|
gjallar
|
Nga Haki KOLA
Trungu dukej i stėrmadh. Ndoshta tė pesėdhjetat, degėt dukeshin tė freskėta, plot me kokrra. Trungu i shkurtėr, mbytur nė rrudha, vende-vende me zgavra tė thella qė e pėrshkonin atė tej pėr tej, e lejonin diellin tė mbushė me njolla gjelbėrimin pėrreth. Nė mendje kisha telefonatėn e papritur tė Bimit dhe kėmbėnguljen e tij se ishte pranė ullirit mė tė vjetėr tė vendit. Ademi i shtoi sigurinė qė mrekullia e kėsaj dhurate tė madhe qė ne shqiptarėve na e fali pa kursim zoti, pėr tu rritur si shkėmb e nė tokė e frymėzoi Skėnderbeun pėr ti detyruar arbrit tė mbushin pėrplot mė tė Krujėn e zonat pėrreth duke e futur nė kanun mbjelljen e tij pėr ēdo rast martese apo lindje. E pra kėtij ulliri i takon njė shenjė, qofte edhe i dyti apo i treti, prapė shenja i takon. Po tė ishte lis apo rrap thotė Bimi atėherė ju tė pyjeve nuk do i ndaheshit pa ja vėnė pllakėn si monument. Nė njė shekull, ku njerėzimi ėshtė nė garė pėr bioenergjinė, ne mbjellim ferra e harrojmė ullirin, ndaē ulli fabrike, ndaē farmaci apo central pėr prodhim energjie, njė akumulator qindravjeēar, qė mund tė veshė njė tė treten e kodrave tė Shqipėrisė sonė tė vogėl, qė kėrkon vetėm tė mbillet e mos pritet, e shkėmbin e bėn tokė, rrezet pėrvėluese tė diellit i grumbullon e i bėn vajin mė tė mirė e tė shtrenjtė tė botės, e qė ēuditet kur na sheh qė nė vend tė tij mbjellim akacie me gjemba e pisha qe digjen vetė e djegin tokėn. Ne ndėrtojmė bunkerė e mbjellim ferra dhe harrojmė atė me tė cilin na priveligjoi natyra, e qė mund ta nė bėjė me emėr e pasuri, e tė na pakėsojė plagėt e tokės. Lumi i Tiranės gjarpėron nė honet poshtė rrugės. Duhet zgjedhur vendi pėr kėmbėn nė kėtė shkallė tė thepisur, sidomos nga tė papriturat e vesės sė mėngjesit. Ndėrsa provoj tė zgjas kokėn pėr tė gjetur fundin e kanionit, dalloj ujėrat kristal e tė shkumėzuara tė lumit tė Tiranės, qė sikur nxiton tė ikė nga kjo ngushticė e tė ēlirohet nė fushė e det, nė mendje mė parakalojnė varganėt e pafund, qė kanė kaluar male e lumenj, nga viset e largėta tė Shkupit apo Rekės, Dibrės apo Zerqanit, drejt detit, butėsisė sė Tiranės apo drejt kryeqendrave tė perandorive sipas kohėrave, Romės apo Stambollit. Mua me kujton historitė e tim eti qė 65 vjet mė parė, kur ishte vetėm 17 vjeē, vinte nė kėmbė nga Zerqani nė Tiranė, qė tė gjente tregun e tė ndėrronte arrat e tij me vaj ulliri pėr dyqanin e shtėpisė, e njėri nga bidonat e ngarkuar nė kalė, nga mosha apo ndonjė goditje ishte shpuar e derdhte njė vragė tė vazhdueshme vaji, shkėmbi rrėshqiste e vaji humbiste, e pėrveē zgjedhjes se rrugės i duhej tė mos bllokonte vargun e kuajve, tė bllokonte bidonin duke sajuar si tapė njė patate, duke iu shmangur honeve te shkallės sė Tujanit.
