| | |
| |||||||
![]() |
| | Pėrdorimi i ēėshtjes | Paraqitja |
| | #1 |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | |
| | |
| | #2 |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | Kėrcėnimet e bėra nga ju nė drejtim tė njė qeverie, tė cilėn refuzoni ta njihni, janė tė kota dhe mbajnė aq vlerė sa fjalėt nė erė. Por duke qenė se argumenti ka tė bėjė me kufijtė shqiptarė, do tju isha mirėnjohės tė dėgjoja prej jush personalisht, jo thjesht kėrcėnime tė thata, por pohime mė tė pėrcaktuara dhe tė qarta. Ėshtė kėnaqėsi pėr mua tju vė nė dukje se qeveria shqiptare nuk ka nė programin e saj asnjė kėrcėnim kundėr asnjė populli. Ajo ka detyra pėr tė pėrmbushur nė tė mirėn e popullit tė saj brenda kufijve dhe njė prej kėtyre detyrave mė tė rėndėsishme ėshtė ndihma ndaj familjeve tė dėmtuara dhe shpėtimi i qytetarėve shqiptarė tė goditur nga bombardimet anglo-amerikane. Pėr sa i pėrket ideologjive, shqiptarėt, si pjesėtarė tė njė kombi tė vogėl, nuk janė aspak tė interesuar se cila prej formave tė qeverisjes, nacional-socializmi apo komunizmi janė tė mira a tė kėqija. Nuk ėshtė nė dorėn tonė tė japim gjykim pėr gjėra tė cilat populli gjerman mund ti kryejė vetė. Ne shqiptarėt nuk jemi gjė tjetėr veēse shqiptarė, e kemi simpatitė tona, disa pėr Mbretin, disa pėr Republikėn, por askush nuk ka ndonjė simpati pėr ideologjitė e huaja. Pra do tė ishte mė me mend pėr ju qė tė mos vrisni kohė duke u pėrpjekur tė na konvertoni nė komunistė a nacional-socialistė, duke qenė se kėto janė prirje politike qė do tė dėshtonin katėrcipėrisht pėr shkak tė markės sė tyre tė huaj. Pėr sa i pėrket gjermanėve, vlen pėr ne tė theksohet se ata nuk kanė ndėrhyrė fare nė ēėshtjet tona dhe janė sjellė siē do tė ishin sjellė dhe forcat britanike sikur tė kishin ndaluar nė Shqipėri. Ka diēka qė na duhet ta vėmė nė dukje dhe kjo ėshtė se shqiptari nuk mund tė bėhet assesi komunist, siē po pėrpiqeni ju ta bėni. Ka arsye pėr kėtė dhe kėto arsye duhet ti keni mėsuar tashmė prej qėndrimit tuaj nė Shqipėri. E nė fund, pėr sa i pėrket fjalimit tė 1941-it tė kryeministrit Ēėrēill, ai fjalim ka tė njėjtėn peshė pėr ne qė ka dhe pėr popujt e tjerė tė Evropės. Nė mbyllje jam i detyruar tė theksoj se kėrcėnimet tuaja kundėr qeverisė sė rimėkėmbjes, e cila ėshtė vetėm e vetėm nė shėrbim tė vendit amė, thjesht mbėshtesin argumentet e armiqve tuaj. Ne nuk i frigohemi gjyqit luftarak e as akuzave tuaja, sepse jemi tė bindur, z. gjeneral, se nuk do tė jeni ju gjykatėsi nė atė gjyq. Ju jam mirėnjohės pėr atė pjesė tė fjalimit ku na kėshilloni tė jemi tė bashkuar pavarėsisht prirjeve politike dhe ti qėndrojmė besnikė flamurit shqiptar dhe jo atij tė sovjetikėve. Pėr sa i pėrket apelimit tuaj tė ngrohtė pėr bashkim tė cilin ia drejtoni tė gjithė shqiptarėve, ju meritoni falėnderimet e mia dhe mirėnjohjen e popullit shqiptar. Pėr sa i pėrket grindjeve tona tė brendshme, pėr mendimin tim, ato janė shenja tė foshnjėrisė sonė politike dhe ne, si tė gjithė fėmijėt, pas disa rrahjesh do tė lėndohemi e mandej do tė nxjerrim mėsim. fund |
| | |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Deklaratė pėr media - nga Lėvizja pėr Bashkim nga Shqipe nė danėn "Aktualitet" How foreigners saw our atheism, 1944 and prior nga mesdimr nė danėn "Albanian atheism" Vlorė: Deklaratė e Aleancės pėr Mbrojtjen e Gjirit nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" 1943: Raportet shqiptaro-gjermane, 1943 - 1944 nga mesdimr nė danėn "Shqipėri" |