| | #1 | |
| 6.000 Anėtarėsuar: 8.2006 | |
|
Ėshtė pėr tė ardhur keq, qė ne kemi njoftime shumė tė pakta mbi gjuhėn e ilirėve. Por fatmirėsisht kėto kohėt e fundit janė bėrė vrojtime, tė cilat na kanė hedhur paksa dritė mbi gjuhėn dhe karakterin popullor, e qė pastaj ato na japin shpresė, se paskėtaj do tė mund tė nxjerrim pėrfundime mė tė plota. Gjuhėn ilire, sikurse edhe trakishten nuk e mirrnin vesh grekėt; por ajo qe njė gjuhė indoevropiane, sikurse janė trakishtja, keltishtja, greqishtja, latinishtja, gjermanishtja, sllavishtja e baltishtja. Duke marrė parasysh madhėsinė e vendit; format e ndryshme tė tij, vėshtirėsitė e udhėtimit; duke marrė nė kujdes se ilirėt pjesėrisht mbetėn tė pa pėrēarė, e pjesėrisht u pėrzien me trakasit e me keltėt, kuptohet lehtazi, se edhe ilirishtja ka pasur dialekte tė ndryshėm, e se ilirėt gjuhėsisht kanė pasur ndryshime jo tė vogla nė Alpet lindore (nė Tirol, Stiri, etj) nė Venedik, nė Italinė e poshtme e nė gadishullin e Ballkanit, madje edhe nė Azinė e Vogėl. Njoftimet tona mbi gjuhėn e pėrgjithshme tė ilirėve i kemi prej disa fjalėve ilire, tė cilat na janė transmetuar prej autorėve klasikė, si pėr shembull, prej fjalės sabaja, me tė cilėn kėtillohej birra, prej mbishkrimeve e prej emrave tė vendeve e njerėzve. Mbishkrimet u gjetėn nė Venedik e nė Italinė e poshtme, por kanė mbetur deri mė sot gati fare tė paezauruara. Emra vendesh ilirisht janė ruajtur mjaft, e shumė ndėr ta njihen prej prapashtesės qė kanė, si pėr shembull grumbulli i fjalėve qė mbarojnė me shtesėn ona, tė cilat kishin pėr tė qenė: Emona, Albona, Flanona, Promona, Scardona, Narona e Dodona, tė cilat shihen edhe nė perėndim tė Adriatikut; e tė ndėrmendnin emrat e qyteteve Ancona, Cremona e Verona. Njė grumbull tjetėr gjendet me prapashtesėn este, si: Tergeste (Trieste e sotme), Bigeste e Aeste (Este e sotme nė Italinė e epėrme). Njė grumbull i tretė na paraqet mbaresėn ntum, si bie fjala: Dalluntum, Salluntum, Tarentum e Hyrdruntum (Tarento e Otranto nė Italinė e poshtme) e Carnuntum (pranė Vjenės). Pėrmbledhja e caktimi i kėtyre grumbujve emrash tė vendeve ėshtė me rėndėsi tė posaēme, pse ne me ndihmėn e tyre shpesh herė nxjerrim njoftime mbi pėrhapjen e ilirėve. Kėtė mund ta themi edhe pėr emrat e maleve e tė lumenjve. Kėta tė fundit patėn njė jetė tė gjatė; e shumta e tyre kanė ruajtur deri mė sot, me njė ndryshim tė vogėl, emrat e moēėm. Kėshtu bie fjala kanė rrjedhje ilire Oenus (lumi Inn nė Tirol), Dravus (Drava) e Savus (Sava) nė Kroaci, Oeneus (Una), Urpanus (Vrbas), Basanus (Bosnja), e Drinus (Drina) nė Bosnje, Timacus (Timok) nė Serbi, Naro (Naretna) nė Hercegovinė, Tara e Lim nė Mal tė Zi, Drinus ose Drilo (Drini), Bunus, Asum e Aoos nė Shqipėri, etj., etj. Pėrgjithėsisht edhe emrat e njerėzve njihen lehtėsisht. Shumė prej tyre mbarojnė me o, si fjala vjen Verzo, Testimo, Bato, Dasto, Paijo, Pino, Tato, Tito, etj. Por gjenden edhe plot emra tė tjerė qė mbarojnė me njė zanore tjetėr ose edhe me njė bashkėzanore, ēka i shkonte pėr shtat asaj gjuhe qė mund tė quhet sot e vdekur, (po tė mos kemi parasysh shqipen, e cila mbahet