Kthehu   Kreu > Karantinė > Viruset > Asimilimi a/sh
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 25.4.2007, 07:55   #1
Blin
bukėpjekės
 
Blin
 
Anėtarėsuar: 6.2007

Shkrim i cituar Gr/ KOASH-i mban peng Pallatin e Kulturės nė Pėrmet


Citim:
Pėrmet, kisha “mbyt” Pėrmbarimin
25/04/2007 - 09:58

Kisha ortodokse e Pėrmetit, e cila prej disa kohėsh ėshtė kthyer nė mollė sherri mes priftit dhe pushtetit vendor, ėshtė bėrė sėrish objekt konflikti. Dje nė orėn 10.00, pėrmbaruesit e Pėrmetit, drejtori i Qendrės Kulturore tė kėtij qyteti, Kastriot Bezati dhe dy punonjės tė policisė, janė paraqitur pėrballė hyrjes sė Pallatit tė Kulturės, “Naim Frashėri” pėr tė ekzekutuar vendimin e Gjykatės sė Lartė, nr 1640, tė datės 14 tetor 2003, pėr lirimin e objektit nga Kisha Ortodokse Autoqefale.

Pavarsisht njoftimit tė palėve tė interesuara, qė ishte bėrė prej disa javėsh, vendimi nuk u ekzekutua as ditėn e djeshme, duke u nxjerrė si pretekst mosparaqitja e pėrfaqėsuesit tė bashkisė qė drejtohet nga PD-ja si dhe mungesa e numrit tė mjaftueshėm tė forcave tė policisė. Ky justifikim duket i pabazuar, pasi bashkia ndodhet vetėm 50 metra larg nga pallati i kulturės dhe kryetari i saj mund ta ndiqte ekzekutimin e vendimit “live”, nga dritarja e zyrės sė tij. Ndėrsa mungesa e trupave tė policisė duket njė justifikim akoma dhe mė i turpshėm, pasi komisariati ndodhet vetėm 30 metra larg pallatit tė kulturės.

Pėr mė tepėr, nuk jepen arsye pėrse duhen policė tė armatosur pėr tė nxjerrė nga njė objekt shtetėror njė prift si Ikonom Vasil Thomollari, personazhi famėkeq i skandalit tė zhvarrimeve nė Kosinė.

REAGIMI

Drejtori i Qendrės Kulturore tė Pėrmetit, Kastriot Bezati, e cilėsoi kėtė akt si njė veprim tė turpshėm tė strukturave shtetėrore, tė cilat nuk janė tė afta tė zbatojnė ligjin dhe pėr mė tepėr, njė vendim tė formės sė prerė tė dhėnė nga Gjykata e Lartė. Bezati e lidhi ngjarjen e djeshme me tė njėjtin skenar, si mbyllja e hetimeve pėr skandalin e zhvarrimeve nė Kosinė, edhe pse u provua katėrcipėrisht se fajtor ishte prifti Thomollari.

Bezati tha se: Ngjarja e djeshme ėshtė nė vazhdėn e disa ngjarjeve me sfond politik nė jug tė vendit, ku janė ndėrthurur interesat e kishės ortodokse me ato tė qarqeve antishqiptare nė Greqi. Po shoh tė vijojė i njėjti skenar si me skandalin e zhvarrimeve nė Kosinė, varrezėn-mauzeleum tė Grykės sė Kėlcyrės, shkollės greke nė Himarė dhe pretendimeve publike tė bėra tani sė fundi, pėr pavarėsinė e Vorio-Epirit. Kėto veprime janė organizuar nga tė njėjtėt persona, qė tė veshur me veladonin e priftit, pengojnė shenjtėrimin e themeluesit tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fan Noli dhe tė priftit martir At Stath Melani, kokėn e prerė tė tė cilit ia ēuan me torbė mitropolitit grek tė Janinės nė vitin 1917.

