| | #1 | |
| bukėpjekės Anėtarėsuar: 6.2007 | |
| Dherat e ndėrtimeve zbulojnė Durrėsin e pasur 30.6.08 Nga dherat e gėrmimeve tė firmave tė ndėrtimit dalin vazhdimisht objekte me vlerė, tė cilat bien edhe nė duar joprofesionistėsh. Tė fundit janė njė kokė luani dhe njė fazan, fatmirėsisht tė zbuluara nga njė piktor Dy objekte tė rėndėsishme arkeologjike janė gjetur mes dherave tė gėrryera me eskavatorėt e subjekteve ndėrtimore nė qytetin e Durrėsit. Kėtė zbulim e ka bėrė piktori Ruzhdi Raklli. Vendgjetja e tyre ėshtė zona e Currilave, pranė njė kthese, tė njohur nga vėndasit si Bėrryli. Objektet janė prej mermeri dhe sipas specialistėve me pėrvojė ato datojė si punime tė periudhės romane, pėrkatėsisht tė shek. II-III tė erės sonė. Hedhja e dherave tė nxjerra nga gėrmimet e firmave ndėrtimore ėshtė kthyer tashmė nė njė shqetėsim tė vėrtetė. Bashkė me dherat po hidhen edhe vlera tė sė kaluarės sė groposur. Objektet e gjetura mes hedhurinave po pėrfundojnė nė duart e qytetarėve tė zakonshėm dhe nuk ka asgjė tė ēuditshme qė tė marrin edhe rrugėt e pėrtej detit. Njė nga objektet e zbuluara ėshtė kokė luani qė me sa duket nga konstrukti bėn pjesė nė atė kategori objektesh, qė cilėsohen si koka bakike ose fontanė. Mund tė ketė shėrbyer si njė ēesmė publike ose si njė objekt zbukurimi nė fontanėn e ndonjė vilė tė shtresės sė pasur tė aristokracisė sė qytetit. Mermeri i saj ėshtė i njė cilėsie shumė tė lartė. Arkeologu i shquar Ilia Toēi shpreh mendimin paraprak se materiali me tė cilin ėshtė gdhendur koka e luanit ka shumė mundėsi qė tė jetė mermeri i famshėm i Karrarės. Datimi i tij paraprak pėrkon me periudhėn e pėrcaktuar si periudha e bumit ekonomik tė qytetit. Ka shumė mundėsi qė objekti tė jetė prodhim i studiove tė artistėve, qė i pėrkasin shek. I- II, njė periudhė nė tė cilėn Durrėsi pati njė lulėzim tė madh ekonomik. Kur arkeologu Afrim Hoti, drejtor pranė muzeut Arkeologjik tė Durrėsit shkruan pėr kėtė periudhe nė njė vepėr tė tij thotė se Gjatė shek. I e II nė qytet u ndėrtuan rrugė tė reja, amfiteatri, tempuj, ujėsjellėsi, vila luksoze tė shtruara me mozaikė etj. Arkeologu Ilia Toēi thotė se koka e luanit mund ti pėrkasė periudhės sė Perandorit Roman, Adrianit, periudhė qė u shoqėrua me ndėrtimin e Ujėsjellėsit tė Durrėsit, veprės mė tė madhe inxhinierike tė zbuluar nė Shqipėri. Nė tubat prej plumbi tė kėtij ujėsjellėsi janė hasur mbishkrime tė derdhura me emrin e perandorit Adrian. Ilia duke e vlerėsuar me admirim kėtė kryevepėr tė artit tė lashtė, por qė pėr fat tė keq civilizimi i sotėm e hodhi nė plehra, thotė se ky punim ėshtė tregues i nivelit tė lartė tė kulturės, pasurisė ose potencės ekonomike tė qytetit antik. Sipas Toēit, nė Durrės ka 2-3 objekte tė tilla qė simbolizojnė ujin jetėdhėnės. Familjet me nivel mė tė ulėt ekonomik kanė pėrdorur edhe objekte me gur gėlqeror. Sipas Toēit, skulptura tjetėr prej mermeri qė pėrfaqėson njė shpend, ėshtė njė mrekulli mė vete. Ai ėshtė i mendimit se ajo ėshtė figura e njė fazani. E rrallė nė llojin e vet. Fazani i skulpturuar mbi mermer pak a shumė ka formėn e njė veze tė madhe. Nė afėrsi tė qafės ka disa objekte edhe ato nė formė vezore me njė kordon qė i qarkon. Toēi shpreh mendimin se mund tė jetė ose pjesė e kontureve tė njė shporte, ose ka arsye se mund tė jetė vezore me vezėt riprodhuese nė zhvillim. Edhe fazani (qė duhet tė jetė femėr nė kėtė rast ) ėshtė gdhendur mbi njė mermer me nuancė tė lehtė blu, qė ėshtė karakteristike e mermerit tė Karrarės. Zbulimi Piktori durrsak Ruzhdi Raklli ka vite qė ka dalė nė pension. I ka kapėrcyer tė 70-at por penelin se ka hequr nga dora kurrė. Ai ėshtė njė artist me shpirt rinor. Qė nė vitet 1998 dilja nė bregdet nė Currila, tek vendi i quajtur Brryli. Atje punoja ēdo ditė dhe mė vinte ēudi kur shihja se si derdheshin dherat me thesare tė kulturės sė lashtė tė Durrėsit. Fillimisht mbaj mend se edhe tek ish- depoja e vjetėr e birrės, ku kisha studion, gjatė gėrmimeve doli njė kodrinė e tėrė, qė duhet tė ketė pasur thesare dhe besoj se nėntoka e atjeshme ka akoma thesare. Pėr shume kohė zona e Currilave u bė vend hedhjeje dherash tė gėrmuara nga firmat ndėrtuese. Po tė parėt qė kanė filluar tė mbledhin kanė qėnė peshkatarėt, tė cilėt kanė gjetur nė ujėrat pranė bregut fragmente skulpturash, vazo, monedha, etj. Mė pas fillova tė mbledh edhe unė nė breg. Po akoma nė dherat e ujėrat e Currilave ka shumė material tė hedhur e me shumė vlera, - thotė piktori. Objektet e gjetura tek Currilat piktori i ruan nė shtėpinė e tij. Ka ndėrtuar njė pus nė kopėsht me gurė tė mbledhur po tek currilat, ku ka vendosur edhe kokėn e luanit e fazanin. http://www.shekulli.com.al/news/53/A...008-06-30.html |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Ballsh: Zbulime mbresėlėnėse nė qytetin e lashtė nga kodmors nė danėn "Tė reja arkeologjike" Ballsh: Zbulime tė reja nga ekspedita shqiptaro-franke nga kodmors nė danėn "Tė reja arkeologjike" 1924-39: Protestat pėr Shqipėrinė e Veriut dhe tė Jugut gjatė monarkisė nga Aht nė danėn "Shqipėri" Zbulohen dokumente tė reja pėr Shqipėrinė nga mesdimr nė danėn "Tė reja arkeologjike" |