| | #1 | |
| | |
| Mobilizimi i dhunshėm i shqiptarėve dhe ripushtimi i Kosovės nga ushtria e UNĒJ-sė, nė janar prill 1945 Sheradin Berisha/ Prill 2008 · Sipas burimeve arkivore rezulton se nė Tivar, mė 1 prill 1945 u vranė e u masakruan mizorisht rreth 1700 shqiptarė, ndonėse nga kujtimet e dėshmitarėve qė pėrjetuan kėtė masakėr, rezulton qė ky numėr tė jetė mė i madh... Mė 20.IX.1996 TV norvegjeze ka kumtuar njė lajm pėr zbulimin e njė varreze masive afėr Tivarit me 2 mijė viktima tė shqiptarėve tė vrarė mė 1 prill 1945. · Gjatė muajve mars-prill 1945, pėrmes rrugės Prizren Kukės Shkodėr - Tivar (pėr nė Frontin e Adriatikut) janė deportuar (mobilizuar) 16.423 shqiptarė nga Kosova, kurse rreth 4.600 tė tjerė u dėrguan nga viset etnike shqiptare tė Maqedonisė. Ndėrkaq, nė janar 1945 pėr nė Frontin verior (tė Sremit) janė mobilizuar rreth 18.500 shqiptarė nė pėrbėrje tė Brigadave kosovare dhe 5000 tė tjerė nga Maqedonia. Nga kėto shifra rezulton se gjatė muajve janar - prill 1945, janė mobilizuar dhunshėm rreth 44.523 shqiptarė nga Kosova dhe viset tjera etnike, pėr nė frontet e ashtuquajtura tė Sremit e tė Adriatikut. Fadil Hoxha, Shefqet Peqi dhe Rifat Berisha - Nėntor 1944 nė Prizren Eshaloni i prillit 1945, duke rrugėtuar nėpėr Shqipėri nė drejtim tė Tivarit Krijimi i formacioneve tė armatosura nė Kosovė 1943-1944 Pas kapitullimit tė Italisė fashiste (shtator 1943) Shtabi Suprem i UNĒJ-sė shtoi aktivitetin e saj ushtarak, nė formimin e njėsive tė armatosura nė Kosovė dhe nė viset tjera etnike shqiptare. Pėr kėtė qėllim mė 9.IX.1943 SHK i UNĒJ-sė pėr Kosovė e Metohi lėshoi njė thirrje, ku kėrkohej qė popujt e kėsaj krahine (e veēanėrisht populli shqiptar) tė radhiten nė njėsitė partizane, pėr tė luftuar kundėr ushtrisė naziste gjermane e bullgare. Prej shtatorit 1943 (por edhe mė herėt) e deri nė nėntor 1944 nė Kosovė, u formuan njėsite tė shumta tė UNĒJ-sė, duke filluar nga ēetat, aradhat, batalionet e deri nė brigada. Kėshtu brenda kėsaj periudhe u formuan: Aradha Nacional-Ēlirimtare Partizane (ANĒP) e Kosovės dhe Metohisė (22.X.1943); ANĒP e Shalės (gusht 1944); ANĒP e Rakoshit (nė fillim tė tetorit 1944); ANĒP e Drenicės (nga mesi i muajit tetor 1944); ANĒP Curri-Rexhepi (e formuar nga Aradha Perlat Rexhepi e UNĒ tė Shqipėrisė dhe aradha Bajram Curri e UNĒJ-sė pėr Kosovė e Metohi (12.I.1944); ANĒP e Ibrit (4.XI.1944); ANĒP e Kosmetit (7.XI.1944); ndėrkaq nė nėntor 1943 u formuan Ēeta Partizane e Krajės dhe e Tuzit; mė 13.IV.1944 - Ēeta e Kosovės; mė 16.IX.1943) Ēeta e Lumės, e Hasit dhe Batalioni i Parė kosovar Ramiz Sadiku; nė fund tė tetorit 1943 Batalioni Boris Vukmiroviq dhe Batalioni i Parė i Dibrės Nazmi Rushiti; mė 21.XI.1943 Batalioni i Parė dhe mė 29.XII.1943 Batalioni i Dytė kosovar; nė gjysmėn e majit 1944 Batalioni Kosova; nė fund tė majit 1944 Batalioni