Drejtori i Qendrės Kulturore tė Pėrmetit, historiani 56-vjeēar Kastriot Bezati e cilėson kthimin e shtėpisė sė kulturės nė kishė, si “njė uzurpim tė jashtėligjshėm tė pronės shtetėrore”. Bezati thotė se “Trualli ku ngrihet pallati i kulturės ka njė sipėrfaqe prej 584 metrash katrorė, ndėrsa trualli qė ka qenė pronė e kishės dhe ėshtė pėrfshirė brenda hapėsirės sė kėtij objekti ėshtė vetėm 25 metra katrorė. Nuk e kuptoj pėrse shteti nuk zbaton ligjet e veta? Pėrse nuk ekzekutohet vendimi i Gjykatės sė Lartė, nė mėnyrė qė pėrmetarėt tė kenė ku tė zhvillojnė aktivitete kulturore dhe tė konsumojnė kulturė”?

Konflikti mes Kishės Ortodokse dhe Qendrės Kulturore vazhdon tė jetė i pazgjidhur, pavarėsisht se drejtėsia e ka dhėnė verdiktin e vet, ndėrsa pėrmetarėt do tė vazhdojnė tė kėnaqen vetėm me shėtitjet nė lulishten rrotull bustit tė Naim Frashėrit

KONFLIKTI

Konflikti mes Qendrės Kulturore Pėrmet dhe Kishės Ortodokse ka nisur menjėherė pas trazirave tė vitit 1997, pėr pronėsinė e shtėpisė sė kulturės. Tė gjitha vendimet e gjykatave shqiptare i kanė dhėnė tė drejtė Qendrės Kulturore Pėrmet, duke e cilėsuar atė si pronare tė objektit.

Kemi fituar proceset gjyqėsore nė Gjykata e Shkallės sė Parė dhe tė Apelit nė Gjirokastėr, nė Gjykatėn e Lartė nė Tiranė. Gjykata e Lartė, me vendimin nr 1640, tė datės 14 tetor 2003, vendosi njė herė e mirė mbi bazėn e dokumentacionit autentik tė Arkivit Qendror Teknik tė Ndėrtimit nė Tiranė, qė ky objekt tė mos tjetėrsohet dhe tė mos kthehet nė kishė, por tė mbetet siē ka qenė, tempull kulture nė Pėrmet

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=11538
Blin nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 19.5.2007, 08:04   #2
Blin
bukėpjekės
 
Blin
 
Anėtarėsuar: 6.2007
Citim:
Pėrmet, Kisha fiton betejėn pėr pallatin e Kulturės
19/05/2007 - 08:18

Pėrfaqėsuesit e lobit progrek nė Kishėn Ortodokse Autoqefale Shqiptare ia kanė dalė mbanė tė korrin fitoren e radhės nė jug tė vendit. Kėtė radhė ata kanė "hequr qafe" me duart e pushtetarėve tė PD-sė pengesėn e fundit qė nuk i lejonte tė mbanin tė uzurpuar godinėn e Pallatit tė Kulturės "Naim Frashėri" nė Pėrmet.

Beteja mes priftit tė Pėrmetit, Ikonom Vasil Thomollari (personazhi qė u bė aq "i famshėm" gjatė skandalit tė zhvarrimeve nė Kosinė) dhe Qėndrės Kulturore tė qytetit ka zgjatur pėr gati dhjetė vjetė me radhė. Por tashmė duket se Thomollarit, i mbėshtetur fuqimisht nga kreu i KOASH-it, Hirėsia e tij Anastasi, pėrfaqėsuesit e mitropolitit grek tė Gjirokastrės dhe diplomatėt e vendit fqinj, ėshtė duke i buzėqeshur fitorja.

Dorėn e fundit nė fitoren mė tė freskėt tė progrekėve nė jug tė vendit e ka dhėnė qeveria nė pushtet dhe pėrfaqėsuesit e saj tė sapozgjedhur nė pushtetin vendor tė Pėrmetit.

