbyer si varrezė e banorėve tė kėtij fshati deri nė vitin 1945, pasi pas kėtij viti varrimet nė kėtė fshat kryeheshin nė varrezėn, qė aktualisht ka sot ky fshat.

Duhet shpjeguar kėtu, se vendi ku janė kryer gėrmimet, ndodhet nė njė vend tė dukshėm nga tė gjitha pjesėt e fshatit dhe se punimet janė kryer gjatė ditės, jo fshehtas dhe nuk janė kontestuar nga banorėt e fshatit, tė cilėt mė pas pretenduan se u ishin cėnuar eshtrat e tė afėrmve tė tyre.

Pėr t'i dhėnė pėrgjigje pretendimeve tė ngritura nga shtetasi Altin Ballabani, nga organi i prokurorisė u mor vendimi pėr kryerjen e ekspertimit antropologjik tė eshtrave skeletike, tė nxjerra gjatė gėrmimeve pėrreth territorit tė kishės sė Shėn Mėrisė nė fshatin Kosinė, qė sipas kontrollit tė objketit tė Kishės sė Shėn Mihalit tė fshatit Kutal (ku aktualisht ndodheshin eshtrat skeletike), rezultuan se kėto eshtra ishin vendosur nė 69 kuti metalike, me numra identifikues tė mbėshtjella me qese bezeje me ngjyrė tė bardhė, duke thėrritur si ekspertė, ekspertėt mjeko-ligjorė Sokrat Meksi dhe Fatos Harito.

* * *

Sipas aktit tė ekspertimit mjeko-ligjor Nr.125-193 datė 27.06.2006, tė Institutit tė Mjekėsisė Ligjore, rezulton se:"eshtrat skeletike tė ekzaminuara prej ekspertėve mjeko-ligjorė, ishin eshtra njerėzore, midis tė cilave kishte disa eshtra tė individėve tė seksit femėr, eshtra fėmijėsh si dhe tė personave tė mo-shuar". Kėto konkluzione vėrte-tojnė faktin se vendi ku janė kryer gėrmimet ka qenė varrezė, pėrderisa nė kėtė territor u konstatuan tė vendosur kaq shumė individė, por, nga hetimet rezulton se ky territor i cili kishte shėrbyer si varrezė deri nė vitin 1945, nuk ishte mirėmbajtur, gjithashtu, mbi varre nuk kishte shenja identifikuese tė personave tė vendosur nė lidhje me emrin, vitin e vdekjes (kjo pėr shkaqe natyrale) madje nė njė pjesė tė sipėrfaqjes sė kėtij territori nga vetė banorėt e kėtij fshati ishin vendosur mullarė bari e kasolle bagėtish. Po ashtu, nė anėn lindore tė kishės hera-herės, sipas banorėve janė vėrejtur mbi sipėrfaqe eshtra njerėzish, gjė qė tregon se nga vetė banorėt nuk tregohej as kujdesi mė i vogėl pėr to, fakt qė tė lė tė dyshosh se: ato mund tė ishin eshtrat e ushtarėve grekė tė rėnė gjatė luftės italo-greke.

* * *

Pra, nė pėrfundim tė hetimeve tė kėsaj ēėshtje penale, nga deklarimet e punėtorėve, kryetarit tė fshatit Kosinė, Spiro Zhaka, shtetasit Alqiviadh Kosta, priftit Vasil Thomollari, rezultoi i vėrtetė fakti, se gėrmimet e kryera pėrreth territorit tė Kishės sė Shėn Mėrisė tė fshatit Kosinė, kanė patur si qėllim tė vetėm nxjerrjen e eshtrave tė ushtarėve grekė tė rėnė gjatė luftės italo-greke, dhe jo dhunimin e varrezave apo varreve tė tė parėve tė kėtij fshati, gjė e cila mbėshtetet dhe me moskundėrshtimin e kėtyre gėrmimeve, nga banorėt e kėtij fshati.

