| gjallar |
Plaku dhe Mali
Fshati ka zene ne menyre te crregullt pothuaj pjesen me te madhe te pllajes.Rruget e rrugicat te cojne si ne bahcet me peme nga me te ndryshmet ashtu edhe drejt kullave tradicionale e banesave te reja te shperndara anes arezave te vogla ngritur afer shpateve te rrethuar me mure.
Pothuajse u jemi afruar nje kopeshti rreze pyllit, ku ka vertet shume lloje pemesh, nje si stad kalimtar midis zabelit e bahces, ku Pashku na kallezon qershive te egra. Ndersa perpiqemi te dallojme qershite realisht te egra qe perdoren zakonisht si nenshartesa, te cilat na zhgenjejne me trupin e deformuar e te degezuar, takohen edhe hibride gjysem te eger me trup piramidal me kurore te bukur, te cilat duken si me te pershtateshme per tu rekomanduar qe te zevendesojne akacien e te jene si pioneret qe mund te perdoren ne te ardhmen per pyllezime. Tek perpiqet qe te beje sa me shume fotografi e matje, Gjoni pyet Pashkun nese e mban me ne fshat pushtetin e dikurshem bajraktari. Nderkohe bashkeudhetari qe vazhdon te na shoqeroje kembengul te futemi ne shtepi te tij, ai shpjegon qe deri vone ne marredheniet fisnore bajraktari thjeshte mbante pecen. Por funksioni i tij behet i rendesishem ne fillim te shekullit te XIX kur Turqia, duke shfrytezuar traditat e vendit, nderroi taktike e filloi te ndikonte duke krijuar xhibalin, duke arritur te nderhynte e influencoi pleqerine edhe ne kanun dhe megjithese dihej se bajraktari ishte vellai i trete, me ndihmen e qeverise filloi te merrte pushtetin e fisit. Megjitheate bajraktari nuk arriti ta shpjere bajrakun turk ne Malesi, zhduku pecen e vjeter dhe mbeti bajraktar pa bajrak. Me mbeshtetjen qe mori nga Turqia, arriti te hynte ne pari dhe dalengadalete zevendesonte parine e cila shkoi drejt harreses. Me pare u zhduk plaku i fisit, me vonet kreret e medha. Bajaraktari si pasardhes i djalit te trete, zinte nje vend te trete ne kuvend, ne te lare te duarve vecanerisht ne festat e fshatrave, ne sofer etj. Me influencen qe mori, ne Kastrat vetem streha e bajraktarit zuri vend te pare.
Eshte kjo periudhe pajtimi me qeverine turke qe sipas dokumenteve te Zojzit, disa blegtore, duke perfituar nga pushtuesi siguruan kullota te gjera dimrore ne fusha te ulta bregdetare dhe krijuan kope te medha dhensh, qe filluan tjua jepnin partnereve me interesa e perfitime. Keto marredhenie u krijuan vetem ne fusha e ne kullota dimrore, te cilat perdoreshin si mall i huaj vetem me qellim perfitimi, pa rregulla e mure. Kjo te sjell ne mendje ndryshimin e madh te perdorimit e degradimin e kodrave per rreth Lezhes e Shkodres si dhe mbi perdorimin e maleve per rreth fushes se Torovices.
