Kthehu   Kreu > Vargmal > Komentar
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 16.6.2008, 14:52   #1
kodmors
bukėpjekės
 
kodmors
 
Anėtarėsuar: 6.2007

Shkrim i cituar Serbizimi i diplomacisė spanjolle - nga P.Haliti


Citim:
Serbizimi i diplomacisė spanjolle
15/06/2008 - 07:09 / Petrit Haliti

Kemi hezituar deri tani tė analizojmė qėndrimin e habitshėm tė Spanjės pėr te veēuar veten nga shtetet mė tė mėdha europiane, pėr t’u shkėputur nga gjithė shtetet e G-7, pėr t’u shkėputur nga shtetet mė tė mėdha tė NATO-s, tė cilat kanė njohur shtetin e Kosovės, dhe pėr tė ndjekur linjėn e Serbisė dhe tė Rusisė, pėr tė mos njohur shtetin e Kosovės. Kemi hezituar deri nė momentin, kur mosnjohja e shtetit tė ri tė Kosovės nga qeveria e kryeministrit Rodriguez Zapatero konsiderohej njė qėndrim thjesht dhe brendaspanjoll, dhe si e drejtė e njė qeverie pėr tė vendosur nė marrjen e kėtij apo atij hapi nė marrėdhėniet me njė shtet tjetėr si Kosova.

Por kur nga shumica e kryeqyteteve tė Amerikės Latine burimet diplomatike njoftojnė se ata i ka habitur intensiteti dhe emocioni i ndėrhyrjes sė Spanjės pranė qeverive tė atyre vendeve me kėrkesėn dhe presionin qė tė mos njohin Kosovėn, kjo ėshtė e re dhe e rėndė.

Kėtė tė vėrtetė, jo tė kėndshme pėr imazhin dhe angazhimet e diplomacisė spanjolle, ia ngriti si shqetėsim opinionit publik ndėrkombėtar ish-ministri pėr Ēėshtjet Europiane nė qeverinė e Toni Blerit dhe njė nga njohėsit mė tė mirė si tė situatės nė Ballkan, ashtu dhe tė diplomacisė europiane, Denis Makshejn.

Nė njė artikull tė botuar nė revistėn prestigjioze amerikane “Njuzuik” mė 9 qershor, ai shkruan : “Duke dėmtuar rėndė perspektivėn e arritjes sė paqes shumė tė pritur nė rajon, Spanja tani po ndihmon nacionalistėt serbė, duke ndėrmarrė fushatė diplomatike nė Amerikėn Latine pėr t’ua ndėrruar mendjen liderėve tė rajonit, qė tė mos njohin shtetin e Kosovės”.

Ky realitet diplomatik, ku Spanja ka ndėrmarrė njė fushatė diplomatike nė Amerikėn Latine kundėr njohjes sė shtetit tė ri tė Kosovės , ėshtė pak tė quhet ēudi diplomatike. Ai dėshmon se nė formulimin e qėndrimit tė qeverise spanjolle pėr tė mos njohur shtetin e Kosovės, nuk ka njė analizė tė ftohtė shtetėrore, por ka njė emocion qė tejkalon dimensionin e njė ēėshtjeje mes Spanjės dhe Kosovės.

I vetmi shtet qė ka ndėrmarrė fushata tė tilla ndėrkombėtare nė rajonet dhe kontinentet e tjera kundėr njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė Rusia. Burimet diplomatike nuk janė nė gjendje deri tani tė konfirmojnė ose jo, nėse ka njė koordinim mes Spanjės dhe Rusisė nė Amerikėn Latine kundėr Kosovės.

Fushata diplomatike spanjolle nė Amerikėn Latine kundėr njohjes sė shtetit tė Kosovės pėrgėnjeshtron tė gjitha argumentet, tezat dhe justifikimet, qė qeveria e kryeministrit Zapaterro dhe diplomacia spanjolle ka dhėnė deri tani pėr arsyet e vendimit tė saj pėr tė mos njohur Kosovėn. Fakti qė ajo merr nismėn tė organizojė njė fushatė diplomatike ndėrkombėtare tė posaēme nė Amerikėn Latine kundėr njohjes sė shtetit tė Kosovės, nuk ka tė bėjė mė me interesat spanjolle nė Ballkan apo nė Europė, e as me politikėn ballkanike apo europiane tė Madridit. Madje nuk krijon bindje se ka tė bėjė as me interesat e Spanjės nė Amerikėn Latine.

Argumenti i stėrkonsumuar qė hedh diplomacia spanjolle prapa dyerve tė mbyllura nė tryezat diplomatike nėpėr kryeqytetet europiane, ėshtė ai i problemeve qė mund tė krijojė pavarėsia e Kosovės pėr aspirata dhe tendenca nacionaliste nė rajonet baske dhe katalane nė Spanjė. Ajo qė harrohet ėshtė fakti se problemi bask apo katalan nė Spanjė ka lindur shumė e shumė vite para se tė hapej ēėshtja e statusit tė Kosovės dhe Kosova tė shpallte pavarėsinė. Ai problem do tė vazhdojė, pavarėsisht nga pavarėsimi apo mospavarėsimi i Kosovės. Rajone autonome brenda njė shteti ka nė disa shtete tė Bashkimit Europian, siē ėshtė p.sh. Belgjika, e cila e ka njohur Kosovėn. Britania e Madhe ka problemin e Skocisė, por ajo e ka njohur shtetin e Kosovės. Baskė ka edhe nė Francė, e cila e ka njohur Kosovėn.

Konfondimi juridik, qė pėrdoret nga diplomatė tė ndryshėm spanjollė, ėshtė ai se pavarėsia e Kosovės pėrbėn njė shkėputje tė territorit tė njė shteti, gjė qė nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Tė gjitha shtetet e reja tė pavarura, qė dolėn nga ish-Jugosllavia, qė nga Sllovenia e Kroacia e deri tek Kosova, ishin pjesė tė njė federate artificiale, dhe ato u pavarėsuan se u shkatėrrua federata, siē u shkatėrrua federata ēekosllovake dhe federata sovjetike dhe qė rezultuan me shtete te pavarura.

Pėr sa u pėrket argumenteve tė tjera tė qeverisė spanjolle se nuk e njeh Kosovėn, sepse u shkel ligji ndėrkombėtar apo parimet ndėrkombėtare, nuk mund tė mendohet me naivitet se Madridi e ka tė bazuar nė kėtė rast sensivitetin pėr mbrojtjen e ligjit ndėrkombėtar pėr Kosovėn, dhe nuk e paskan 21 shtete tė Bashkimit Europian, qė e kanė njohur Kosovėn. Sepse po tė ishte se 21 shtete tė BE, qė e kanė njohur Kosovėn, nuk zbatokan ligjin ndėrkombėtar, do tė lindte pyetja, si qėndron Spanja nė njė organizatė tė tillė.

Nuk kemi pėrshtypjen se nė Madrid ėshtė arritur nė atė pikė sa tė mendohet se Rusia, qė nuk e njeh Kosovėn, e mbron parimin ndėrkombėtar mė shumė se Suedia dhe Finlanda, qė e njohėn Kosovėn.

Dyshimet pėr korrektėsinė e qėndrimit spanjoll davariten menjėherė kur ndeshesh para njė fushate diplomatike ndėrkombėtare tė organizuar prej diplomacisė sė saj nė Amerikėn Latine kundėr njohjes sė Kosovės. Atėherė duhen kėrkuar motive tė tjera dhe rrėnjė mė tė thella, pas refuzimit jo bindes spanjoll pėr mosnjohjen e Kosovės.

Motivi kryesor duket se ėshtė antiamerikanizmi. Ėshtė e njohur se qeveria socialiste e Zapateros ka ndjekur njė politike tė theksuar antiatlantiste. Madje nė programet e saj shpalli si nė mandatin e parė, ashtu dhe nė tė dytin pas zgjedhjeve tė 9 marsit, se nė vend tė atlantizmit do tė lidhė Spanjėn mė shumė me Europėn. Nė fakt largimi nga atlantizmi ka qenė eufemizėm pėr forcimin e tonit dhe pėrmbajtjes antiamerikane tė politikės. Sepse vėshtirė tė quhet afrim mė i madh me Europėn, duke ecur kundėr vijės sė shteteve kryesore europiane dhe shumicės dėrrmuese tė BE-sė, qė njohėn dhe mbėshtesin pavarėsinė e Kosovės.