Sulmues i Kosmetit; mė 28.IX.1944 Batalioni Partizan Meto Bajraktari etj. 1 Po kėshtu, deri nė dhjetor 1944 u formuan edhe tetė Brigada. Mė 24 qershor 1944 nė fshatin Zbazhdi (afėr Strugės) u formua Brigada I-rė e UNĒ pėr Kosovė e Metohi, nga luftėtarėt e Brigadės sė I-rė Kosovare-Maqedone, me 3 batalione dhe 1 ēetė pėrcjellėse. Mė 9 shtator 1944 nė fshatin Lilanc afėr Bujanocit, u formua Brigada II e UNĒ-sė pėr KM-nė, me 4 batalione dhe 450 ushtarė. Mė 16 shtator 1944 nė rajonin e Vranjės, u formua Brigada III e UNĒ-sė pėr KM-nė - me 3 batalione. Mė 13 tetor 1944 nė Krumė tė Hasit u formua Brigada IV e UNĒ-sė pėr KM-nė - me 2 batalione dhe 400 ushtarė. Mė 24 shtator 1944, nė fshatin Tullar u formua Brigada V e UNĒ-sė pėr KM-nė - me 4 batalione. Mė 13 dhjetor 1944, u formua Brigada VI e UNĒ-sė pėr KM-nė. Mė 11 nėntor 1944 nė Gjakovė u formua Brigada VII e UNĒ-sė pėr KM-nė, e cila mė vonė u shpall si brigadė sulmuese. Mė 20 dhjetor 1944 nė fshatin Ramno tė Preshevės u formua Brigada e VIII e UNĒ-sė pėr KM-nė - me 3 batalione. Po nė dhjetor tė atij viti u formua edhe Brigada e Korpusit tė Mbrojtjes Popullore tė Jugosllavisė pėr KM-nė.2 Kėto formacione partizane edhe pse u formuan nė gjeografinė etnike shqiptare, ngjarjet e mėvonshme do tė dėshmojnė se ato, nuk u formuan pėr tė mirėn e shqiptarėve. Synimi i Shtabit Suprem tė UNĒJ-sė - ripushtimi tokave shqiptare Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1944, derisa forcat aleate (amerikane angleze - ruse...) pėrparonin nė tė gjitha frontet e luftės kundėr ushtrisė hitleriane, Shtabi Suprem i UNĒJ-sė duke i shfrytėzuar rrethanat e krijuara, nė fillim tė shtatorit tė atij viti Shtabin Kryesor tė UNĒJ-sė pėr Kosovė e Metohie degradoi nė Shtab Opertativ dhe me 14 shtator ia nėnshtroi Shtabit Kryesor tė UNĒJ-sė pėr Sėrbi. Dhe pėr ēudi nė emėr tė Shtabit Operativ tė Kosmetit do tė nisin pėrgaditjet luftarake gjoja pėr ēlirimin e Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare, a nė tė vėrtet SHS i UNĒJ-sė kishte pėr synim ripushtimin e tokave shqiptare. Nė vjeshtėn e atij viti, Shtabi Suprem i UNĒJ-sė i drejtuar nga Josip Broz Tito, nė emėr tė internacionalizmit, do tė bėjė marrėveshje me ushtrinė e kuqe ruse, mė pastaj me forcat bullgare dhe mė 2 shtator 1944 edhe me SHP tė UNĒ tė Shqipėrisė, pėr tė zhvilluar operacione tė pėrbashkėta ushtarake kundėr forcave gjermane nė Jugosllavi... Derisa ushtria gjermane tėrhiqej nga shumė fronte tė luftės, ideja e Shtabit Suprem tė ushtrisė gjermane pėr forcimin e vijės sė frontit nė Ballkan, u bė e parealizueshme dhe nė kėto rrethana armata E gjermane e cila ishte e dislokuar nė Greqi, mori urdhėrin tė tėrhiqet nga ky rajon. Tėrheqjen do ta bėjė nėpėr Maqedoni, Kosovė dhe Sanxhak, pėr tė kaluar nėpėr Mal tė Zi, Bosnjė e Hercegovinė nė drejtim tė veriut. Armata E pėr ēudi nuk u pengua, (pėrkundėr propagandės sė bėrė nga strategėt e UNĒJ-sė), por kaloi me shumė pak humbje nė veri - perėndim tė Jugosllavisė, ndėrkohė qė brigadat sllavokomuniste luftimet mė tė ashpra do t“i zhvillojnė nė Kosovė, gjoja kundėr forcave tė Mbrojtjes Kombėtare tė Shqipėrisė Etnike dhe bandave shqiptare qė po mbretėrojnė nė Kosovė..!! 3 Pėr tė argumentuar kėtė qėndrim, po i referohemi letrės sė Miladin Popoviqit, tė cilėn nė emėr tė KK tė PKJ-sė ua dėrgoi tė gjithė komisarėve politikė nė Kosovė. Nė letėr ndėr tė tjera M.Popoviq shkruan: Edhe pse Kosovė-Metohia janė pa pushtues, ne nuk sundojmė nė gjithė terrenin. Pengesa janė bandat e armatosura qė pėrhapin shovinizėm. Tash kemi detyrė tė patjetėrsueshme spastrimin e Kosovės dhe tė Metohisė nga kėto banda. Bandat duhet likuiduar energjikisht dhe pa mėshirė. Tokat e atyre qė nuk dorėzohen deri nė afatin e caktuar do tė konsiderohen tė shtetit e kėtė (konfiskim vėrejtja ime Sh.B) do ta bėjnė shtabet (e UNĒJ-sė-vėrejtja ime Sh.B). Nė fshatrat qė ėshtė bėrė rezistencė duhet gjetur organizatorėt dhe duhet dorėzuar gjyqit ushtarak, qė do t“i gjykojė menjėherė e fshatarėt t“i ēarmatosė.... 4 Sipas marrėveshjes UNĒJ-UNĒSH, nė fillim tė tetorit 1944 nė Kosovė do tė futen Brigadat III dhe V tė Korparmatės sė I-rė tė UNĒ tė Shqipėrisė. Mė 17 tetor 1944 edhe Armata II bullgare u nis pėr Kosovė, ndėrkohė qė nė Kosovė dhe nė viset tjera etnike shqiptare nė Maqedoni dhe Mal tė Zi, i kishin pėrfunduar pėrgatitjet pėr ofensivė, njėsitet e Korpusit tė 13-tė tė UNĒJ-sė (Divizioni i 22-tė, i 24-tė, i 25-tė dhe i 46-tė serb), Divizioni i 41-tė maqedon, brigada e 9-tė malazeze dhe tė gjitha brigadat e UNĒJ-sė pėr Kosovė e Metohi. Operacionet ushtarake tė kėtyre forcave, filluan ofensivėn pushtuese nė tri drejtime: 1. Kurshumli Pėrpallac Podujevė - Prishtinė; 2. Lebanė Medvegjė - Prishtinė; dhe 3. Bujanoc - Gjilan-Prishtinė.5 Gjatė operacioneve tė UNĒJ-sė u vranė mizorisht 47. 300 shqiptarė Gjatė kėtyre operacineve tė pėrgjakshme kėto forca kryen krime mė tė shėmtuara qė njeh historia e njerėzimit, ndaj popullatės shqiptare, si dhe konfiskuan, plaēkitėn, dogjėn e shkatėrruan pamėshirshėm pronat e tyre. Gjatė kėsaj periudhe janė vrarė e masakruar nė mėnyrat mė mizore 47.300 shqiptarė. Kėshtu nė: 1. Gjilanė janė vararė ..7854 veta, 2. Prishtinė .. .3.675 3. Drenicė 4.820 4. Mitrovicė ........1.970 5. Pejė ..3.540, 6. Ferizaj ...1.260, 7. Podujevė .1.670 8. Prizren ... 1.200, 9. Gjakove ..800, 10. Rahovec ...750, 11. Suharekė .. 420, 12. Dragash .... 500, 13. Preshevė . . 690, 14. Shkup . ... 1.450 15. Kumanovė .. 780, 16. Tetovė ... 4.100, 17. Gostivar .... 715, 18. Kėrcovė ..490, 19. Sangjak (Jeni Pazar)..1.410 20. Tutin .900, 21. Bihor ..3.820, 22. Plavė e Guci .710, 23. Ulqin .515 dhe 24. Tivar e Dalmaci . . 