| | #1 | |
| bukėpjekės Anėtarėsuar: 6.2007 | |
|
Prof.dr. Kristaq Prifti Pavarėsia e Shqipėrisė, sikurse epoka e Rilindjes qė e pėrgatiti atė ėshtė vepėr e mbarė kombit shqiptar. Nė themelet e saj ka vėnė gur e tėrė Shqipėria, tė gjitha viset e saj, tė pėrfshira nė tė katėr vilajetet e atėhershme. Edhe Kuvendi Kombėtar i Vlorės, i mbledhur mė 28 Nėntor 1912 e shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe formimin e shtetit kombėtar jo nė emėr tė atij territori tė ngushtė qė kishte mbetur ende i lirė e i papushtuar nga shtetet ballkanike (qė shtrihej nė hapėsirėn Vlorė-Lushnje-Berat-Gjirokastėr), as edhe nė emėr tė atij shteti tė cunguar qė do tė njihte mė vonė Konferenca e Londrės e vitit 1913, shtet tė cilin e trashėgojmė ne sot, por nė emėr tė tė gjitha trevave e tė popullsisė shqiptare. Si Kuvendi i Vlorės ashtu edhe Qeveria e Pėrkohshme qė doli prej tij nga pėrbėrja e tyre pėrfaqėsonin thuajse tė gjitha viset shqiptare, duke pėrfshirė edhe ato qė ishin pushtuar nga ushtritė e vendeve ballkanike, gjė qė i dha kėtij kuvendi karakterin e njė Asambleje mbarėshqiptare. Mė 4 dhjetor tė vitit 1912, kur u zgjodh Qeveria e Pėrkohshme, si dhe nė 2-3 ditėt e mėpasme, midis 63 delegatėve, 16 ishin nga Kosova, nga kryeqendra e saj Shkupi dhe nga qytetet e tjera, ndėrsa 7 ishin nga Ēamėria. Po kėshtu nė Qeverinė e Vlorės, pėrveē Isa Boletinit, i cili, ndonėse nuk kishte ndonjė post shtetėror, ishte njė nga bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė Ismail Qemalit, bėnin pjesė edhe personalitete tė tjera nga Kosova e viset e tjera shqiptare tė pushtuara, si Vehbi Dibra (Agolli) me cilėsinė e kryetarit tė Pleqėsisė, Mehmet pashė Dėrralla, ministėr i Mbrojtjes dhe Hasan Prishtina qė u caktua mė pas ministėr i Bujqėsisė. Ndėrsa nė Pleqėsinė e Kuvendit tė Shqipėrisė, pėrveē Vehbi Agollit, u zgjodhėn nga Kosova e trevat lindore shqiptare edhe 3 anėtarė tė tjerė, Bedri Pejani, Sali Gjuka dhe Ajdin Draga. Nė deklaratat qė u bėri Fuqive tė Mėdha qysh mė 28 dhe 29 nėntor tė vitit 1912, I. Qemali jo pa qėllim e vuri theksin nė kėtė realitet, duke deklaruar se Shpallja e Pavarėsisė dhe formimi i Qeverisė sė Pėrkohshme ishin vepėr e Asamblesė Kombėtare, ku morėn pjesė pėrfaqėsuesit e tė gjitha viseve tė Shqipėrisė, pa dallim feje e krahine. Kuvendi dhe Qeveria e Pėrkohshme morėn pėrsipėr detyrėn historike tė zgjidhjes sė plotė tė ēėshtjes kombėtare, qė do tė arrihej duke bashkuar tė gjitha trevat etnike shqiptare nė njė shtet tė vetėm, nė pajtim me parimin e kombėsisė, sipas tė cilit ishin ngritur edhe shtetet e tjera tė Ballkanit e tė Evropės. Si nė Memorandumin qė delegacioni shqiptar i paraqiti kryetarit tė Konferencės sė Londrės, Eduard Grejt, mė 2 janar tė vitit 1913, ashtu edhe nė takimet qė I. Qemali pati me personalitetet e shteteve tė ndryshme nė Londėr, Qeveria e Pėrkohshme mbrojti kėrkesat e ligjshme tė popullit shqiptar pėr tė patur shtetin e vet kombėtar e tė bashkuar. Populli shqiptar,- thuhej nė kėtė dokument,- si grupimi etnik mė kompakt, mė homogjen dhe mė i rėndėsishėm nė Gadishullin Ballkanik kishte tė drejtė tė themelonte shtetin e vet tė bashkuar kombėtar. Qeveria e Vlorės u kėrkoi Fuqive tė Mėdha qė, krahas me pavarėsinė e plotė ti njiheshin Shqipėrisė homogjeniteti i saj i jashtėm, kufijtė e saj natyrorė, qė diktohen sa nga rrethanat etnike tė kohės sė sotme, aq edhe nga tė