| | #1 | |
| bukėpjekės Anėtarėsuar: 6.2007 | |
| UNMIK, duhet tė largohet njė orė e mė parė nga Kosova Orhan Zarshati Sa do ta kishin dashur shqiptarėt e Kosovės dhe mbarė shqiptarėt, kur ushtria gjakatare serbe e Millosheviēit e theu qafėn mė 10 qershor 1999, nė Kosovė tė vendosej e shtrirė nė tė gjithė vendin vetėm administrata dhe pushteti i shqiptarėve kosovarė. Por ndėrhyrja shpėtimtare e ndėrkombėtarėve nėpėrmjet NATO-s dhe pastaj instalimi i administratės sė OKB-sė,UNMIK, dhe dislokimi i Forcės sė Kosovės, KFOR, nuk i sollėn Kosovės atė qė aspironte populli i shumėvuajtur i saj. Sot, atje gjendja paraqitet aq e ngatėrruar, sa qė me plot tė drejtė mund ti vihet epiteti lesh arapi. Shumėkombėshit kozmopolitė tė UNMIK dhe tė KFOR, qė nė fillim u shfaqėn, si armiqsorė ndaj kosovarėve, madje disa prej tyre nė rolin e hakmarrėsit pėr Serbinė martire, qė u bombardua padrejtėsisht! Mbahen mend fort mirė reagimet histerike tė tė majtėve italianė, dhe tė tė majtėve europianė, qė protestonin kundėr bombardimeve ajrore tė NATO-s.Shembulli i kforistėve francezė,qė ndanė Mitrovicėn, apo i trupave ruse, qė zunė si cuba,natėn nė befasi Aeroportin e Prishtinės; ishin shenjat e para tė veprimeve ngatėrrestare tė pritshme nė tė ardhmen tė ndėrkombėtarėve nė Kosovė. Presidenti i Francės Zhak Shirak, e porosiste Bernar Kushnerin, administratorin e parė tė ndėrkombėtarėve nė Kosovė, tė mbajė gjithmonė parasysh faktin se serbėt kanė qenė dhe janė miqtė historikė tė Francės. Mė kujtohet njė thėnie e Ambasadorit tė Bosnje-Hercegovinės(BH), nė Zagreb, Hasan Muratoviē, i cili kishte qenė pėr gjashtė muaj edhe kryeministėr i BH, do ta shihni se ēfarė probleme do tiu nxjerrė Franca,juve shqiptarėve nė Kosovė! fatmirėsisht, Franca e Presidentit Nikolas Sarkozi, nuk ka mė ato mendėsi tė vjetra, prandaj ishte ndėr tė parat,qė e njohu Kosovėn e pavarur. Plani famėkeq i Ahtisaarit, destruksionet serbe nė Kosovė, si : vendosja e pushtetit tė paligjshėm paralel nė Veri tė Kosovės dhe nė tė gjithė enklavat serbe,pėrpjekjet pėr shtrirjen horizontale dhe vertikale tė regjimit tė Beogradit nė Kosovė dhe tani sė fundi shpallja e Kuvendit Serb tė Kosovės; janė tė gjitha veprime djallėzore nė disfavor tė Shtetit tė ri kosovar. Ky shtet po gjen vėshtirėsi nė njohjen ndėrkombėtare, edhe pėr shkak tė gabimeve, tė, shqiptarėve, qėndrimit tė lėkundshėm dhe jo tė vendosur te tyre, pa njė vėshtrim largpamės e tė koordinuar me kėrkesa energjike kundrejt ndėrkombėtarėve labilė, tė paqartė dhe pėrkėdhelės tė Serbisė e Rusisė. Pėr mė se gjashtėmbėdhjetė muaj, perėndimi dhe Rusia janė ndeshur nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, pėr tė ardhmen e UNMIK-ut, pėr ti dhėnė fund misionit tė tij nėntėvjeēar. Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Mun, me sa duket i ka lėnė mėnjanė kundėrshtimet e Rusisė, qė kėrkon vazhdimin e misionit tė UNMIK-ut dhe jo zėvendėsimin e tij me EULEX-in. Kosovarėt kanė qenė tė pezmatuar, kur shikonin se si fati i tyre luhej e kontrollohej nga Moska, Uashingtoni, Brukseli dhe Nju Jorku. Me largimin e shumėdėshiruar tė UNMIK-ut, kosovarėt presin tė ndryshojė regjimi kolonial i administrimit tė Kosovės, regjim qė i ka kaluar koha. Prestigjiozja amerikane, Christian Science Monitor, vė nė dukje se, kėtė rradhė Ban Ki Mun ėshtė afruar me qėndrimin e shteteve qė e kanė njohur Kosovėn; por Serbia ka arritur ta