Kthehu   Kreu > Karantinė > Viruset > Asimilimi a/sh
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 25.6.2008, 14:55   #1
kodmors
bukėpjekės
 
kodmors
 
Anėtarėsuar: 6.2007

Shkrim i cituar Pakt i fshehtė pėr 4 varreza greke


Citim:
22/06/2008 - 07:53
Athine / Arjan Qendro

Njė tjetėr temė e nxehtė mund t'i shtohet shumė shpejt axhendės problematike tė marrėdhėnieve mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Burime nga Ministria e Jashtme greke informojnė orėt e fundit pėr njė presion nė rritje tė Athinės mbi Tiranėn zyrtare, lidhur me ēėshtjen e varrezave tė ushtarėve grekė qė luftuan nė Shqipėri nė kohėn e luftės italo-greke.

Burimet diplomatike thanė pėr MAPO-n se i gjithė diskutimi i palėve po pėrqendrohet nė njė marrėveshje qė do tė nėnshkruhet mes dy qeverive sė afėrmi dhe e cila ėshtė nė pėrfundim e sipėr. Mėsohet se bisedimet e radhės do tė mbahen nė muajin korrik dhe se pala greke ka propozuar tashmė qė pala shqiptare tė marrė nė shqyrtim disa elemente qė mund tė jenė mjaft delikate, brenda njė dosjeje po kaq delikate.

Sipas propozimit grek, nuk do tė jenė njė, dy apo tri varreza memoriale tė ushtarėve grekė nė Shqipėri, por plot katėr tė tilla. Gjithmonė sipas palės greke, ato kėrkohet tė ndėrtohen nė Kėlcyrė, Ersekė, Ēiflig tė Korēės dhe Bularat. Pra, Kosina dhe konflikti qė ajo shkaktoi, kur nė maj tė 2006-ės u zhvarrosėn eshtrat e banorėve tė zonės me pretekstin e gjetjes sė varreve tė ushtarėve grekė, nuk e kanė ndalur siē shihet projektin e Athinės pėr tė krijuar varreza ushtarėsh nė disa lokalitete tė Jugut.

Njė element tjetėr delikat mbetet ai i identifikimit tė numrit tė ushtarėve grekė tė rėnė nė vendet ku kėrkohet tė ndėrtohen varrezat nė fjalė. Deri mė sot shtypi shqiptar ka informuar pjesėrisht rreth kėtij problemi. Sipas raporteve tė mediave, rezulton pėr shembull se nė mauzoleum e Grykės sė Kėlcyrės bashkė me eshtrat e ushtarėve grekė ishte planifikuar edhe vendosja e eshtrave tė zhvarrosura nė fshatrat e Pėrmetit. Sipas banorėve tė kėsaj zone, nė afėrsi tė Grykės sė Kėlcyrės kanė qenė vetėm 36 varre tė ushtarėve grekė tė vrarė nė betejėn e malit tė Golikut nga trupat e batalioni italian, "Ujqit e Toskanės". Mbetet ende e paqartė pjesa tjetėr e tė rėnėve grekė nė Ersekė, Bularat apo nė rrethin e Korēės.

Ndėrkaq nė projektmarrėveshje mėsohet se do tė pėrfshihet edhe zgjerimi i nocionit tė tė rėnėve, duke futur nė tė edhe personelin teknik apo klerikėt qė shoqėronin ushtrinė greke gjatė asaj beteje me pushtuesit italianė nė tokėn shqiptare.

Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet, duke parė shpejtėsinė dhe dėshirėn e ethshme tė palės greke pėr tė aprovuar marrėveshjen nė fjalė me palėn shqiptare, sesa me rėndėsi konsiderohet nė Athinė problemi i "legalizimit" dhe i pėrmbylljes sė njė pike tė nxehtė nė marrėdhėniet tona, - atė qė ka tė bėjė me ushtarėt e luftės italo-greke.

