Shkrim i veēuar
I vjetėr 25.3.2007, 16:35   #6
49572
 
49572
 
Anėtarėsuar: 8.2006
KREU III

TRASHEGIMIA KULTURORE E PALUAJTSHME



Neni 24

1.Objekti i trashėgimisė kulturore kulturore ka kėto shkallė mbrojtjeje:
a) nė vrojtim;
b) nė mbrojtje paraprake;
c) monument kulture tė kategorisė II
ē) monument kulture tė kategorisė I
2.Objektet nė grup emėrtohen sipas rastit : park arkeologjik, qytet-muze, zone-muze, qendėr historike, qendėr arkeologjike dhe ansambėl-muze.
3.Heqja e plotė ose e pjesshme e mbrojtjes nga shteti e njė objekti ose grupi objektesh tė trashėgimisė kulturore ėshtė e drejtė ekskluzive e organit qė e ka shpallur atė.


Neni 25

1.Objekte nėn vrojtim janė tė gjitha objektet nė gjendje rrėnoje, kėshtjella, objekte kulti, ndėrtime inxhinierike, ndėrtime publike ose tė luksit, tė ndėrtuara pėrpara vitit 1900 dhe ato nė shfrytėzim, tė ndėrtuara pėrpara vitit 1944. Ky status shpallet nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės dhe ėshtė i pėrhershėm.
2.Ndryshimi ose heqja e kėtij statusi bėhet me kėrkesė tė pronarit tė objektit drejtuar Institutit tė Monumenteve tė Kulturės.
3.Objekti me kėtė status nuk mund tė prishet ose t’i bėhen ndryshime, pa miratimin me shkrim tė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės.


Neni 26

1.Objekt nė mbrojtje paraprake shpallet nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės ēdo objekt me vlera tė veēanta. Ky status ėshtė 6-mujor dhe brenda kėsaj periudhe ky institucion duhet tė kryejė proēedurat pėr pėrcaktimin e statusit tė mėtejshėm tė tij.
2.Gjatė kėsaj periudhe ndalohet ēdo lloj ndėrhyrje nė gjendjen fizike tė objektit.


Neni 27

Monumente kulture tė kategorisė II janė tė gjitha ndėrtimet nė zonat-muze dhe nė ato zona tė mbrojtura tė qyteteve-muze nė qendrat historike, tė pacilėsuara monumente tė kategorisė I. Ato ruhen nė vėllime dhe pėrbėrje arkitektonike tė pamjeve tė tyre tė jashtme. Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve i shpall ato monumente kulture tė kategorisė II.


Neni 28

1.Monumente Kulture tė kategorisė I janė ndėrtimet me vlera tė spikatura dhe me rėndėsi tė veēantė pėr trashėgiminė kulturore. Ato ruhen nė tėrėsinė e pėrbėrėsve tė tyre arkitektonikė dhe teknikė.
2.Kompozimi i vėllimeve, trajtimi arkitektonik i pamjeve tė jashtme dhe tė brendshme, si dhe zgjidhja planimetrike dhe funksionale e kėtyre monumenteve nuk mund tė ndryshohet.
3.Ndėrtimet e reja pranė tyre duhet tė respektojnė distancat e zonės sė mbrojtur.
4.Ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve i shpall ato monumente kulture tė kategorisė I.


Neni 29

1.Qytet-muze, zonat-muze, qendrat historike, ansamblet-muze, qendrat dhe parqet arkeologjike janė kategori objektesh nė grup, qė ruhen nė tėrėsinė e tyre si komplekse historiko-arkeologjike, monumentale, arkitektoniko-urbanistike dhe mjedisore dhe pėr kėtė ndalohen ndėrtimet e reja qė prekin objektet ekzistuese, me pėrjashtim tė rrjetit inxhinierik nėntokėsor.
2.Rregullorja e administrimit pėr kategoritė e objekteve tė mėsipėrme miratohet nga Kėshilli i Ministrave me propozimin e Ministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.
3.Monumentet e kulturės tė kategorisė I dhe II nė qendrat historike, qytetet-muze dhe ansamblet-muze mund tė shfrytėzohen edhe pėr funksione tė tjera, qė nuk cenojnė nė asnjė mėnyrė vlerat e tyre. Aty mund tė vendosen institucione shtetėrore ose private, si muze, biblioteka, atelie monumentesh, fototeka, galeri artesh dhe ekspozita tė ndryshme.


Neni 30

Institucionet e specializuara tė fushave tė trashėgimisė kulturore, organet e qeverisjes vendore dhe pronarėt ose poseduesit e objektit kanė tė drejtėn e propozimit pėr shpalljen e njė objekti monument kulture. Propozimi i drejtohet Ministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.


Neni 31

1.Qytet-muze, zonat-muze, zonat arkeologjike, qendrat historike, ansamblet-muze dhe parqet arkeologjike shpallen tė tilla me vendim tė Kėshillit tė Ministrave pas propozimit tė Ministrit tė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve.
2.Heqja e plotė ose e pjesshme e shkallės sė mbrojtjes nė monumentet e kulturės bėhet me vendim tė po atij organi, qė e ka vendosur atė.


Neni 32

1.Pėr monumentet e kulturės pėrcaktohet njė sipėrfaqe toke ose trualli pėrreth, si zonė mbrojtėse, nė pėrputhje me vlerat e tyre arkitektonike, me pėrshtatshmėrinė e tyre urbanistiko-estetike, me rrethinėn dhe me rrethanat ekologjike.
2.Pėrmasat e zones sė mbrojtėse pėrcaktohen nga organi qė shpall monumentin, sipas studimit tė bėrė nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės.


Neni 33

1.Gėrmimi, restaurimi, pėrdorimi dhe ēdo veprim tjetėr nė monumentet e kulturės, si dhe ēdo ndryshim nė truallin e vėnė nė mbrojtje rreth tyre, bėhet vetėm me autorizimin e Institutit tė Arkeologjisė ose Institutit tė Monumenteve tė Kulturės.
2.Ndalohet gėrmimi me karakter arkeologjik dhe pėrdorimi i aparaturave metalkėrkuese nga njerėz ose subjekte tė paautorizuara.
49572 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar