Kthehu   Kreu > Vargmal > Iliri > Bardhyli
Anėtarėsohu Shėno gjithēka si tė lexuar


Pėrgjigju
 
Pėrdorimi i ēėshtjes Paraqitja
I vjetėr 29.8.2008, 15:58   #1
Zymtterr
shtaza
 
Zymtterr
 
Anėtarėsuar: 6.2008

Shkrim i cituar Bardhyli


Citim:
Bardhyli lindi nė vitin 449 p.e.r. dhe mbretėroi pėr 34 vjet (393-359 p.e.r.). Ai ishte me origjinė nga shtresat e ulta tė shoqėrisė skllavopronare, qė gėzonin respektin e fisit ushtarak tė enkeleasve.

Bardhyli njihet si themelues i shtetit tė parė nė gjithė trevat e Ilirisė, organizoi njė ekonomi tė fuqishme dhe njė ushtri tė madhe.

Historia e Ilirisė dhe e shtetit Enkeleas nė shek. V-VI p.e.r. ėshtė e lidhur me zhvillimin e shteteve skllavopronare dhe mbretėritė e tjera, me ushtritė e strategėt e saj, sidomos me Maqedoninė, Spartėn, Athinėn, etj. Maqedonia, si mbretėri dhe perandori e ardhshme, nė rrugėn e zgjerimit e tė fuqizimit, u bė njė kėrcėnim serioz dhe pėr Ilirinė. Mbreti i maqedonisė Filipi II udhėhoqi ekspedita tė mėdha ushtarake pėr nėnshtrimin e fiseve fqinjė, por qysh nė ndeshjet e para, ushtria e tij u rrezikua disa herė, deri nė humbje tė plota.
Pikėrisht kėtu qėndron madhėshtia e mbretit Bardhyl si udhėheqės shteti dhe komandant i njė ushtrie tė fuqishme. Ai sfidoi shtetin dhe ushtrinė mė tė madhe tė Ballkanit nė atė kohė.

Bardhyli si strateg duhet vlerėsuar pėr faktin se u ballafaqua me disa ushtri e ushtarakė me zė pėr atė kohė, siē qenė ata maqedonas e grekė, ndaj tė cilėve shumė herė doli fitues. Bardhyli, spikati nė drejtimin e shtetit, jo vetėm si njė komandant me aftėsi tė larta, por dhe si njė burrė shteti i zgjuar qė fitoret nuk i mbėshteti vetėm tek shpata. Ai dobėsoi ndikimin politik dhe fuqinė ushtarake spartane e maqedonase.

Nė vitin 385 p.e.r. Bardhyli u lidh me sunduesin e Sirakuzės (Itali). Mė 383 p.e.r. ai mundi Amynten II (mbret me zė i Maqedonisė), e detyroi atė tė paguante njė atribut dhe njėkohėsisht u mori atij peng Filipin (mė tė voglin e djemve qė do tė bėhej tepėr i dėgjuar) duke ua dhėnė atė tebanėve. Nė vitin 369 p.e.r. Bardhyli theu Aleksandrin II (djalin e madh tė Amyntės), kurse nė vitin 360 p.e.r. shpartalloi Perdikėn III (mbret maqedonas) dhe nė vitin 359 p.e.r. u ndesh me vet Filipin II.

Bardhyli pėrvetėsoi traditat origjinale tė luftės ilire. Ai organizoi e pėrsosi njė ushtri tė rregullt. Objektivi i tij strategjik ishte: konsolidimi dhe mbrojtja e shtetit tė parė ilir, pėr tė mos lejuar zgjerimin dhe daljen e mbretėrisė sė Maqedonisė nė Adriatik e Jon, qė ajo e lakmonte shumė. Bardhyli synonte ta priste e ta godiste kundėrshtarin pėrtej kufijve tė shtetit tė vet, sepse kėshtu do tė pėrfitonte nga shumė drejtime. Shėmbulli i qartė pėr kėtė karakteristikė tė tij ėshtė beteja me Filipin II.

Nė vitin 359 p.e.r. kundėr Bardhylit niset vetė Filipi II, tė cilit nuk i kishin mbetur kundėrshtarė tė tjerė nė afėrsi, mbasi i kishte nėnshtruar. Ilirėt e pamposhtur donte ti nėnshtronte me zjarr e gjak. Me njė ushtri prej 10.000 kėmbėsorė dhe 600 kalorės, iu turr Ilirisė, i ndjekur dhe i pėrkrahur edhe nga shtetet greke tė futura nėn sundimin e tij. Bardhyli, nė kėtė situatė ēoi delegatė pėr paqe, me kusht qė tė dy palėt tė mbanin qytetet nė zotėrim, paqe qė nuk u pranua dhe konflikti u bė i pashmangshėm.

