| | #1 | |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | |
| Dyrrahu urban i 2008-ės 11/08/2008 / Artur Ajazi Tė enjten pasdite u mbajt seminari i fundit i ciklit Arkeologjia, arkiometria dhe arkitektura 2008 organizuar nė kuadėr tė fushatės sė pestė tė gėrmimeve nė amfiteatrin roman, tė cilat mbyllen tė shtunėn mė 9 gusht. Seminaret janė tė hapura pėr publikun. Argumenti i paraqitur sot ėshtė prezantimi pėr herė tė parė pėr publikun i rezultateve tė njė gėrmimi tė rėndėsishėm, i drejtuar nga Departamenti Arkeologjik i Durrėsit gjatė periudhės maj-gusht 2007 dhe qė lidhej me lejen e bashkisė pėr ndėrtimin e njė godine nė lagjen nr. 3 rruga H. Troplini Durrės, ndėrmjet sheshit qendror tė qytetit dhe portit aktual. Gėrmimi ėshtė drejtuar nga prof. Afrim Hoti dhe ka njė sipėrfaqe prej 372 metra katrorėsh, dhe ka arritur njė thellėsi prej 4.30 metrash. Gėrmimet kanė ndaluar si pasojė e rritjes sė nivelit tė ujit dhe shndėrrimit tė tij nė kėnete, ēka duket edhe tani qė nė thellėsinė prej rreth 1. 80 metra. Janė zbuluar nė njė situatė stratigrafike tė vėshtirė mbetje tė periudhės greke, klasike tė vonė, helenistike, romake dhe mesjetare. Nė urgjencėn e dokumentimit tė strukturave tė zbuluara para se tė pėrmbyteshin dhe me qėllim interpretimin e kompleksitetit tė dukshėm Departamenti i Arkeologjisė se Durrėsit, kėrkoi mbėshtetjen shkencore dhe teknike tė misionit arkeologjik italian, qė nė njėjtėn kohė po punonte nė gėrmimet e programuara nė amfiteatėr. Ekipi i kėtij misioni: prof. Sara Santoro, Barbara Sassi, pėr leximin statigrafik dhe interpretimin, Alberto Monti, pėrgjegjės i relivimeve, i pėrkrahur nga Mikele Ferrarini, Mirela Kocollari, Silvia Gregori, Roberto di Febo (pėr kėrkime bilografike) kanė realizuar njė rilevim me tot station dhe njė pėrshkrim e dokumentim tė strukturave sė bashku me njė hipotezė tė parė interpretimi qė bazohet mbi kuotat, teknikat e ndėrtimit dhe tipologjitė e mureve. Dokumentacioni ėshtė vėnė nė dispozicion tė Departamentit tė Arkeologjisė sė Durrėsit dhe ėshtė integruar nė dokumentacionet e drejtuara nga prof. Afrim Hoti dhe kolegėt e tij gjatė vjeshtės. Strukturat e zbuluara janė interpretuar si magazina dhe oborre, korridore, urėza dhe kanalizime urbane, mbetje tė ambienteve publike tė njė lagjeje portuale e pajisur mirė. Megjithėse me orientime tė ndryshme, tė gjitha strukturat kanė njė degradim drejt detit (lindjes). Nė anėn veriore tė gėrmimit njė strukturė rrethore me diametėr 8 m, e realizuar me mure tė jashtme dhe qoshe prej guri dhe tė mbushura mė llaē, ėshtė interpretuar si njė kullė e sinjalizimit me dritė dhe qė bėnte pjesė nė sistemin kompleks nė portin e vjetėr, tė famshėm dhe shumė tė frekuentuar tė Durrėsit. Sipas teknikės sė ndėrtimit, struktura ėshtė e datueshme nė fund tė shek. 4 fillimi i shek. 3 p.e.s.. Teknika e tij e ndėrtimit ėshtė krejt e ndryshme nga fortifikimet e antikitetit tė vonė nė Durrės (muret qė perandori Anastasi I dhe pasardhėsit e tij ndėrtuan nė shek. 5-6 e.s janė kulla me majė), si nga bazamenti rrethor nė qendėr tė Forumit bizantin dhe qė duhet tė shėrbente si mbajtėse e njė statuje mortore. Lidhja me magazinat, urat, sistemin hidraulik dhe cisternat i jep mė shumė jetė hipotezės sė farit. Faret antike greke e romake tė njohura nė detin Mesdhe janė pothuajse 100: burimet e shkruara dhe paraqitjet nė pikturė, skulpturė dhe nė monedha ėshtė shume e dendur, sepse fari ishte njė monument pėr festimin e fuqisė sė sundimtarėve, pėr shfaqjen e teknikės dhe teknologjisė ndėrtimore. Vetėm 20 nga kėto fare njihen nga mbetjet e tyre arkeologjike. Mė i famshmi prej tyre, Fari i Aleksandrisė, qė ishte njė nga shtatė mrekullitė e botės ka humbur pėrgjithnjė; ai qė ėshtė ruajtur mė mirė ndodhet nė La Korunja nė Spanjė, dhe kėtė vit ka marrė titullin e Monumentit tė Trashėgimisė Kulturore tė Njerėzimit nga UNESCO-ja. Me kėtė rast, nė muajin qershor nė njė kongres ndėrkombėtar ku ndodheshin specialistė tė fareve antike nga e gjithė bota, u prezantua hipoteza qė zbulimi i Durrėsit ishte njė far. Hipoteza u mbėshtet nga studiuesit: forma e rrumbullakėt ėshtė tipike pėr faret e Mesdheut lindor dhe pėrqasja mė e afėrt janė tre faret e ishullit Thasos tė epokės greke dhe tė atij roman tė sapozbuluar nė Patara nė Turqi. Bashkėsia shkencore ndėrkombėtare uron qė gėrmimet e reja me mjete financiare tė pėrshtatshme tė mund tė konfirmojnė kėtė hipotezė shumė tėrheqėse dhe tė kėrkohen tė gjitha mjetet pėr tė ruajtur dhe pėr ta bėrė tė vizitueshėm nga publiku kėtė monument antik kaq tė rėndėsishėm dhe tė ēmuar. Bashkia e Durrėsit, e cila punon nė bashkėpunim tė ngushtė me projektin pilot pėr realizimin e Parkut Arkeologjik Urban e ka futur kėtė pjesė nė konkursin e ideve pėr riprojektimin arkitektonik tė sheshit qendror tė Durrėsit. http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=9497 |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Strukturat serbe nė ShV tė ngjashme me ato nė Kroaci dhe Bosnjė nga VNf nė danėn "Aktualitet" Ndėrpresim linjat urbane nė kryeqytet nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" Higjienė urbane nga vlug nė danėn "Komentar" Sarandė, vazhdon masakra urbane nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" Edhe njėherė pėr ndotjen urbane... nga mesdimr nė danėn "Aktualitet" |