| | #1 | |
| Anėtarėsuar: 8.2006 | |
|
Ēdo zbulim i bėrė vitet e fundit nė Finiq, ėshtė pėrmbledhur nė njė libėr. Me detaje tė hollėsishme dhe i shoqėruar me fotografi pėrkatėse. I botuar pak ditė mė parė nė Itali nga shtėpia botuese AnteQuem, vepra pėr zonėn antike 15 km larg Delvinės, pėrmbledh katėr vėllime. Vetė drejtoresha e Institutit Arkeologjik dhe Qendrės sė Studimeve Albanologjike, nė Tiranė, Shpresa Gjongecaj, ėshtė marrė me hartimin e kėsaj vepre, bashkė me prof. Sandro De Maria, drejtor i Institutit tė Arkeologjisė nė Universitetin e Bolonjės. Sipas saj, nė 4 vėllimet, Phoinike I, Phoinike II, Phoinike III, si dhe Phoinike IV, pasqyrohen gėrmimet arkeologjike tė shoqėruara me fotografi nga qyteti antik i Finiqit, pėr periudhat nga viti 2000-2007 dhe janė bashkėpunim mes Institutit Arkeologjik dhe Qendrės sė Studimeve Albanologjike. Sipas saj, nė kėto libra pėrfshihet njė informacion i zgjeruar mbi ekspeditat arkeologjike, dhe ku tė gjitha materialet, janė realizuar nga pjesėtarėt e ekipit qė kanė gėrmuar nė kėto ekspedita. Janė vėllime historike pėr qytetin antik dhe gjetjet arkeologjike ndėr kėto vite. Ndėrkohė po punohet pėr volumin e pestė, i cili pritet tė dalė nė treg gjatė vitit tė ardhshėm. Kėrkimet arkeologjike, tė financuara nė pjesėn mė tė madhe nga Ministria e Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Italisė, janė drejtuar nga Misioni Arkeologjik Italian nė Shqipėri, si dhe nga Instituti i Arkeologjisė sė Shqipėrisė, nėn drejtimin e prof. Sandro De Maria dhe prof. Shpresa Gjongecaj. http://www.panorama.com.al/index.php?id=18622 |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| Finiqi nė qendėr tė gėrmimeve arkeologjike nga mesdimr nė danėn "Tė reja arkeologjike" Shkup: Njė person i vrarė dhe shtatė tė tjerė tė plagosur nga VNf nė danėn "Aktualitet" Arbėria, kėshtjella e fundit nga vlug nė danėn "Arbėri" |