Kthehu   Kreu > Vargmal > Komentar
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 25.6.2008, 06:20   #1
kodmors
bukėpjekės
 
kodmors
 
Anėtarėsuar: 6.2007

Shkrim i cituar Ēamėt tė trajtohen nga Greqia si shtetas me tė drejta tė plota


Citim:
Ēamėt, tė trajtohen si ēdo shtetas grek
Shpėtim Idrizi


Mos prisni qė unė tė lėshoj nga goja fjalė qė duan tė provokojnė keqardhjen tuaj. Por unė dua tė provokoj vėmendjen tuaj;

Do tė doja tė nxis reagimin e dinjitetit tuaj.

Do tė doja tė nxis veprim politik tė arsyeshėm, qė ka vetėm njė synim:

Drejtėsi pėr ata mijėra tė mbijetuar nga genocidi i pranverės sė ’44-ės deri nė pranverėn e ’45-ės, pėr pasardhėsit e tyre, qė janė me qindra mijėra, e qė politika prej shume kohėsh pėrpiqet t’i pėrdorė nė rast zgjedhjesh...

Por, sė pari mė lejoni tė shpjegoj arsyet e kėsaj ndėrhyrjes time, jo mbi argumente qė studiues, tė cilėt vijnė nga kjo popullsi martire kanė dhėnė me shumicė, por mbi argumente tė dhėna nga studiues tė paanshėm amerikanė, anglezė, madje dhe vetė grekė, studiues grekė tė arsyeshėm.

Po i kthej pėrgjigje pyetjes kryesore. Pse nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore, njėsitė nacionaliste tė Zervės menduan tė shfarosnin tė gjithė popullsinė shqiptare myslimane tė Thesprotisė sė sotme?

Pse ata, qė menduan se fituan luftėn, e konsideruan normale qė tė shfarosnin, tė pėrzinin nga toka e tė parėve tė tyre, rreth 30 mijė bashkatdhetarė tanėt, tė cilėt popullonin viset e Ēamėrisė? Tė kishin si plaēkė lufte qindra mijė hektarėt tokė tė tyre, miliona rrėnjė ullinj, depozitat e tyre bankare, gjithēka?

Pėr ta bėrė kėtė ata nuk u ndalėn as para masakrave tė tmerrshme. Donin madje tė shtyheshin dhe mė: tė merrnin gjysmėn e Shqipėrisė, sepse ishte Vorio Epir.

Mbi 2970 vetė, jo thjesht tė rinj, por kryesisht pleq, gra dhe fėmijė, u vranė, qindra gra tė tjera u pėrdhunuan nė kampet famėkeqe greke nė kufi me Shqipėrinė, e pjesa qė mbeti u pėrzu nė disa valė drejt Shqipėrisė, qė posa kishte dalė e rrėnuar nga lufta. 2430 vdiqėn rrugės dhe pothuajse 30 mijė ēamė mbėrritėn tė dėrrmuar nė Shqipėrinė e varfėr.

Kėto janė tė dhėna tė Misionit Anglez nė ndihmė tė njėsive greke tė Zervės, qė nuk arritėn tė ndalonin masakrėn. Drejtues tė kėtij misioni kanė pranuar nė vitet e fundit tė jetės, nė librat e tyre me kujtime, masakrat e kryera egėrsisht nė kurriz tė shqiptarėve myslimanė tė Greqisė dhe indiferencėn e tyre.

Tė dhėnat e kėtyre librave mbėshteten dhe nga shefi i Misionit Amerikan nė vitet e para pas ēlirimit nė Shqipėri, Xhakobs, i cili vizitoi kampet e mbushura me ēamė nė kufirin e Shqipėrisė: “Autoritetet greke kanė shumė t’i shpjegojnė botės pėr pėrzėnien e mbi 20 mijė ēamėve nga tokat e tyre, kryesisht pleq dhe fėmijė”, - tha ai. Nė tė njėjtėn linjė me tė ishte dhe ndihmėsatasheu ushtarak amerikan nė vitet ‘45-‘46, Uilliam Mek Nill.

Por nuk janė vetėm tė huajt qė flasin, por dhe vetė grekėt. Lexoni autorėt si, Elefteria Manda, Jorgos Margaritis, qė krahason dėbimin e ēamėve nga Greqia me atė tė hebrenjve, duke i konsideruar dy komunitetet si “bashkėkombasit e padėshiruar”. Pyesni pėr njė aktivitet universitar nė Athinė, qė iu kushtua ēėshtjes ēame me sens realist pikėrisht nė 16 shkurt, njė ditė para shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

Dikush mund tė thotė: “Pse ne sot duhet tė merremi me diēka me karakter historik? Pse ne duhet tė helmojmė klimėn miqėsore tė marrėdhėnieve midis Shqipėrisė dhe Greqisė?”