Ndersa kalojme shtepine e dasmes, ku shohim vargje njerezish te veshur ne menyre festive qe hyjne e dalin, Admiri pyet per funksionimin e shoqates se perdoruesve te pyjeve e kullotave dhe nese mbledhjet apo vendimet qe merren nga shoqata ngjajne sadopak me kuvendet e dikurshme te Kastratit. Pashku, kryetar i shoqates e sheh qe i duhet ti marre fjalen bashkefshatarit te tij, qe mezi ndahet duke kembengulur te na dergoje ne shtepi. Brez pas brezi vazhdon Pashku vullneti perbashket i ketyre shtepive te shperndara, shprehej ne kuvend, pese veta ne paste familja apo 50 veta, ne kuvend perfaqesohej burre per shtepi, pse cdo shtepi perfaqesonte vetem nje pjese ne pronen e perbashket. (Ne rast se tatezoti kishte vdekur e perfaqesonte rregullisht djali i pare).Ne kuvend kishte secili vendin e tij te caktuar dhe nuk mund tja zinte tjetri. Kjo nuk mbeshtetej as ne gjendjen ekonomike dhe as ne moshen, por ne parimin e paralindesise, jo te personave te kohes, por te prejardhjes se tyre. Ne kete menyre uleshin edhe ne sofer ne Malesi te madhe. Ne kuvend , secili kishte te drejte te barabarte, pse secili kishte pjesen e tij ne pronen e perbashket. Vendime te ndryshme te kuvendit formonin normat e ndryshme te kanunit. I tere kanuni qe ne pretendojme se e njohim dhe e kemi zbatuar fshehtesisht ne kohen e komunzimit por mbahemi se e vazhdojme haptazi tani, eshte nje permbledhje normash te vendosura ne kuvende te ndryshme te mbajtura gjate shekujsh. Ne qofte se shkelej kjo demokraci e merrte fund mareveshja brenda fisit, pas kesaj vinte ndarja: -secili merrte barkun e pronen e tij dhe dilte fis me vehte. Ndarja behej nga lart poshte: me pare ndahej prona e perbashket ne aq pjese sa djem pati tatezoti i pare, pastaj pjesa nendahej ne sa djem kishte tatezoti i dyte e keshtu deri ne fund. Cdo ndarje shtonte muret ne kullota, nje pune ku merrnin pjese burrat e kerkonte vite te perfundohej. Muri ndante, kulloten pyllin e arat, kishte rregulla per te lene rruget, hyrjet e daljet, por uji qe ishte problematik nxirrej nga puse qe hapeshin ne vende ku secili mund ta perdorte.
Qe ta mbyll fjalen thote Pashku, me duket se jemi larg kuvendeve e kanuneve te dikurshme. Te kuptohemi, fshati nuk eshte me ai I dikurshem, ligji eshte perzier me kanunin, ju te pyjeve keni futur edhe planin e mbareshtrimit. Edhe me pyjoren kemi disa probleme. Poshte Rrapshit te Hotit jane rreth 700 hektare pyje te kastratit qe pyjorja nuk I jep. Ne komunen tone, shkencetaret si Ahmet Osja e te tjere thone se prodhohet sherbela me e mire ne bote. Ajo kerkohet dhe can ne tregjet e botes. Por ligja e bimeve medicinale nuk ia njeh kete te drejte shoqates. Ta kam fjalen, se nuk eshte e lehte te besh mbledhje e te marresh vendime, kur ato nuk mund te zbatohen. Nese shteti nuk i unifikon ligjet, dhe nuk na e njeh ligjerisht, kete toke qe ne e kemi perdorur historikisht, eshte me mire te mos mblidhesh ne kuvend se sa te mblidhesh e te thuash te paverteta.
Nje plak i mocem perpiqet te shmange delet e te hape rrugen makines. Ndersa takohemi e prezantohemi e pyesim per historine e mureve te Kastratit. Muret thote ai jane ndertuar nga halli, kur turqit mbyllen rrugen e shtegtimit per ne fushe. Blegtoret e pare qe erdhen te themi ne para pese apo gjashte shekujsh, ishin Dedlit qe u shtuan e arriten ne rreth 500 familje, qe gjithmone jane konsideruar te ardhur, prane tyre banonin Jeranet me afro 100 familje me te cilet Dedlat mbaheshin si nip e bije, ndersa te vendit ne Kastrat konsiderohen rreth 80 familje, te perfaqesuara sic tregonte gjyshi im nga tre fise Petrajt, Palajt e Tetajt qe konsiderohen si banore te hershem. Keto tri shtresa te ndryshme lidheshin vazhdimisht me krushqi me njera tjetren, aq sa te tria kane raporte aferie nip-daje, prap se prap kane edhe diferencimet dhe here pas here ndahen nga njeri tjetri, per arsye te prones qe nuk e kishin te perbashket, si dhe te disa te drejtave te fituara ne menyra te ndryshme historikisht mbi njeri tjetrin.
Pra brez pas brezi tregohet se ne nje kohe te lashte ne kete vend banonte nje popullsi tjeter, me vone u shtua nje popullsi e re, e cila ta don mendja te kete qene nomade dhe me vone kane ardhur grupe te reja popullsie qe jane ngulitur prane tyre.
