|
|
Citim:
Hekurudhat kthehen nė funksion
Biznesi i Hekurudhave tė Kosovės ka filluar tė ngrihet me zhvillimin e sektorit tė mineraleve dhe rritjes sė qarkullimit tė karburanteve. Sipas tė dhėnave tė Bankės Botėrore, vagonėt e kėsaj kompanie kanė bartur mbi 832 tonė mallra, krahasuar me vitin 2006 kur u bartėn 545 tonė mallra tė ndryshme.
Rezultatet kanė mundur tė jenė edhe mė tė mira, sikurse tė ishte realizuar plotėsisht kontrata me “Ferronikelin”, i cili kishte planifikuar qė tė transportojė rreth njė milion tonė xehe e metal, apo sikur “Llamksoi” tė mos futej nė probleme biznesore.
Mirėpo, duke analizuar pikat e hyrjes sė mallrave tė importuara, atėherė del se ndonėse ėshtė rritur shkalla e shfrytėzimit tė shėrbimeve hekurudhore, megjithatė mbetet larg nga nevojat e biznesit.
Xhevat Ramosaj, kryeshef ekzekutiv i Hekurudhave tė Kosovės, ka thėnė se me binarė janė tė lidhura tė gjitha qytete e mėdha tė Kosovės, pos Gjilanit dhe Gjakovės. Kjo ėshtė njė mundėsi e mirė qė tė gjitha transportet tė bėhen pėrmes hekurudhės. “Me moton ‘Transporti nga dera nė derė’ mallrat i dėrgojmė nė tė gjitha destinacionet nė Kosovė”, ka thėnė Ramosaj.
Sipas tij, ende ka mundėsi pėr transport mė tė madh tė mallrave pėr klientėt. Aktualisht pėrmes hekurudhės transportohen xehe tė ndryshme, thėngjilli, karburantet, materialet ndėrtimore, drithėrat, mallrat e konsumit tė gjerė, makineritė e ndryshme, etj. “Sidomos mundėsia ideale e transportit tė mallrave me kontejnerė, ku nga terminali i kontejnerėve nė Miradi e bėjmė dėrgimin e mallrave me kamionė kudo nė Kosovė”, ka thėnė ai.
Mallrat sipas tij, mund tė transportohen nga tė gjitha vendet e rajonit, Evropės dhe botės. Ai ka thėnė se nuk ėshtė problem se nga vjen malli, sepse sipas tij, ekzistojnė marrėveshjet ndėrmjet hekurudhave pėr transportin e mallrave.
“Pėr momentin, pėr shkak tė raporteve ekzistuese me Serbinė i tėrė transporti i mallrave pėr nevojat e klientėve tanė bėhet pėrmes Maqedonisė”, thotė ai.
Sipas tij, mallrat kryesisht vijnė nga kėto vende: Karburantet nga Maqedonia dhe Greqia; drithėrat nga Hungaria, xehja nga Indonezia pėrmes portit tė Selanikut, makineritė dhe materialet e ndryshme ndėrtimore nga Gjermania dhe vendet tjera evropiane.
Banka Botėrore evidencon se 39 pėr qind tė trafikut tė mallrave janė minerale tė nikelit, pastaj karburante nga Maqedonia – 31 pėr qind dhe thėngjill- 11 pėr qind. Pėr habi, Enti i Statistikave tė Kosovės fare nuk ka evidenca pėr Hekurudhat e Kosovės.
Ibrahim Bucaliu, pronar i kompanisė pėr qarkullimin me karburante “HIB Petroll” thotė se nė pesė vjetėt e fundit 90 pėr qind tė mallrave e transporton pėrmes hekurudhave.
“HIB Petrol” brenda muajit qarkullon 4000-5000 tonė derivate. “Jemi tė kėnaqur me shėrbimet e Hekurudhave tė Kosovės”, ka thėnė ai.
Edhe Ramiz Kelmendi, pronar i kompanisė “Elkos Group”, ka thėnė se hekurudhat i pėrdorin mė sė shumti pėr importin e mallrave nga Azia, Amerika, Austria, Greqia, tė cilat vijnė pėrmes portit tė Selanikut dhe tė Durrėsit.
Sipas tij, hekurudhat nuk shfrytėzohen pėr transportin e artikujve ushqimorė, sepse, pėr shkak tė ndalesave tė shpeshta nė kufi ka rrezik qė kėta artikuj t’i afrohen afatit tė skadencės.
“Produktet qė kanė afat mė tė gjatė qėndrimi i importojmė pėrmes hekurudhave”, ka thėnė Kelmendi. Sipas tij, Hekurudhat e Kosovės i kryejnė me sukses dhe me kohė tė gjitha procedurat.
http://www.zeri.info/artikulli/2/8/8...n-ne-funksion/
|
|