2.600 shqiptarė. Nė kėtė situatė e tėrė pasuria e shqiptarėve tė vrarė ishte konfiskuar, asgjėsuar ose ishte plaēkitur nga kolonistėt serb, qė ishin kthyer sipas direktivave tė Byrosė politike tė KQ tė PKJ-sė.6 Mobilizimi i shqiptarėve pėr nė frontin e Sremit dhe kryengritja e Drenicės, janar - shkurt 1945 Derisa Brigadat e UNĒSH-sė marshuan drejt Sanxhakut, (me urdhėresėn e Shtabit Operativ tė Kosmetit (2.12.1944) tė miratuar edhe nga Shtabi Kryesor i UNĒ tė Serbisė), tė gjitha brigadat e UNĒJ-sė nė Kosovė morėn detyra konkrete pėr ēarmatosjen e popullatės shqiptare, nė emėr tė gjoja spastrimit tė terenit nga bandat kriminale shqiptare. Kjo urdhėresė vinte si pėrgjigje nė konfirmimet e Shtabit tė Divizionit 46 tė Serbisė, ku thuhet, se :Shqiptarėt e Drenicės e gjetiu, ...masovikisht po u bashkohen Brigadave tė Shqipėrisė dhe jo atyre tė UNĒJ-sė. Ndėrkohė, pėr t“i realizuar me lehtė synimet e saj, udhėheqja jugosllave, fillon urgjentisht organizimin mobilizues tė brigadave tė Kosmetit pėr nė Frontin e Sremit, nė veri tė Serbisė. Ndonėse qendra e rezistencės shqiptare nė gjysmėn e dytė tė dhjetorit 1944 u pėrqėndrua nė Drenicėn heroike, Shtabi Operativ i kosmetit urdhėroi komandėn e vendit nė Skenderaj tė iniconte formimin e njė brigade tė autorizuar pėr mobilizimin ushtarak me vullnet tė mashkujve tė aftė pėr luftė (pėr nė front tė Sremit) dhe me pas t“i bashkohet Brigades VII tė kosmetit, qė komandohej nga Shaban Haxhia. Nė mbledhjen themeluese tė kėsaj brigade (mė 6 dhjetor 1944) ku mori pjesė edhe kryetari i Rrethit Hilmi Zariqi me tė gjithė parinė e vendit (shumica prej tyre ish-veprimtarė politikė e ushtarak tė Lidhjes sė II-tė tė Prizrenit) pėr komandat tė brigadės u emrua Shaban Palluzha nga Llausha. Nė pėrbėrjen e shtabit, Shaban Palluzha pėrfshiu shumė personalitete tė Drenicės, si: Imer Fazliun, Isa Zymerin nga Prekazi, Ramė Sejdiun nga Llausha, Bajram e Miftar Bajraktarin tė Llaushės, Mulla Ibrahimin tė Hasanprishtinės, Mulla Ilazin tė Burojės, Rexhep Gjelin tė Likoshanit, Azem Aruqin tė Makėrmalit, Beqė Ēubrelin, Jetullah Muharremin tė Rrezallės, Sadik Zenelin, Feriz Bojiqin, Zeqir e Sadik Lutanin tė Turiēecit, Shaban e Rifat Kotorrin, Hazir Gjakjen nga Akrashtica e Artakollit, Istref Temėn e shumė tė tjerė.7 Nė Brigadėn e Drenicės qė me tė drejt quhej Brigada e Shaban Palluzhės populli shihte shpresėn pėr tė parandaluar masakrat serbe mbi popullsinė e Drenicės dhe tė rrethinės. Kjo brigadė kishte shtatė batalione dhe fillimisht numri i luftėtarėve arrinte nga 500 deri nė 700 veta, tė cilėt pėrbėnin elitėn komanduese dhe tė luftėtarėve tė Brigadės. Nga fillimi i janarit 1945 Shtabi Operativ i Kosmetit, urdhėroi Shtabin e Brigadės sė Shaban Palluzhės, tė lėshonte Drenicėn dhe tė nisej nė drejtim tė Podujevės, ku duhet tė bashkohej me Brigadėn e VII tė Kosmetit, pėr tė vazhduar rrugėn