| | #1 | |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | |
|
26/08/2008 Ditėt e para tė shtatorit do tė nisnin me njė ekspeditė nė Orikum tė qytetit bregdetarė tė Vlorės. Ekspedita ėshtė njė bashkėpunim shqiptaro-zviceran, ndėrsa kėrkimet do tė fillojnė nė mjediset e Parkut Arkeologjik tė Orikumit, tė cilat do tė fokusohen nė disa aspekte tė caktuara tė kėtij qyteti antik. Drejtori i parqeve arkeologjike Amantia-Orikum, Gėzim Llojdia, ėshtė shprehur se kjo ekspeditė do tė punojė pėr tė realizuar gėrmime nė kodrėn e Paleokastrės tė kėsaj qyteze, ku pritet tė ketė rezultate mjaft tė mira. Ekspedita drejtohet nga arkeologu, Myzafer Korkuti dhe pėrbėhet nga specialistėt, Vasil Bereti, Saimir Shpuza dhe njė grup arkeologesh zviceranė. Kjo ekspeditė ėshtė e para e kėtij lloji qė realizohet nė parkun e Orikumit, qysh nė vitin 1958, kur u zbulua kjo qytezė antike. Ekspedita e mėsipėrme pason dy tė tjera qė kanė nisur gjatė kėtij muaji nė zonat me interes arkeologjik, nė rrethin e Vlorės. Gėzim Llojdia tha se Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, me interesimin e ministrit Ylli Pango dhe drejtorit tė Trashėgimisė Kombėtare, Olsi Lafe, e ka shpallur kėtė sezon Vera arkeologjike. Llojdia bėri tė ditur se ekspedita e parė filloi punėn nė gjirin e Vlorės, nė kuadrin e projektit Liburna, me drejtues specialistin Adrian Anastasi, drejtor i Arkeologjisė Nėnujore dhe G. Volpe, rektor i Universitetit tė Foxhias (Itali). Kjo ekspeditė, e pėrbėrė nga 18 specialistė, ku pėrfshihen edhe studentė italianė tė arkeologjisė, ka nisur punėn pėr pėrpilimin e hartės arkeologjike tė zonės nėnujore tė gjirit tė Vlorės e mė gjerė. Krahas kėsaj, sipas Llojdjes, ėshtė nė proces, survejimi arkeologjik shqiptaro-amerikan i Parkut Arkeologjik tė Amantias, i cili ėshtė njė projekt i pėrbashkėt, i Institutit tė Arkeologjisė, Universitetit tė Sinsinatit (SHBA), Zyrės sė Parkut Arkeologjik tė Amantia-Orikumit, i financuar nga Qendra pėr Trashėgiminė Shqiptare, qė mbėshtetet nga Packard Humanite Institute. Objektivi i kėtij projekti ėshtė grumbullimi i informacioneve nė terren, me synimin e pėrgatitjes sė hartės dixhitale, pėr kėtė qytet antik. Nė grupin e arkeologėve tė kėsaj ekspedite survejuese-informative, qė ėshtė pararendėse e ekspeditės qė parashikon gėrmime tė mirėfillta arkeologjike gjatė vitit 2009, bėjnė pjesė specialistė shqiptarė e amerikanė, prof. Shpresa Gjongecaj, drejtore e projektit dhe drejtore e Institutit tė Arkeologjisė, arkeologu i kėtij instituti, prof. Ilir Gjipali. prof. as. Dhimitėr Ēondi, arkeologu amerikan prof. dr. Devid Hernandes, i Universitetit Sinsinati nė SHBA, arkeologia angleze Mast etj. Gjatė punės sė kėsaj ekspedite, u zbulua terakota e portretit tė perėndeshės Afėrditė, qė pėrbėn njė ngjarje tė rėndėsishme pėr historinė e arkeologjisė shqiptare. http://www.gazeta-standard.com/tekst.php?idt=9996 |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Lezhė: Ekspeditė shqiptaro-gjermane pėr vendbanimin ilir nga kodmors nė danėn "Tė reja arkeologjike" Ballsh: Zbulime tė reja nga ekspedita shqiptaro-franke nga kodmors nė danėn "Tė reja arkeologjike" 1943-44: Marrėdhėniet kulturore shqiptaro-gjermane nga vlug nė danėn "Shqipėri" Beteja e Koshares (thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar) (video) nga Shqipe nė danėn "UĒK" Mbi elementet e pėrbashkėta nė epikėn shqiptaro-arbėreshe dhe serbokroate nga vlug nė danėn "Botėkuptim" |