Pra u rikthyem tė flasim pėr pozitėn dhe rolin e ilirėve nė qytetėrimin antik. Janė quajtur barbarė qė banonin prapatokėn apo periferinė e qytetėrimit tė vėrtetė antik. Po ēfarė ishte ky qytetėrim antik? Nėse qytetėrim do tė thotė, qytete, tregti, organizim shtetėror, atėherė ilirėt nuk ngeleshin mbrapa nė asgjė.
Qytete. - Dhe qytete kishin! Tė ndėrtuara nė pozita tė sigurta, tė fortifikuara; Pra, tė zotėt nė artin e tė ndėrtuarit; dhe nėse vetė romakėt mos t'i kishin djegur njė pjesė tė mirė tė qyteteve (kėtė e bėnin zakonisht kur qytetet qė pushtonin ia kalonin nė bukuri Romės, si rasti i Kartagjenės) do zbulonim ashtu siē kemi zbuluar nė Apolloni dhe Dyrrah, punime mermeri!
Punues druri e metali. - Tek druri arritėn nivelin mė tė lartė, ndėrtuan anijet mė tė shpejta nė Adriatik; Dhe anijet nuk transportonin vetėm luftė, siē u pėlqente ilirėve, por dhe verė e grurė...
Minatorė tė zotėt, punues argjendi dhe ari. - Dhe kėta nuk paskan pasur nė pėrdorim monedhat?! Por ēdo gjė me vlerė mund tė shėrbente si mjet shkėmbimi nė kėto raste, dhe monedha nuk ishte domosdoshmėria e vetme.
Tregtarė, prodhues vere, birre. - Artikujt mė tė shitur dhe ata mė tė pėrdorurit nga vetė ilirėt. Dhe tė prodhosh duhet teknikė, duhet lėnda e parė, pra dalin dhe kultivues... Por duhen amfora pėr transportim, e megjithėse nė fillim kėtė artikull e importonin, mė vonė ilirėt e prodhonin vetė atė.
Bujq tė zotėt. - Ushqyen ushtarė pa pushim pėr shekuj me radhė; dhe nėse marrim nė konsideratė terrenin e vėshtirė tė Ballkanit, atėherė kanė qenė vėrtetė tė zotėt.
Ushtarė! Mė saktė, luftėtarė! - Karakteristika qė do ti shoqėrojė gjithmonė. Dhe kėtu pėrkulėn dhe vetė Romėn e lavdishme me legjionet e saj tė disiplinuara, por tė kalbur nė sistemin e saj politik. Mbrojtės tė flaktė tė lirisė sė tyre, sistemi romak nuk i joshi kurrė (ai helen nuk u konsiderua kurrė rrezik pėr ekzistencėn ilire, ata tė vėrtetėt) deri nė momentin kur iu imponua me dhunė.
Ilirėt ripėrtėrinė shtyllėn ku mbėshtetej sistemi romak, ushtrinė. Njė ushtri skllevėrish e bujqish, qė u kthye me legjionet ilire nė njė ushtri tė vėrtetė qė i siguroi Romės edhe disa shekuj jetė.
Organizimin shtetėror! - Mbreti, princi, kryeluftėtari. Ja ilirėt! Tė cilėt nuk u joshėn nga senati apo bulé-ja. Njė ilir e jepte mendimin e votėn e tij me shpatė. Po polet e qytetėrimit antik?
Roma me senatin e saj u kalb nė korrupsion deri nė momentin kur dhe vendosėn qė shpėtimi ishte njė Perandor. Kurse Heladha, u zhduk falė demokracisė sė saj pėrēarėse dhe jetoi vetėm jehona kontradiktore e legjendave dhe ndonjė doktrinė filozofike krejtėsisht e papėrshtatshme dhe pa dinamikė.
Kėshtu dhe i erdhi fundi lirisė ilire, nga njė Romė e ripėrtėrirė nė sistemin e saj, si e vetmja mėnyrė pėr tė shpėtuar, por dhe pėr tė shtypur ilirėt dhe popujt energjikė tė veriut.
Shoqėria ilire ėshtė lėnė mėnjanė sepse antikiteti dominohet nga shoqėritė helene e ajo romake. E para plot kontradikta dhe e dyta njė shoqėri pa identitet qė ripėrtėrihej sa herė pushtonte krahina, duke iu marrė elemente shoqėrore pėr tė plotėsuar tyrin. |