pėr nė Sėrbi (Kurshumli - Banjė e Kurshumlisė Prokuple - Srem). Udhėheqja mė e lartė politike dhe ushtarake serbo (jugo) sllave, krahas qėllimit pėr largimin e Brigadės sė Shaban Palluzhės nga Kosova, kishin planifikuar edhe nxitjen e incidenteve pėr tė gjetur si pretekst intervenimin ushtarak kundėr forcave tė rezistencės sė armatosur shqiptare. KNOJ-i pėr Kosovė nė emėr tė spastrimit tė terenit nga bandat shqiptare... veēanėrisht nė rajonin e Drenicės, ndėrmorri njė operacion tė gjerė ushtarak kundėr popullatės sė pafajshme shqiptare. Nė kėto operacione antishqiptare morėn pjesė: 1. Brigadat I-VI tė kosmetit, tė cilat pėrbėnin Divizionin 52 tė UJ-sė; 2. Forcat e Divizionit 24, 26, 44 dhe 46 tė Serbisė; 3. Divizionet 41 dhe 50 tė Maqedonisė; 4. Brigadat e Malit tė Zi (brigada e I-rė e Bokės dhe brigada e VI) 8 dhe 5. Repartet speciale tė OZN-ės tė drejtuara nga famėkeqi Spasoje Gjakoviq.* Shtabi i Brigadės sė Drenicės, largimin nga Kosova nė njėrėn anė do ta kushtėzojė me ndėrprerjen e vrasjeve dhe tė plaēkitjeve mbi popullsinė civile nga ushtaria jugosllave, ndėrkohė qė nė anėn tjetėr vuri lidhje me personalitetet dhe me grupet e arratisura nė Dukagjin, nė Shalė tė Bajgorės dhe nė Kosovėn Lindore, me qėllim tė konsolidimit tė radhėve pėr njė ballafaqim tė mundshėm ushtarak me pushtuesit jugosllavė. Nga mesi i janarit 1945 pėrfaqėsuesit e Shtabit Operativ tė Kosmetit: Fadil Hoxha dhe Kėrsta Filipoviq Grofi, i garantuan Shaban Palluzhės se do tė plotėsohen tė gjitha kėrkesat e shtruara dhe e urdhėruan atė ta lėshonte Drenicėn dhe t“i bashkohet Brigadės VII tė Kosovės 9, qė ishte nisur pėr nė Sremė tė Serbisė. Largimi i Brigadės sė Shaban Palluzhės nga Drenica deri nė Podujevė zgjati katėr ditė. Duke kaluar nėpėr Artakoll, fshatra tė Vushtrrisė, tė Permalinės dhe tė Llapit, njėsive tė Brigadės iu bashkuan rreth 3.500 veta, tė cilėt ndiheshin tė rrezikuar nga ushtria jugosllave. Brigada e VII e Kosmetit (tė cilės ishte planifikuar t“i bashkohet Brigada e Drenicės) sipas urdhėrit 151/45 (pa datė) tė lėshuar nga Shtabi Operativ i Kosmetit, ishte planifikuar qė e ndarė nė tri grupe (eshallone), tė marshojnė 9.500 veta pėr nė Frontin e Sremit (nė dokumentat ushtarake evidentohen vetėm 7.500 tė mobilizuar!!). 1. Eshaloni i parė me 3.300 veta, do tė niset mė 21.01.1945, nė krye me Qamil Brovinėn; 2. Eshaloni i dytė me 3.100 veta, do tė niset mė 22.01.1945, nė krye me Shaban Haxhin; 3. Eshaloni i tretė me 3.100 veta, do tė niset mė 25.01.1945, nė krye me Miqa Mijushkoviqin. Kėto eshallone do tė udhėtojnė kėmbė prej Podujevės deri nė Kurshumli. Edhe brigadat VI dhe VIII tė kosmetit me 9.000 shqiptarė, do tė ndahen nė dy eshalone sikurse mė poshtė: 1. Eshaloni i parė me 4.300 veta do tė niset mė 20.01.1945 nė krye me major Popoviqin dhe kapiten Vllado Simiqin. 