Kthehu   Kreu > Vargmal > Tė reja arkeologjike
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 27.8.2008, 13:27   #1
mesdimr
 
mesdimr
 
Anėtarėsuar: 8.2006

Shkrim i cituar Amanti: Zbulohet portret i Afėrditės


Citim:
27/08/2008 / Suela Furriku

Arkeologėt zbulojnė nė qytetin e Amantias njė terakotė (kallėp) me figurėn e njė gruaje.

Gjatė njė ekspedite informative pėr rilevimin topografik tė territorit tė Parkut Arkeologjik tė Amantias nė afėrsi tė fshatit Plloēė tė rrethit tė Vlorės, njė grup i vogėl arkeologėsh kanė zbuluar rastėsisht njė terakotė prej balte tė pjekur nė formė kallėpi me figurėn e njė gruaje qė prej tyre dyshohet se bėhet fjalė pėr njė portret tė perėndeshės sė bukurisė, Afėrditės.

Terakota qė pėrbėn formėn “negative” tė portretit tė perėndeshės e cila ėshtė gjetur nė pozicion tė pėrmbysur, pothuajse nė sipėrfaqe tė pjesės qendrore tė bllokut tė banesave antike qė janė tė vendosura sipėr kurrizit tė kompleksit shkėmbor, ka pėrmasat 15 cm lartėsi dhe 9 cm gjerėsi.

Portreti i brendashkruar nė njė kallėp prej balte paraqet njė fytyrė mjaft tė bukur tė njė gruaje, flokėt e saj nė tė dy anėt e fytyrės, njė kurorė tė vendosur sipėr flokėve, pjesėn e sipėrme tė krahut tė majtė, pjesėn e pėrparme tė trupit dhe gjoksin e mbuluar me njė hiton transparent qė mund tė konsiderohet si e ngjashme me disa portrete tė tjera tė Afėrditės, perėndeshė e bukurisė dhe njėkohėsisht nėna e Erosit, perėndisė sė dashurisė.

Sipas arkeologut prof. Dhimitėr Ēondi, qė sė bashku me kujdestarin e parkut, njė nga banorėt e “kalasė” i quajtur Agim, i cili ishte i pari qė e preku objektin e rrallė antik, “bėhet fjalė pėr njė pjesė kallėpi me baltė tė pjekur qė duket fare qartė se ėshtė pėrdorur nga mjeshtrit poēarė tė prodhimeve tė artizanatit apo artistėt e njohur amantė, pėr tė prodhuar nė seri skulptura tė vogla balte apo bronzi me tė cilat zbukuronin mjediset e banesave tė tyre familjare ose i shisnin tek banorėt e qyteteve pėrreth si, Olimpia (Mavrovė), Orikum, Bylis, Treport etj”.

Arsyet qė i bėjnė arkeologėt tė dyshojnė se bėhet fjalė pėr njė portret tė perėndisė sė bukurisė janė tė shumta: vendi i gjetjes, mėnyra e veshjes transparente, gjoksi i zhvilluar, hiret e fytyrės, kurora mbi flokė dhe mbi tė gjitha, prania nė Amantia e tempullit tė Afėrditės. Pėrtej njėrės prej shtatė hyrjeve tė evidentuara deri tani nė muret fortifikuese tė qytetit, nė pjesėn jugperėndimore lartėsohej tempulli i Afėrditės.

Njė nga arkeologėt e njohur shqiptarė qė ka marrė pjesė nė disa ekspedita arkeologjike nė Amantia, prof. Neritan Ceka, nė librin e tij “Udhėtim nė kėshtjellat ilire” (Migjeni, 2006) shkruan: “Udhėtari mund tė vinte re menjėherė se Amantia ishte qytet i artit. Nėpėr rrugė tė zinte syri skulptura tė vendosura pėr zbukurim. Te tempulli i Afėrditės mund tė gjeje njė numėr tė madh figurash balte tė punuara nga poēarėt e qytetit, qė paraqisnin perėndeshėn”. Ndėrsa arkeologu i parė qė e ka vizituar dhe pėrshkruar Amantian, profesori austriak Karl Paē, sipas prof. Cekės, nė librin e tij pėr kėrkimet arkeologjike nė Shqipėri botuar nė vitin 1904, pėr Plloēėn fshatin e vendosur sipėr rrėnojave tė qytetit antik shkruante: “Fshati i vendosur nė shpatin perėndimor tė kodrės ėshtė plot me mbetje antike, tė cilat janė nxjerrė nga grumbuj gurėsh. Secila nga tė 28 shtėpitė ka nė mure apo nė oborr njė koleksion tė vogėl antikash”. Rreth 50 vjet pas austriakut Karl Paē, nė rrėnojat e Amantias nisėn ekspeditat e para arkeologėt shqiptarė Skėnder Anamali, Hasan Ceka dhe Frano Prendi, e disa dekada mė pas edhe nxėnėsit e tyre, Neritan Ceka e Vasil Bereti.


