Kthehu   Kreu > Karantinė > Viruset > Asimilimi a/sh
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 7.7.2008, 06:45   #1
kodmors
bukėpjekės
 
kodmors
 
Anėtarėsuar: 6.2007

Shkrim i cituar Gr/ Jugu gėlon nga propaganda antishqiptare


Citim:
Shiten nė Jug kaseta me kėngė "vorio-epiriote"
06/07/2008 - 11:23

Kaseta dhe DVD-i me kėngė "vorio-epiriote" kanė filluar tė shfaqen lirisht nė vitrinat e pikave tė shitjes sė albumeve muzikore nė disa qytete nė jug tė vendit. Hedhja nė treg e kėtij produkti tė ashtuquajtur muzikor, duket se ėshtė lėvizja e radhės e qarqeve ekstremiste qė kėrkojnė me kėmbėngulje tė faktorizojnė egzistencėn e njė territori imagjinar qė e identifikojnė me termin gjeografik, Vorio Epir(Epiri i Veriut).

Me sa duket deklaratat e njėpasnjėshme pėr "autonomi tė Vorio Epirit", tė bėra publikisht kohėt e fundit nga njė varg pėrfaqėsuesish tė pushtetit vendor nė Gjinokastėr e Himarė, janė duke u kristalizuar me veprime konkrete nė terren.

Hedhja nė treg pa zhurmė e bujė e kėtyre kasetave, qė mė tepėr se produkte muzikore me kėngė popullore nė gjuhėn greke, janė tė mbushura me tekste tė patriotizmit ekstrem helen, ku bėhet thirrje haptazi pėr rezistencė dhe qėndresė ndaj “pushtuesve shqiptarė” tė "Vorio Epirit", ėshtė nė vazhdėn e njė plani ambicioz qė synon helenizimin e jugut tė Shqipėrisė.

Agjensitė ligjzbatuese tė sigurisė kombėtare dhe autoritetet shtetėrore, nė mos janė duke fjetur pėrballė kėtij fenomeni nė rritje e sipėr, po i mbajnė qėllimisht sytė mbyllur pėr arsye qė mbase do ti mėsojmė shumė shpejt.

Prova

Gjatė njė investigimi nė disa qytete nė jug tė vendit, “Gazeta Shqiptare” siguroi kaseta dhe DVD-i tė hedhura nė treg, tė cilat gjenden lirisht nė pikat e shitjes sė produkteve muzikore nė qytetet e Gjinokastrės dhe Pėrmetit. Ēdo qytetar mund tė blejė nė pikat e shitjes sė prodhimeve muzikore nė kėto dy qytete, kundrejt njė pagese simbolike nga 100 deri 200 lekė, kaseta dhe DVD-i qė mbajnė pėrsipėr logon “Kėngė Vorio Epiriote” nė disa volume. Nė paketimin qė reklamon kėto kaseta, paraqiten titujt e kėngėve siē shqiptohen nė gjuhėn greke por me gėrma latine, pėr tu kuptuar dhe nga ata qė nuk dinė tė lexojnė me alfabetin grek.

Mes dhjetė kėngėve tė pėrzgjedhura pėr volumin e parė tė albumit muzikor “Kėngė Vorio Epiriote”, gjen tekste patriotike, ku revokohen njė sėrė kapedanėsh dhe ushtarakėsh qė kanė luftuar pėr ēlirimin e Vorio Epirit dhe bashkimin me truallin amė, Greqinė.

Nė disa kėngė tė tjera, pėrfshi dhe atė tė titulluar “stratiotis”(ushtari, nė greqisht) bėhet thirrje e hapur pėr qėndresė ndaj “armikut” (shqiptarėve) qė pretendohet se ka pushtuar trojet e lashta tė banuara nga grekėt.