dhe hulumtohet si vazhduese e saj) si fjala vjen Temeia, Tattuia, Tafia, Teuta, Teuda, Mandeta, Brisussa, Zorada, Dezas, Andes, Panes, Pinnes, Tattaris, Scerdis, Zanatis, Agirrus, Plassus, Temus, Plator, Slator, etj., etj. Pėr tu vėrejtur ėshtė, se edhe gratė kishin tė njėjtėt emra si dhe burrat. Emrat kėso dore ishin Aplo, Cato, Trio, Tritano e Panes. Gjė me rėndėsi ėshtė edhe se ilirėt kishin shumė emra, qė kishin dhe romakėt; kėshtu bie fjala quheshin si ilirė dhe romakė me emrat Caius (Kajo) Cato, Titus, e Varro. Pėrveē kėtyre njoftimeve gjuhėsore, kėto kohėt e fundit janė gjetur tė dhėna mė tė reja, tė cilat pėrmbajnė e nja japin pėrfundime me rėndėsi tė pėrvetėsuar. Nė Lisiēiqi afėr Konjėc-it nė Hercegovinė, nė fushėn e Narentės, janė gjetur tre mbishkrime varrezash, tė cilat janė shkruar latinisht, por nė fjalėt autoktone kanė shkronja ilire tė posaēme, pėr ata tinguj, pėr tė cilėt alfabeti latin nuk kishte shenja pėrkatėse. Pra ilirishtja kishte disa tinguj qė nuk i kishte latinishtja. Mbi tė gjitha provat, ajo qė flet mė shumė se gjithēka, ėshtė gjuha e sotme shqipe, qė sot nė botėn linguistike nė shkallė ndėrkombėtare e shkencore mbahet si vazhduesja e vetme e ilirishtes. E qėndrimi i patundur i gjuhės na tregon edhe njė ndėrgjegje tė fortė kombėtare. Ky pėrfundim vėrtetohet edhe prej njė lajmi shumė tė mėvonshėm; Shėn Hieronimi, njė shkrimtar i cili lindi rreth vitit 350 e.s nė kufirin verior tė Dalmacisė nė vendin Stridon, e qė vdiq nė Betlem nė vitin 420, na lajmėron, se nė kohėn e tij nė Dalmaci e nė Panoninė kufitare, flitej barbarisht, qė d.m.th jo latinisht. Latinishtja qe nė Iliri, sikurse edhe nė Spanjė, Gali e Gjermani, etj., gjuha zyrtare, tregtare, dhe gjuha qė pėrdorej nė jetėn e pėrditshme, nė zyrat shtetėrore e qytetare, nė ushtri, nė tregti tė jashtme, ndėrmjet tė huajve dhe vendėsve, qė ishin romanizuar dhe e mbanin veten pėr romakė. Latinishtja pėrdorej edhe pėr monumente e gurė varresh, sepse ky zakon erdhi nga jashtė, si dhe pėr faktin se punėtorėt e tyre nuk ishin vendas, prandaj pėrdornin gjuhėn e tyre pėr tė tilla mbishkrime. Ilirishtja ishte gjuha e popullit, sidomos nė katunde, por edhe nė qytete pėrdorej nė marrėdhėniet shtėpiake e private. Por kėtė gjuhė e pėrdorėn edhe shumė ilirė, qė morėn kulturėn romake e qė patėn nėpunėsira botore tė larta. Bashkėpėrdorimi i kėtyre dy gjuhėve pati edhe njė bashkėndikim, ato influencuan tek njėra tjetra. Tė dyja patėn ndryshime, tė cilat rrotull njėqind vjetėve formuan njė gjuhė, po themi nė mėnyrė hipotetike iliro-romake, sikurse edhe nė pjesėt e tjera tė perandorisė Romake, si fjala vjen nė Spanjė e Francė. Gjuha iliro-romake quhet edhe gjuha dalmate, pse deri sot vetėm atje ėshtė gjetur. Kjo gjuhė dyfishe ka vdekur tani vonė. Mė i mbrami njeri qė diti kėtė gjuhė, qe shėrbėtori i kishės Anton Udina-Burbur nė ishullin Veglia, i cili vdiq nė vitin 1898 prej shpėrthimit tė njė bombe. (Karl Patsch, Ilirėt, fq 62-69) |
| | #2 |