Si anėtar i njė partie politike, qė ka bėrė shumė pėr forcimin e kėtyre marrėdhėnieve, mendoj se kam tė drejtė megjithatė tė kėrkoj qė, kėto marrėdhėnie tė vendosen pėrfundimisht mbi baza dinjiteti. Komshinjtė kanė tė drejtė t’i marrin borxhe njėri-tjetrit, ata mund tė kenė dhe histori konflikti me njėri-tjetrin, por sot duhet tė jenė nė paqe dhe duhet t’i shlyejnė borxhet e historisė, nėse nuk i falin me marrėveshje. Shqipėria e sotme nuk ėshtė Shqipėria e dalė nga konflikti civil i 1997-ės, por njė vend qė ka marrė ftesėn pėr NATO.

Pretendimet pėr gjoja helmim tė marrėdhėnieve, nėpėrmjet ngritjes sė kėsaj ēėshtjeje, i kanė tė gjithė ata, qė duan tė na kompleksojnė; tė gjithė ata, qė ngrenė gjoja shqetėsimin se Greqia do tė reagojė duke pėrzėnė emigrantėt, te cilėt mbajnė nė kėmbė ekonominė shqiptare. Unė nuk e besoj kėtė pėrrallė. Ka kaluar koha e pėrzėnieve masive. Greqia e sotme nuk ėshtė Greqia e djeshme, por dhe ekonomitė tona janė aq shumė tė ndėrvarura nga njėra-tjetra, sa njė veprim i tillė as qė mund tė mendohet.

Ne duhet jo thjesht tė flasim apo tė organizojmė pėrkujtimore, por dhe tė veprojmė, brenda normave tė sė drejtės ndėrkombėtare dhe rregullave tė fqinjėsisė sė mirė.

Ne duhet tė flasim, pra tė mos heshtim pėr njė ēėshtje kaq madhore si kjo, aq mė shumė pse pėr kėtė ēėshtje flasin tė tjerėt, madje dhe grekėt. Duhet ta bėjmė kėtė qė tani, duke e konsideruar si njė ēėshtje tė shtruar pėr zgjidhje.

Unė nuk po flas pėr rivendikime territoriale. Unė po flas pėr drejtėsinė qė autoritetet e vendit fqinj dhe mik duhet tė japin nė favor tė ish-shtetasve tė tyre me kombėsi shqiptare. Atyre, qė kėrkojnė qė ne tė harrojmė, mė duhet t’u them: Jo!

Nuk ėshtė thjesht amaneti i atyre, qė u vranė barbarisht, i atyre qė vdiqėn nė Shqipėri pa parė dhe njė herė tė vetme vatrėn stėrgjyshore.

Nuk ėshtė ēėshtje sentimentale, por ēėshtje drejtėsie. Siē mund ta dinė ata qė kanė minimum kulture juridike, krimi i genocidit ėshtė i paparashkrueshėm. Dhe ajo qė ndodhi mbi pjesėn myslimane tė popullsisė ēame tė Greqisė i kishte dhe i ka tė gjithė elementėt e genocidit, sipas Konventės pėr Parandalimin dhe Ndėshkimin e Genocidit tė vitit 1948.

Unė nuk propozoj tė procedojmė Greqinė pėr genocid nė Hagė. Por, ne kemi tė drejtė tė kėrkojmė ndjesėn e Greqisė pėr kėtė vepėr genocidale dhe pastrimi etnik.

Ne nuk mund tė dėgjojmė prej atij, qė na mori pronat, kėshilla pėr t’iu drejtuar gjyqit ndėrkombėtar.

Ne nuk mund tė pranojmė arsyetimin, se gjithė popullsia ēame ishte bashkėpunėtore e fashizmit. Ka plot autorė grekė dhe tė huaj, janė diplomatėt amerikanė, si ambasadori Mkweagh i viteve tė luftės, qė thonė se ēamėt nuk i shėrbyen Italisė pushtuese, duke e zhgėnjyer atė. Ka plot prova tė luftės sė partizanėve ēamė nė njėsitė partizane mikste, e siē del dhe nga shtypi i kohės, ka shumė dėshmorė tė rėnė pėr liri.

Ne nuk mund tė pranojmė sot arsyetime banale se gjithė popullsia ēame ishte bashkėpunėtore me fashizmin. Madje mė vjen keq se arsyetime tė tilla i pėrcjell dhe ndonjė pėrfaqėsues i organizatave politike tė grekėve tė minoritetit. Kėta pėrfaqėsues, qė jetojnė mes nesh, pra popullit shqiptar, e qė asnjėherė nuk kanė provuar diskriminim tė ngjashėm si tė ēamėve, nuk kapėrcejnė me pozicionin e tyre, as grekėt e arsyeshėm, as tė huajt e paanshėm, por kanė qėndrime tė pjesės mė ekstremiste tė politikės greke. Vėrtet tragjike!

Dikush prej tyre mund tė thotė se ka prova, se ka vendime gjykatash nė dėm tė ēamėve. Ne nuk mund tė pranojmė vendime gjykatash farse, si ato greke tė Janinės sė vitit 1946, qė dėnoi nė mungesė me vdekje fiks dy mijė vetė, gati nga njė pėr familje, madje duke pėrfshirė dhe fėmijė.

