Kthehu   Kreu > Dega pyjore > Marrėveshje
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Ēėshtja u mbyll
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 7.10.2006, 14:16   #1
MbV
stinėt
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Shkrim i cituar Pėrmbledhje


Vargmali ėshtė njė log dijendėrtimi bashkėfjalues.

Vargmali nuk ka qėndrim botėkuptimor zyrtar, por ka tematikė zyrtare, ndaj dhe mundėson rrethana tė caktuara pėr zhvillimin e bashkėfjalimeve tė drejtkuptueshme pėrjashtimisht nė lidhje me arsyen, natyrėn, kombin, kulturėn dhe artin. Qėndrimet botėkuptimore janė mirėfilli qėndrime tė gjallarėve tė logut, prej tė cilave ndodh qė nė varėsi tė zhvillimit tė tematikės dhe vlerės sė qėndrueshme disa tė arrijnė tė pasqyrohen me kohė dhe nė strukturė.

Ti ndodhesh kėtu sepse tėrhiqesh nga, apo pjesėrisht pajtohesh me ēėshtjet dhe mendimet qė trajtohen nė Vargmal.

Rrethanat nxisin e zbatojnė pėrshtatjen e pėrzgjedhjen e mendimeve drejt kthjelltėsimit dhe drejt zėvendėsimit tė tė dhėnave mė pak tė sakta me tė tjera tė njė organizimi mė tė lartė. Synimi ėshtė pėrftimi i njė diturie sa mė cilėsore ndaj dhe prieret jo vetėm drejt lėvrimit tė tė dhėnave dijendėrtuese, por dhe drejt harrjes sė zhurmės. Ky barazpeshim mundėson njė log qė mund tė lexohet kėndshėm nė trajtė lėndburimi sipas brendisė sė prekur, gjithnjė nė pikėpamje bashkėfjalimesh tė mirėfillta apo paraqitjeje artikujsh tė gjallarėve.

Rrethanat dhe tėrėsia strukturore e Vargmalit mbarėshtohen nga organi i brendshėm jokonvencional i Mbarėvajtjes (MbV).

Ēėshtjet hapen nė lidhje me tematikėn e nėnlogjeve pėrkatėse. Shkrimet qė nuk i pėrmbahen marrėveshjeve drejtshkrimore e faqosėse tė logut, redaktohen nga MbV, pa prekur nė vetvete pėrmbajtjen, stilin, apo tė folmen e shkrimit. Shkrimet e pafrytshme dėrgohen nė karantinė. Shkrimet e paarsyeshme shlyhen, pėrveē rastesh kur gjykohet ndryshe nga pretarėt.

Marrėdhėniet shoqėrore, ndonėse tė lejueshme deri nė njė farė shkalle, kėshillohen pėr jetėn reale. Rrahja e mendimeve dhe e pikėpamjeve tė ndryshme rreth njė ēėshtjeje ėshtė kryesore pėr komunikimin dhe ecurinė dijendėrtuese. Po aq kryesore janė dhe nderi e maturia pėr tė pranuar mendimin mė tė mirė.

Pavarėsisht ndjesive qė mund tė pėrēojė fryma e mėsipėrme, rrethanat veprojnė krahasimisht lirshėm pėr sa kohė qė nuk cenohet tėrėsia natyrore e logut.



Sqarime:

Dijendėrtimi kuptohet si pėrmirėsim strukturor dhe pėrmbajtės i tė dhėnave pėr njė ēėshtje tė caktuar dhe si ky ndėrlidhet me organizimin e pėrgjithshėm tė diturisė nė log duke qartėsuar, vlerėsuar e saktėsuar ndėrtesėn diturore nė funksion tė tematikave tė pėrzgjedhura.

Shkrime tė pafrytshme quhen shkrimet qė nuk sjellin asnjė dijeni tė re, a qė nuk pėrkushtojnė asgjė nė ndėrtim-pėrpunimin e dijes rreth ēėshtjes sė hapur; shkrime tė tilla: "Turp, turp, turp!", "Dhe unė jam dakord!", etj.

Shkrime tė paarsyeshme quhen shkrimet qė nuk pėrdorin arsyetim tė mjaftueshėm gjatė ndėrtimit tė argumentit; shkrime tė tilla: "Besoj se ėshtė e vėrtetė, pra ėshtė e vėrtetė!", "E tha filani, pra ėshtė e vėrtetė", "2 + 2 = 5!", etj.
MbV nuk ėshtė nė linjė  
I vjetėr 3.12.2006, 12:09   #2
MbV
stinėt
 
Anėtarėsuar: 7.2006

1. Gjallarėt


Tė gjithė gjallarėt, pa dallim, i pėrgjigjen kushteve teknike tė logut, tė cilat shprehimisht janė:
1. Tė shkruajnė shqip me alfabet shqip.
2. Tė ruajnė marrėveshjet drejtshkrimore dhe faqosėse tė logut.
3. Tė pėrdorin arsye.
4. T'i pėrmbahen ēėshtjes.
5. Tė sjellin burimin e shkrimeve qė mbartin nga tė tretė.
Gjallarėt qė nuk mund t'i pėrgjigjen kėtyre kushteve, kanė paaftėsi fatale dhe pretohen nė gjueti tė lirė.