Tek blegtoret endacake te dikurshem si prone e perbashket duhet te kete qene vetem tufa e dheneve kurse me vone duhet te jete shtrire edhe mbi kullotat. Te gjitha legjendat qe tregohen per fise te ndryshme tregojne se te paret e tyre qene pronare tufash, por qe nuk kishin kullote e silleshin andej kendej duke kerkuar ushqim per tufat e tyre. Legjendat lidhen pastaj me te drejten qe kishte fisi mbi tufen duke vene theksin se fillimisht e drejta e ndarjes nuk njihej. Megjitheate delet qene te parat qe kaluan ne prone private. Ndersa format e bashkesise se kullotave vazhduan jeten e tyre deri ne ditet tona, vecanerisht ne kullotat verore. Kur prona e fiseve filloi te perfshinte edhe kullotat fiset filluan te behen me te forta pasi karakteri i prones u be me i qendrueshem. Prona e perbashket qe quhej e fisit kishte shenjat e saj dalluese qofte ne kafshe ashtu edhe ne kullota. Kullotat kishin kufinje te caktuar qe ne raste te shumta ishin ?kufij gjaku? si deshmi lufterash ne mes te fiseve per zoterimin e tyre. Brenda kullotave te fisit , qe per te evituar konfliktet e metejshme por edhe per te shtuar numrin e gjese se gjalle qe mund te kullosnin, filluan te pastroheshin nga guret, e nderkohe per te evituar konfliktet guret vendoseshin me kujdes ne formen e mureve qe ndanin me fisin tjeter, ndonjehere ndare nga i njejti zjarr. Brenda murit kullosnin vetem kafshet me shenjat dalluese te fisit si psh nje vesh i prere etj. E drejta e trashegimise mbi pronen e perbashket ishte per cdo anetar te fisit. Ai e deshmonte kete te drejte duke vertetuar prejardhjen nga tatezoti, i pari qe la ate prone qe mbeti e pandare. Preardhja deshmohet me ane te emrit, mbiemerit dhe gjenealogjiese.
Cdo anetar i fisit ka emrin e vet vetjak, perdor si mbiemer emrin e bababit, te gjyshit e katragjyshit
Ne malesin e Shkrelit e Kastratit secili e dinte permendesh vargun e brezave qe e lidhte me babain e pare. Psh ne fisin e Hotit zinxhiri shkonte nga Kole Pashkja, I Pashko Markut, Mark Zefit, Zef Marashit, Marash Ucit., Uc Mehmetit, Mehmet Gjonit, Gjone Leks, Leke Marashit, Marash Brules, Brule Vuksanit, Vuksan Pepes, Pepe Cekut, Ceke Jungjit, Jungj Geges, Gege Lazrit, Lazer Kecit, Kec Pantes etj, tek I cili qendronte pasi ishte babai I pare nga kishin trasheguar pronen. Emri mbiemri e breznite kishin rendesine e dokumenteve te sotme te trashegimise per te vertetuar pronen.
Prej fisit te Kelmendi llogariten rreth 50 mije te shperndare ne troje te ndryshme.Kec Panta baba i pare i Hotit largohet 18 breza, qe i bie ta kete fillimin ne shekullin e XIV.
Ky kolektiv njerezish qe mbeshtetej mbi nje prone te perbashket zuri te zgjeronte territorin dhe duke u spostuar per ne periferi. Boga eshte e fisit te Kelmendit, por u shkeput nga trungu i fisit kaloi vargun e Maleve, duke u vendosur me se nje dite larg, po ashtu Shkrelesit u larguan me shume se tre dite nga djepi i fisit te tyre.
Megjithese u larguan ne distanca te largeta, ruajten te drejten e prones se perbashket si dhe traditat e perbashketa. Psh Shkrelesit kudo ndodheshin ne Gryke Lugje, apo ne Shtoj te Ulqinit, Ne Breg te Matit apo ne breg te Ishmit e konsideronin te veten token e Shkrelit dhe ruanin traditat te perbashketa me Shkrelin e vendit
Por pas largimit ata ne disa raste hyjne ne marredheniet me fiset e vendit ku vajten dhe ndersa nje pjese qendruan shqiptare nje pjese e tyre u sllavizuan.Mendohet se megjithekete ata ruajne idene e nje prejardhje te perbashket.
