14.6.2008, 08:06
|
#1 |
| bukėpjekės | Citim: Manastiri-mauzoleum i Kėlcyrės u bė mollė sherri me Greqinė
Punimet pėr ndėrtimin e njė manastiri madhėshtor nė Grykėn e Kėlcyrės nisėn afro gjashtė vjetė mė parė. Ky objekt kulti nga mė tė mėdhenjtė nė vend, ka patur njė kosto prej disa milionė eurosh. Manastiri ėshtė ndėrtuar i tėri me gurė tė skalitur nga mjeshtra profesionistė, ndėrsa punimet janė drejtuar nga njė arkitekte greke nga Athina. Gati mė shumė se gjysma e sipėrfaqes se territorit tė Manastirit zihet nga njė varrezė mauzeleum sipėr sė cilės ėshtė ndėrtuar njė kryq betoni 17 metra i lartė.
Nė manastirin ortodoks tė Grykės sė Kėlcyrės ėshtė parashikuar tė vendosen eshtrat e 630 ushtarėve grekė tė vrarė nė Luftėn e Dytė Botėrore gjatė konfliktit Italo-Grek. Manastiri ėshtė ndėrtuar afro 14 kilometra larg nga varreza e vjetėr pranė fshatit Dragot, ku kanė qenė tė vendosura eshtrat e 2000 ushtarėve italinė dhe 36 ushtarėve grekė tė vrarė nė betejėn e Malit tė Golikut. Varreza tjetėr e ushtarėve grekė ndodhet shumė larg prej aty, nė Qafėn e Kiēokut. Edhe pse kanė kaluar mė shumė se dy vjet nga momenti kur ndėrtimi i objektit pėrfundoi asnjė nga varret e pėrgatitura pėr eshtrat e martirėve tė ushtrisė greke nuk ka emėr.
Gjatė kohės qė punohej pėr ndėrtimin e kėtij manastiri, mė 20 tetor 2004, aty ka kryer njė vizitė ish-presidenti grek, Stefanopulos i shoqėruar nga ish-ministri i Arsimit i Shqipėrisė, Luan Memushi. Stefanopulos kishte programuar njė vizitė tė dytė nė kėtė manastir, por ajo nuk u realizua pasi presidenti grek u largua nga Shqipėria nė shenjė proteste ndaj njė demostrate paqėsore tė komunitetit ēam nė qytetin e Sarandės.
Mė datė 10 maj 2006 ishte parashikuar ceremonia e pėrfundimit tė punimeve nė Manastirin e Shėn Kollit, madje ishte paralajmėruar prania e dy ish-ministrave tė mbrojtjes, Fatmir Mediu i Shqipėrisė dhe Vangjelis Meimaraqis i Greqisė. Por Ministri Grek i Mbrojtjes e anulloi vizitėn nė ēastet e fundit pasi sipas tij "Autoritetet shqiptare nuk e kishin zgjidhur ende ēėshtjen e varrezave tė ushtarėve grekė nė Grykėn e Kėlcyrės". Ndėrsa ish-ministri i Jashtėm i Shqipėrisė Besnik Mustafaj deklaroi dy ditė mė pas se "varreza e ushtarėve grekė nė Grykėn e Kėlcyrės do tė ndėrtohet sėshpejti". Por nė tė vėrtetė varreza-mauzeleum ishte ndėrtuar para se autoritetet shqiptare tė legalizonin lejen e ndėrtimit tė saj. http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=38343 | |
| | |
| |