drejtat qė i takonin popullit shqiptar si banues i hershėm i kėtyre territoreve si dhe qė ti ktheheshin e ti liheshin Shqipėrisė tė gjitha trojet shqiptare tė pushtuara nga Serbia, Mali i Zi e Greqia, siē ishin Kosova, Dibra e trevat e tjera lindore tė Shqipėrisė dhe Ēamėria nė jug tė vendit. Me gjithė pėrpjekjet e saj qeveria shqiptare, nuk arriti as tė zgjidhte plotėsisht ēėshtjen kombėtare shqiptare, tė bashkonte tė gjitha trojet shqiptare nė njė shtet tė vetėm, as edhe tė pengonte copėtimin e rėndė tė trojeve tė shtetit tė porsalindur shqiptar nga Konferenca e Ambasadorėve e Londrės. Me vendimet e saj nė kufijtė e Shtetit tė Pavarur Shqiptar u lanė mė pak se gjysma e trojeve dhe e popullsisė shqiptare. Kosova, territoret lindore shqiptare (pjesa veriperėndimore e Maqedonisė sė sotme) iu aneksuan Serbisė, tokat nė veri tė vilajetit tė Shkodrės iu dhanė Malit tė Zi dhe Ēamėria nė Shqipėrinė e Jugut, me popullsinė e saj shqiptare, myslimane dhe ortodokse iu aneksua Greqisė. Ishin Fuqitė e Mėdha ato, qė me gjymtimin e trungut etnik shqiptar nė Konferencėn e Londrės tė 1913-ės, pas atij qė patėn kryer nė Kongresin e Berlinit (1878), e lanė tė pazgjidhur ēėshtjen shqiptare nė tėrėsi dhe atė tė Kosovės nė veēanti. Duke filluar nga ajo kohė ēėshtja e Kosovės ka shoqėruar historinė bashkėkohore tė popullit shqiptar gjatė pothuajse njė shekulli dhe ėshtė bėrė sot, nė kushtet e reja tė shthurjes sė plotė tė Jugosllavisė dhe tė zhvillimit tė proceseve demokratike nė Evropė, njė problem i familjes evropiane, qė kėrkon zgjidhje, njė nga ēėshtjet mė tė mprehta politike tė ditės, njė preokupacion pėr kombin shqiptar dhe njė shqetėsim pėr Bashkėsinė Evropiane dhe pėr SHBA. Nė periudhėn e tanishme, pas ndryshimit tė qėndrimit tė faktorit ndėrkombėtar e nė radhė tė parė tė SHBA-sė si dhe tė vendeve tė Evropės nė favor tė ēėshtjes sė Kosovės, qė filloi me ndėrhyrjen e tyre jo vetėm diplomatike, por edhe me atė ushtarake (tė forcave tė NATO-s) nė vitet 1998-1999 nė Kosovė e nė Serbi, e cila ēoi nė ēlirimin e Kosovės nga robėria serbe, problemi i saj ka hyrė nė rrugėn e zgjidhjes pėrfundimtare, tė njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė sė saj. Serbia nuk ka sot asnjė lloj argumenti real tė karakterit historik, etnik apo juridik pėr ta rivėnė Kosovėn nėn kontrollin e saj. Qeveritarėve tė sotėm serbė nuk mund tu vijnė nė ndihmė as hartat e vitit 1300, qė po hedhin nė qarkullim (kur Kosova ishte e pushtuar nga shteti serb, nga i cili u shkėput mė 1389), as nostalgjia e tyre pėr monumentet historike kishtare, mjaft nga tė cilėt janė ngritur mbi themelet e kishave tė krishterimit tė hershėm shqiptar, para pushtimit serb e nė stilin e tyre tė veēantė, as edhe argumentet e tjerė tė trilluar historikė qė janė krejt tė paqėndrueshme. Qarqet drejtuese tė Serbisė sė sotme duke pėrfshirė edhe personalitetet e saj mė tė larta, pėr tė bindur bashkėsinė ndėrkombėtare pėr tė drejtat e tyre mbi Kosovėn, nuk po ngurojnė tė mohojnė truallin, atdheun ku ėshtė formuar populli, kombi e shteti serb, qė ėshtė Rasha mesjetare dhe tė quajnė Kosovėn si atdhe tė shtetit serb. Ėshtė njė e vėrtetė e njohur nga historiografia e tė gjitha vendeve, madje edhe nga studiuesit jugosllavė (R. Katiēiē-Zagreb, H. Bariē-Sarajevė etj.) se Kosova dhe popullsia e saj shqiptare, qė ka jetuar atje gjatė shekujve e pa ndėrprerje si popullsi autoktone