Kthehu   Kreu > Vargmal > Komentar
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 20.6.2008, 16:17   #1
kodmors
bukėpjekės
 
kodmors
 
Anėtarėsuar: 6.2007

Shkrim i cituar Asimetria e letrave tė Ban Ki Munit - nga A.Kurti


Citim:
Asimetria e letrave tė Ban Ki-moon-it
Albin Kurti / 15 qershor 2008

Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki-moon, u dėrgoi nga njė letėr kryetarit tė Serbisė, Boris Tadiq, dhe kryetarit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu. Kėtu nuk fillon, por kėtu pėrfundon e pėrbashkėta e kėtyre letrave: pra, ato janė letra tė shkruara dhe tė dėrguara nga Ban Ki-moon.

Mėnyra e adresimit dhe pėrmbajtja e tyre janė tė ndryshme. Boris Tadiqit, Ban Ki-moon i drejtohet me "Zt. President", kurse Fatmir Sejdiut me "Shkėlqesi". Boris Tadiqit, i bėhet njė ofertė politike pėr rregullimin territorial dhe administrativ tė Kosovės, kurse Fatmir Sejdiu as qė njoftohet pėr kėtė gjė. Nė fakt, krejt ēfarė bėn Ban Ki-moon nė letrėn e tij dėrguar Fatmir Sejdiut ėshtė njoftimi mbi atė qė Sejdiu tashmė e ka ditur, por jo edhe pėr atė qė nuk e ka ditur: ofertėn mė tė re politike pėr Serbinė nga ana e KS tė OKB-sė. Kėtė ofertė Fatmir Sejdiu mund ta lexojė nga bėrja publike e letrės dėrguar Boris Tadiqit, por jo edhe nga letra qė e mori ai vetė.

Qėndrimi rreptėsisht i paanshėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė karshi statusit tė Kosovės (e jo karshi pavarėsisė sė Kosovės e cila pikėrisht nė emėr tė neutralitetit nuk njihet e pranohet), bėn qė letra Sejdiut tė jetė si njė letėr dėrguar mikut. Ban Kimoon i ka dėrguar letėr Sejdiut pėr t'ia krijuar atij (dhe institucioneve tė Kosovės) pėrshtypjen se po i respekton, mirėpo ēdo gjė tjetėr flet pėr tė kundėrtėn.

Pėrveēqė Ban Ki-moon ia pėrkujton Sejdiut pėr shtetet qė nuk e njohėn Kosovėn, ai i thotė qė pėrpjekjet e KB-ve nė Kosovė janė nė veēanti pėr mbrojtjen adekuate tė pakicave. Kėsisoj, Ban Ki-moon e fyen popullatėn shumicė nė Kosovė, duke e paragjykuar atė si sulmuese tė pakicave qė u dashkan tė mbrohen. Posaēėrisht pas shpalljes sė pavarėsisė kemi parė qė sulme tė shumta kanė kryer mu pjesėtarėt e minoritetit serb nė Kosovė tė dirigjuar nga Beogradi.

Ban Ki-moon vetėm sa e njofton Fatmir Sejdiun se roli i rritur operacional i BE-sė nė Kosovė do tė jetė nė pėrputhje me rezolutėn 1244 (1999) dhe se prania civile ndėrkombėtare do tė rikonfigurohet. Asnjė ofertė ose opcion pėr Sejdiun. Atij veēsa i tregon se ēfarė do tė ngjajė me praninė ndėrkombėtare qė sundon me Kosovėn, me ē'rast ai mund t'i shikojė si spektator zhvillimet nė vijim. Madje, kėto zhvillime e aranzhmane tė reja, sipas Ban Ki-moonit do tė jenė "pėr njė kohėzgjatje tė kufizuar pa paragjykuar statusin e Kosovės"!

Nėse njeriu nuk e shikon datėn 12 qershor 2008 qė mban kjo letėr, pa dyshim se do tė mendonte qė bėhet fjalė pėr ndonjė dokument nga arkiva ose pėr ndonjė gabim teknik a shtypi. Mirėpo jo: Ban Ki-moon nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės dhe konsideron qė statusi i Kosovės ende nuk ėshtė zgjidhur. Madje, ai i jep vetes lirinė qė ta rikonfigurojė UNMIK-un nė Kosovė (pėr ēfarė do tė merret vesh me Boris Tadiqin) pėr njė kohė tė pacaktuar, e tė cilėn do ta caktojė sėrish vetė ai.

Gjersa Boris Tadiq ėshtė partner nė projektin e Ban Ki-moonit, Fatmir Sejdiut i thuhet se do tė jetė i konsultuar gjatė implementimit (sic.).

Kulmi i poshtėrsisė sė kėsaj letre gjithsesi ėshtė nė fund. Aty Ban Ki-moon shpreh bindjen qė autoritetet (pra jo Qeveria apo institucionet e Kosovės sė pavarur qė ai nuk i njeh) si dhe populli i Kosovės do tė vazhdojė tė bashkėpunojė me OKB-nė nė ruajtjen dhe konsolidimin e rezultateve tė rėndėsishme qė janė arritur bashkė si dhe tė trashėgimisė sė KB-ve nė Kosovė!

Ban Ki-moon nuk e pyet Kosovėn pėr atė ēfarė e ka ndėrmend tė bėjė nė Kosovė, mirėpo ai pa kurrfarė turpi kėrkon bashkėpunimin tonė nė ndėrmarrjen e atij shumė tė dėmshme pėr Kosovėn. Duke ditur sjelljen servile tashmė tradicionale tė politikanėve tė Kosovės, e veēanėrisht tė Fatmir Sejdiut, ai mbase ia jep vetes komoditetin pėr njė fyerje e ofendim tė tillė nė fund tė letrės, qė Kosovėn synon ta kthejė shumė vjet prapa.

http://vetevendosje.org/
kodmors nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Para syve tanė - nga A.Kurti nga kodmors nė danėn "Komentar"

Recognition of elected Serb parallel structures - by Albin Kurti nga kodmors nė danėn "North Albania"

Albin Kurti: Nuk e harrojmė 28 Nėntorin nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Sejdiu thirrje Ki Munit: Jepini fund paqartėsive tė UNMIK-ut nė Shqipėrinė e Veriut nga VNf nė danėn "Aktualitet"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 03:35.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,12995S / 10KR