Pengesa e fundit qė mbante pezull uzurpimin e pallatit tė kulturės nė Pėrmet, ishte drejtori i Qėndrės Kulturore, historiani Kastriot Bezati. Largimi i tij nga detyra pa motivacion dhe pa shkak prej kryebashkiakut Edmond Komino, i ka hapur dritėn jeshile Kishės qė tė mbyllė njėherė e mirė ēėshtjen e pronėsisė mbi pallatin e kulturės qė mban emrin e rilindasit tė madh "Naim Frashėri".
Pengesa

I emėruar nė detyrėn e drejtorit tė Qėndrės Kulturore tė Pėrmetit qysh prej 9 vitesh, Bezati ka qenė i vetmi person qė kundėrshtonte veprimin e paligjshėm tė priftit Thomollari. Historiani 58 vjeēar ka zhvilluar njė betejė ligjore me pėrfaqėsuesit e Kishės Ortodokse, qysh prej vitit 2001, duke ia dalė mbanė tė provonte se objekti qė qėndron nė qėndėr tė Pėrmetit i pėrket shtetit Shqiptar dhe komunitetit tė kėtij qyteti.

Gjykata e shkallės sė parė, Apelit dhe Gjykata e Lartė ia kanė kthyer objektin me vendim tė formės sė prerė komunitetit tė Pėrmetit. Ēėshtja ka shkuar deri nė Gjykatėn Kushtetuese, ku serish ka fituar pėrfaqėsuesi i Qėndrės Kulturore. Pavarsisht paligjshmėrisė sė pushtimit tė objektit nga prifti i skandalit tė Kosinės, autoritetet shqiptare nuk kanė mundur ta nxjerrin atė jashtė godinės ku qėndron busti i rilindasit tė madh "Naim Frashėri" dhe tė ekzekutojnė vendimin e Gjykatės sė Lartė.

Kompromisi

Ekzekutimi i vendimit tė Gjykatės sė Lartė pėr rikthimin e godinės sė pallatit tė kulturės "Naim Frashėri", Qėndrės Kulturore tė Pėrmetit ėshtė penguar nga autoritetet shtetėrore me pretendimin e shmangjes sė konflikteve ndėrfetare nė kėtė qytet.

Janė disa shkresa zyrtare qė dėshmojnė se autoritetet shtetėrore nuk kanė dashur ta zbatojnė vendimin e formės sė prerė lėshuar nga tė treja shkallėt e gjyqėsorit. Madje nė kundėrshtim me ligjin janė bėrė tentativa qė tė pezullohet zbatimi i vendimit dhe objekti ti lihet Kishės Ortodokse.

Nė lojė janė futur krerėt mė tė lartė tė KOASH-it, pėrfaqėsues diplomatik tė shtetit fqinj Greqisė dhe politikanė tė lartė tė tė dyja palėve politike nė vend.

Kryetari aktual i bashkisė sė Pėrmetit Edmond Komino, mė 23 dhjetor 2005 ka qenė mes firmėtarėve qė kėrkonin ti mbetej pallati kulturės Kishės Ortodokse. Nė atė kohė Komino ka qenė kėshilltar i PD-sė dhe ishte mes pėrfaqėsuesve qė kėrkonin tė mos zbatohej vendimi i Gjykatės sė Lartė pėr lirimin e objektit. Pėr fat tė mirė grupi i kėshilltarėve prokishės nė dhjetorin e 2005-ės mbeti nė minorancė dhe marrėveshja e firmosur prej tyre nuk u zbatua.

Tani nė krye tė bashkisė, Komino ia doli mbanė tė shpėtojė nga njė siklet i madh shefin e tij nė krye tė Qeverisė Sali Berisha, tė cilit i kishte mbetur nė dorė vendimi i drejtėsisė. Vendimi i Kominos pėr largimin e Bezatit plotėson ėndrėn "e vjetėr" tė priftit qė bekoi zhvarrimet e Kosinės Thomollari, tė ketė nėn hyqmin e tij piacėn e Pėrmetit.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=13091
Blin nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 2.6.2007, 08:06   #3
Blin
bukėpjekės
 
Blin
 
Anėtarėsuar: 6.2007
Citim:
“Kryqi i kovaēaneve greke s’e zėvendėson Naimin”
02/06/2007 - 07:47

Edhe vetė Krishti ėshtė zemėruar me kėta priftėrinj dhe ka thėnė: ‘O priftėrinj tė marrė, lėreni Naimin, se do t’ju mallkoj’”. Kėshtu e pėrshkruan shkrimtari dhe politikani i njohur, Dritėro Agolli, kthimin qė iu bė Pallatit tė Kulturės sė Pėrmetit, “Naim Frashėri”, nė pronėsi tė kishės ortodokse. Para pak ditės, vendimi i gjykatės nuk arriti tė zbatohej, pasi pėrmbaruesit nuk nxorėn dot prej andej priftin e goditėn t’ia kthenin bashkisė, pasi pėrfaqėsuesi i kėsaj tė fundit nuk mori pjesė, pėr arsye qė nuk dihen.