Survejimi arkeologjik zbulon rastėsisht objektin e rrallė

Nė fakt, projekti arkeologjik i nisur nga Instituti i Arkeologjisė, Universiteti i Sinsinatit dhe zyra e Parkut Arkeologjik tė Amantia-Orikumit, sipas drejtorit tė kėsaj zyre, Gėzim Llojdia, nuk ka lidhje me gėrmimet arkeologjike, por vetėm me marrjen e informacionit nė terren pėr pėrgatitjen e njė harte tė saktė dixhitale pėr kėtė qytet antik e mjaft tė rėndėsishėm tė Ilirisė sė Jugut qė prej dy vjetėsh administrohet nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve si njė nga 7 parqet arkeologjike tė Shqipėrisė.

Nė grupin e arkeologėve tė kėsaj ekspedite survejuese-informative, qė ėshtė pararendėse e ekspeditės qė parashikon gėrmime tė mirėfillta arkeologjike gjatė vitit 2009, bėjnė pjesė arkeologė vendas dhe tė huaj, si arkeologu sarandjot as. prof. Dhimitėr Ēondi, arkeologu amerikan prof. dr. Devid Hernandes i Universitetit Sinsinati nė SHBA, arkeologia angleze mast. Emili Glass dhe dy studentė shqiptarė Mirgen Shametaj dhe Mentor Osmani. Ecuria e punimeve tė kėsaj ekspedite informative ėshtė ndjekur nga afėr edhe nga drejtorja e Institutit tė Arkeologjisė tė Tiranės prof. Shpresa Gjongecaj dhe arkeologu i njohur i kėtij instituti prof. Ilir Gjipali.

Puna e grupit tė pėrfshirė nė kėtė projekt ka nisur 10 ditė mė parė duke filluar me survejimin topografik dixhital tė stadiumit sportiv tė Amantias, njė objekt madhėshtor nė formė patkoi nė shkallėt e tė cilit mund tė uleshin rreth 3 mijė spektatorė, i cili, si vetė qyteti, daton nė shekullin IV-II p. K. dhe qė ėshtė njė nga tre tė tillėt qė janė zbuluar deri tani nė krejt territorin e Ballkanit. Mė tej ėshtė vazhduar me objektet e tjera monumentale si muret rrethuese fortifikuese rreth 2 mijė metra tė gjatė dhe tė vendosur si vazhdim i prerjeve shkėmbore pėrreth qytetit, shtatė portat hyrėse, tempullin e Afėrditės, nekropoli, agoraja, komplekset e banesave, akropolin e vendosur nė pikėn mė tė lartė tė qytetit nga ku nė njė ditė me ajėr tė pastėr mund tė dallosh qartė dy qytetet e tjera tė sė njėjtės periudhė, Bylisin dhe Olimpian.

Pikėrisht, nė momentin kur arkeologu Dh. Ēondi dhe kujdestari i parkut, i quajtur Agim, pas verifikimeve tė bėra mbi njė planimetri tė ndėrtuar vite mė parė nga arkeologu Neritan Ceka, tek zbrisnin pėrmes bllokut tė banesave ndėrtuar mbi masivin shkėmbor, para tyre, pothuajse nė njė sipėrfaqe tė zbuluar nga reshjet, u shfaq pjesa e pasme e njė pllake tė kuqėrremtė balte tė pjekur. “Forma e saj e ndryshme nga mijėra tjegulla, tulla dhe mbetje tė tjera prej qeramike dhe balte, tėrhoqi vėmendjen tonė dhe pasi e morėm nė dorė, pamė se nė pjesėn e mbuluar gjendej gjurma e qartė e “negativit” tė njė portreti tė pastėr femre.