| dykrenshe Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Nga vepra "Ilirėt" e Aleksandėr StipēeviqitNjohunia jonė mbi gjuhėn (ose gjuhėt?) e Ilirėve bazohet kryesisht nė materialin e pasun onomastik qė asht ruejtė nė teritorin e okupuem prej tyne, sidomos gjatė bregdetit Adriatik dhe nė disa vise nė provinca tė vendit, mandej nė spjegimet e Hezikit, leksokograf i shekullit V para e.r., dhe nė emnat e paktė ilirė tė cekun prej shkrimtarėve tė vjetėr. Antroponimet e Ilirėve -- pėr tė cilat do tė flasim nė pasusin vijues -- edhe toponimet, tė njohtuna jo vetėm prej burimeve antike, shum prej tė cilave janė ruejtė deri mė sot nė emnat e sllavėve modernė (me origjinė ilire janė emnat e maleve: Promina, Mosori, Dinara, tė lumejve: Bosuti, Narenta, Una ,Drava, tė qyteteve: Spliti, Salona, Zara, Nishi tė ujdhesave: Braēi e tjera), paraqesin nji burim shumė tė randėsishėm pėr studimin e kėsaj gjuhe, por rezultate qė mund tė na dalin tue e analizue kėtė material, nuk na qojnė aq larg. Pėr fat tė keq, asnji tekst nė gjuhėn ilire, qoftė i kohės protohistorikeose i asaj romake, nuk asht gjetė ende deri tash e vėshtirė mund tė gjindet edhe nė tė ardhshmen. Nė kėtė vend duhet tė pėrmendim, e pėr kėtė tashma duhet tė jemi tė sigurtė, se Ilirėt nuk e kanė njohtė kurrė nji shkrim nacional. Me pushtimin romak, Ilirėt qė kanė jetue nė qendrat urbane, pak a shum tė romanizueme, muerėn shkrimin latin pėr epitafe tė pėrmendoreve tė vorrezavet, ose atė grek nė viset jugore tė Maqedonisė, ku ndikimi i qytetnimit helen ishte mbizotnues. Linguistėve tė soēėm u kanė mbetė vetėm emnat personalė (tė pėrveēėm), tė cilėt gjithnji ose gati gjithnjijanė ruejtė nė forma origjinale ilire, edhepse shpesh kanė qenė tė romanizuemė. Gjuha e Ilirėve i pėrket grupit tė gjuhėve indoeuropiane, por deri mė sot nuk ka qenė e mundun me e futė me siguri nė grupin kentum apo nė atė satem. Analizat e pandėrpreme e sistematike tė materialit onomastik, ilir, nga ana e shum filologėve tė famshėm (H. Krahe, A. Mayer, N. Jokl, P. Kretschmer, H. Bariq), nuk kanė qenė nė gjendje deri tash me e sqarue kėt problem themelor. Nė kohėt e fundit disa shkencėtarė (nė krye tė tė cilėve asht bullgari. V. Georgiev), i kanė dhanė pėrparėsi hipotezės, simbas sė cilės gjuha ilire i takon nji grupi gjuhėsor tė posaēėm, gjithashtu indoeuropian, por me origjinė ma tė vjetėr se grupet kentum dhe satem, qė e quejnė me emėn mediteran-pellazgjik. Kjo teori, edhepse nė nji mėnyrė pėrputhet me tezėn autoktone tė origjinės ilire, nuk mundet tė pėrkrahet shumė. Nėse vėshtirėsitė rreth vendit qė gjuha ilire zen nė gjiun linguistik indoeuropian, janė tė tilla, edhe ma tė vėshtira janė ato qė i pėrkasin studimit tė leksikut e tė gramatikės sė kėsaj gjuhe. Pengesa kryesore nė studimin e materialit onomastik qė asht baza e studimit tė gjuhės ilire, qėndron nė faktin se domethanja e pjesės dėrmuese tė emnave tė ruejtun, asht krejtsisht e panjohtun. Disa identifikime janė ba prej shkenctarėve, nė saje tė vleftės sė madhe latinetė pėrmbajtun nė formėn e ndėrlikueme tė disa emnave personalė ose gjeografikė, ose nė saje tė etimologjisėsė tyne, por fjala asht pėr raste shum tė vetmueme qė shum pakmund tė sjellin dritėmbi gjuhėn e folun tė Ilirėvet. Me pushtimin