“Pallati i kulturės nė Pėrmet mban emrin e Naim Frashėrit, qė ėshtė shenjtori mė i madh i shqiptarizmės. Na ngrihen sot papritur dy-tre priftėrinj tė rrjedhur, qė mjekrat e tyre vijnė erė myk dhe duan tė heqin emrin e shenjtorit Naim nga Pallati i Kulturės, pėr ta zėvendėsuar me njė kryq, tė shtrembėr tė ardhur nga kovaēianat greke dhe nuk u vjen fare turp pėr sjelljen e tyre tė pėshtirė, - ka thėnė shkrimtari. Por unė besoj se edhe vetė Krishti duhet tė jetė zemėruar me kėta priftėrinj dhe ka thėnė: ‘O priftėrinj tė marrė, lėreni Naimin se do t’ju mallkoj!’”.

Politikani Agolli ėshtė njėri prej dhjetėra firmėtarėve, profesorė, akademikė, shkrimtarė, studiues dhe politikanė, tė cilėt i kanė shkruar njė peticion Presidentit Moisiu, Kryeministrit Berisha dhe Kryetares sė Kuvendit, Topalli.
“Ju drejtohemi pėr mbijetesėn e Pallatit tė Kulturės “Naim Frashėri” nė Pėrmet, sepse kemi mendimin se kush mbron kulturėn e kombit, mbron edhe Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri”.

Ligji, tė gjitha shkallėt e gjyqėsorit, Shkalla e Parė, Apeli, Gjykata e Lartė dhe Gjykata Kushtetuese, kanė vendosur qė Pallati i Kulturės “Naim Frashėri” tė mos tjetėrsohet e tė kthehet nė kishė, por tė mbetet e lartėsohet si tempull i kulturės nė zemėr tė Pėrmetit, para tė cilit ngrihet emblema e kulturės shqiptare, busti i Naim Frashėrit”, - thuhet nė peticionin e njerėzve tė letrave e historisė. Sipas letrės sė dėrguar, “si nė ēdo shtet tė Evropės, edhe nė Shqipėri askush nuk duhet tė dalė mbi ligjin: asnjė njeri, asnjė komunė apo bashki, asnjė institucion qendror i vendit, as edhe Kryeministria, apo Presidenca.

Institucionet e kultit, qė janė tė domosdoshme, duhet tė respektojnė dhe t’i binden ligjit tė Shqipėrisė. Hirėsia e Tij, zoti Janullatos, duhet tė lirojė Pallatin e Kulturės “Naim Frashėri”. Shteti duhet tė ndeshet e asgjėsojė valėt helenizuese, qė vijnė nė Shqipėrinė e Jugut nga disa qarqe tė caktuara tė Greqisė nėn emrin e Vorio-Epirit, tė cilat kėrkojnė atė qė s’mund tė kėrkohet dhe qė duan tė godasin apo cenojnė marrėdhėniet e mira Shqipėri-Greqi”.

Pallati i Kulturės sė Pėrmetit ėshtė i zaptuar qė nė vitin 2001 nga Kisha Ortodokse, me pretendimin se ėshtė tokė e tyre. Nė fakt, Pallati i Kulturės “Naim Frashėri” i ka fituar tė gjitha gjyqet, por atė vazhdon ta mbajė kisha. Ndėrsa tani askush nuk ndihet. Madje, as Bashkia e Pėrmetit, pronė e tė cilės ėshtė pallati.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=14009
Blin nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 3.6.2007, 08:10   #4
Blin
bukėpjekės
 
Blin
 
Anėtarėsuar: 6.2007
Citim:
Kristo Frashėri: Duan tė greqizojnė Pallatin e Naimit
03/06/2007 - 08:29

Nuk ėshtė problem kishe. Qėllimi ėshtė qė nė vend tė Pallatit tė Kulturės sė Pėrmetit, pas pak vitesh nė na mbijė njė pallat kulture grek. Sa pėr kishėn, kishte vende tė tjera plot ku mund tė ngrihej". Kėshtu e pėrshkruan historiani i njohur, Kristo Frashėri, "rrėmbimin" e Pallatit tė Kulturės, "Naim Frashėri" nė Pėrmet, nga kisha ortodokse.