posedojė de facto Veriun e Kosovės. Deutsche Welle ka sugjeruar mė 16 qershor,qė ndarja de facto do tė thotė qė UNMIK tė ushtrojė nė njė farė mase kontroll nė Veriun e trazuar,ndėrsa autoritetet kosovare tė jenė tė lira tė ndėrtojnė shtetin e tyre tė ri nė pjesėn tjetėr tė vendit. Kjo gjė pėr kosovarėt ka ndodhur vetėm e vetėm pėr faj tė ndėrkombėtarėve, tė pėrēarė dhe qė tėrthorazi, ose drejtpėrdrejt kanė ndihmuar Serbinė dhe i janė nėnshtruar presionit Rus. Mbas zgjedhjeve tė paligjshme, qė Serbia organizoi me pakicėn serbe nė Kosovė me 11 maj tė kėtij viti, tani ajo mė 28 qershor shpalli krijimin e Kuvendit Serb, tė cilin Perėndimi e quan tė paligjshėm, por ky Kuvend do tė koordinojė policinė, organet e sigurimit serb, madje dhe organet e Ministrisė sė Mbrojtjes tė Serbisė, me pasoja tė rrezikshme pėr Kosovėn e pavarur dhe me synim krijimin e njė Republika Serpska nė territorin e Kosovės. Edhe kėtė rradhė zvarritjet e qėllimshme tė ndėrkombėtarėve dhe marrja me tė mirė prej tyre e Serbisė dhe Rusisė,kanė dėmtuar rėndė Pavarėsinė e Shtetit tė ri e tė brishtė; sepse diplomatėt ndėrkombėtarė, nuk duan tė lejojnė njė zonė tė ngarkuar me tension pėr shumė vite, por duan njė konflikt tė ngrirė. Tani do tė kemi tri misione ndėrkombėtare shumėkombėshe nė Kosovė(nuk hoqėn dorė kėta ndėrkombėtarėt nga misionet shumėkombeshe!), UNMIK,KFOR,EULEX. Rusia kėmbėngul qė misioni EULEX, tė fillojė punė mbasi tė pranohet nga Serbia, kur dihet qė Beogradi, kėrkon tė mbetet misioni UNMIK-ut, sidomos nė zonat ku banojnė me shumicė serbėt(nė Mitrovicė dhe nė enklavat serbe). Nė fakt UNMIK e ka administruar Kosovėn si njė provincė Serbe. Parashikohet pėrplasja e mandateve tė UNMIK me EULEX, ndėrsa forca e re e sigurimit nė Kosovė do tė fillojė punė nė fund tė vitit 2009, me pjesėmarrės nga tė gjitha etnitė,qė popullojnė Kosovėn. Njeriu habitet, se si njė pakicė serbe, sa pesė pėrqind e numrit tė banorėve tė Kosovės, tė ketė kaq shumė privilegje dhe dashamirėsi ndėrkombėtare, me gjithė krimet qė ka bėrė, deri nė Parlamentin e Kosovės ka 15 deputetė serbė! Kjo pakicė nė fakt po bėn ligjin nė Kosovė(realisht nė Kosovė veprojnė dy ligje,ai serb dhe ai kosovar), duke injoruar plotėsisht Qeverinė e urtė tė Kosovės, e cila i dėgjon fort, me hir e me pahir ndėrkombėtarėt, qė kėrkojnė tė plotėsojnė njė mė njė tekat e pafundme tė serbėve kryeneēė,nacionalistė shovenė te indoktrinuar keq dhe tė pandreqshėm.Opinioni publik ndėrkombėtar e mban mend fort mirė, se si pas mandatit tė kujdestarisė sė OKB-sė, Nabimia e fitoi pavarėsinė; ose si u ēlirua me ndihmėn e ndėrkombėtarėve nga pushtimi Indonezian dhe shpalli pavarėsinė Timori Lindor. Nė Kosovė ka ndodhur krejt e kundėrta, ndėrkombėtarėt ia kanė prerė krahėt Kosovės, pavarėsia e saj nuk ėshtė konsoliduar pėr shkak tė ngatėrresave, qė kanė nxjerrė Serbia dhe Rusia. Brukseli nuk e vuri nė veprim misionin EULEX, po e e shtyu pėr disa muaj, qė tė pėrfitojė Serbia. Brukseli nė vend qė tė punonte pėr ta izoluar Serbinė, si intransigjente ndaj vendimeve ndėrkombėtare, merret me mosmarrėveshjet ndėrmjet shteteve anėtare tė BE, ndėrkohė qė vende anėtare tė BE, si : Greqia, Qipro Greke, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, dhe natyrisht Rusia, mbėshtesin pėrpjekjet e Beogradit pėr tė sfiduar pavarėsinė e Kosovės dhe pėr ta paraqitur Republikėn e Kosovės, nė sytė e botės si njė krijesė