romak fillon procesi i romanizimit tė tokės ilire, proces qė pat pėr pasojė edhe zavendėsimin e gjuhės ilire me atė latine. Ky proces, natyrisht, u zhvillue vetėm nė qendrat urbane, kurse nė pjesėt e mbrendshme tė vendit, Ilirėt pėr nji kohė tė gjatė vazhduen tė flasin gjuhėn e vet. Kėshtu, shėn Hieronimi, edhe vetė me origjinė ilire, vėrteton se nė kohėn e tij, pra nė shekullin IV - V para e.r., Ilirėt e provincės romake tė Dalmacisė dhe tė Panonisė, ende e flitshin gjuhėn e vet. Me vendosjen e Sllavėve (prej shekullit VII e tutje) zhduket definitivisht pėrdorimi i kėsaj gjuhe, tue lanė gjurma tė pakta nė gjuhėt sllave nė Siujdhesėn Ballkanike. Simbas shum studjuesve, gjuha e sotshme shqipe do tė duhej tė jetė e vetmja mbeturinė ende e gjallė e gjuhės ilire. S'ka dyshim se shqipja tashma vėrtet mund tė konsiderohet si gjuhė paleoballkanike, por lirisht mund tė pyesim, nėse shqipja e sotshme asht mbeturinė e nji gjuhe ose dialekti ilir, apo vetėm e nji gjuhe paleoballkanike, ekzistencėn e sė cilės sot nuk asht e mundun me e identifikue. Mbeturinat onomastike tė ilirėve, ose qė konsiderohen si tė tilla, parashtrojnė materialin ma tė randėsishėm jo vetėm pėr studimin e gjuhės ilire, por edhe pėr shqyrtimin e procesit tė romanizimit e bile edhe pėr rikonstruimin e zhvillimit social tė Ilirėve. Po pėrmendim emnat ma karakteristikė qė gjinden nė mbishkrimet e epokės romake: Bato, Pines, Verco, Loantius, Aplius, Plassus, Plator, Beuzas, Dasas, Vendo, Aetor, Volso, Voltisa e tjerė. Kėta gjinden nė pėrmendoret e shumta tė vorrezave, pėrgjithsisht shum tė thjeshta. Mirėpo, emnat ilirė gjinden shpesh edhe nė shum lokalitete tė Perandorisė Romake, ku Ilirėt gjindeshin nė shėrbimin ushtarak (nė Gjermani, Afrikė, e tjera). Shpesh nė kėto pėrmendore tė vorrezavet tė Ilirėve, tė vorrosun larg atdheut, lexohet emni qė tregon origjinėn e tyne: Jasus, Breukus, Jadestinus. Ilirėt qė kanė banue nė vise tė ndryshme nuk i kanė pasė emnat e njajtė. Hulumtimet e shkenctarėve, sidomos nė vjetėt e fundit, tregojnl se nė teritorin ilirmund tė dallohen shum regjione me onomastikė qė e karakterizojnė grupe emnash tė ndryshėm. Ky konstatim asht shum i randėsishėm, mbasi vėrteton edhe njiherė ndryshueshmėninė, ndoshta edhe etnike, tė fisit ilir. Sa i pėrket zhvillimit kronologjik tė formės onomastike, mund tė konstatohet se Ilirėt, nė kohnat e vjetra, njifshin vetėm emnin individual, por nėn ndikimin grek, prej shekullit IV para e.r., atij emni ia shtojshin emnin e babės nė gjindore (mbiemin).Me pushtimin romak, por sidomos mbas shuemjes sė kryengritje sė Batonėvet ( 6-9 e.r.), formula onomastike ilire i nėnshtrohet dhe i adaptohet formulės onomastike romake. Fazat e ndryshme tė kėtij procesipasqyrojnė nė nji mėnyrė tė dukshme ndryshimet e mėdha qė baheshin nė kėt kohė nė lamėn sociale, ekonomike, kulturore. Ilirėt pėr nji kohė tė gjatė i ruejtėn me vendosmėni emnat e vet, edhepse tė formuem simbas formulės onomastike romake, por mbas ediktit tė Karakallės (212 e.r.), simbas tė cilit gjithė Ilirėve u ipej edhe nėnshtetėsia romake, emnat kombtarė gjithnji zavendėsoheshin me mena romakė. Zavendėsimi i emnave autoktonė me ata romakė nuk qe kurr komplet, por u kufizue vetėm nė qendrat e romanizueme, kurse nė vendet e mbrapambetuna dhe larg prej rrugėve tė komunikacionit, vendasit e ruejtėn tė pandryshuem repėrtuarin e vet onomastik, i cili nė disa raste, sidomos te Shqiptarėt, u ruejt deri nė mesjetėn e vonshme, madje edhe deri nė ditėt tona. |