2. Eshaloni i dytė me 4.700 veta do tė niset mė 21.01.1945 nė krye me Glisho Sharanoviqin dhe Sllobodan Filipoviqin (nė dokumentet ushtarake evidentohen vetėm 3.100 veta - vėrejtja ime Sh.B ). Kėto eshalone, pasi do tė udhėtojnė kėmbė nė rrugėn: Gjilan - Bujanovc, nga Ristovci do tė vazhdojnė rrugėn me tren pėr nė Srem. Pėr kėtė rrugėtim tė brigadave kosovare, Shtabi i Divizionit 46 serb mė 17.01.1945 do tė lėshojė njė dokument (urdhėr) sekret, nė tė cilin do t“i njoftonte brigadat e veta 25, 26 dhe 27 tė dislokuara nė Kosovė, pėr udhėtimin e njėsive shqiptare tė Brigadės VII, nė rrugėn Podujevė - Kurshumli... dhe u theksonte se nė ato njėsi konsiderohet se ka shumė dezertorė dhe kriminelė tė njemendėt, ndaj u urdhėruan qė t“u vihej roje pėrgjatė rrugės (nė tė dy anėt e Grykės sė Llapit) nė mėnyrė qė tė pengojnė dezertimin e tyre.10 Rezistenca e Brigadės sė Drenicės - krijimi i zonės sė lirė Derisa makineria ushtarake jugosllave vriste popullsinė e pafajshme shqiptare gjithandej Kosovės 11, sipas kujtimeve tė martires shkodrane Marije Shllaku, shtabi i Brigadės sė Drenicės, mė 21 janar 1945 nė Gryk tė Llapit, mbajti njė mbledhje, nė tė cilėn ishin ftuar rreth 100 personalitete shqiptare tė arratisur (nė mesin e tyre ishin edhe Prof.Ymer Berisha dhe Ukė Sadiku) pėr tė vendosur, lidhur me shkuarjen apo mosshkuarjen e Brigadės nga Kosova dhe pėr kahet qė duhet tė mirrte Lėvizja e Rezistencės Shqiptare. Nė shenimet e saj (pėr kėtė mbledhje) Marije Shllaku saktėsoi: Bėmė njė bisedė paria, pėr gjendjen e ngushtė qė na paraqitej, tė vdesim dhe tė mos biem nėn Serbi: edhe nė paqim mundėsi tė shpėtojmė pa luftė. Nė qoftėse jo, tė ēohemi tė gjithė dhe tė mbrojmė, por tė mos e lėshojmė Kosovėn.12 Nė njė takim tė fundit, tė mbajtur mė 23.01.1945 nė Gllamnik, nė mes Shaban Palluzhės dhe pėrfaqėsuesit tė Shtabit Operativ tėKosmetit: Ismet Shaqirit, kėtij tė fundit iu kumtua kundėrshtimi i shkuarjes sė Brigadės pėr nė Srem (Serbi), pėr shkak tė vrasjeve dhe masakrimeve tė popullsisė shqiptare qė kryenin brigadat jugosllave anė e kėndė Kosovės. Pas dėshtimit tė bisedimeve, Shtabi i Brigada sė Drenicės mė 23 janar 1945 i bėri pėrgatitjet e mundshme pėr daljen nga rrethimi i shumėfisht i ushtrisė jugosllave me humbje sa mė tė vogla. Mė 24 janar 1945 brigada la Grykėn e Llapit dhe marshoi drejtė djepit tė qėndresės shqiptare-Drenicės. Fillimisht Brigada dislokohet pėrreth Gllamnikut, ndėrsa Shtabi i saj vendoset nė Gllamnik. Nė orėn 16 tė asaj dite, gjatė marshimit tė Brigadės nga Gllamniku nė drejtim tė Barilevės pėr tė depėrtuar nė malet e Qiqavicės, komandanti i Shtabit Operativ tė Kosmetit, Fadil Hoxha, urdhėroi njėsitė e veta tė shtinin 14 predha topi 13 nė mesin e ushtarėve tė Brigadės sė Drenicės. Mirėpo, luftėtarėt e brigadės u mbrojtėn me sukses nga sulmet e tilla dhe pa kurrfarė humbjesh vazhduan