Kundėr kėsaj ėshtė edhe historiani tjetėr dhe ish-drejtor i Muzeut Historik Kombėtar, Moikom Zeqo, i cili ėshtė shprehur pėr Gazetėn, se "rrėmbimi i truallit tė Pallatit tė Kulturės qė ka si emblemė Naim Frashėrin nė Pėrmet, ka njė kuptim mė tė thellė, mė konceptual dhe mė tė rėndėsishėm se ēdo lloj formaliteti juridik".

Frashėri dhe Zeqo, janė dy prej shumė personaliteteve tė historisė, shkencės, letrave dhe politikės, tė cilėt dy ditė mė parė i kanė dėrguar njė peticion Moisiut, Berishės dhe Topallit, tė cilėve u kėrkojnė qė tė zbatohen vendimet e gjykatės nė tė gjitha shkallėt dhe pallati i Kulturės sė Pėrmetit t'i kthehet bashkisė sė qytetit.

Kristo Frashėri

"Nė radhė tė parė, mosekzekutimi i vendimeve ėshtė njė mohim i shtetit ligjor. Ka vendim gjykate nė 3 shkallė, i cili duhet tė merret nė konsideratė. Pse nuk zbatohet?", - thotė profesor Frashėri pėr "Gazetėn Shqiptare".

Lidhur me zaptimin e Pallatit tė Kulturės "Naim Frashėri" nė Pėrmet nga Kisha Ortodokse, historiani i njohur shqiptar sqaron se ka njė arsye tjetėr mė tė fortė sesa ngritja thjesht e njė kishe. "Kisha e Shėn Mėrisė sė Pazarit ėshtė shembur qė nė kohėn e luftės dhe nuk pėrfaqėsonte mė shumė se 28 metėr katrorė. Madje, ajo nuk ka qenė nė truallin e Pallatit tė Kulturės, por aty ku ėshtė banka sot.

Pallati i Kulturės pėrmbledh 350 metra katrorė. Ndėrtesėn e ka bėrė shteti dhe jo kisha. Toka ėshtė e kishės nė tė vėrtetė, por gjykata i ka dhėnė tokė nė vend tjetėr disa herė mė shumė", - ka thėnė profesor Frashėri, i cili nuk ka nguruar tė akuzojė autoritetet shtetėrore.

"Prefekti i Gjirokastrės, Spiro Ksera dhe tė tjerė qė fshihen prapa tij, janė ata qė duan ta zhdukin Pallatin e Kulturės sė Pėrmetit dhe bashkė me tė, edhe kulturėn shqiptare. Skandali dhe qėllimi ėshtė qė tė zhduket pallati shqiptar i kulturės. Aty ėshtė emri i Naim Frashėrit, aty ka bibliotekė, sallė konferencash, dhoma pėr aktivitete kulturore shqiptare. Qėllimi ėshtė ta zhdukin dhe tė bėjnė ndoshta pallat kulture greke", - ka thėnė Frashėri.

Moikom Zeqo

Ish-drejtori i Muzeut Historik Kombėtar, Moikom Zeqo, shpreh dyshimet e tij lidhur me mbajtjen "peng" tė Pallatit tė Kulturės nga njė prift dhe moszbatimin e vendimeve tė gjykatės.

"Nuk mendoj se akti fare pa kuptim i prishjes sė Pallatit tė Kulturės bėhet nė emėr tė besimtarėve. Tė cilėve besimtarė? Ky ėshtė njė ob

jekt i gjithė qytetit dhe banorėve tė Pėrmetit. Por jo tė gjithė janė ortodoksė. Simboli i Naim Frashėrit, e thėnė nė mėnyrė absolute, qėndron mbi tė gjithė llojet e feve qė janė nė Shqipėri, sepse ai ėshtė njė simbol sinkretizimi dhe duhet nderuar nė Pėrmet, mė shumė se kudo tjetėr, sepse ėshtė qendra e fshatit Frashėr, ku ai ka vendlindjen", - ka thėnė Zeqo.