Njė problem qė ka qenė gjithmonė sensitiv mes dy vendeve dhe qė ėshtė shtyrė pėr vite me radhė pa gjetur njė zgjidhje pėrfundimtare. Deri nė vitin 2005, kur nė pushtet ishin socialistėt, pėrgjigjet e Tiranės zyrtare nė atė kohė ishin diplomatike dhe evazive. Nėnteksti kuptohej, kjo ēėshtje prekte e prek dhe sot njė shqisė tė ndjeshme tė sė shkuarės, e cila lidhet jo vetėm me rolin e italianėve e grekėve nė atė konflikt, por edhe tė ēamėve tė Greqisė, tė cilėt u skeduan mė sė shumti nė bazė tė kėsaj ngjarjeje si "aleatė tė fashizmit". Pėr kėtė arsye, ēdo hap i hedhur nė drejtim tė nderimit tė tė rėnėve grekė tė asaj kohe nuk mund tė mos ekspozojnė anėn tjetėr tė problemit, e cila prek shqiptarėt.

Nėn kėtė prizėm u konsumua edhe incidenti i Kosinės i dy vjetėve mė parė. Qė nga ajo kohė qeveria e zotit Berisha ėshtė akuzuar mjaft shpesh pėr njė linjė tė butė ndaj Athinės Zyrtare tė drejtuar nga qeveria e djathtė e Karamanlis. Zhvarrimet abuzive tė Kosinės (nė tė cilat u pėrfshi paradoksialisht edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė), ku nė vend tė ushtarėve u zbuluan eshtra fėmijėsh, vunė nė njė pozitė tė sikletshme Kryeministrin Berisha.

Nuk dihet nėse ėshtė pikėrisht kjo politikė koncesionesh shtysa kryesore pėr kėrkesėn e fundit tė palės greke qė varrezat e ushtarėve grekė tė shkojnė nė katėr tė tilla nė jug tė Shqipėrisė. Gjithsesi ky akt vendoset nė njė panoramė lėshimesh nga ana e qeverisė tonė, e cila rregullisht ka ceduar pėrballė presioneve tė qeverisė greke.

Mjafton tė kujtohet se nė maj tė kėtij viti, ministri i Mbrojtjes i Greqisė, Maimarakis, anuloi vizitėn e tij nė Tiranė, vetėm pėr shkak tė problemit tė varrezave greke nė tokėn tonė. Nga ana tjetėr nuk ka sesi tė mos bjerė nė sy fakti tjetėr po kaq i pazakontė. Greqia dhe Shqipėria nuk kanė nėnshkruar qė nga janari i vitit 2006 njė marrėveshje dypalėshe mes tyre, pėrjashtuar rinovimin e marrėveshjes rutinė pėr dėrgimin e tė sėmurėve tanė nė spitalet greke. Kjo pauzė flet qartė pėr nivelin e ulėt faktik tė marrėdhėnieve pa anashkaluar edhe shtyrjen e ratifikimit tė MSA mes vendit tonė dhe BE nga ana e parlamentit grek, ose mosnjohjen e Kosovės, nėse marrėdhėniet do tė shiheshin nė njė prizėm mė tė gjerė.

Propozimi grek pėr varrezat e luftės italo-greke pret pėrgjigjen e palės shqiptare. Bisedimet e korrikut do tė nxjerrin njė konkluzion ndoshta final lidhur me kėrkesat greke, por burime diplomatike nė Athinė besojnė se njė akord i pranueshėm pėr palėt do tė arrihet mjaft shpejt. Mbetet tė shihet nėse ai do tė jetė i kėnaqshėm edhe pėr opinionin publik shqiptar, i cili siē ka ndodhur nė raste tė ngjashme ka reaguar mjaft ashpėr ndaj hapave tė iniciuara nė Athinė dhe tė firmosura nė Tiranė.

http://www.panorama.com.al/index.php?id=15843
kodmors nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Maqedonia ndalon nė kufi paqeruajtėsit grekė nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Gr/ Mbi gjuhėn greke nė faqen e KOASH-it nga vlug nė danėn "Asimilimi a/sh"

[FSH] Bojkoto mallrat greke nga mesdimr nė danėn "Veprim"

Monomania greke - nga Vangjel Koēa nga vlug nė danėn "Viruset"

Varreza tė lashta nė Lofkėnd - Shqipėri nga Shqipe nė danėn "Tė reja arkeologjike"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 04:04.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,10086S / 10KR