e pasardhėse e ilirėve dardanė, ėshtė njė nga vatrat kryesore tė formimit tė popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, ku u bė simbioza shqiptaro-ilire. Pushtimet fare tė pėrkohėshme dhe me ndėrprerje, nuk i japin tė drejtė Serbisė pėr ta rivėnė Kosovėn nėn sundimin e saj sepse kjo do tė ishte nė kundėrshtim me parimet e drejtėsisė, tė humanizmit, me tė drejtėn universale tė kombeve pėr tė patur shtetin e vet tė pavarur dhe me praktikėn ndėrkombėtare tė pranuar nė kohėn e sotme. Nuk ka asnjė arėsye qė shqiptarėt e Kosovės tė pėrjashtohen nga kjo praktikė ndėrkombėtare dhe tė mos u njihet pavarėsia dhe e drejta e vetėvendosjes, tė cilat u janė dhėnė popujve tė ish perandorive shumėkombėshe dhe koloniale, qė u shthurrėn pas Luftės sė Parė dhe tė Dytė Botėrore, edhe pse kishin qėnė nėn sundimin e tyre gjatė 2-5 shekujve, si dhe popujve tė tjerė tė ish-Federatės Jugosllave. Shqiptarėt ia paguan njė herė Evropės (nė vitin 1913) haraēin qė nuk u takonte, pėr shkak tė tė cilit paraqiten sot kombi mė i copėtuar nė Evropėn moderne, i ndarė nė pesė shtete tė ndryshme, edhe pse janė njė komb i njėjtė nga historia, gjuha e tė gjitha tiparet e tjera, banojnė historikisht nė territoret e tyre etnike nė njė masė kompakte, nė territore me njė vazhdimėsi tė pandėrprerė etnike dhe gjeografike. Serbia nuk ka gjithashtu asnjė bazė reale apo juridike pėr ta paraqitur zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės si njė problem tė sajin tė brendshėm, siē po pretendon sot, kur dihet se qysh me shpėrbėrjen e Federatės Jugosllave nė vitet 1991-1992 dhe me shpalljen e Republikės sė Kosovės si shtet i pavarur e sovran, sipas vullnetit plebishitar tė popullit tė saj, tė shprehur nė Referendumin e 26-27 shtatorit tė vitit 1991 e nė zgjedhjet e 24 majit tė vitit 1992 (tė parlamentit e tė Presidentit tė Republikės), ēėshtja e Kosovės doli nga korniza, jo vetėm e ish Jugosllavisė, por edhe e Serbisė. Kėto lidhje u prenė pėrfundimisht pas luftės sė pashpallur, qė Serbia i imponoi Kosovės nė vitet 1998-1999, pėr ta zgjidhur ēėshtjen e saj me anėn e spastrimit etnik tė shqiptarėve dhe pas ndėrhyrjes sė drejtė e tė ligjshmme tė forcave tė NATOS, qė i dhanė fund kėsaj politike tė Serbisė, e detyruan tė tėrhiqte forcat e saj ushtarake nga Kosova dhe e ēliruan atė nga Serbia. Ajo qė shqiptarėt kėrkojnė sot, pavarėsia e Kosovės, tė drejta tė barabarta pėr popullsinė shqiptare qė jeton si popullsi autoktone nė trojet e veta amtare, nė Maqedoni, nė Serbinė Jugore (nė Luginėn e Preshevės) e nė Mal tė Zi, nė njė shkallė me popujt e kėtyre shteteve, pėrbėjnė minimumin e tė drejtave, krahasuar me ato qė u takojnė si popull e si komb sipas Kartės sė OKB-sė (1946), asaj tė Helsinkit (1975) etj., akte tė cilėt bashkė me tė drejtėn e vetėvendosjes u njohin popujve e kombeve edhe atė tė bashkimit tė tyre nė shtete tė pavarura e tė njėsuara kombėtare. http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=27002 |
| | #2 |
| bukėpjekės Anėtarėsuar: 6.2007 | Si shkrim pėrmbledhės ėshtė i mirė pėr qarkullim nė anglisht. Kush ka nge ta marrė pėrsipėr pėrkthimin dhe ta nxjerrė poshtė. |
| | |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Mbėshtetje pėr bujqėsinė nė Shqipėri nga shteti zviceran nga kodmors nė danėn "Veprim" Veēori tė njė shteti nga mesdimr nė danėn "Botėkuptim" Shteti organik nga mesdimr nė danėn "Komentar" |