Bimi kėmbėngulte qė pushimin tjetėr ta bėnim tek hani i Murrizės, por kafetė e Bastarit sikur na e bėnin me sy dhe Asllani qė na kishte tė njohur tė vjetėr, nuk do na e falte. Ai banonte nė Tiranė, meraku i tokės qė po e merrte lumi se linte rehat, e nė kėtė stinė vinte tė freskonte gardhin nė anė tė lumit e mbillte sa mė shumė drurė. Ai nuk i kuptonte kėta tė pyjores, qė nuk e linin tė mbillte ullinj, arra apo qershi dhe mendjen e kishin tek pisha e akacia. Pishat na kanė mbuluar e egėrsuar kullotėn, e na kanė hapur telashe, ankohet Asllani. E shoqja e ka lėnė zanatin e vjetėr tė infermieres, dhe mė tepėr pėr tė kaluar ditėn, thotė Asllani, njėrėn nga dhomat e kam kthyer nė kafe, ku mė tepėr afrohen tė pijnė ndonjė gotė ish tė kuqtė, pasi blutė shkojnė tek Beqiri. Ishalla hapet rruga e Arbėrit, pėrndryshe ky vend do braktiset. Ngjitur me Tiranėn e dynja tjetėr, dynja veē dynjaje, as qumėshtin nuk e dinin se duhet zier, kur unė erdha nuse, ngacmon tė shoqin Shėngjergjėsja. Njė gjysėm mali nė derė tė Tiranės dhe duket si prapa diellit, ėshtė gjė e madhe rruga, I rrit vlerėn, tokės, kafshėve, ujit e jetės. Kot mundohet Asllani me ato projektet, Bovillėn e Zall Bastarin i shpėton rruga. Ishalla kėtė radhė e kanė me gjithė mend, thotė Asllani, nuk ėshtė vetėm pyllėzimi, ėshtė edhe shpresa se ndonjė ditė do kthehemi, nė kėtė vend tė bekuar qė prodhon ujė e ajėr pa masė pėr Tiranėn, por mund tė bėhet edhe vend pushimi e biznesi.
Merrni mushka thotė Asllani, pasi Qafė-Murriza ėshtė larg, nė majė tė malit, por Bimi ėshtė i mėsuar e ne i kemi premtuar qė do i prekim gjurmėt e rrugės. Pasdite vonė, dielli pėrpiqej tė na shihte tek puthej me detin, e rrezet e tij sikur kalonin qafėn e buallit e ndaleshin ne Kercin mbi Dibėr. Unė do tė desha qė tė kishte reflektuar nga ndonjė dritare e lagjes sė Dibraneve e mali tia kthente qytetit, por dukej qė kjo dėshirė ishte mė tepėr se imagjinatė. Ndėrsa Bimi hap ēadrėn hedh vėshtrimin poshtė te lugina e Gurit tė Bardhė sikur shkrihet me atė tė Matit. Kulla e Pjetėr Budit, dėshmi e hershmėrisė e dashurisė pėr shkrim e dije, duket sikur vigjėlon hapėsirėn, ndėrsa lugina e valit tė Martaneshit, fshehur pas vargut tė maleve, duke i lidhur Tiranėn, Bulqizėn e Matin, strehon, nė ngrohtėsinė e fshehtėsine e saj qysh nė lashtėsi, arra shumėformėshme natyrore, duke mėtuar tė jetė njė nga vatrat e kėsaj kulture, ndėr tė ngjashmet qė ajo ka nė glob. Lart maja e Kaptinės, depo uji e kėrthize e vendit, mėkon pa pushim katėr lumenj, qė marrin katėr drejtime tė ndryshme, pėr tiu bashkuar tė katėrt detit, pasi lagin pjesė tė ndryshme tė vendit.
Tė nesėrmen, Bimi e humbi bastin pėr gjurmėt e Hanit tė Bobės. Gėrmimet pėr ndėrtimin e rrugės sė Arbrit qė tashmė duket si diēka qė po ndodh, kanė zhdukur jo vetėm themelet e Hanit por edhe disa lokale 5-6 vjeēare midis pishave janė tronditur E para humbje pėr tė nė kėtė marshim, nga Dibra lagje e njė kryeqyteti, nė Dibrėn kryeqytet tė njė krahine. Ai kishte pranuar propozimin tim qė tė lemė pėr herė tjetėr teqenė e Ballenjės apo fshatin Peshk. Si pėr shpėrblim provoj ti shpjegoj se lugina nė formė govate e Bulqizės, duket njė lehonė qė sapo e ka pėrcjelle akullnajėn vigane tė zbritur nga pėrroi i Xhemės, frut i ndryshimeve tė atėhershme klimatike, pėr ēka dėshmojnė ujėrat, qė vazhdojnė tė gėlojnė qė nga grumbulli i liqeneve qė nga Ziu e deri tek i Sopotit apo ato tė Vajkalit, cirqe dėshmi tė gjalla akullnajore lart nė mal apo burimeve e pellgjeve kėnetore kudo nė luginė. Ai bėhet mosbesues e don tė mė ndėrpresė, kur idesė sė tij pėr moshėn e ullirit, unė i kundėrvihem me liqenin e madh qė krijoi akullnaja, duke bllokuar kalimin e deriatėhershėm tė Drinit tė zi nėpėr luginė tė Bulqizės e Matit drejt e nė Adriatik, njė liqen vigan qė mbuloi tėrė Grykėn e Madhe, nga Bulqiza nė Ostren e Maqellarė e deri nė portat e qytetit tė Dibrės, hipotezė qė Bimi vazhdon ta kundėrshtojė edhe kur i tregoj shtresat e zhavorrit qė nga fusha e Gurrės e deri nė qafė te liqenit e qafe te madhe, e as kur pėrpiqem ti shpjegoj kanionet anormale qė ka krijuar Drini nė Kovashicė, Qėnok apo Skavicė nė pėrpjekjet e tij pėr tė krijuar shtratin e ri qė e ka sot e kėsaj dite. Vendin e quajtur Qafa e Liqenit si dhe gjithė tokat e lagura apo vargun e kodrave me prerjet e pandėrprera tė shtresave tė zhavorrit unė i pėrdora aq me kėmbėngulje sa Bimi u dorėzua dhe e pranoi idenė e liqenit me gjithė atė tė ndėrrimit tė shtratit tė Drinit, por njė merak i ri iu shtua kur mėsoi pėr tunelet e hapura deri nė thellėsinė 1800 metėr tė minierės sė madhe tė kromit nė Bulqizė, pasi njė tėrmet apo shembje dheu mund tė bėhen shkak qė Drini tė kthehet nė shtratin e vjetėr e tė lerė nė harresė gjithė ato hidrocentrale tė vendit.
Tek gurėt e Skėnderbeut, Ademi vazhdonte debatin pėr vendin ku do tė zhvendosej pėrkujtimorja kushtuar njė beteje tė famshme tė heroit kombėtar. Dikush pretendon se vetė gurėt e Skėnderbeut qė nuk kanė luajtur sot e kėsaj dite, janė monumenti mė i besueshėm e i pėrjetshėm. Jo vetėm gurėt e lartė thotė si me vete Ademi, por edhe emri i fshatit Vajkal, dėshmon keqardhjen qė legjendat e shndėrrojnė nė mbinjerėzore. Kjo e vajit tė kalit duket si e tepruar thotė Bimi, ashtu si edhe ajo e Peladhisė, qė marrėzisht trajtohet si shenjė e tepricės sė ushqimit e trajtimit tė mirė tė dhive nga popullata e rrethuar pėr kohė tė gjatė nga turqit, qė tė habitur pyetėn nėse ishte pelė apo dhi. Kjo vėrtet duket e tepruar, ndėrhyn qetėsisht Ademi, ama ajo e ndėrrimit tė veshjes, pra e shndėrrimit tė ngjyrės sė qashės nga e kuqja nė tė zezė, dhe e spikave nga e zeza nė tė kuqe ėshtė pothuaj e pranuar nga tė gjithė. Ademit i duhet tė presė tė shohin ndonjė grua tė moshuar pėr ti shpjeguar Bimit se ēfarė ėshtė qasha si dhe domethėnien e ndėrrimit tė ngjyrės qė ishte e kuqe e kombinur me anė tė spikave me tė zezėn, simbol i flamurit, ku e kuqja dominon, ndėrsa pas vdekjes sė Skėnderbeut, gratė ndėrruan uniformėn duke e bėrė fushėn e qashės tė zezė, ndėrsa spikat shiritat ngushtė nga lart poshtė tė kuqe, uniformė qė mbahet sot e kėsaj dite nga gratė e martuara. Dikur vazhdoi Ademi, ndoshta deri nė vitet 60 kėto rroba visheshin edhe nga tė rejat, por nė uniformėn e vajzave e kuqja mbeti sot e kėsaj dite mbizotėruese. Bimi po mendonte se me ēfarė shenjash mund ta kenė shprehur keqardhjen pėr vdekjen e Skėnderbeut krahinat e tjera qė bien mė tė afėrt me Skėnderbeun, duke filluar qė nga Dibra e Madhe apo Kastrioti me pusin e Gjonit e tė tjera nishane.
Dymbėdhjetė kisha qė nga Valikardha deri nė Kryq tė Lubaleshit u shndėrruan nė xhami, duke lėnė tė braktisur manastirin midis Zerqanit e Sopotit, rrėnojave tė tė cilit thirren Kisha e Klloqve. Perandoria e dyzoi fshatin Sopot, duke vendosur pėrballė lagjes tradicionale tė Priftakėve, me Pjetrin, Gjinin, Gjinkolėn, Palin, Markun, Pepėn e Kolėn me Mustafėn nga Edreneja, i cili me Mehmetin, Zenelin, Topin e Sulėn, krijuan lagjen qė sot e kėsaj dite mban emrin Mustafanjė, ku dikush thotė se ka rrėnjėn nė fisin Topi edhe presidenti aktual i vendit. Bimi kundėrshton energjikisht, por Ademi e qetėson me argumentin qė ka sa tė duash ēuna Tirane qė e kane origjinėn nga njėra prej Dibrave, si nga lagja e Dibranėve, apo vetė Dibra. Edhe pėr punė te kishave tė kthyera nė xhami, thotė Ademi, ato prapė vende tė shenjta mbetėn. Kjo ndodhi edhe me kishėn mė tė madhe te perandorisė, me Shėn Sofinė qė u kthye nė xhami.
Lajmi pėr varrin ilir tė zbuluar nė Sofraēan nga fadromat qė hapin rrugėn e Arbrit , sikur e ngacmon dhe e bėn tė jetė zevzek Ademin. Me siguri rruga duhet tė ketė qenė e gjerė dhe e kontrollueshme si nga kalaja e Krajkė ashtu edhe ajo e Sofraēanit qė duke u pėrpjekur tė vlerėsojė sa ėshtė dėmtuar nga gėrmimi varrezėn nė Qafė tė Sofraēanit, pak mbi tre ēezmat, fillon tė filozofojė duke e imagjinuar ushtarin qė mbante parzmoren ilire duke e quajtur atė si dėshmorin e parė nė luftėn pėr mbrojtjen e qytetit tė Dibrės nga pushtimi i Kryqėzatės sė Parė nė vitin 1107, dėshmor i njė beteje vigane me njė ushtri tė stėrmadhe kalorėsish normanė tė drejtuar nga siēiliani Bohemond. Ky duket se ka qenė njė nga tė paktat pushtime tė ardhur nga perėndimi, pėr Dibrėn, pas kėsaj nė shekujt e 13-tė dhe tė 14-tė, qyteti ka rėnė sa nė duar tė Despotatit tė Epirit, nė Perandorinė e Dytė Bullgare, nė Perandorinė Bizantine apo nėn Serbinė. Pėrballė varreve matanė Hurdhės sė Priftit, ca lėndina tė braktisura tė quajtura Gropas, nga disa hisorianė argumentohen si ish vendbanimi i Pal Gropės sunduesit paraosman tė Dibrės dhe Ohrit. Arbosi e mė tutje Karmasi nė krahė, Qafa e Madhe e ajo e Liqenit tė drejtojnė rrugėn pėr nė Fushė tė Gurrės, njė ish qytet i mbuluar nga dherat e enigmat qė nė mungese tė gėrmimeve gjeologjike, zbulohet herė pas herė nga rrėshqitjet duke i dhėnė mundėsi pėrroit tė Lanės ti dėrgojė nė zallin e Bulqizės e drejt nė Drin enigmat qė provojnė tė zbulohen. Ademi hamendėson se ėshtė mė e arsyeshme qė Pal Gropa ta ketė patur qendėrbanimin nė Fushė-Gurrė, ku gjurmėt e njė ish-qytetėrimi janė shumė mė tė qarta se nė Gropas. Vetė rruga nga Ura e Spiles, e deri tek ura e qytetit, sikur e justifikon qenien e qytetit, pjesa nga Hani tek Hoxhėt e nė Gropas sikur ėshtė ruajtur me gjithė gjerėsine e saj, dhe roli i kalave anash duket sikur i shėrben funksionit tė qytetit, pėrpiqem tė argumentoj unė.
Bimi pėrpiqet tė filozofojė se lavdia gjithmonė ka edhe telashe, e Dibrės tė dyja i kanė ardhur mė shumė nga Skėnderbeu, qė zjodhi pikėrisht kėtė rrugė fare mirė tė pėrforcuar me kalatė e Sofraēanit, Krajkės, Vajkalit, Xibrit, Gurit tė Bardhė e deri nė Krujė. Pėr rreth ēerek shekulli, nė atė kohė Dibra ishte kufiri i fundit deri ku Turqit mbanin terren. Nėse nė kronikėn e mėngjesit Dibra pėrmendej nė krahun e Arnautėve, tė nesėrmen pėrmendej nė anėn tjetėr duke kaluar sa nė duar tė shqiptarėve, sa nė ato tė osmanėve. Janė dy beteja tė famshme tė Skėnderbeut pranė kėtij qyteti, tė dyja fituar prej tij, ajo e 29 prillit 1444 si dhe ajo e 27 shtatorit 1446.
Qė nga perėndimi, dielli i kalon nė mes tė dhėmbėve tė malit tė Lopės, e ndalet duke i ndriēuar nga kėmbėt nė maja malet e Kėrcinit, Deshatit, Stogovės, Jablanicės e Bistrės. Liqeni buzė qytetit, qė i bėn njė ndalesė lumit tė Drinit, pak para se ai tė bashkohet me zallin e Bulqizės, pasqyron rrezet e zbutura tė diellit qė po ulet duke i hedhur tej mbi dritaret e shtėpizave tė qytetit, pak mė shumė se 600 metėr mbi det, e tė tjera pasqyrohen nga ujrat e rrėmbyera tė Radikės, qė i vjen nga shpina qytetit, e fillimisht duket si nė vijė tė drejtė me Grykėn e Madhe.
Kjo ėshtė qyteza modeste e Dibrės sė Madhe, qė vitet e fundit e vuri nė mes tė shtėpizave tė sja njė statujė modeste tė Skėnderbeut, si shenjė e qetėsie qė ai ndjen duke u dukur si njė nga bashkėqytetarėt e tij. Duket se emri ėshtė pėrdorur qė nga lashtėsia, fillimisht nė njė hartė tė Ptolemeut nė mes tė shekullit tė dytė, e thirrur Deborus, perandori i Bizantit e dinte ekzistencėn e saj, ndėrsa shkencėtari e publicisti i njohur Ami Bue, e vizitoi nė trazirat antiturke te fillimit tė shekullit XIX, sapo kishte thyer nė bashkėveprim me grykėn e madhe Hajredin Pashėn, duke numėruar nė kėtė qytezė 64 dyqane e 4200 banorė.
Ndoshta edhe tė dy llixhat e famshme tė qytetit qė shumėkush bashkė me ato tė Peshkopisė i quan mrekullibėrėse pėr dobitė qė u sjellin njerėzve, do tė bėhen mė tė rėndėsishme, kur tė dy Dibrat ti lidhė rruga e Arbrit. Dibra ka nevojė ti afrohet vetvetes nė Tiranė, por edhe detit.
|