Ky gjyq ėshtė i pavlefshėm, sepse ai u parashkrua po nga ligjet greke.

Ky gjyq fars, qė dėnoi kolektivisht njė komunitet tė tėrė, nuk ka vlerė, sepse aktet e tij janė zhdukur nga autoritetet greke, siē tregojnė dokumentet nė arkivat tona. Por mbi tė gjitha, askush prej ēamėve qė ka mbijetuar, nuk ka frikė prej atij vendimi. Ēamėt duan tė kthehen tė vendosin njė tufė me lule nė varret e tė parėve tė tyre.

Por ēamėt nuk duan thjesht tė bėjnė njė vepėr humanitare.

Ēamėt kėrkojnė qė pėr ta tė jenė tė vlefshme ligjet greke tė viteve ‘72 dhe tė viteve ‘80, qė u njohin tė drejtėn tė gjithė atyre shtetasve grekė tė larguar pas luftės pėr arsye politike, pra qofshin bashkėpunėtorė tė pushtuesit, qofshin ish-komunistė, tė kthehen nė Greqi. Kėto ligje pėrjashtojnė ata, qė nuk janė me kombėsi greke. A ju duken normale ligje tė tilla, nga njė vend qė pretendon se ėshtė shumė mė pėrpara nesh nė standarde demokracie?

Nuk ėshtė kohė heshtjeje, por veprimi diplomatik. Ne nuk i kemi borxhe Greqisė, madje jemi treguar shumė zemėrgjerė. Kemi hapur tregjet tona pėr kompanitė e tyre; nė krye tė kishės sonė ortodokse kemi njė shtetas grek, qė do tė bėhet shtetas shqiptar; jetojmė nė vėllazėri me minoritetin grek kėtu. Por ne duam drejtėsi, qoftė dhe tė pjesshme, pėr vėllezėrit tanė, baballarėt e vrarė egėrsisht nė fund tė luftės sė dytė botėrore.

Pėr ta mbyllur, kam zgjedhur disa fjalė nga njė artikull i diplomatit tė famshėm amerikan, John Bradley Kiesling, kėshilltar politik i ambasadės amerikane nė Athinė, duke iu referuar ēamėve: “Ēamėt nuk janė krijime kolektive tė perversitetit apo irredentizmit ballkanik. Ata janė qenie njerėzore tė identifikueshme me dėshirėn pėr trashėgiminė personale tė nėnkuptuar prej kėtij identiteti. Ashtu si grekėt nuk kanė harruar dhe nuk harrojnė kurrė asnjė centimetėr katror tė tokės greke apo njė paragraf tė vetėm tė historisė greke, tė njėjtėn gjė duan tė bėjnė dhe fqinjėt e tyre qė kanė shumė mė pak apo asgjė pėr tė humbur. Greqia si fituese e luftės duhet tė jetė bujare, ndėrsa fqinjėt e saj jo”. Dhe mė nė fund, diplomati amerikan, mik i pėrbashkėt i shqiptarėve dhe grekėve sugjeron: “T’i ofrosh ēamėve njė vend mė dinjitoz nė historinė e Greqisė ėshtė njė hap i vogėl, i realizueshėm drejt shndėrrimit tė Greqisė, nė njė pozitė mė bindėse si metropol i njė Ballkani mė paqėsor dhe mė tė begatė. Dhe akoma: “Derisa tė plotėsohen kėrkesat e bashkėsisė ēame, asnjė politikan shqiptar nuk do tė mundė tė pėrfitojė maksimumin e pėrfitimit politik prej marrėdhėnieve tė mira greko-shqiptare”.

Nuk ishin fjalėt e mia, por tė diplomatit qė deri para pak kohėsh, pėrfaqėsonte vendin, qė pėrfundimisht u shndėrrua nė protektorin e shqiptarėve nė Ballkan. Nė njė Ballkan qė ka shumė probleme pa zgjidhur akoma.

Unė jam i bindur se zgjidhja e ēėshtjes ēame do tė jetė vetėm nė tė mirė tė marrėdhėnieve shqiptaro-greke, si dy fqinj tė mirė, qė pėrveē historisė e vuajtjes sė pėrbashkėt nė njė Ballkan tė trazuar, kanė dhe dy ura tė fuqishme lidhėse: komunitetin ēam dhe minoritetin grek...

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=7900
kodmors nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Mq/ Policia e Gostivarit arreston 35 shtetas shqiptarė nga VNf nė danėn "Asimilimi a/sh"

Ligji i Maleve dhe e Drejta Romake nga Shqipe nė danėn "Ligjet e maleve"

E drejta e parablerjes nga Shqipe nė danėn "Ligjet e maleve"

Greqia, vendi mė depresiv nė Evropė nga kodmors nė danėn "Viruset"

E drejta e barabartė e votės pėr tė gjithė nga mesdimr nė danėn "Viruset"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 03:26.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,10793S / 10KR