| | #1 | |
| Anėtarėsuar: 5.2008 | |
| "Fluturimi i shqiponjės", gabim i madh i pushtetit malazias Mehmet Bardhi Aksioni policor, pėrkatėsisht aksioni i pushtetit tė Malit tė Zi u krye mė 09.09.2006 nė Malėsi, nė ditėn e themelimit tė Lidhjes Demokratike nė Mal tė Zi, nė 16 - vjetorin e themelimit tė partisė sė parė politike tė shqiptarėve nė Malin e Zi, njė ditė para zgjedhjeve parlamentare dhe lokale nė Mal tė Zi, kur i tėrė rajoni i Malėsisė gdhiu pothuajse i bllokuar totalisht nga forcat policore tė armatosura deri nė dhėmbė dhe tė motorizuara, njė pjesė e tė cilėve me maska, nė tė cilin aksion, sipas disa informacioneve jozyrtare, mjerisht morėn pjesė edhe disa policė shqiptarė?!... Tė nesėrmen mu nė ditėn e zgjedhjeve, unė po citoj vetveten, aksionin policor e karakterizova si aksion pėr disiplinimin e Malėsisė, pėrkatėsisht pėr disiplinimin e shqiptarėve. Ditėt qė pasuan pas aksionit policor, pas arrestimeve, ishin pėrplot informacione mbi torturėn e ushtruar mbi tė arrestuarit: gjatė bastisjes sė shtėpive dhe banesave tė tyre ku u kapėn befasisht nė gjumė dhe tek tė afėrmit e tyre, gjatė rrugės deri nė bodrumet e policisė, nė paraburgim dhe nė burg, me rastin e sjelljes tek gjyqtari hetues dhe nė vetė hapėsirat e gjykatės, keqtrajtimi fizik dhe psikik i tyre, fyerja mbi baza nacionale dhe fetare, madje kishte edhe raste tė fyerjes sė SHBA-sė, qė iu drejtua atyre qė ishin shtetas amerikanė, tė cilėt punojnė dhe jetojnė nė SHBA etj., tortura ndaj familjarėve, personave tė moshuar dhe tė pafuqishėm dhe fėmijėve... qė dėshmonte se aksioni policor ėshtė kryer me dijen dhe pėlqimin e kreut tė shtetit, tė policisė dhe tė Agjencisė sė Sigurimit Kombėtar, zvarritja e procesit gjyqėsor (ndonėse kompetentėt nga policia, prokuroria por edhe nga politikanėt nė pushtet, kanė deklaruar shumė herė publikisht se kanė prova tė forta..., e nėse i kanė pasur, pėrse nuk i dhanė fund shpejt kėtij procesi, por ai po zvarritet pothuajse dy vite, deri nė ditėn e sotme), jep plotėsisht tė drejtė pėr tė nxjerrė pėrfundim se aksioni policor ka patur motiv politik, pra ka qenė politikisht i motivizuar. Suma sumarum, nėse hedhim njė shikim sado sipėrfaqėsor nė histori, shohim se me kėtė aksion politiko-policor pushteti i Malit tė Zi ndjek vazhdimėsinė e pushteteve tė deritashme malazeze, kur ėshtė fjala pėr shqiptarėt: t`i mbajė ata nėn zgjedhė... me qėllim tė fundit pėr t`i pasur kėto territore, por pa ne shqiptarėt. Nė lidhje me kėtė ngjarje, njė nga detajet qė do ta paraqes mendoj se tregon shumė, e ky ėshtė veprimi i Presidentit tė Malit tė Zi Filip Vujanoviq, i cili mori pjesė nė ceremoninė e varrimit tė njė prindi tė njė tė arrestuari, konkretisht nė varrimin e malėsorit tė moshuar Pjetėr Zef Kaēelit, mbi tė cilin policėt (lexo Vujanoviqi), me kapela tė zeza nė kokė, atė ditė ogurzezė ushtruan torturė tė hatashme fizike dhe psikike (opinioni publik i ka tė freskėta pamjet e lėndimeve nga fotografitė