| | #1 | |
| bukėpjekės Anėtarėsuar: 6.2007 | |
| Racizmi modern Nga Albert ZHOLI Ka kohė qė nė Evropėn e ripėrtėrirė fryjnė erėra anti-raciste.Ēėshtjet e racizmit dhe tė ksenofobisė u rishfaqėn nė Evropėn plakė tė atėhershme rreth viteve 80-tė. Nga pėrfundimi i Luftės sė Dytė Botėrore dhe deri nė atė periudhė, Evropa kishte harruar tashmė se racizmi ishte zhdukur pėrfundimisht me mbarimin e luftės. Lėvizjet e fuqishme anti-raciste nė Francė, Itali, Gjermani i krijuan edhe njė herė evropianėve idenė, se bashkekzistenca midis shtresave tė ndryshme tė njerėzve, nuk ishte njė zgjedhje e pėrkohshme, por ishte njė realitet i pranueshėm si edhe njė e drejtė vendimtare e tė drejtės njerėzore. Lėvizja anti-raciste e viteve 80-tė, pėrfshiu pothuajse tė gjithė Evropėn e plakur. Shekulli i ri do ta gjente Evropėn nė procesin e ripėrtėritjes. Tashmė, termi Plakė do tė zėvendėsohej me terma tė tjerė si; Evropa e bashkuar, Evropa kozmopolite, Evropa e rilindur. Evropa i ngjan tashmė njė gruaje tė moshuar qė sapo ka pėrfunduar Liftin-un e saj qė i ka kushtuar shumė nga ana ekonomike, por qė i ka dhėnė gėzimin e brendshėm pėr rinovim. Nxiton pėrpara pasqyrės pėr tė parė rezultatin. Punė e shkėlqyer, tashmė mund tė flirtoj edhe me ndonjė 20-vjeēar. Por, shekulli i ri i Evropės sė Bashkuar do ti dhuronte njė dhuratė tė vjetėr, njė rrymė gjithnjė nė rritje tė emigrantėve ekonomikė nga vendet mė pak tė zhvilluara si edhe nga pjesa lindore e saj. Arsyeja kryesore e kėsaj dyndjeje drejt vendeve tė Evropės sė zhvilluar nė Perėndim, ishte kriza politike, ekonomike dhe shoqėrore qė kishte pushtuar Evropėn prej vitesh, por qė ajo me liftin-un e saj mundohej ta fshihte si edhe rėnia e sistemeve staliniste nė Evropėn Lindore. Kėto bėnė qė, Evropa Perėndimore tė bėhej njė portė pritjeje pėr qytetarėt e vendeve tė tjera Evropiane, por dhe jo vetėm. Kėshtjella Evropiane tashmė duhej tė merrte masa pėr pėrballimin e dyndjeve barbare. Njėkohėsisht, kėto realitete tė reja nė Evropėn Lindore u shoqėruan me shpėrthime nacionaliste, me luftėra civile si edhe njėkohėsisht me demostrime raciste tė kombeve mė tė fuqishėm ndaj atyre, qė ishin pakicė. Pra, shekulli i ri pėr Evropėn e ripėrtėritur nuk kishte ndryshim nga shekujt e tjerė. Fenomene si nacionalizmi, emigracioni e racizmi u shfaqėn pėrsėri me tė njėjtat forma si mė parė. Asgjė nuk kishte ndryshuar, vetėm se Evropa ishte rinuar. Marrėdhėniet midis nacionalizmit dhe racizmit janė tė ngushta, megjithėse nė rastet mė tė shumta racizmi ėshtė rezultat i nacionalizmit ekstrem. Nė realitet, si nacionalizmi ashtu edhe racizmi, janė rezultat i mėnyrės tė jetesės nė njė sistem ekonomik, sikurse ėshtė sistemi kapitalist i ekonomisė, ku mėnyra e shfrenuar e konkurrencės jep shkak pėr lindjen e fenomeneve tė tilla. Nė jetėn e pėrditshme, tė gjithė kemi tė drejtėn tė shijojmė dhe tė pretendojmė pėr pėrmirėsimin e mirėqenies ekonomike-kulturore, kėtė tė drejtė nuk mundet tė na e ndalojė askush, nė tė kundėrt mohimi i kėsaj tė drejte bėn qė shoqėria, e cila mban kėtė pėrgjegjėsi tė ndeshet me kundėrshtime qė nėse nuk merren masa pėr realizmin e kėrkesave, kundėrshtimet paqėsore shndėrrohen gradualisht nė kundėrshtime dhune. Ngjarjet e muajve tė fundit, nė Francė tregojnė se politika raciste e ndjekur deri tani ishte njė politikė rrėnjėsisht e gabuar nga njė vend me tradita historikisht tė lakmueshme demokratike. Megjithėse, opinioni publik u drejtua drejtė diskutimeve publike se kush ishin tė revoltuarit, ishin emigrantė apo qytetarė francezė pėr tė gjithė ishte e qartė se shkaku kryesor i revoltave ishte diskriminimi racial, ekonomik, politik, shoqėror, kulturor i asaj shtese tė shoqėrisė franceze. Kambanat e alarmit u dhanė nė tė gjithė Evropėn. Evropa u shqetėsua pėr racizmin, qė ekzistonte nė gjirin e saj dhe parlamenti evropian kėtė shqetėsim e kishte tė ftuar nderi nė shumė seanca parlamentare. Rezultati! Protestat vazhduan shkallėzimin e tyre. http://www.sot.com.al/index.php?opti...Itemid=0&lang= |
| | #2 |
| bukėpjekės Anėtarėsuar: 6.2007 | Nqs keni artikuj tė tjerė si i mėsipėrmi sillini nė kėt temė. |
| | |