| | |
| |||||||
![]() |
| | Pėrdorimi i ēėshtjes | Paraqitja |
| | #1 |
| ngjarjet e fundit newsfeed Anėtarėsuar: 5.2008 | |
| | |
| | #2 |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | S'e dija qė jugu i Arbrit paska identitet homoseksual, tė cilit duhet t'i kthehet... Mos e ngatėrron me pasionet e veta ky Spiraqi... |
| | |
| | #3 | |
| bukėpjekės Anėtarėsuar: 6.2007 | |
| Copėtimi i Shqipėrisė, Ksera shkeli Kushtetutėn 28/05/2008 - 07:22 Njė nga deputetėt mė aktivė nė mbrojtje tė interesave kombėtare, njėherėsh historiani Pėllumb Xhufi i LSI-sė, denoncon ashpėr qėndrimin publik tė prefektit tė Gjirokastrės, Spiro Ksera pėr ēėshtjen e Vorio-Epirit. Ai kėrkon urgjentisht nga Kryeministri Berisha shkarkimin e tij, duke dhėnė edhe argumentet pse. Me logjikėn e ftohtė tė historianit, Xhufi i jep pėrgjigje edhe pyetjes nėse ka Ēamėri apo Vorio-Epir. Nė seancėn e fundit plenare, ju ngritėt shqetėsimin pėr pjesėmarrjen e prefektit tė Gjirokastrės, Spiro Ksera nė njė tubim tė nacionalistėve grekė nė Konicė, ku ėshtė kėrkuar autonomia e Vorio-Epirit. Mes tė tjerash ju kėrkuat nga Kryeministri shkarkimin e tij. Pėrse? Pjesėmarrja e tij nė njė veprimtari me pėrmbajtje tė theksuar nacionaliste dhe antishqiptare si ajo qė u mbajt nė datėn 18 maj nė Konicė, me pjesėmarrjen e grupeve mė ekstremiste greke tė sillogjeve vorio-epiroteve dhe tė qarqeve fetare nacionaliste, bie nė kundėrshtim me statusin zyrtar qė Ksera mbart e rrjedhimisht, me njė shkelje tė rėndė qė ai i bėn Kushtetutės e legjislacionit shqiptar. Shkelja ėshtė bėrė nga njė pėrfaqėsues i qeverisė dhe padyshim siē kėrkova dhe nė Parlament, Kryeministri duhet patjetėr tė sqarojė pozitėn e zotit Ksera. Mė lejoni tė sqaroj se nė kėtė miting ka folur veē tė tjerėve kryepeshkopi i Konicės, Andreas, i cili ka zėvendėsuar nė kėtė rol njė tjetėr kryepeshkop famėkeq pėr sa i pėrket marrėdhėnieve me Shqipėrinė, Sebastianoin, i cili vazhdimisht nė vitet 60, 70 e 80 ka nxitur flakėt e luftės, madje ka bėrė thirrje tė hapura nė ato vite sa kolonelėve qė sundonin nė Athinė, aq edhe NATO-s qė tė ndėrhynin me forcė ndaj Shqipėrisė dhe ti kthenin Greqisė tė ashtuquajturin Vorio-Epir. Me tė njėjtin fjalor ka folur dhe ky kryepeshkop, i cili ka kėrkuar hapur qė Vorio-Epirit ti njihet e drejta e vetėvendosjes, pra e shkėputjes nga Shqipėria dhe bashkimit me Greqinė. Tubimi nė fjalė u bė nė pėrvjetorin e Protokollit tė Korfuzit tė vitit 1914, pra dhe tendenca dhe pėrmbajtja e tij ishte fare e qartė. Ėshtė vėrtet pėr tu ardhur keq qė shteti shqiptar, qeveria shqiptare nė rastin konkret i kapėrcen fare pa i komentuar ngjarje tė tilla, qė po pėrsėriten nė mėnyrė shqetėsuese dhe kanė pėr protagonistė herė- herė edhe nėpunės tė lartė tė shtetit, pavarėsisht nga kombėsia e tyre, pra nga qytetarė shqiptarė, siē ėshtė rasti i kryetarit tė Bashkisė sė Himarės, Bollano dhe tė prefektit tė qarkut Gjirokastrės, Ksera, nė rastin mė tė fundit. Ėshtė pėr tė ardhur keq gjithashtu qė edhe qeveria greke nuk reagon dhe nuk tregon vullnet pėr tė evituar, pėr tė ndalur manifestime tė tilla apo mė sė paku, pėr tu distancuar nga manifestime tė tilla qė mbjellin farėn e pėrēarjes, armiqėsisė midis dy popujve. Kur bėhet fjalė pėr marrėdhėniet me Shqipėrinė merret njė ton agresiv me pa tė drejtė pėr gjoja pėr shkeljen e tė drejtave tė minoritetit dhe me shkelje tė tė drejtave tė minoritetit nė kėtė rast nuk mund tė kuptohet mosnjohja e minoritetit, ajo ėshtė njohur, nuk mund tė kuptohet mos hapja e shkollave greke, sepse ato janė hapur, madje dhe tej zonės sė minoritetit, nuk mund tė akuzohet Shqipėria pėr moslejimin e lidhjeve tė minoritetit grek me vendin amė me Greqinė, sepse kėto lidhje janė nė ēdo aspekt, por mesa duket kėrkohet gjėja mė e fundit, qė duke shfrytėzuar minoritetin grek nė Shqipėri tė realizohet ėndrra e vjetėr e aneksimit tė Shqipėrisė sė Jugut apo asaj qė quhet rėndom nga politika nacionaliste Vorio-Epiri. Nė kėtė aspekt reagimi i Ministrisė sonė tė Jashtme nuk duhet tė mungojė, sigurisht i matur, por dhe i qartė dhe nuk duhet