e tashmė tė ndjerit plak) nė shtėpinė e tij, me rastin e bastisjes dhe burgosjes sė dy bijėve tė tij: Antonit dhe Viktorit, tė cilėn ditė ata i lėshojnė nga burgu pėr tė marrė pjesė nė varrimin e babait tė tyre, kurse z. Vujanoviq falet me ta dhe u shpreh ngushėllime, nė emėr tė vet dhe tė Malit tė Zi (!?). Shtrohet pyetja logjike si tė interpretohet kjo, veēse nė bazė tė fjalės sė vjetėr tė urtė se autoritetet jodemokratike (zullumqare) natėn tė rrahin fshehurazi, atėherė kur tė arrestojnė, kurse ditėn tė qajnė dhe tė ankojnė publikisht! Megjithėse nė kėtė rast siē duket nuk kanė mbetur tė pazbuluara shumė sekrete. Nė fund, nėse sublimojmė se sa dhe ēfarė kam lexuar nė shtypin malazias dhe tė huaj, gjatė burgosjes dhe pastaj gjatė gjykimit, nga ato qė mė kanė deklaruar tė arrestuarit, respektivisht tė pandehurit me rastin e vizitės qė iu bėra nė burgun e Spuzhit nga ajo qė kam dėgjuar nga anėtarėt e farefisit tė tyre, nga qytetarėt shqiptarė por edhe nga tė tjerėt, duke marrė parasysh pėrvojėn time jetėsore (madje edhe atė tė burgut) dhe politike ..., aksionin policor "Fluturimi i Shqiponjės" e konsideroj gabim tė madh tė pushtetit malazias, gabim tė madh tė Malit tė Zi, njė lajthitje tė madhe, edhe pse nė fund tė fundit, pse jo edhe shkas, pėrkatėsisht rast pėr kthjellimin e popullatės shqiptare. Me kėtė rast dua tė them edhe kėtė: pikėsėpari duhet parė shkaqet e ēdo problemi dhe pastaj tė fillojmė ta zgjidhim. Pushteti malazias i di problemet, por pėr fat tė keq deri tani nuk ka qenė i gatshėm qė t`i kuptojė dhe t`i zgjidhė!? Pėrse, ky ėshtė thelbi i ēėshtjes? Konsideroj se problemet nuk mund tė zgjidhen me aksione policore. Pėrvojat e shumta te ne dhe nė botė dėshmojnė njė gjė tė tillė. Edhe ngjarjet nė ish-Jugosllavitė. Pėrkundrazi, ato mund tė zgjidhen mbi baza tė barabarta, me bisedime, negociata dhe marrėveshje. Me shumė durim mund tė zgjidhen ēėshtjet e hapura, madje edhe ēėshtjet e marrėdhėnieve ndėrnacionale, tė marrėdhėnieve malazezo-shqiptare, statusi i pakicės kombėtare shqiptare nė Mal tė Zi etj. Shqiptarėt nė Mal tė Zi janė nė vatrat e veta shekullore. Mali i Zi duhet medoemos tė ketė sens politik, fqinjėsor, njerėzor dhe demokratik pėr realitetin. Liritė dhe tė drejtat njerėzore, nacionale, ekonomike... tė shqiptarėve duhet tė respektohen nė dobi tė paqes dhe tė prosperitetit tė tė gjithėve. (Autori ėshtė kryetar i LDMZ dhe deputet i kėsaj partie nė Kuvendin e Malit tė Zi) http://www.kohajavore.cg.yu/index.ph...vijest&id=7289 |
| | #2 | |
| Anėtarėsuar: 5.2008 | Citim:
| |
| | |
| | #3 | |
| Anėtarėsuar: 5.2008 | Citim:
| |
| | |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Misioni antishqiptar UNMIK (OKB) nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" Misioni antishqiptar EULEX (BE-OKB) nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" Eksport terrorizmi islamik nga mesdimr nė danėn "Feja" Terrorizmi serb nga VNf nė danėn "Komentar" |