| | #1 | |
| bukėpjekės Anėtarėsuar: 6.2007 | |
|
14/06/2008 - 13:23 Enrik Mehmeti VLORĖ -Ditėt e fundit, Muzeut Kombėtar tė Pavarėsisė nė qytetit e Vlorės i janė shtuar disa fotografi tė rralla e relike tė tjera qė lidhen me 28 Nėntorin 1912, ditėn e ngritjes sė Flamurit. Shtimi i fotografive e dokumenteve tė rėndėsishme tė kohės, nė funksion tė pasqyrimit sa mė tė plotė tė kėsaj ngjarje historike, sipas Krenar Shtinos, drejtor i muzeut, ka ardhur si pasojė e sensibilizimit tė bėrė nga specialistėt nė komunitetin vendas, veēanėrisht tė familjeve patriote. Kėto tė fundit kanė dorėzuar disa foto e relike tė rralla. Gjithashtu, pėr shkak tė shtimit tė numrit tė turistėve qė kanė interes tė vizitojnė kėtė muze, nga drejtuesit janė marrė dhe njė sėrė masash tė tjera. Kėshtu, qė nė prag tė fillimit tė sezonit turistik e nė vazhdim, muzeu qėndron hapur pothuaj gjatė gjithė ditės e nė tė gjitha ditėt e javės. RELIKET Sipas drejtuesve tė Muzeut Kombėtar tė Pavarėsisė, reliket e sjella sė fundi nė kėtė institucion janė dhuratė e trashėgimtarėve tė familjeve patriote nga qytete tė ndryshme tė vendit, nga Kosova e bashkėkombės me banim nė vende tė ndryshme tė Europės. "Nuk ka pak kohė qė janė dhuruar njė sasi fotosh, kryesisht nga familjarė patriotėsh qė kanė qenė pjesėmarrės apo kanė ndikuar nė shpalljen e Pavarėsisė sė vendit mė 1912. Kėshtu, njė foto e rrallė qė futet nė inventarin e muzeut ėshtė ndalesa e Ismail Qemalit nė Mifol (me njė grup patriotėsh), teksa futeshin nė Vlorė, fotografia e Kullės sė Boletinėve, e cila ėshtė dhuruar nga nipi i Isa Boletinit, qė ėshtė drejtor i bibliotekės sė Mitrovicės, etj", - pohon drejtori Shtino. Ai shton gjithashtu se nuk kanė munguar dhe foto nga qytete tė tjera tė Shqipėrisė, siē ėshtė fotoja e shkollės sė parė nė zonėn e Cakranit, qė dikur ishte nė fshatin Vreshtaz, etj. Njė dhuratė e veēantė ėshtė dhe ajo e Uran Butkės, pėrkatėsisht njė traktat unik i konvertimit tė arit nė atė kohė. VIZITORĖT Muzeu i Pavarėsisė nė Vlorė, sipas statistikave, ėshtė nga mė tė vizituarit nė gjithė Shqipėrinė. Kjo jo vetėm pėr shkak se nė tė gjendet historia e Shpalljes sė Pavarėsisė, datės sė shėnuar pėr kombin, por dhe se godina ėshtė pėrshtatur nė mėnyrė identike siē ka qenė mė 28 Nėntor 1912. Nė kėtė muze gjendet shumė sende autentike, duke nisur qė nga mobilimi e deri te objekte personale tė Ismail Qemalit. Drejtori Shtino pohon se po bėhen pėrpjekje pėr tė mbledhur mė shumė materiale tė tjera lidhur me kėtė ngjarje, pėr tė cilat kemi informacion se ruhen nga familje shqiptare tė njohura. "Kemi njė informacion se dhe flamuri i qėndisur prej Marigo Posios gjendet nė njė familje atdhetare nė Zvicėr. Po pėrpiqem tė lidhem me kėtė familje dhe nėse ėshtė e vėrtetė, do mundohemi tė biem nė njė marrėveshje, me qėllim qė tė vendoset nė muze, i cili pėr kombin shqiptar nuk ėshtė thjesht njė muze, pasi simbolizon mė shumė, simbolizon pavarėsinė", - shton ai. Sipas punonjėsve tė muzeut, turistėt e huaj sa po vijnė dhe po shtohen, ndėrsa shqiptarėt nga Kosova janė frekuentuesit me tė mėdhenj. Pėr kėtė qėllim, veēanėrisht nė sezonin e plazhit, muzeu nuk mbyllet nė orėn 12.00, por qėndron i hapur pothuaj gjatė gjithė ditės. Njėkohėsish, po gjatė kėsaj periudhe, muzeu qėndron i hapur nė tė gjitha ditėt e javės. Sipas drejtorit tė muzeut, pasurimi i mėtejshėm i kėtij muzeu me dokumente autentike tė kohės, vazhdon tė mbetet njė nga detyrat kryesore tė tyre. http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=38404 |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Klinikat private, zbulohen 500 aborte nė 6 muaj nga VNf nė danėn "Aktualitet" Zbulohen dokumente tė reja pėr Shqipėrinė nga mesdimr nė danėn "Tė reja arkeologjike" Parfumet mė tė vjetra zbulohen nė Qipro nga mesdimr nė danėn "Tė reja arkeologjike" Kafshėt e rralla nė Shqipėrinė Perėndimore janė tė rrezikuara tė pakėsohen nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" |