Kthehu   Kreu > Karantinė > Viruset > Asimilimi a/sh
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 28.11.2006, 17:42   #1
kodmors
bukėpjekės
 
kodmors
 
Anėtarėsuar: 6.2007

Shkrim i cituar Gr/ KOASH-i emėron mitropolit grek nė Gjinokastėr


Citim:
Janullatosi bekon njė grek si Mitropolit tė Gjirokastrės
28/11/2006 - 15:09 / Artan Hoxha

Pas mė shumė se 46 vjetėsh Mitropolia e Gjirokastrės do tė ketė mė nė fund njė peshkop tė fronėzuar nė krye tė saj. “Ēuditėrisht” bariu i kėsaj dioqeze tė Kishės Ortodokse Shqiptare nuk ka kombėsinė shqiptare por atė greke. Nė njė meshė tė zhvilluar paraditen e sė dielės nė kishėn e “Kryeėngjėjve” nė lagjen “18 shtatori” tė Gjirokastrės, Kryepeshkopi Anastasios Janullatos nė prezencėn e Mitropolitėve tė Korēės e Beratit ka fronėzuar priftin grek Hieromonak Dhimitėr Sinaiti Peshkop tė Mitropolisė sė Gjirokastrės.

Ceremonia dhe mesha tradicionale janė zhvilluar tėrėsisht nė gjuhėn greke edhe pse qindra besimtarė tė mbledhur nė kishėn e “Kryeėngjėjve” ishin shqiptarė dhe flisnin gjuhėn shqipe. Nė meshė kanė marrė pjesė pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė shtetit Grek nė Shqipėri si dhe klerikė tė lartė tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Vėmendjen e besimtarėve tė tė pranishėm e ka tėrhequr dhe prania e grupeve tė xhirimit tė disa mediave kryesore greke qė kishin ardhur pėr tė pasqyruar kėtė “ditė historike” siē e pėrcaktoi dhe Kryepeshkopi Anastas. Mitropolia e Gjirokastrės ishte e vetmja dioqezė e kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare qė kishte mbetur pa drejtues tė saj qysh nga viti 1991.

Lėnia vakant i drejtuesit tė kėsaj Mitropolie ku pėrfshihet pjesa dėrrmuese e minoritarėve grekė qė banojnė nė Shqipėri ėshtė bėrė shpesh herė mollė sherri nė debatet mes politikanėve tė ndryshėm nė tė dyja vendet fqinjė. Fronėzimi, Mitropolit i Gjirokastrės i klerikut me kombėsi dhe shtetėsi greke, Hieromonak Dhimitėr Sinaiti dėshmoi se dyshimet e ngritura nga media kanė qenė jo tė pabazuara.

Ceremonia

Paraditen e sė dielės qindra besimtarė ortodoksė nga rrethet e jugut tė vendit janė grumbulluar nė kishėn e “Kryeėngjėjve” nė lagjen “18 shtatori” tė Gjirokastrės, pėr marrė pjesė nė meshėn e fronėzimit tė Mitropolitit tė ri. Ceremonia ka nisur rreth orės 10.30 tė paradites nė praninė e Kryepeshkopit Anastas, tė Mitropolitit tė Korēės, Imzot Joani, Mitropolitit tė Beratit, Imzot Ignati dhe tė kryesekretarit tė pėrgjithshėm tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare Jani Trebicka.

Ka rėnė nė sy prania e pėrfaqėsuesve tė lartė tė trupit diplomatik Grek nė Shqipėri si dhe e disa mediave kryesore tė vendit fqinj. Pavarsisht faktit se pjesa dėrrmuese e besimtarėve tė pranishėm ishin shqiptarė dhe se ceremonia zhvillohej nė njė qytet shqiptar, mesha tradicionale ėshtė zhvilluar e gjitha nė gjuhėn greke. Gjatė ceremonisė ka rėnė nė sy pjesėmarrja e priftit tė Pėrmetit, Ikonom Vasil Thomollari, i cili ėshtė marrė i pandehur nė lidhje me skandalin e zhvarrimeve nė kishėn e “Shėn Mėrisė” nė Kosinė. Po ashtu kanė qenė tė pranishėm edhe disa pėrfaqėsues tė lartė tė Mitropolisė sė Gjirokastrės, tė cilėt janė akuzuar si tė implikuar nė skandalin e zhvarrimeve nė Pėrmet dhe nė ndėrtimin e varrezės-mauzeleum pėr ushtarėt grekė nė Grykėn e Kėlcyrės.

Mitropolia

Mitropolia e Gjirokastrės ėshtė njė nga dioqezat mė tė rėndėsishme tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Prania e madhe e minoritarėve grekė nė hapsirėn e mbuluar prej kėsaj dioqeze ka bėrė qė ajo tė shihet gjithmonė me interes tė madh jo vetėm nga pėrfaqėsuesit e shtetit dhe interesave greke nė Shqipėri por dhe nga drejtuesit e Kishės Ortodokse Greke.