| | |
| | #3 | |
| nėntokė Anėtarėsuar: 6.2007 | A mund dikush tė mė ndihmoj ti interpretoj kėto fjalė nė shqip? Citim:
| |
| | |
| | #4 | ||
| dykrenshe Anėtarėsuar: 8.2006 Vendndodhja: Nė breshta, mes bredhave, | Citim:
Janė mundu t'i shpjegojnė fjalėt e ilirishtes duke lėnė anash shqipen, dhe duke interpretu sipas gjuhėve tjera. Kjo edhe na ka lėnė mbrapa nė studimin e ilirishtes, nė zbulimin e strukturės sė saj gjuhėsore. Citim:
Bagaron duhet tė ketė kuptim tjetėr. | ||
| | |
| | #5 |
| bukėpjekės Anėtarėsuar: 6.2007 | Ato fjalėt ilire kanė mbaresa greqisht, duhet t'i hiqen mbaresat kur interpretohen. Psh. bek-os, bagar-on, etj. Kjo e dyta ėshtė fjala i vakėt, i vakur (b-v, g-k), vak, vakoj, etj. dmth ngrohje, ngrohtė, ngroh. |
| | |
| | #6 |
| gjallar Anėtarėsuar: 9.2008 | pershendetje-Tregim nga Herodoti CILI POPULL ESHTE ME I LASHTI CILA GJUHE ESHTE ME E LASHTA ,KU KA RRENJET ETNOGJENEZA E GJUHES SE FARAONVE . Faraonin Psammetich 600 vite p.e.r e brengoste kjo qeshtje ??? Megjithate vendosi te bej nje lloj eksperimenti te thjesht qe do te percaktonte paraardhsit e lashtesis . Ketu lind pyetja pse e beri kete eksperiment ky faraon duke vrejt popullin qe jetonte ne Egjypt ngjyrat dhe gjuhen qe komunikonin , pra duke verejt perzierjen e popullit qe kishte humbur fisnikrin,ky vendosi te bindej ne menyra me te thjeshta . Per eksperiment I muar dy femij te porsa lindur dhe I vendosi ne nje vendbanim te izoluar duke u kujdesur per zhvillimin tyre , ku per ta kujdeseshin mbikqyrse te pa goj –memec rreptesisht ishte e ndaluar krijimi I toneve te ndryshme edhe gjat kohes se ushqimit . Pas dy vitesh ndodhi mrekullia eksperimenti u realizua I sukseshem . GJAT KOHES KUR JU SILLTE SHERBETORI USHQIMIN. PAS DY VITESH FEMIJT DALLONIN EREN DHE NUHATESHIN . DHE LESHUAN TONIN E PARE ,,BĖKOS” NJEHERIT SHIHEJ GEZIMI TYRE PER TU USHQYER I GEZOHESHIN BUKES . Kujdestari I muar femijt pasi qe filluan ta perserisin kete fjalen e pare Dhe I dergoj ke mbreti . Duke analizuar kete fjale emer mbreti erdhi ne perfundim se fjala BEKOS eshte nje emer I kuptuar ne gjuhen Pellasge-Yllire ne gjuhen e fisit frigase (Frygas)pra buka thirrej ,, bekos’’ mbreti erdh ne perfundim se ky popull jan paraardhesit e faraonve fisnik , njeherit te paret qe komunikuan .. Nga ky fakt dokumentues qe na jep HERODOTI per kete eksperiment mund te nxjerrim nje konkludim se PELLAZGJISHTJA-YLLIRISHTJA-ne fakt ALBANOLOGJIA si gjuhe trasheguese e drejtperdrejt , ėshtė gjuha e parė e kultivuar nga raca njerėzore ne menyre te lirshme natyrale.. |
| | |
![]() |
| Pėrdorimi i ēėshtjes | |
| Paraqitja | |
| |
Tituj tė ngjashėm |
| Ēėshtja |
| 'Mbi origjinėn e shqiptarėve (ilirėve)', A.Pulianós nga 49572 nė danėn "Antropologji" |