Bardhyli, i nxitur nga fitoret qė kishte arritur dhe nga trimėria e luftėtarėve qė kishin pėrballuar me sukses frontin maqedonas, u doli atyre pėrpara me 10.000 kėmbėsorė dhe 500 kalorės. Dy ushtritė sapo u afruan, u pėrleshėn. Nisi njė betejė e pashėmbullt. Pas shumė luftimesh fitorja nuk po anonte nga asnjėra anė. Ushtritė luftonin me kėmbėngulje. Bardhyli kishte mundur t’i pėrqėndronte forcat mė tė shumta nė pikėn mė tė dobėt, nė krahun e majtė tė falangės maqedonase. Kur ky krah po shkėrmoqej, Filipi II, i ndodhur nė krahun e kundėrt, hodhi nė kėtė anė dhe nė shpinė tė enkeleasve kalorsinė, ndėrsa vetė me kėmbėsorėt sulmoi ballas. Manovrės rrethuese strategu ilir i’u pėrgjigj me rigrupimin e shpejtė tė forcave, duke i vendosur ato nė formėn e njė pyke, sepse kėshtu i krijohej mundėsia mė e madhe pėr tė pėrballuar situatėn.

Ky ndryshim i shpejtė i ilirėve shmangu krahėmarrjen dhe shpinėmarrjen. Katėrkėndėshi ilir i Bardhylit luftonte pa u tundur. Veē anėve tė tjera tė mira, nė krye tė tyre, hipur nė kalė, komandonte dhe luftonte prijėsi Bardhyl nė moshėn 90 vjeēare. Ky rast pėrbėn njė dukuri unikale qysh nga lashtėsia dhe deri nė kohėt e reja qė njė luftėtar strateg tė udhėheq e tė pėrdor armėn nė fushėn e betejės nė njė moshė kaq tė thyer.

Mbreti Bardhyl, sė fundi, vendosi tė tėrhiqej nga lufta, por duke luftuar. Ai u tėrhoq nė mėnyrė tė organizuar e pa rrezik, nė thellėsi tė maleve tė fisit ilir tė Taulantėve. Maqedonasit nuk ishin nė gjendje ta ndiqnin.

Kjo betejė vėrtet anoi nga Filipi II dhe pati humbje tė rėnda nga tė dy anėt, por Bardhyli si burrė shteti dhe strateg ushtarak, e shpėtoi ushtrinė nga shpartallimi dhe pėr pasojė edhe shtetin e tij nga pushtimi. Ai i dha Filipit II qytetet e pretenduar prej tij. Filipi II, i kėnaqur me marrjen e qyteteve, u largua pėr nė Maqedoni, duke e lėnė Bardhylin nė mbretėrinė e tij i detyruar qė tė pranonte faktin e njė shteti dhe njė ushtrie ilire tė enkeleasve rivalizues.

Bardhyli vdiq 3 vjet mė vonė (356 p.e.r.) Nė moshėn 93 vjeēare. Me vdekjen e Bardhylit fuqia ushtarake e Enkeleasve u dobėsua rėndė.


(Abaz Mullai, "Nga historia e kohės sė vjetėr")
Zymtterr nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
I vjetėr 10.12.2008, 00:00   #2
Gjoni
gjallar
 
Anėtarėsuar: 12.2008
mrekulli zot abaz
Gjoni nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju duke cituar
Pėrgjigju


Pėrdorimi i ēėshtjes
Paraqitja

Veēoritė e botimit
Ēėshtjet e reja nuk lejohen
Pėrgjigjet nuk lejohen
Bashkėngjitjet nuk lejohen
Ndryshimi i shkrimeve nuk lejohet

vB code ėshtė hapur
Ndijėzat janė hapur
Kodi [IMG] ėshtė hapur
Kodi HTML ėshtė mbyllur


Brezi kohor MG +1. Ora tani ėshtė 10:26.


vBulletin, Copyright ©2000 - 2009, Jelsoft Enterprises Ltd.
Vargmal © 2006 - 2009

Drejtbotimi: Respekto punėn e tjetrit. Lėnda e hasur kėtu mund tė pėrdoret nė ēdo mjet pėrcjellės, me kusht qė tė pėrmendet krijuesi dhe nyja pėrkatėse e faqes (ose vetėm kahu vargmal.org) ku gjendet lėnda e kopjuar. Nėse lėnda e hasur kėtu dėshirohet tė pėrdoret pėr arsye qė tejkalojnė drejtpėrdorimin dhe drejtbotimin, kėrkohet leje e posaēme nga mbajtėsi i tė drejtave tė lėndės.

Drejtpėrdorimi: Veē tė tjerash, ky log pėrmban dhe lėndė me tė drejta lentori, pėrdorimi i sė cilės nuk ėshtė miratuar gjithnjė gjegjėsisht nga mbajtėsi i tė drejtave. Megjithatė lėnda shtjellohet nė pėrpjekjen tonė pėr njohjen, kuptimin, bashkėfjalimin e arsimimin rreth ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me mjedisin, botėkuptimin, shkencėn, shoqėrinė njerėzore nė pėrgjithėsi dhe shoqėrinė shqiptare nė veēanti. Mendojmė se ky pėrbėn pėrdorim tė drejtė ndaj lėnde me tė drejta lentori, siē ky parashikohet nė Ligjin nr.9380, dt.28.4.2005, Nenet 9, 26, 27. Nė lidhje me ēka pararendi, paraqitja kryhet pa pėrfitim tregtar ndaj atyre qė kanė shprehur interes tė mėparshėm pėr marrje dijenish pėr arsye kėrkimore, arsimore a pėrdorimi vetjak nė pėrputhje ligjin.

0,12673S / 9KR