Pavarėsisht se pamja e brendashkruar nė terakotėn lexohej lehtėsisht, pėr arkeologėt e entuziazmuar sė tepėrmi nga gjetja, ishte e vėshtirė tė dalloheshin tiparet e portretit. Pėr tė krijuar njė ide mė tė afėrt pėr pėrkatėsinė dhe pėrngjashmėrinė e figurės me portretet mė tė njohura tė lashtėsisė, ata iu drejtuan skulptorit gjirokastrit Stefan Papamihali (Skulptor i merituar). Nė bashkėpunim me artistin gjirokastrit, ata mundėn tė realizojnė njė kopje prej balte tė portretit qė pas kėsaj u duk se ishte e ngjashme me disa portrete tė njohura tė perėndeshės sė bukurisė Afėrditės, tė zbuluara mė parė nga arkeologė tė ndryshėm. Megjithatė, pas marrjes nė dorė dhe studimit mė tė hollėsishėm tė portretit tė nxjerrė nga kallėpi prej skulptorit gjirokastrit, specialistėt e arkeologjisė qė e gjetėn atė, nuk pėrjashtuan mundėsinė qė portreti i gjetur, pėr shkak tė kurorės, t’i pėrkiste motrės sė Zeusit, Demetrės, perėndeshės sė pllenimit, bujqėsisė, familjes dhe martesės. Sidoqoftė, terakota e zbuluar krejt rastėsisht, sipas prof. Shpresa Gjongecaj, do t’u nėnshtrohet studimeve mė tė hollėsishme.


Objekte tė tjera tė gjetura nė Amantia

Qysh nga fillimi i shekullit tė kaluar, plot 100 vjet mė parė, kur nė rrėnojat e qytetit tė artistėve, tregtarėve, sportistėve, vrapuesve, mundėsve dhe boksierėve u shfaq silueta e arkeologut austriak Karl Paē, e deri nė ditėt e fundit tė zbulimit tė portretit tė rrallė tė Afėrditės, nga nėntoka e Amantias janė zbuluar dhjetėra dhe qindra koleksione objektesh antike. Sipas shkrimeve tė tij, nė kėtė fshat qė atėherė numėronte rreth 28 shtėpi, brenda rrėnojave kishte plot mbetje antike tė nxjerra nga rrėnojat dhe se “secila nga tė 28 shtėpitė ka nė mure apo nė oborr njė koleksion tė vogėl antikash”. Mandej Paēi u bind se kishte zbuluar Amantian, vetėm kur mes koleksioneve me monedha bronzi tė ofruara nga fshatarėt, ai dalloi qartė monedhat me emrin e qytetit. Tradita e koleksionimit tė antikave ka vazhduar dhe vazhdon. Njė nga banorėt e shtėpive qė gjenden brenda parkut kishte grumbulluar njė koleksion me tė paktėn 50 monedha tė ndryshme tė cilat sikurse shprehet vetė, kėrkon qė t’ia shesė institucioneve tė shtetit pasi pjesėn mė tė madhe e ka tė trashėguar nga tė parėt e fisit tė tij. Edhe prof. N. Ceka nė shkrimet dhe studimet e tij e konsideron Amantian si njė nga qytetet me profil dhe traditė artistike. Nė Amantia dhe pėrreth saj janė zbuluar dhjetėra monedha tė qytetit ku ėshtė stampuar vetė Zeusi me rrufenė e tij, skulptura dhe relieve artistike qė paraqesin hyjninė e pyjeve, Panin, perėndinė e verės dhe teatrit Dionisin, perėndinė e shėndetit, Asklepin etj.

Sipas Neritan Cekės, objektet mė tė hershme tė gjetura nė Amantia i pėrkasin shek. V p.e.s. kur u ndėrtua kėshtjella. Por, muret fortifikuse, kullat dhe portat e shumta tė hyrjes nė qytet tė habisin edhe sot me pamjen e tyre madhėshtore tė ndėrtuar me blloqe guri drejtkėndor, trapezoidak dhe poligonal, me stadiumin e rrallė, me tempullin e Afėrditės, agoranė apo nekropolin me varre monumentalė. Nėse infrastruktura rrugore qė tė ēon nė kėtė perlė tė vėrtetė tė antikitetit do tė ishte mė e favorshme pėr lėvizjen e vizitorėve dhe turistėve, Amantia do tė sfidonte me siguri edhe shumė site me emėr brenda dhe jashtė Shqipėrisė.

http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=10029
mesdimr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur

Tituj tė ngjashėm
Ēėshtja

Vlorė: Kėrkime arkeologjike pas 50 vjetėsh nė Amanti nga mesdimr nė danėn "Tė reja arkeologjike"

Ksamil: Zbulohet varr i lashtėsisė nga VNf nė danėn "Tė reja arkeologjike"

Zbulohet njė varr trak nė Bullgari nga VNf nė danėn "Tė reja arkeologjike"

Zbulohet pėrkrenare e rrallė ilire nga vlug nė danėn "Tė reja arkeologjike"

Zbulohet njė varrezė e periudhės sė mesjetės nga vlug nė danėn "Tė reja arkeologjike"



Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 13:59.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2008, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2008

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,09627S / 10KR