dėshtake pa mbėshtetjen ndėrkombėtare dhe tė ligjit ndėrkombėtar. Qė Kosova tė pranohet nė OKB, duhet tė njihet nga 100 shtete anėtare tė OKB. Sipas propozimit tė Ban Ki Mun, rikonfigurimi i UNMIK, parasheh qė EULEX, tė jetė nėn ombrellėn e OKB-sė, kjo do tė mėnjanonte nevojėn e njė rezolute tė Kėshillit tė Sigurimit(KS), pėr tė transferuar autoritetin e UNMIK-ut tek BE-ja;siē thuhet.Duke qenė se qėllimi i EULEX, ėshtė tė implementojė pavarėsine e Kosovės , kjo do tė thotė qė ky mision ėshtė nė kundėrshtim tė drejtpėrdrejtė me Rezolutėn 1244 tė KS dhe me Kushtetutėn e Serbisė, prandaj nuk mund tė pranohet, tha para disa ditėsh Vojisllav Koshtunica. Shihet se nė skenarin qė po luajnė ndėrkombėtarėt pėr Kosovėn, pavarėsisht nga udhėzimet e kohėve tė fundit tė shefit tė OKB-sė,Ban Ki Mun, mbetet e paqartė se kush do ta drejtojė Kosovėn nė tė ardhmen. Duke komentuar planin e Ban Ki Mun, pėr rikonfigurimin , Tim Xhuda (Tim Judah),njė gazetar britanik dhe ekspert pėr Kosovėn, nėnvizon : kemi dy letra tė ndryshme tė Ban Ki Mun, njėra pėr Boris Tadiēin,tė cilit i drejtohet Z.President; dhe tjetra pėr Fatmir Sejdiun, tė cilit i drejtohet Shkėlqesi, pra e nėnkupton Sejdiun jo si kundėrpart i Tadiēit, as si president i Kosovės. Ban Ki Mun ne letrėn drejtuar shqiptarėve i lejon ata qė tė ushtrojnė fuqinė nė tė gjithė territorin e Kosovės, por nė realitet kushdo e kupton se shqiptarėt kontrollojnė vetėm zonat ku ka predominancė shqiptare.Nga ana tjetėr Ban Ki Mun nė letrėn drejtuar Beogradit, i lejon serbėt tė vazhdojnė tė pretendojnė qė Kosova nuk ėshtė e pavarur. Kėto letra dykuptimshe e shtojnė konfuzionin dhe nuk e qartėsojnė aspak situatėn nė Kosovė, komenton Tim Xhuda. Tė gjitha kėto luhatje tė turpshme tė ndėrkombėtarėve, ēojnė pa asnjė hezitim nė ndarjen de facto tė Kosovės sidomos me vendosjen e pushtetit paralel serb. Tė 120.000 Serbėt e Kosovės, kanė dhe ata probleme si me pushtetin e tyre lokal, ashtu dhe me pushtetin qendror; sepse nuk janė tė gjithė tė pėrqėndruar nė veri, nė Mitrovicė. Serbėt e enklavave, rreth 90.000 tregohen mė luajalė me pushtetin qendror. Rada Trajkoviē qė kryeson Kėshillin Kombėtar Serb tė Kosovės Qendrore, thotė se ndarja e Kosovės ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve, nuk ėshte zgjidhje. Sonja Biserko, kryetare e Komitetit tė Helsinkit pėr tė Drejtat e Njeriut nė Serbi, thotė se ndarja, qė ajo e quan skenari i rastit mė tė keq, mund tė shmanget, nė rast se komuniteti ndėrkombėtar i kushton mė shumė energji dhe kreativitet Balkanit. Nacionalistėt serbė, shpresojnė qė tė marrin Veriun e Kosovės, nė kompensim tė njohjes sė pavarėsisė sė saj. Por autoritetet e Beogradit janė tė bindur se pėr momentin kjo nuk ėshtė e mundur, pėr shkak tė ballancės sė forcave nė arenėn ndėrkombėtare. Ata ruajnė shpresat se do tė kenė nė anėn e tyre njė Rusi mė tė fortė dhe se Amerika do tė tėrhiqet nga Ballkani dhe BE-ja do tė jetė gjithnjė e mė e pėrēarė. Tani qė e kemi ndjekur ecurinė e ēėshtjes sė Kosovės dhe punėn e pamjaftueshme dhe tė ligshtė tė ndėrkombetarėve , le tė ndalemi pak nė njė vėshtrim retrospektiv tė pėrpjekjeve kosovare nga viti 1990 e kėtej. Shqiptarėt e Kosovės, kanė patur me tė drejtė si synim tė kahershėm pėrshtatjen me kėrkesat e ndėrkombėtarėve dhe institucioneve ndėrkombėtare. Shqiptarėt e Kosovės e dinin fort mirė se ndėrkombėtarėt as qė ia kishin idenė se ēpėrfaqson