lejuar qė tė paktėn shtetas shqiptarė dhe aq mė shumė nėpunės tė lartė tė shtetit shqiptar tė kryejnė role, funksione, pėr tė cilat nuk janė emėruar dhe pėr tė cilat njė ditė mund tė pėrgjigjen para drejtėsisė pėr shkelje tė rėnda tė ligjit. Pėr precedentėt Bollano e Ksera, cili duhet tė jetė atėherė reagimi i shtetit shqiptar? Deklaratat e qėndrimet e tyre antikushtetuese bien nė kundėrshtim me Kushtetutėn pėr sa kohė qė cenojnė integritetin territorial tė vendit, cenojnė paqen e bashkėjetesėn e qytetarėve shqiptarė dhe nxitin urrejtjen fetare. E ka Kushtetuta dhe Kodi Penal ēfarė parashikohet nė kėtė rast dhe nuk ke ēthua mė tepėr. Shqipėria sapo ka marrė ftesėn pėr anėtarėsimin nė NATO, ndėrkohė qė Greqia ėshtė njė vend anėtar i saj. Me sa seriozitet duhen marrė pretendimet territoriale pėr Vorio-Epirin pėr sa kohė aleatėt nė NATO nuk mund tė aneksojnė njėri-tjetrin? Nė rast se Shqipėria e mori ftesėn nė NATO dhe nė rast se Greqia nuk e pengoi dėrgimin e ftesės siē bėri nė tė kundėrtėn me Maqedoninė, kjo i dedikohet nė njė shkallė tė madhe lirive dhe tė drejtave shumė tė gjera qė shteti shqiptar historikisht i ka dhėnė minoritetit grek. Nė rastin konkret do tė thoja se si kjo qeveri dhe ajo paraardhėse kanė bėrė kompromise tė cilat janė tė debatueshme. Por fakt ėshtė, qė qoftė para marrjes sė ftesės, qoftė tani pas marrjes reale tė saj dhe kur ne jemi nė pritje tė hyrjes me tė drejta tė plota nė NATO, nga pala greke ka pasur dhe ka presione tė bėra, qoftė edhe nėpėrmjet emisarėve tė saj kėtu tek ne, siē ėshtė Bollano, i cili nė mėnyrė tė pėrsėritur ka artikuluar kėrkesa tė ekzagjeruara dhe tė ideuara nė qarqet nacionaliste greke siē janė ato pėr ta konsideruar minoritetin grek nė Shqipėri si Kosovėn, pra duke i njohur tė drejtėn e vetėvendosjes, qė ėshtė absurde. Nė rastin e marrėdhėnieve me Shqipėrinė, Athina ka intensifikuar kėrkesat e saj tė formuluara historikisht dhe gjithmonė nė synimin qė ato tė realizohen pėrpara se tė realizohet hyrja de jure, pra me tė drejta tė plota tė Shqipėrisė nė NATO. Unė jam i sigurt qė e njėjta histori do vazhdojė dhe sa i pėrket integrimit tonė nė Europė, ku ēdo hap qė ne do tė hedhim do tė shoqėrohet edhe me kėrkesa nga pala greke. Ndaj duhet qė qysh tani qeveria shqiptare tė tregojė vullnetin e duhur dhe integritet qė tė shqyrtojė me vėmendje kėrkesa tė tilla. Ju mendoni se ka Ēamėri apo Vorio-Epir? Ēamėri ėshtė njė emėr i lashtė, sė cilės nuk i dihet origjina se sa e hershme ėshtė. Kurse Vorio-Epir ėshtė njė nocion politik dhe gjeografik, i cili ėshtė krijuar as mė parė e as mė vonė se viti 1913, nė shtabet e ushtrisė greke nė momentin qė u pushtua pjesa jugore e Epirit, pra Ēamėria. Fill pas kėsaj qarqet shoviniste greke hodhėn parullėn, qė pasi morėn jugun e Epirit tani tė marrim veriun e Epirit. Qė nga ai moment ky nocion u kthye nė njė flamur beteje politike pėr Greqinė dhe sot tė gjithė nė Greqi e pėrdorin rėndom Vorio-Epir dhe mendojnė se kjo fjalė, ky koncept dhe ky territor i pėrket Greqisė qė nga kohėt e Perikliut tė vjetėr. Nė fakt ėshtė njė krijim artificial i bėrė nė zyrat e Ministrisė sė Jashtme dhe Ministrisė sė Luftės greke dhe nuk pėrmban brenda asnjė realitet. Realiteti ėshtė qė trungu shqiptar ėshtė shtrirė deri nė Prevezė nė Jug, kjo ėshtė e dokumentuar qė nga kohėt e lashtėsisė e deri sot e kėsaj dite nė kėtė zonė jetojnė ēamė ortodoksė, qė gjen nė ēdo fshat tė Ēamėrisė pėrfshirė Prevezėn. http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=37303 |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Nxėnėsit kėrēovarė vizitojnė qytetet historike tė Shqipėrisė Perėndimore nga VNf nė danėn "Aktualitet" Shqipėria Perėndimore dėrgon trupa nė Ēad nga VNf nė danėn "Aktualitet" Bashkėpunim mes sindikatave tė dy shteteve shqiptare nga VNf nė danėn "Aktualitet" Ndotja nė Shqipėrinė Perėndimore 3 herė mė e lartė se nė BE nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" Park ndėrkufitar mes Shqipėrisė Perėndimore, sė Veriut dhe Malėsisė nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" |