Gjithė sjellja nė log pėrshkohet nga mirėkuptimi i pashprehur i ideve e i frymės qė na ka sjellė kėtu. Intuita ndihmon. Nuk ka rregulla, veē kushteve teknike. Duke qenė se rrethanat janė organike kjo do thotė thelbėsisht dy gjėra:
1. qė gjallari ka liri tė kryejė ēfarėdo i vjen pėr natyrale,
2. qė gjallari do tė pretohet ideologjikisht apo teknikisht, ndaj duhet tė marrė masat.
Kjo jep fleksibilitet tė madh, por dhe njė shpatė mbi kaptinė tė gjallarėve, duke vėnė gjithēka nė funksion tė evoluimit dhe frymės sė Vargmalit. N.q.s. ndokush ka vėshtirėsi frymėmarrjeje nė Vargmal, do tė thotė se organizmi i tij nuk i pėrshtatet kėtij mjedisi dhe ka ardhur kėtu gabimisht.
MbV nuk ėshtė nė linjė  
I vjetėr 3.12.2006, 12:11   #3
MbV
stinėt
 
Anėtarėsuar: 7.2006

2. Pretarėt


Pėr qėllime drejtimi tė ēėshtjeve, gjallarė tė caktuar njihen si pretarė. Pretarėt zgjidhen aty ku zgjidhen pėr shkak aftėsish dhe pėrgjegjėsie pėr zhvillim e drejtim tematike nė rrugė deri jokonvencionale, pėr ndėrkohė tė caktuara, dhe kanė disa pėrparėsi teknike pėr mbarėshtimin e kėtyre danave. Ata veprojnė nė bazė tė rrethanave dhe qėndrimi i tyre nė pėrgjegjėsi varet nga veprimtaria e tyre.

Pretarėt janė tė rrjedhshėm, pra, shkarkohen e ringarkohen nė pėrgjegjėsi sipas stinėve, ushqimit dhe trojeve, me ose pa paralajmėrim, pa ndikuar kjo nė psikologjinė e ndokujt, pasi ėshtė pjesė e klimės.
MbV nuk ėshtė nė linjė  
I vjetėr 10.9.2007, 10:38   #4
MbV
stinėt
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Thėllimi i dimrit (Pré)


Shlyhet anėtarėsia1 e atij / asaj qė:

thd1 - pas anėtarėsimi nuk ėshtė njoftuar mė nė log pėr 3 muaj rresht,
thd2 - nuk ėshtė njoftuar pėr 6 muaj, dhe shkrimet e tė cilit / sė cilės janė tė harrueshme,
thd3 - kėrkon t'ia shlyejnė anėtarėsinė (por shlyerja, ose jo, dhe e shkrimeve, ėshtė nė gjykimin e MbV).


__________
1 - Kur shlyhet anėtarėsia, shkrimet e anėtarit, nėse lihen nga MbV, mbeten nė log nėn nofkė jovepruese. Nofka e mėparshme rivihet nė qarkullim pėr anėtarė tė rinj dhe nuk lidhet mė me shkrimet e vjetra nėn tė.
MbV nuk ėshtė nė linjė  
I vjetėr 21.4.2008, 04:16   #5
MbV
stinėt
 
Anėtarėsuar: 7.2006

Pėrvetėsia


Rikujtoj se prej datės 18.10.2007 e nė vijim, Vargmali nuk ruan mė asnjė kah IP tė asnjė gjallari gjatė qasjeve nė log (me pėrjashtim tė regjistrit anonim tė bujtėsit). Mosruajtja e kaheve IP, bėhet pėr mbrojtjen e pėrvetėsisė sė tė gjithė pjesėmarrėsve, veprues ose mosveprues.
  1. IP-tė nuk ruhen gjatė anėtarėsimit.
  2. IP-tė nuk ruhen gjatė botimit.
  3. Ēdo IP e vjetėr e gjithkujt ėshtė fshirė pėrfundimisht nga lėndburimi (database) i Vargmalit.
Pėr ruajtjen e pėrvetėsisė logu do tė ravijojė dhe bėjė tė ditur sė shpejti njė politikė tė posaēme.
MbV nuk ėshtė nė linjė  
Ēėshtja u mbyll


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Pėrmbledhje kėngėsh me lahutė nga Aht nė danėn "Gurra"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 03:32.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,27399S / 10KR