Sipas tij, veprimi i kishės ėshtė arbitrar, i pasaktė dhe rasti konkret, kėmbėngulja pėr nė Pėrmet ėshtė pa asnjė kuptim, madje as edhe diplomatik dhe politik".

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=14091
Blin nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.6.2008, 07:59   #5
Blin
bukėpjekės
 
Blin
 
Anėtarėsuar: 6.2007

Gr/ KOASH-i mban peng Pallatin e Kulturės nė Pėrmet


Citim:
13/06/2008 - 09:35

Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit tė Pronave Pėrmet me vendimin nr.634 tė datės 26 maj 1997, ia njohu dhe ia ktheu me pa tė drejtė ndėrtesen e shtėpisė sė Kultures Kishės Ortodokse tė Pėrmetit. I padrejte dhe jo ligjor ishte jo vetem vendimi por edhe mbledhja e ketij komisioni pėr problemin e pronėsise sė shtėpise sė Kulturės. Mė 25 shtator 1997 drejtuesi i Shtėpisė sė Kulturės "Naim Frashėri" tė Pėrmetit kėrkoi shfuqizimin nė rrugė ligjore tė vendimit tė 26 majit. I njėjti komision me vendimin numėr 75 tė datės 27 shkurt 1995 nuk ia njohu pronėsinė e si rrjedhoje nuk ia ktheu shtėpine e Kultures Kishes Ortodokse tė Pėrmetit. Shtėpia e Kulturės, e vetmja nė qytetin e luleve, u ngrit tėrėsisht nga shteti nė vitin 1962 nė zbatim tė vendimit nr.69, datė 11 gusht 1960 tė ish-Komitetit Ekzekutiv tė rrethit Pėrmet. Shtėpia e Kulturės qė mban emrin e poetit kombėtar "Naim Frashėri" u pėrurua mė 28 nėntor 1962, ditėn e 50-vjetorit tė pavarsisė sė vendit. Ajo u ndėrtua tėrėsisht qė nga themelet me fondet e shtetit shqiptar. Nga e gjithė hapsira e saj prej 584 metrash katrorė, vetėm 4.28 pėrqind ose vetėm 25 metra katrorė i takojnė truallit ku ka qenė ndėrtuar kisha Shėn Mėria e Pazarit.

Vendimi

Vendimi nr.122, i formės sė prerė u akordua nga gjykata mė 21 mars 2002 dhe e detyron Kishėn e Ortodokse ti kthejė godinėn e Shtėpisė sė Kulturės "Naim Frashėri", Qėndrės Kulturore Pėrmet. Por ky vendim nuk ėshtė ekzekutuar asnjėherė. Kanė kaluar mė shumė se gjashtė vjetė nga ajo kohė dhe zyra e pėrmbarimit jo vetėm qė nuk e ka ekzekutuar njė vendim tė tillė, por as qė jep shpresė se do ta bėjė kėtė gjė nė tė ardhmen. Pas disa tentativave tė dėshtuara Drejtoria e Pėrgjithshme e Pėrmbarimit vendosi ta marrė vetė situatėn nė dorė. Me urdhėr nr.825/1 tė datės 4 maj 2006, qė mban firmėn e kryepėrmbaruesit tė Republikės Ylvi Selmani, u caktua pėrmbaruesi i Beratit, Plarent Lapardhaja. Ky i fundit tentoi dy herė tė ekzekutonte vendimin, por prifti Thomollari i kishte marrė masat pėrpara tij. Prifti kishte njoftuar qysh mė parė besimtarėt ortodoksė nga disa rrethe tė vendit, tė cilėt mbushėn furgonė dhe autobuzė pėr tu ndodhur nė kohėn dhe vendin e duhur, nė mėnyrė qė tė pengohej zbatimi i vendimit tė gjykatės. Njė ngjarje e tillė ndodhi mė 15 qershor. Pėrmbaruesi beratas caktoi njė datė tjetėr, 6 korrikun, duke deklaruar se kėtė radhė askush nuk do ta pengonte zbatimin e ligjit. Por nė datėn e caktuar, vetėm 15 minuta pėrpara orarit kur duhej tė zbatohej vendimi, pėrmbaruesit Lapardhaja iu komunikua largimi nga ēėshtja dhe transferimi nė njė detyrė tjetėr.