Amerika Latine, si rrjet i ish-kolonive tė dikurshme tė perandorisė spanjolle, padyshim ėshtė njė zonė tradicionale dhe e rėndėsishme e lidhjeve dhe e influencės sė Spanjės. Kėtė influencė ajo pėrpiqet ta forcojė me forma e mėnyra tė ndryshme dhe ky objektiv ėshtė nė pėrplasje me tentativat pėr influencė tė shteteve tė tjera, siē janė SHBA. Madridi ka zgjedhur tė pėrdorė kartėn e Kosovės kundėr SHBA-sė, duke e paraqitur pavarėsinė e Kosovės nė kryeqytetet latino-amerikane si njė produkt i politikės amerikane nė Ballkan.

Disa shtete si Venezuela, e kanė dėgjuar dhe madje mburren se po e bėjnė kėtė pėr hir tė Spanjės, disa tė tjerė si Kosta Rika dhe Peruja nuk e kanė dėgjuar dhe e kanė njohur shtetin e Kosovės. Nėpėrmjet kartės sė Kosovės, Madridi kėrkon tė trembė qeveri tė ndryshme nė disa shtete tė Amerikės Latine, ku ka kudo grupe tė mėdha e tė ndryshme etnike, tė cilėt janė ndarė keq administrativisht, qė nė kohėn e kolonializmit spanjoll.

Padyshim kjo fushatė ndėrkombėtare e Spanjės dėmton interesat e popullit tė Kosovės, dėmton interesat e mbarė kombit shqiptar. Por nė Madrid ky element duket nuk merret nė konsideratė nė tėrėsinė e elementeve qė kanė ndikuar nė formulimin e njė qėndrimi kaq tė hapur kundėr shtetit tė ri tė Kosovės.

Nė formulimin e qėndrimit tė diplomacisė spanjolle dhe nė fushatėn e saj nė Amerikėn Latine kundėr Kosovės, ka vėrtet shumė emocion, tregues jo pozitiv pėr njė diplomaci serioze. Ėshtė e njohur se zakonisht emocionet nė njė diplomaci shtetėrore futen shpesh nga elemente personalė edhe curriculume personale tė drejtuesve tė diplomacisė.

Ministri i Jashtėm spanjoll, Moratinos, ka njė lidhje dhe afeksion tė veēantė dhe intim pėr Serbinė, gjė tė cilėn duket se ia ka injektuar edhe politikės ballkanike tė Spanjės. Nė websajtin e MPJ tė Spanjės lexon njė deklarate tė ministrit, i cili shkruan: “Pėr mua, sa herė tė vizitoj Serbinė, ka shijen si tė kthehem prapė nė shtėpi”.

Ministri nuk e ka shprehur kėtė pėr Kroacinė, Slloveninė apo Bosnjėn, pa le mė pėr Shqipėrinė apo Prishtinėn. Dashuria personale e shefit tė diplomacisė spanjolle pėr Serbinė ėshtė e drejtė e tij private, por serbizimi i ndjenjave personale nuk duhet tė ēojė tek serbizimi i diplomacisė spanjolle.

Spanja nuk ka interesa tė veēanta strategjike nė Ballkan, dhe nuk justifikohet tė mbajė anėn e Serbisė pėr hir tė njė emocioni personal apo partiak. Interesat strategjike tė saj si shtet apo si anėtar i BE-sė apo i NATO-s, sugjerojnė qė t’i bashkohet shumicės europiane dhe atlantike pėr Kosovėn, dhe jo me Rusinė dhe Serbinė, tė cilat nuk kanė histori dashurie me Perėndimin. Ndaj nuk mund tė mos i japėsh tė drejtė profesorėve Jose Ignacio Torreblanca, drejtor i Zyrės nė Madrid i Kėshillit Europian tė Politikės sė jashtme, dhe Jordi Vaquer i Fanes, koordinator i Programit Europian, tė cilėt nė njė artikull me titull “Spanja duhet tė njohė Kosovėn”, shkruajnė: “Njohja do tė ndihmojė pėr tė forcuar pozitėn e Spanjės dhe udhėheqjen e saj brenda BE-sė.

Duke bėrė kėtė, qeveria jo vetėm do tė kontribuojė ndjeshėm nė stabilitetin e rajonit, por do tė ndihmojė tė rivendoset pozita e vendit tonė nė zemėr tė udhėheqjes europiane nė momente tė rėndėsishme”.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=38427
kodmors nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 03:59.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,07359S / 9KR