Kosova,pse ndodhej ajo nėn Serbi dhe Jugosllavi (sidomos vendet e paangazhuara,qė e kishin si idhull Jugosllavinė e Titos) dhe pse Kosova duhej tė shkėputej patjetėr nga Serbia kolonizatore dhe genocidale (kujtoni bėmat e krajlave serbė dhe doktrinėn e Ēubrilloviēit pėr dėbimin e shqiptarėve). Nė kėto pėrpjekje tė kosovarėve pėr liri dhe pavarėsi, mori pėrpjetė figura e Ibrahim Rugovės, Presidentit gandist tė veprimit tė butė me Shtetin paralel kosovar, i cili filloi tė degradojė dora dorės me nėnshtrimin total ndaj regjimit tepėr represiv serb,sidomos mbas ardhjes nė fuqi tė Millosheviēit. Profili i Ibrahim Rugovės u ravijėzua mirė, si kinse kundėrshtar i dhunės dhe i veprimeve tė dhunshme, por nė fakt ithtar i nėnshtrimit me shpresa tė varura krejtėsisht tek ndėrkombėtarėt dhe tek drejtėsia e tyre pėr zgjidhje paqėsore, pa dhunė, pa konflikt tė armatosur dhe me marrėveshje tė ndėrmjetėsuar nga ndėrkombėtarėt ( dhe me kė se, me serbėt e vrasjeve dhe krimeve tė pashembullta!). Rugova si kundėrshtar i vendosur i pėrpjekjeve tė armatosura, qė nė fillim doli haptas kundėr UĒK-sė. Por tani kushdo e di se pa pėrpjekjen e armatosur tė Adem Jasharit dhe luftėn e UĒK-sė, NATO nuk do tė kishte ndėrhyrė kurrė pėr tė shpėtuar popullin e Kosovės nga zhdukja qė i kishte projektuar Millosheviēi. Por pėr fatin e tij, Rugova, qė akuzohej si shtetasi luajal i Serbisė, qė u takua e qeshte me Millosheviēin, u njoh dhe mbeti si heroi dhe lideri historik i Pavarėsisė sė Kosovės, i pėlqyer dhe i preferuar nga ndėrkombėtarėt, ai u njoh botėrisht si presidenti i madh i lirisė sė Kosovės. Nga komportimi i kėtij lideri politik, e ka zanafillėn,ose kėshtu u kultivua pajtimi pakufi i kosovarėve ndaj fjalės dhe veprimit tė ndėrkombėtarėve,siē ishte Rugova, i bindur dhe tejet falenderues pėr ta. Udhėheqėsit e tjerė kosovarė nuk kanė demonstruar ndonjė guxim,apo menēuri kushedi se ēfarė, duke filluar nga Bujar Bukoshi, Hashim Thaēi e deri tek Fatmir Sejdiu; megjithėse asnjėherė nuk e kanė patur tė lehtė tė sillen me paritet kundrejt ndėrkombėtarėve, intrigues dhe nė tė shumtėn aspak dashamirės. Tani si drejtues i UNMIK-ut, ka filluar punė diplomati italian Lamberto Zannier, i cili premtoi ndėrmjetsim ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės(njė mision nė dukje i dėshtuar).Tė shohim se si do tė sillen liderėt politikė kosovarė me kėtė misionar rikonfigurues, i pakėndshėm dhe jo premtues se do tė bėjė diēka tė mirė pėr kosovarėt. Megjithėse Kushtetuta e Kosovės ka hyrė nė fuqi mė 15 qershor, ajo nuk u ndije me ndonjė efekt, pėrkundrazi i shtyu serbėt tė ndėrmarrin veprime tė kundėrligjshme, si shpallja e Kuvendit serb tė Kosovės. Albin Kurti me lėvizjen e tij Vetvendosja, ka shumė tė drejtė pėr vėrejtjet e tij ndaj veprimeve tė ndėrkombėtarėve. Tė shohim se si do tė fillojė funksionimin misioni EULEX. http://www.sot.com.al/index.php?opti...Itemid=0&lang= |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Shqipėria e Veriut sot me kushtetutėn e re nga VNf nė danėn "Aktualitet" Sejdiu thirrje Ki Munit: Jepini fund paqartėsive tė UNMIK-ut nė Shqipėrinė e Veriut nga VNf nė danėn "Aktualitet" Hapet ambasada e parė nė Shqipėrinė e Veriut nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" Shqipėria e pavarur e Veriut, njė realitet nga Diellza nė danėn "Aktualitet" Shqipėria e Veriut dhe Gjermania nga mesdimr nė danėn "Komentar" |