rrugėn. Ndeshja e parė ballore e Brigadės me Ushtrinė pushtuese jugosllave ndodhi mė 25 janar 1945, nė Artakoll. Ndonėse mė 26 janar Shaban Palluzha me 500-700 luftėtarė besnikė, deperton nė Drenicėn qėndrore, pjesa tjetėr e luftėtarėve qė vinin nga Llapi, Permalina, Artakolli... u shkėputėn (nga brigada) pėr tė depėrtuar nė Shalė tė Bajgorės e gjetiu, me qėllim tė organizimit tė rezistencės nė ato rrethe. Nga luftimet e pėrgjakshme deri me 31.01.19145 krijohet njė Zonė e Lirė nė tė cilėn do tė pėrfshihen 20 fshatra tė Drenicės, si: Tėrsteniku, Bajica, Palluzha, Shtutica, Dashevci, Mikushnica, Luboveci, Oshlani, Obria e Epėrme, Obria e Poshtme, Aēareva, Obiliqi i Epėrm, Obiliqi i Poshtėm, Krushevica dhe disa fshatra pėrreth. Gjatė kėtyre betejave Brigada e Shaban Palluzhės ka shpartalluar disa njėsi serbo-malazeze si dhe 1/3 e Brigadės 25 serbe. Brigadat jugosllave, nė kuadėr tė tė cilave ishin mobilizuar mbi 40 mijė ushtarė, ato ditė morėn urdhėr qė tė shkatėrrohen me artileri tė rėndė, tė gjitha fshatrat e fortifikuara qė bėjnė rezistencė tė armatosur. Nė zbatim tė kėtij urdhėri u dogjėn e u rrėnuan me tokė fshatrat: Tėrstenik, Obria e Epėrme, Obria e Poshtme, Plluzhina, Tica, Likoci, Rezalla, Palluzha, Krushevci dhe Dashevci, ndėrsa pjesėrisht u rrėnuan: Polaci, Kozhica, Prelloci, Gradica dhe disa lagje nga fshatrat tjera. Kush u denua me pushkatim pėr dezertim nga Fadil Hoxha?! Gjatė kėtyre operacioneve kėto urdhėra nuk do t“i zbatoi Batalioni i Rinisė i cili drejtohej nga Isuf Ibrahimi, e ku ishin tė gjithė shqiptarė. Ky batalion me 1 shkurt 1945 (pėr tė mos u vrarė vėlla me vėlla) do ta lėshoi frontin e hapur nė Prekaz, Klinė tė Mesme, Klinė tė Epėrme nė drejtim tė fshatit Polac. Pėr kėtė dezertim, Gjyqi Ushtarak i Shtabit Operativ tė Kosmetit, tė kryesuar nga Fadil Hoxha, mė 25 prill 1945 do t“i dėnojė 5 veta me pushkatim dhe dy tė tjerė me nga 2 vjet burgim tė rėndė. Ata qė u denuan me pushkatim ishin: 1. Komandanti Isuf Ibrahimi nga Gjilani; 2. Xhafer Lladova nga Lladova; 3.Abdyl Hyseni, 4. Shaban Cernica dhe 5. Raif Halimi,qė tė tre nga Cėrnica. Ekzekutimi i tyre u bė nė burgun e Pejės, ndėrsa nga pushkatimi shpėtoi vetėm Raif Halim - Cėrnica, i cili do t“i mbaj 18 vjet burg tė rėndė nėpėr kazametet famėkeqe tė regjimit komunist jugosllavė. |
| | #2 | |
| | Citim:
| |
|
| | #3 | |
| | Citim:
| |
|
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| 1945: Masakra e Tivarit - Lufta civile nga Kandhaon nė danėn "Shqipėri" TMz/ 1999: Masakra sllavomalazeze e 23 shqiptarėve nga mesdimr nė danėn "Terrorizmi a/sh" 1945: Kosova nė pranverėn e 1945-ės (raport britanik) - Agresioni komunist nga mesdimr nė danėn "Shqipėri" Policia sllavomalazeze dhunon shtetasit shqiptarė nga VNf nė danėn "Aktualitet" Antireligion - Monarchy (1912-1945) nga mesdimr nė danėn "Briefing" |