Po ashtu, nė mbėshtetje tė kėtij argumentimi, ėshtė dhe fakti se kėto zhvarrime janė kryer pėr disa ditė me radhė dhe ditėn, gjė qė tregon se si drejtuesi i kėtyre punimeve, ashtu dhe punėtorėt qė janė marrė direkt me kryerjen e kėtyre zhvarimeve, nuk kishin qėllim dhunimin e kėtyre varreve, tė cilat pėr mė tepėr janė nxjerrė me kujdes, pastruar, vendosur nė qese bezeje dhe kuti me numra identifikues, tė shoqėruara kėto dhe me procesverbale tė shkruara nė greqisht dhe shqip, si dhe deklarimet e dy prej mė tė moshuarve tė kėtij fshati, Dhionis Ballabani dhe Dhionis Nakuēi, tė cilėt deklarojnė gjithashtu se: nė kėtė territor janė varrosur ushtarė grekė tė rėnė gjatė kėsaj lufte, duke shkuar dhe mė tej se nė kėtė fshat, nė afėrsi tė kėsaj kishe, gjatė zhvillimit tė kėsaj lufte, ishte vendosur dhe spitali ushtarak grek, ku mjekoheshin ushtarėt e plagosur dhe viktimat varroseshin rreth 20 metra larg kėsaj kishe nė anėn perėndimore tė saj, ku aktualisht ėshtė ndėrtuar shkolla 8 vjeēare "Stefan Zhaka". Po ashtu, nga deklarimet e kėtyre dy dėshmitarėve rezulton se njė pjesė e eshtrave tė ushtarėve grekė janė zhvarrosur nė vitet 60, ndėrsa shumė tė tjerė nuk janė zhvarrosur, pėr shkak tė mosidentifikimit tė tyre.

* * *

Nga hetimet rezulton, se gjatė gėrmimeve tė kryera pėrreth territorit tė Kishės sė Shėn Mėrisė, sė fshatit Kosinė nuk janė kryer veprime, tė cilat ulin respektin ndaj tė vdekurve, si thyerje e pllakatave, prishjen e varreve, apo nxjerrjen e kufomave, tė cilave u dihej identiteti, fakte tė cilat sjellin mungesėn e anės objektive tė veprės penale tė "dhunimit tė varreve".
Po ashtu, nga hetimet rezulton se nė rastin konkret mungon dhe ana subjektive e kėsaj vepre penale, duke marrė pėr bazė kėtu faktin se qėllimi kryesor i kėtyre zhvarrimeve ka qenė jo "dhunimi i varreve", por nxjerrja e eshtrave tė ushtarėve grekė tė rėnė nė kėtė territor gjatė luftės italo-greke, nė vitet 1940-1941.

Pra, nė kėto kushte, mungesa e dy prej elementėve tė figurės sė veprės penale dhe konkretisht tė anės objektive dhe subjektive tė veprės penale tė "Dhunimit tė varreve", sjell dhe mungesėn e vetė veprės penale tė "dhunimit tė varreve".

Pėr kėto arsye, nė bazė tė nenit 328, gėrma "a" tė Kodit tė Procedurės Penale, vendosa:

1) -Tė pushoj procedimin penal nr.32, me tė pandehur Alqiviadh Kosta e Vasil Thomollari tė akuzuar pėr veprėn penale, tė parashikuar nga neni 118-25, i Kodit Penal.
2) -69 eshtrat skeletike njerėzore, tė nxjerra jashtė gėrmimeve nė territorin pėrreth Kishės sė Shėn Mėrisė sė fshatit Kosinė, tė sekuestruara me cilėsinė e provave materiale, i ngarkohen Komunės Piskovė pėr rivarrosjen e tyre nė varrezat e fshatit Kosinė.
3) - Vendimi tu njoftohet tė pandehurve, Komunės Piskovė dhe personave tė dėmtuar.
http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=38291
kodmors nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Gr/ KOASH-i mban peng Pallatin e Kulturės nė Pėrmet nga kodmors nė danėn "Asimilimi a/sh"

Gr/ Bunker grek nė Kėlcyrė me bekimin e KOASH-it nga kodmors nė danėn "Asimilimi a/sh"

Gr/ Mbi gjuhėn greke nė faqen e KOASH-it nga vlug nė danėn "Asimilimi a/sh"

Gr/ Kreu grek i KOASH-it ėshtė i paligjshėm nga kodmors nė danėn "Asimilimi a/sh"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 04:11.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,16933S / 10KR