Pikėrisht pėr kėtė fakt kjo Mitropoli ka qenė e vetmja qė ka mbetur pa drejtues tė saj pėr njė kohė tė gjatė. Statusi i KOASH-it i miratuar nė vitin 1937 parashikon qė brenda 40 ditėve duhet tė fronėzohet drejtuesi i ēdo Mitropolie. Nė rastin e Gjirokastrės vendi i peshkopit ka mbetur i lirė pėr mė shumė se 15 vjetė. Pėr tė mbuluar kėtė vakuum Kryepeshkopi Anastas kishte marrė pėrsipėr tė qėndronte krye tė saj me statusin e “Mbikqyrėsit tė Mitropolisė”. Peshkopi i sapozgjedhur ka patur statusin e “Protosingjel-it” nė kėtė Mitropoli.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=1477
kodmors nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 29.11.2006, 17:55   #2
kodmors
bukėpjekės
 
kodmors
 
Anėtarėsuar: 6.2007
Citim:
At Nikolla Marku: Fronėzimi i peshkopit grek, akt antishqiptar

29/11/2006 - 16:13

Kisha Ortodokse Autoqefale Kombėtare Shqiptare "Shėn Maria" e drejtuar nga kleriku shqiptar At Nikolla Marku ka reaguar ashpėr pas fronėzimit tė Mitropolitit me kombėsi greke tė Gjirokastrės. At Nikolla Marku ka dhėnė dje paradite njė konferencė pėr median ku ka paraqitur tė gjitha rezervat e komunitetit ortodoks qė shėrbehet prej tij.

"Emėrimi i priftit grek si peshkop i Gjirokastrės ėshtė njė veprim tjetėr tejet i rrezikshėm jo vetėm pėr pavarėsinė e kishės, por edhe pėr sovranitetin e kombit shqiptar", tha At Marku.

Mė poshtė ai shtoi se: "Anastas Janullatos duke emėruar njė grek nė krye tė peshkopatės sė Gjirokastrės vazhdon veprimet e tij antishqiptare pėr tjetėrsimin e jugut tė Shqipėrinė nė aspektin fetar tė besimit. Tashmė Sinodi i Shenjtė pėrbėhet nga priftėrinjtė grekė me mision antishqiptar. Statuti i shenjtė dhe i pėrjetshėm i kishės Shqiptaro Ortodokse ėshtė shkelur pėrfundimisht duke i shėrbyer qarqeve Vorio-Epirote.

Veprimet qė ndjekin njėri-tjetrin nė dėm tė kombit shqiptar si; kthimi i emrave tė njerėzve, ndėrtimet e stilit grek, ndėrtimi i varrezave greke, dhėnia e pensioneve, shpėrndarja e librave pėr Vorio-Epirin, dhėnia e dyshtetėsisė e tė tjera, janė veprime qė pėrkrahėn direkt nga shteti Grek".

Mė tej At Marku ka shtuar se shteti Grek ka gjunjėzuar gjithashtu dhe shtetin shqiptar duke i bėrė presionin me refugjatėt tanė nė Greqi tė cilat janė kthyer nė skllevėr.

"Tė gjitha kėto veprime por dhe tė tjera, qė i kemi thėnė disa herė, tregojnė qartė se misioni i Janullatosit nuk ėshtė mė fetar por ai i njė agjenti tė asfalisė greke dhe i shovinizmit grek tė Vorio-Epirit. Nėpėrmjet kėsaj deklarate i bėjmė tė ditur dhe thirrje mbarė opinionit kombėtar por veēanėrisht; Kėrkojmė me forcė ndėrhyrjen e Parlamentit tė Shqipėrisė, qė tė miratojė ligjin pėrkatės pėr administrimin dhe drejtimin e subjekteve fetare nė Shqipėri, si hap i domosdoshėm pėr ruajtjen e sovranitetit tė besimit dhe tė kombit shqiptar", pėrfundon deklarata e At Nikolla Markut.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=1581
kodmors nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Gr/ KOASH-i asimilon dhe tė vdekurit nė Pėrmet nga kodmors nė danėn "Asimilimi a/sh"

Gr/ Bunker grek nė Kėlcyrė me bekimin e KOASH-it nga kodmors nė danėn "Asimilimi a/sh"

Gr/ Gjinokastėr: Kryebashkiaku i PS takon “sekretarin e Vorioepirit” nga VNf nė danėn "Asimilimi a/sh"

Gr/ Mbi gjuhėn greke nė faqen e KOASH-it nga vlug nė danėn "Asimilimi a/sh"

Gr/ Kreu grek i KOASH-it ėshtė i paligjshėm nga kodmors nė danėn "Asimilimi a/sh"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 03:51.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,07223S / 10KR