Nga paraqitja e jashtme ėshtė e vėshtirė tė identifikohet se ku janė prodhuar kasetat dhe DVD-itė me kėngė vorio-epiriote, pasi ato nuk kanė logo. Nga investigimi i kryer nga “GSH” rezulton se janė prodhuar nė mėnyrė pirate nga njė studio ilegale nė qytetin e Gjinokastrės dhe mė pas janė shpėrndarė nė pikat e shitjes sė produkteve muzikore nė pothuaj gjithė qytetet e jugut.

Agjensitė e sigurisė kombėtare duhet tė zbulojnė se kush fshihet pas organizatorėve dhe financuesve tė kėtyre “produkteve muzikore” qė pėrveē se janė tė paligjshme dhe pirate, pėrcjellin njė frymė tė theksuar antishqiptare.

Synimi

Rasti i fundit nuk ėshtė njė episod i shkėputur, i kryer nga elementė tė parėndėsishėm, tė cilėve as qė ia vlen tu kushtohet vėmendje nga agjensitė ligjzbatuese tė shtetit shqiptar. Hedhja nė qarkullim e kėtyre kėngėve popullore “patriotike” vorio-epiriote, ėshtė vazhdim i pėrpjekjeve tė njėpasnjėshme tė kryera gjatė viteve tė fundit, pėr tė faktorizuar dhe kristalizuar njė territor imagjinar tė identifikuar me termin Vorio Epir, dhe njė komunitet inegzistent, tė emėrtuar si vorioepiriotė.

Ky episod ndodh pas tentativės kėmbėngulėse pėr ndėrtimin e varrezave-mauzeleum me tė rėnėt e Ushtrisė Greke, tė paraqitur si martirė pėr ēlirimin e Vorio Epirit, qė dhanė jetėn nė thellėsi tė territorit shqiptar, pikėrisht aty ku pretendohet se ėshtė kufiri i Vorio Epirit.

Pėr tė krijuar kėto simbole tė patriotizmit helen qė do tė shėrbejnė mė pas jo vetėm si vende peligrinazhi pėr brezat e rinj, por dhe si dėshmi historike tė sė kaluarės, u arrit deri aty sa tė zhvarrosen deri dhe eshtra tė fėmijėve, pleqve dhe plakave shqiptare. Jo mė kot prej disa vitesh po ushtrohet presion i fortė politik dhe diplomatik pėr tė hapur shkolla nė gjuhėn greke nė shumė zona tė jugut, aty ku askush nuk flet greqisht.

Ky episod nuk mund tė jetė pa lidhje me pėrpjekjet e vazhdueshme tė mbėshtetura haptazi nga diplomatėt e pėrtej kufirit, pėr tė pėrfshirė nė zona tė "minoritetit grek" rrethe tė tėra nė jug tė vendit.

Dy vjet mė parė “GSH” publikoi njė investigim qė provonte egzistencėn e njė radiostacioni qė transmetonte nga njė lokalitet pranė kufirit, nė gjuhėn greke dhe shqipe. Kjo radio bėnte thirrje antishqiptare dhe kėrkonte organizimin e gjithė vorioepiriotėve pėr tė kundėrshtuar autoritetin e shtetit shqiptar dhe pėr tė ēliruar Vorio Epirin.

Hedhja nė treg sė fundi e albumeve me muzikė popullore vorio-epiriote, mesa duket synon tė krijojė dhe konfiguracionin kulturor, pėr tė krijuar pėrshtypjen se ky komunitet dallon nga pjesa tjetėr e kombit shqiptar.

http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=39675
kodmors nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Jugu furnizim nga energjia e erės nga VNf nė danėn "Aktualitet"

Zbėrthim i propagandės antishqiptare nga mesdimr nė danėn "Propaganda a/sh"

SProp/ Overview of Serb propaganda against Albanians nga kodmors nė danėn "North Albania"

Mq/ Politika popullative antishqiptare nė Maqedoni nga Shqipe nė danėn "Asimilimi a/sh"

Spastro videot antishqiptare nė rrjet nga Shqipe nė danėn "Propaganda a/sh"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 03:27.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,07047S / 10KR