| | #1 | |
| bukėpjekės Anėtarėsuar: 6.2007 | |
| Asimetria e letrave tė Ban Ki-moon-it Albin Kurti / 15 qershor 2008 Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki-moon, u dėrgoi nga njė letėr kryetarit tė Serbisė, Boris Tadiq, dhe kryetarit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu. Kėtu nuk fillon, por kėtu pėrfundon e pėrbashkėta e kėtyre letrave: pra, ato janė letra tė shkruara dhe tė dėrguara nga Ban Ki-moon. Mėnyra e adresimit dhe pėrmbajtja e tyre janė tė ndryshme. Boris Tadiqit, Ban Ki-moon i drejtohet me "Zt. President", kurse Fatmir Sejdiut me "Shkėlqesi". Boris Tadiqit, i bėhet njė ofertė politike pėr rregullimin territorial dhe administrativ tė Kosovės, kurse Fatmir Sejdiu as qė njoftohet pėr kėtė gjė. Nė fakt, krejt ēfarė bėn Ban Ki-moon nė letrėn e tij dėrguar Fatmir Sejdiut ėshtė njoftimi mbi atė qė Sejdiu tashmė e ka ditur, por jo edhe pėr atė qė nuk e ka ditur: ofertėn mė tė re politike pėr Serbinė nga ana e KS tė OKB-sė. Kėtė ofertė Fatmir Sejdiu mund ta lexojė nga bėrja publike e letrės dėrguar Boris Tadiqit, por jo edhe nga letra qė e mori ai vetė. Qėndrimi rreptėsisht i paanshėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė karshi statusit tė Kosovės (e jo karshi pavarėsisė sė Kosovės e cila pikėrisht nė emėr tė neutralitetit nuk njihet e pranohet), bėn qė letra Sejdiut tė jetė si njė letėr dėrguar mikut. Ban Kimoon i ka dėrguar letėr Sejdiut pėr t'ia krijuar atij (dhe institucioneve tė Kosovės) pėrshtypjen se po i respekton, mirėpo ēdo gjė tjetėr flet pėr tė kundėrtėn. Pėrveēqė Ban Ki-moon ia pėrkujton Sejdiut pėr shtetet qė nuk e njohėn Kosovėn, ai i thotė qė pėrpjekjet e KB-ve nė Kosovė janė nė veēanti pėr mbrojtjen adekuate tė pakicave. Kėsisoj, Ban Ki-moon e fyen popullatėn shumicė nė Kosovė, duke e paragjykuar atė si sulmuese tė pakicave qė u dashkan tė mbrohen. Posaēėrisht pas shpalljes sė pavarėsisė kemi parė qė sulme tė shumta kanė kryer mu pjesėtarėt e minoritetit serb nė Kosovė tė dirigjuar nga Beogradi. Ban Ki-moon vetėm sa e njofton Fatmir Sejdiun se roli i rritur operacional i BE-sė nė Kosovė do tė jetė nė pėrputhje me rezolutėn 1244 (1999) dhe se prania civile ndėrkombėtare do tė rikonfigurohet. Asnjė ofertė ose opcion pėr Sejdiun. Atij veēsa i tregon se ēfarė do tė ngjajė me praninė ndėrkombėtare qė sundon me Kosovėn, me ē'rast ai mund t'i shikojė si spektator zhvillimet nė vijim. Madje, kėto zhvillime e aranzhmane tė reja, sipas Ban Ki-moonit do tė jenė "pėr njė kohėzgjatje tė kufizuar pa paragjykuar statusin e Kosovės"! Nėse njeriu nuk e shikon datėn 12 qershor 2008 qė mban kjo letėr, pa dyshim se do tė mendonte qė bėhet fjalė pėr ndonjė dokument nga arkiva ose pėr ndonjė gabim teknik a shtypi. Mirėpo jo: Ban Ki-moon nuk e pranon pavarėsinė e Kosovės dhe konsideron qė statusi i Kosovės ende nuk ėshtė zgjidhur. Madje, ai i jep vetes lirinė qė ta rikonfigurojė UNMIK-un nė Kosovė (pėr ēfarė do tė merret vesh me Boris Tadiqin) pėr njė kohė tė pacaktuar, e tė cilėn do ta caktojė sėrish vetė ai. Gjersa Boris Tadiq ėshtė partner nė projektin e Ban Ki-moonit, Fatmir Sejdiut i thuhet se do tė jetė i konsultuar gjatė implementimit (sic.). Kulmi i poshtėrsisė sė kėsaj letre gjithsesi ėshtė nė fund. Aty Ban Ki-moon shpreh bindjen qė autoritetet (pra jo Qeveria apo institucionet e Kosovės sė pavarur qė ai nuk i njeh) si dhe populli i Kosovės do tė vazhdojė tė bashkėpunojė me OKB-nė nė ruajtjen dhe konsolidimin e rezultateve tė rėndėsishme qė janė arritur bashkė si dhe tė trashėgimisė sė KB-ve nė Kosovė! Ban Ki-moon nuk e pyet Kosovėn pėr atė ēfarė e ka ndėrmend tė bėjė nė Kosovė, mirėpo ai pa kurrfarė turpi kėrkon bashkėpunimin tonė nė ndėrmarrjen e atij shumė tė dėmshme pėr Kosovėn. Duke ditur sjelljen servile tashmė tradicionale tė politikanėve tė Kosovės, e veēanėrisht tė Fatmir Sejdiut, ai mbase ia jep vetes komoditetin pėr njė fyerje e ofendim tė tillė nė fund tė letrės, qė Kosovėn synon ta kthejė shumė vjet prapa. http://vetevendosje.org/ |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Para syve tanė - nga A.Kurti nga kodmors nė danėn "Komentar" Recognition of elected Serb parallel structures - by Albin Kurti nga kodmors nė danėn "North Albania" Albin Kurti: Nuk e harrojmė 28 Nėntorin nga VNf nė danėn "Aktualitet" Sejdiu thirrje Ki Munit: Jepini fund paqartėsive tė UNMIK-ut nė Shqipėrinė e Veriut nga VNf nė danėn "Aktualitet" |