Kthehu   Kreu > Vargmal > Komentar
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 30.6.2008, 16:18   #1
kodmors
bukėpjekės
 
kodmors
 
Anėtarėsuar: 6.2007

Shkrim i cituar Tė rikthehet dėnimi me vdekje


Citim:
Tetė nga dhjetė tė burgosur tė dėnuar me vdekje janė pro aplikimit tė vendimit ekstrem pėr krime tė rėnda

“Nuk pėrmendet litari nė shtėpinė e tė varurit”, thotė njė fjalė e urtė popullore. Por kur “litarin”, ndėshkimin me vdekje, ua pėrmend vetė ish-tė dėnuarve me vdekje, tė cilėve iu ėshtė falur jeta, pėrgjigjja ėshtė befasuese. Tetė nga dhjetė ish-tė dėnuarit me vdekje, tė cilėt vuajnė dėnimet pėrkatėse nė burgun e sigurisė sė lartė nė Peqin, janė pro rikthimit apo dhe aplikimit tė dėnimit me vdekje.

Arsyeja e tyre se pėrse duhet tė rikthehet dėnimi me vdekje nė mė tė shumtėn e rasteve ėshtė sėrish befasuese. Nuk ėshtė vrasja e ndėrgjegjes, ashtu siē mund tė pritet, por “lodhja” duke vuajtur dėnimet nga 20 vjet heqje lirie, deri nė burgime tė pėrjetshme.

“Mė mirė tė ekzekutohesh, sesa tė rrish gjithė jetėn nė burg”, - thotė Bledar Boraj, njėri prej tė dėnuarve qė i ėshtė falur jeta pas nėnshkrimit tė protokollit nr. 6 tė Konventės Evropiane pėr tė Drejtat dhe Liritė e Njeriut.

“Pėr disa ėshtė mė mirė ekzekutimi, sesa kjo vdekja e avashtė me tė cilėn jemi tė dėnuar tani”, - deklaroi disa ditė mė parė pėr gazetėn “Korrieri’ Boraj, i cili ėshtė i dėnuar pėr vjedhje me armė me pasojė vdekjen e disa punonjėsve tė policisė gjatė trazirave tė vitit 1997.

I tė njėjtit mendim ėshtė dhe ish-mėsuesi Laver Goga, i cili ėshtė i dėnuar me burgim tė pėrjetshėm pėr vrasjen e nuses 17-vjeēare tė djalit tė tij. “Do tė kishte qenė mė e udhės tė kthehej dėnimi me vdekje”, - pohon pikėrisht njėri prej burrave qė sot janė nė jetė falė nėnshkrimit nė vitin 1995 tė moratoriumit pėr pezullimin e dėnimit me vdekje, pasi ishte dėnuar dy herė me pushkatim nga drejtėsia pėr vrasjen barbare tė sė resė, krim i ndodhur nė fillim tė majit tė vitit 1993.

Laver Goga ėshtė padyshim njėri nga personat qė i ka qenė mė afėr ekzekutimit me vdekje. Pas dėnimit tė parė me pushkatim tė dhėnė nė vitin 1993, ai u ridėnua po me pushkatim pėr sė dyti edhe nė vitin 1994, dhe ka pritur “njė plumb pas koke me sot, me nesėr”, - siē pohon ai vetė pėr gazetėn “Korrieri”. Megjithėse e ka kaluar vetė nė kurriz se ēfarė do tė thotė tė jesh i dėnuar me vdekje, pasi pėr gati 8 muaj e gjysmė ai ka pritur i lidhur kokė e kėmbė me zinxhirė nė qelitė e paraburgimit tė Komisariatit tė Fierit, qė tė shkonin ta merrnin pėr ta ekzekutuar. Pikėrisht nga ky komisariat, vetėm 2 vjet para se Goga tė priste vdekjen, kishin dalė me kėmbėt e tyre pėr tė pėrfunduar nė litar vėllezėrit Ditėbardh dhe Josif Ēuko.

Sipas Gogės, mė mirė njė plumb nė kokė, sesa vdekja e ngadaltė me tė cilėn janė dėnuar aktualisht dhe qė ka bėrė qė pjesa mė e madhe e tyre tė humbasė gjithēka kanė lėnė jashtė dyerve tė burgut, qė nga pasuria, miqtė e familja.

Kur i pyet nėse janė pro apo kundėr aplikimit tė dėnimit me vdekje nė vendin tonė, pėrgjigje pozitive japin edhe dėnuarit Selami Shparthi, Mustafa Shehu, Dashamir Ismaili, Shkėlzen Taka, Kadri Kullolli, i cili pas 10 vitesh burg pohon se mė mirė ta kishin pushkatuar 10 vjet mė parė, kur u dėnua me vdekje, sesa tė vazhdonte tė jetonte, ashtu siē ėshtė i detyruar tani. ar.ba


Nuk ia urojnė askujt dėnimin me vdekje

Ndėrsa tė vetmit nga ish-tė dėnuarit me pushkatim qė vuajnė burgime tė rėnda nė burgun e Peqinit, tė cilėt janė disi kundra kthimit apo aplikimit tė dėnimit me vdekje, janė Aleksandėr Xhelaj dhe Aristir Shano. Tė dy pohojnė pothuajse tė njėjtėn gjė, se dėnimi me vdekje mund tė jetė njė formė presioni karshi botės sė krimit, por qė nuk e ul atė. “Nuk pi ujė dėnimi me vdekje”, - thotė Aleksandėr Xhelaj, i dėnuar me pushkatim nė mungesė, - Kėtu, nė vendin tonė duhet tė vihen nė funksionim masa mė tė mėdha pėr parandalimin e krimeve tė rėnda”, pėrfundon ai.

http://www.korrieri.com/index.php?news=563
kodmors nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

OKB kundėr dėnimit me vdekje nga mesdimr nė danėn "Viruset"

Dėnimi me vdekje, njė domosdoshmėri nga vlug nė danėn "Komentar"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 03:46.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,06735S / 10KR