Tiranė- Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka njoftuar sot tė gjithė kandidatėt shqiptarė nga trojet jashtė shtetit si Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, se duhet tė regjistrohen pranė sekretarive mėsimore tė fakulteteve nė Institucionet shqiptare tė Arsimit tė Lartė, nė datat 1, 2 dhe 3 tetor 2008.
Pėr regjistrim, atyre u nevojitet: dėftesė pjekurie origjinale, dokument identifikimi dhe fotokopje tė tij, 2 fotografi dhe mandat arkėtimi i tarifės sė regjistrimit prej 1.500 lekė (Nr i llogarisė ku do tė derdhet tarifa duhet tė kėrkohet nė fakultetin pėrkatės)
Dėftesa dhe dokumenti i identifikimit duhet tė jenė tė pėrkthyera nė gjuhėn shqipe dhe tė noterizuara- thuhet nė udhėzimin e ministrisė.
Sipas tė njėjtit burim, lista e kėtyre kandidatėve fitues, sipas programeve tė ndryshme tė studimit, pėrcaktohen nga Ministritė e tyre tė Arsimit, apo autoritetet e autorizuara nė vendet pėrkatėse, nė pėrputhje me kuotat e e pranimeve tė miratuara nga Kėshilli ynė i Ministrave, dhe duhet tė dėrgohen nė Institucionet publike tė Arsimit tė Lartė deri mė datėn 30 shtator 2008.
http://www.shekulli.com.al/news/101/...008-09-10.html