Ndersa ktheheshim drejt Razmes, silueta e Prekes dallohej qarte ne horizont. E thirrem nga larg, por zeri humbiste honeve e Preka vazhdonte punen e filluar vite me pare. Vendosem te mbaronim pune ne Razem e kur te ktheheshin ne Vrith te takonim e bisedonim me Preken. Ne buzembremje ai vazhdonte me ritem te avashte te filluar vite me pare. Ndersa delet vazhdonin te kullosnin ne nje parcele te rrethuar ne krahe, Preka i zhgulte e stivoste guret, ne forme piramidash te vogla. Masivi shkembor te krijonte pershtypjen e pafundesise se gureve. Kjo nuk e shqetesonte Preken qe me levizje te ngadalta e ngrinte qysqine dhe godiste ne plasaritjet e shkembit gelqeror, duke shfrytezuar shtresat dhe alterimin e tyre nga dielli uji e akulli. Delet brenda murit matane me duket se jane tuajat i them une, e ti po punon jashte mureve. Ashtu eshte me thote, kete pjese e kemi blere vitet e fundit dhe duhet pune per ta pastruar, eshtuar druret e barin. Besoj eshte e lodheshme, gjithe diten lufte me gurin vecanerisht per moshen tuaj thote Nehati. I kam kaluar te 87 tat pergjigjet qete Preka, por ndjehem mire e njeriu nje pune do e beje.
Pune e veshtire mbeshtet Admiri, po halli te detyron e kjo eshte realisht lufte per te mbijetuar, por edhe nje forme e permiresimit te pyllit e kullotes qe rralle e has ne libra. Ndoshta ju nuk e besoni nderhyn tekniku i zones pyjore, por Preka nuk e ben kete nga halli. Djemte e tij jane kapur fare mire, kane disa shtepi edhe lokali ne qender te fshatit eshte i tyre. Djemte i flasin vazhdimisht qe nuk ka moshe per kete pune e as nevojen nuk e kane per kete pune te lodheshme shton ai. Preka kembengul se e ben me deshire kete pune, pasi ne cdo gur qe heq, na tregon ai, shtohet bari, lulet por edhe dushku e frasheri duket sikur po vine dora dores.
Une nuk mund te rri gjithe diten duke pare cfare ben delja, lopa apo kali, bej me deshire ate qe mundem qe guri, bari e druri te zene secili vendin e tij. Kjo me shton kulloten, por edhe me kenaq kur shoh se si shtohen bimet atje ku bashkefshatareve te mij, por as edhe ju shkencetarve nuk u besohet. Une nuk e di se cfare thone librat tuaja, nuk e di as se si e gjykoni punen time. Por une e di se parameje kete qe bej une e ka bere stergjyshi, gjyshi e babai, ndoshta ne kushte shume me te veshtira se tani. Ky eshte vend i thate e i veshtire, por nese edhe te tjeret do te bejne ate qe une bej, bimet do te shtohen, dielli do te djege me pak, por edhe shi e lageshtire do te kete me shume. Gjoni i kerkon qe te marre qysqine per ti bere nje fotografi tek shgul guret e I stivos ata. Preka e merr me qejf qysqine dhe vazhdon ne ritmin e tij. Megjithese fotografimi mbaron shpejt ai vazhdon me ritmin e tij te ngadalte e njekohesisht vazhdon biseden me Gjonin. Djemve te mij nuk u pelqen ajo qe bej une. Kane edhe nje hall tjeter. Se mos kalimtaret e komshinjte i shajne, qe e kane detyruar te atin ne kete pune. Por asnjeri nuk me beson, ndoshta as ju, qe une nuk mund te mbyllem brenda, une nuk mund te behem tani shites, as te rrij e te shoh djemte se si sherbejne ne lokal apo ne dyqan. Une bej ate qe me pelqen, fshati e djemte e mij duhet te kuptojne qe kur kerkojme me shume drure, bar e gjethe per syrin tone, apo per gjene e gjalle, ne duhet te dijme, por edhe te punojme qe bimet te shtohen. Ne duam qe gjeja e gjalle te shtohet, te na jape mish e qumesht, por duhet te shohim edhe hallet e bimeve. Gjeja e gjalle nuk mund te ushehet me gure. Pra guret duhen larguar. Kur eshte e mundur kjo duhet bere. Nese zoti na ndihmon edhe ne duhet te kontribuojme qe ta shtojme ate qe zoti ka ne mendje te na jape. Nese ne duam me shume ajer, me shume bime, qumesht e mish, duhet qe te bejme ate qe mundemi, te largojme guret, qe teoka bari e gjethi te shtohen. |