Dėshtimi

Strukturat e shtetit shqiptar kanė gjashtė vjet me radhė qė nuk janė nė gjėndje tė zbatojnė njė vendim i cili ka kaluar jo vetėm tė treja shkallėt e gjyqėsorit, por dhe Gjykatėn Kushtetuese. Prifti Thomollari duke pėrfituar nga veladoni i klerikut ortodoks dhe nga mbėshtetja e vazhdueshme e eprorėve tė tij nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ia ka dalė mbanė tė lėrė pa pallat kulture njė qytet tė tėrė, ku njė pjesė e mirė e rrugėve mbajnė emra artistėsh tė njohur. Triumfues nė betejėn ligjore ndaj pushtetit vendor dhe drejtėsisė shqiptare, prifti Vasil Thomollari vendosi tė hidhej mė tej, duke marrė pėrsipėr deri dhe zhvarrosjen e eshtrave nė varrezat e vjetra tė Kosinės, me pretendimin se ishin eshtra tė martirėve tė Ushtrisė Greke tė rėnė nė Luftėn e Dytė Botėrore.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=38345
Blin nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 14.6.2008, 08:08   #6
Blin
bukėpjekės
 
Blin
 
Anėtarėsuar: 6.2007
Citim:
Thomollari, la mushkat pėr t’u kthyer nė prift ortodoks

Personazhi qė pėrfundoi nė faqet e para tė gazetave si organizator dhe drejtues i zhvarrimeve nuk ishte i panjohur. Ai ishte kleriku mė i lartė i besimit Ortodoks nė rrethin e Pėrmetit, Vasil Thomollari me titullin fetar, Ikonom. Emri i vėrtetė i priftit tė Pėrmetit ėshtė Agron Thomollari nga fshati Kutal. Deri nė fundin e viteve '80 ai kishte punuar me mushka nė kooperativė. Pas ndryshimeve demokratike nė vitet '90, ai shkoi nė Greqi si shumė shqiptarė tė tjerė dhe u pagėzua me emrin ortodoks, Vasil. Duke parė mungesėn e klerik ortodoks nė njė rreth ku kishte njė numėr tė konsiderueshėm besimtarėsh, Agroni, qė tashmė ishte kthyer nė Vasil, vendosi ti pėrkushtohej besimit te zoti duke veshur rrason e zezė tė priftit. Emri i tij do tė bėhej i njohur pėr median gjatė vitit 2000, kur ai hyri me forcė dhe nuk pranoi tė lironte pallatin e Kulturės "Naim Frashėri" tė qytetit tė Pėrmetit. Thomollari dhe eprorėt e tij nė Metropolinė e Gjirokastrės pretendonin se objekti qė ndodhej nė qėndėr tė qytetit tė Pėrmetit kishte shėrbyer si kishė. Pasi iu drejtua gjykatės dhe e ndjeu se po e humbėte betejėn me ligjin, Thomollari pėrfitoi nga veladoni i priftit dhe vendosi tė vepronte duke pushtuar nė mėnyrė tė paligjshme objektin.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=38342
Blin nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Gr/ KOASH-i asimilon dhe tė vdekurit nė Pėrmet nga Blin nė danėn "Asimilimi a/sh"

Muaji i kulturės Shqipėri - Dardani nga vlug nė danėn "Lajme & festivale"

Kur "zoti" tė mban me hatėr nga Aht nė danėn "Antiteist"

Gr/ Mbi gjuhėn greke nė faqen e KOASH-it nga vlug nė danėn "Asimilimi a/sh"

Gr/ Kreu grek i KOASH-it ėshtė i paligjshėm nga Blin nė danėn "Asimilimi a/sh"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 07:41.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,24259S / 10KR