Ēėshtja: Armėt e Kastriotit
Shkrim i veēuar
I vjetėr 22.3.2007, 10:24   #5
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
N'inventarin e pikturave tė sekretarit privat Schrenckh, titulluem "Armamentarium heroicum" tė vitit 1601, shofim na nė tabllon XVI Skėnder Beu me pėrkrenaren Nr.71 (127) dhe me shpatėn Nr.345 (550) kėshtu:

Nė nji kornizė me ornamente tė shumta rrie nė kambė Skėnder beu veshun nji pallto tė gjat me astar lėkure dhe nė gjoks mėrthyem me sherita tyke kthye kryet e mjekrrėn e gjat nga krahu i majt, duket nė profil. Nė krahun e djath mba ai nalt shpatėn e zhveshėt Nr.345(550) dhe posht nė tokė afėr kambės majtė qindron pėrkrenarja Nr.71(127). Nė krye mba nji baretle. Objektet qi jan pikturue nė fotografin i ngjajnė fare atyne n'origjinal nė museumin e artit historik tė Vienės. Shifet qartas qi kto dy objekte kan qenė njoftun qė mė vitin 1601 si gjanat e Skėnder Beut. Ja nji pėrshkrim i imt mbi dy shpatat e mbi pėrkrenaren:

Nė sallėn XXV Nr.71/127 pėrbam prej nji kapice pėrkrenare tė shtrim e blank me nji krahėn t'ulėt e cila duket tė jetė premun si mbas saladės italiane. Kjo munt tė deklarohet se Skėnderbeu fytyrėn e tij ty pa bume donte t'i a dėftonte anmikut: saladet e Italis sė sipėrme ngriheshin dhe nė rast nevoje ziheshin e mloshin fytyrėn veē syvet. Nė nji birrucė nė majit tė pėrkrenares asht vue nji burgie pėr bukurie e cila pėrfytyron nji krye dhije por asht fiksue mirė. Kjo pėrbahet prej dy pjesave, prej nji pjese tė bakrit dhe pjesa tjetėr cipėr me nji copė metali buzėt e secilės janė zbukurue me ar. Syvet tė dhis cipėr i mungojnė gurėt akoma i duket vendi bosh, i cili ep tė kuptosh se mbrenda kan qenė vendosun gurėt. Nė mesin e pėrkrenares asht vuen nji rreth prej bakri me nji gjatsi prej 65, nė kėt rreth janė shkrue kėto shkronja: I.N.P.E.RA.TO.RE.BT. Ky shkrim shum i vėshtir me kuptue ēfar thotė deri tash e kan deshifrue si: «Jesus Nazarenus Principi Emathiae Regi Albaniae Terrori Osmanoru Regi Eperi Benedicat». Posht buzės sė pėrkrenares janė vue copa messingu tė mdha e kto janė lidhun me nji rryp lėkure me bojet tė hinit. Pesha e pėrkrenares asht 3000gr.

Kjo pėrkrenare asht nji unikum, i vetmi e i veēantė qi gjindet nė museumin dhe i pėrket artit tė punim tė metalit nė stilin gottig tė vonshėm. Pėrpara tė gjithve kjo pėrkrenare nė pikpamjen estetike asht nji vepėr e mrekullueshme dhe i ka hije vetėm nji burri tė fuqishėm tė fortė e me vullnet tė hekurt.

Sadoqi kjo pėrkrenare kallzon elemente orientale, por prap besohet se asht punue prej nji artisti venecian.


Dy shpatat

Shpata qi gjindet nė sallėn XXVII, rafti V.Nr.345(550) me prefje shpata prej 88.5 cm e gjatė e e gjan 57 cm, me dy prefje e me nji formė tė drejtė dhe nė nji majė tė kthyeme pėrmba disa shkronja llatine. Prej ktyne shkronjave kėndohen kto fjalė: "Heroj i perėndis, Iskander Beg". Doreza asht e pėrbame prej druni mbėshtjellun me lėkurė, pesha e ksaj shpate asht 1300gr.

Shpata me dorezė veshun me likur shagren, ka nga anėt e jashtme 4 arabeska tė thella, tre rrypa tė profilirta pėr hijeshim. Anėt e jashtme pėrshkohen prej fildishi dhe n'anėt e mbrendshme shofim na disa karaktera tė kuqe tė cilat janė shkrue mė XVI shekull e qi pėrmbajnė emnin "Scändervech". Pesha asht 600gr dhe pesha e pėrgjithshme 1900gr. Kjo shport asht shnue dhe piktorue nė librin e sekretarit privat tė arqidukės sė Tirolit, Jakob Schrenckh, "Armametarium heroicum", nė faqet XVI.

Pėr veē ktyne nė sallėn e armėve historike tė museumit tė Vienės gjindet dhe nji tjetėr e cila quhet si nji nga shpatat e Gjergj Kastriotit dhe asht shėnue n'inventarin mbajtun nė vitin 1593. Kjo shpat tė jep tė besosh nga pesha e randė dhe nga gjatėsija se Kastrioti nė nji tė sjellme i ndante nė dy pjesė trupat e armiqvet ma tė mdhej tė tij, tyrqve. Kjo shpatė qi gjendet nė sallonin XXV, rafti II Nr.92(143), gjatsija e ksaj vegle ushtarake asht 121 cm dhe doreza asht e zbukurue me ar dhe me lėkurė. Pesha e gjith asht 3.2kg.

Gjith kjo formė e ornament difton se asht banun nė gjysmėn e shekullit XV.


vijuesh...
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar